Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

E merr në qafë babin

Shko poshtë

E merr në qafë babin Empty E merr në qafë babin

Mesazh nga Vizitor Thu 2 Jun 2011 - 21:31

Një vajzë 10-vjeçare nga Newhaven në Sussex-in Lindor në orën e
mësimit në të cilën fëmijët sjellin sende nga shtëpia dhe flasin për to,
kishte marrë një qese me bonbone “Haribo” në të cilën babai i saj e
kishte fshehur kokainën.

Ajo miqve filloi t’u sqarojë se në këtë pako gjendet edhe “qesja me
sheqer shtesë”, ndërsa mësuesja mbeti e shokuar kur e kuptoi se fëmija e
tregoi kokainën. Ajo ia mori fëmijës qesen dhe e thirri policinë.

Policia zhvilloi kontroll në shtëpinë e saj të vlefshme 200.000
funte, dhe te babai i saj (31-vjeçar) gjetën 100 paketime me kokainë. Ky
rast i pazakontë shkaktoi bujë të madhe në opinion, ndërsa prindërit e
fëmijëve të kësaj shkolle mbetën të shokuar.

“Fëmijët i mësojmë që mos të marrin ëmbëlsira nga të huajt, por si
t’ua sqarojmë tani që nuk duhet të marrin bonbone as nga shokët e shoqet
e klasës”, tha një nënë e revoltuar. Babai i vajzës është burgosur dhe u
akuzua për shpërndarje të drogës.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi