Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Endrrat Lucide - ëndrrat e vetëdijshme

Shko poshtë

Endrrat Lucide - ëndrrat e vetëdijshme Empty Endrrat Lucide - ëndrrat e vetëdijshme

Mesazh nga Vizitor Thu 26 May 2011 - 20:32

Gjatë ëndërrës së zakonshme njeriu nuk është i vetëdijshëm se ndodhet në ëndërr, në një realitet imagjinar që arrihet kur thellësishtë relaksohet trupi. Për të ëndërra është i vetmi realitet, që do të thotë se në atë gjendje njeriu nuk është i vetëdijshëm për jetën e vetë në këtë realitet.

I vetmi realitet që ekziston për njeriun në ëndërrat e zakonshme është ajo botë imagjinare - ëndërra. Për dallim nga kjo, te ëndërrat e quajtura "LUCIDE" përveq realitetit ëndërr, eksiston edhe realiteti tjetër - bota e vërtetë e njeriut, e që kjo bëhet e mundshme kur njeriu është i vetëdijshëm edhepse ndodhet në gjumë.

Gjatë ëndërrës së zakonshme njeriu nuk është i vetëdijshëm se ndodhet në ëndërr, në një realitet imagjinar që arrihet kur thellësishtë relaksohet trupi. Për të ëndërra është i vetmi realitet, që do të thotë se në atë gjendje njeriu nuk është i vetëdijshëm për jetën e vetë në këtë realitet.

Pra i vetmi realitet që ekziston për njeriun në ëndërrat e zakonshme është ajo botë imagjinare - ëndërra. Për dallim nga kjo, te ëndërrat e quajtura "LUCIDE" përveq realitetit ëndër eksiston edhe realiteti tjetër - bota e vërtetë e njeriut, e që kjo bëhet e mundshme kur njeriu është i vetëdijshëm edhepse ndodhet në gjumë. Pra ai e dinë se ndodhet në gjumë - ëndërr.

Te ëndërrat e zakonshme njeriu nuk është në gjendje të bëjë asgjë përveq që në mënyrë pasive ta përjetoj ngjarjen "sikurse në ndonjë film" që e përjeton ngjarjen me emocione. Mirëpo, paramendoni sikur ju të mund ta kontrollonit atë film dhe të shëtiteni edhe nëpër pjesët tjera të skenës, që në ekran nuk duken!

Nëse mund të paramendoni këtë, atëherë do të keni më të kjartë se ç'ka janë ëndrat lucide. Me fjalë tjera ëndërra lucide është "ëndërrimi i vetëdijshëm", dhe pikërisht ajo mundësi që ëndërra të kontrollohet nga personi që e sheh atë.

Gjatë ëndërrave lucide, ju mund të merrni pjesë aktivisht në ngjarjet dhe t'i formësoni ato apo t'i krijoni në njëfarë mënyre. Për herë të parë termin "Ëndërr lucide" e përdori psikologu Holandez - Frederik van Eeden, termin ky me të cilin e emërtoi ëndërrat e tija në të cilat kishte një dozë të caktar të kontrollit.

Në varësi nga individët, me anë të ushtrimeve mund të arrihet me sukses për disa muaj që të përjetoni ëndërra lucide. Ndoshta tashmë edhe keni përjetuar ndonjë herë ëndërr lucide spontanisht!? A keni patur ndonjë ëndërr në të cilën sadopak keni pas një dozë të vetëdijes? P.sh., keni ëndërruar dhe e keni ditur se jeni në ëndërr, dhe se përveq saj eksiston edhe realiteti jashtë saj.. etj.

Në pyetjen, pse të arrihet një ëndërr e tillë, ne nuk mund t'ju përgjigjemi. Pse-në duhet vet ju të dini. Ne këtu më tepër do të merremi me metodën si të arrihet ajo.

Natyrisht, ata që ia kanë aritur të kenë një vetëdije të caktuar në ëndërr, pra të përjetojnë ëndërr lucide, shumë më letë mund të arrijnë projeksionin astral apo madje edhe gjendje e quajtur autohipnoza.

Të gjitha janë këto përjetime pak a shumë të ngjashme por që megjithatë dallohen mes vete dhe kanë të bëjnë me një përvojë të quajtur "përvoja jashtë trupit" dhe të gjitha shpiejnë drejt komunikimit më të mirë të vetëdijes me ndërdijen për të arritur njohuri më të mëdha mbi shumëçka në jetë.

Për gjitha këto do të shkruajmë së shpejti në faqet e Mjellmës, ndërsa tash le t'i kthehemi ëndrave lucide.

Shumë ëndërra nuk mbahen në mend. Këtu është dhe problemi edhe me ëndërrat lucide. Ju mund t'i arrini ato spontanisht apo me ushtrime, por si të mbahen mend?

Shumë mjeshtër, për këtë dukuri, preferojnë që së pari vëmendjen në ushtrimet tuaja t'i kushtoni ëndërrave të zakonshme dhe mëpastaj të filloni me ëndërrat lucide. E për t'i mbajtur mend ato hapi i parë do të duhej të ishte Ditari i ëndërrave
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi