Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Në shkretëtirën e Kalaharit gepardi është miku më i mirë i njeriut

Shko poshtë

Në shkretëtirën e Kalaharit gepardi është miku më i mirë i njeriut  Empty Në shkretëtirën e Kalaharit gepardi është miku më i mirë i njeriut

Mesazh nga Dewil Sat 13 Nov 2010 - 0:37

Në shkretëtirën e Kalaharit gepardi është miku më i mirë i njeriut  F.1113091224639_m


Edhe pse njihen me namin e vrasësve në botën e egër, gepardët zbuten lehtë. Kjo më së miri shihet në fotografitë e publikuara në gazetën “Daily Mail”, në të cilat shihet një pjesëtar i fisit San duke ecur nëpër shkretëtirën Kalahari në shoqërinë e një gepardi të cilin arriti ta zbuste.

Ky është një gepard i cili së bashku me katër vëllezër dhe motra mbeti i pambrojtur pasi që para pesë vitesh gjuetarët ilegal vranë nënën e tij. Ata u morën nga anëtarët e fisit San dhe u dresuan aq mirë sa që mund t’i përkëdhelësh edhe nën mjekër.

Marlice van Vuuren (35 vjeçe) bëri një strehimore për këto kafshë që më 2007 dhe punësoi rreth 20 pjesëtarë të fisit, të cilët kujdesen për kafshët, ndërmjet tjerash edhe për gepardët, leopardët, luanët, qentë e egër etj.

Si këlysh, gepardët flinin në thasët për gjumë dhe luanin me minj të plastikës. Sot, kur kanë arritur moshën e pjekurisë, edhe më tutje vijnë në shtëpinë e Marlices për të parë televizorin, para se të nisen për gjueti. Është tragjike por gepardët janë një specie e rrezikuar, pasi në botë sot vlerësohet të kenë mbetur ndërmjet 12.000 deri në 15.000 kafshë të tillë në habitatin e tyre natyral.

As fisi San nuk numëron më shumë anëtarë, ka më pak se 35.000 banorë në Namibi. Askush nuk e di me siguri se sa janë të pranishëm gepardët dhe fisi San në këtë peizazh të bukur. Por një gjë është e sigurt, ata jetojnë në harmoni të plotë. /Telegrafi/
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi