Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Martin Camaj nderohet me "Nderi i Kombit" pas vdekjes

Shko poshtë

Martin Camaj nderohet me "Nderi i Kombit" pas vdekjes Empty Martin Camaj nderohet me "Nderi i Kombit" pas vdekjes

Mesazh nga engjell a djall Tue 26 Oct 2010 - 20:54

Tiranë 26 tetor - Erika Camaj do të kishte dashur të shihte fytyrën e tij , tashmë kur në Shqipëri emri i tij po merrte meritat e duhur.
Por Martini prej vitesh i shfaqet asaj veç me formën e kujtimeve dhe detajeve që kanë mbetur në qindra letra të shkruara që ajo i ruan me fanatizëm. Por, më në fund gjermanja Erikë me të cilën Martin Camaj u dashurua vite më parë, ndjehet e lumtur.
Tashmë ajo do të kthehet në Gjermani jo vetëm me veprat e tij të plota në shqip, përurimi i të cilave u bë vetëm pak ditë më parë, por dhe me çmimin "Nderi i Kombit" të cilin presidenti i Republikës, Bamir Topi, nderoi Martin Camajn pas vdekjes.
Ceremonia e dhënies së çmimit u zhvilluia të martën në ambientet e presidencës në Tiranë dhe merrnin pjesë bashkëshortja e të ndjerit, Erika Camaj, kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, zëvendësministrja e Arsimit dhe e Shkencës, Nora Malaj, shkrimtarë, albanologë, përkthyes, studiues, personalitete të ndryshme të fushës së gjuhësisë e letërsisë.
"Jam thellësisht i prekur, që në cilësinë e presidentit të Republikës, më takon mua personalisht të zyrtarizoj kthimin përfundimtar në mes të mëdhenjve, ashtu siç i ka hije, poetit, prozatorit, albanologut, mjeshtrit të madh të gjuhës dhe fjalës shqipe, Martin Camajt", e nisi fjalën e tij drejtuar të pranishmëve presidenti Topi, duke perifrazuar këtu një shprehje të vetë Camajt ku thotë se "ndonëse të ndamë për gjysmë shekulli, unë jam i jueji e ju jeni të mijtë".
"Poeti i ri Martin Camaj u arratis nga Shqipëria për t’iu larguar fatit të parashkruar e me siguri nuk ka menduar që kjo do të ishte një ikje fatale, përfundimtare dhe më vonë, duke rendur sa në Kosovë, në Romë, tek arbëreshët e Italisë apo në Mynih, ai ka kuptuar se mund të shkonte kudo, i ndaluar ishte vetëm në vendin e vet dhe vendi i tij ishte i ndaluar për të. Por, kudo që ai shkoi u shndërrua në shkollë letrare!
Ai ndikoi ndjeshëm mbi letersinë moderne të Kosovës! Ai ndikoi gjithashtu në thellimin e vetëdijes kombëtare tek arbëreshët e Italisë! Me aktivitetin e tij shkencor, Camaj i dha shumë prestigj në botë albanologjisë, sidomos me themelimin e Katedrës së gjuhës shqipe në Mynih të Gjermanisë, vend ku zë fill tradita e albanologjisë dhe e hulumtimit të botës shqiptare", tha presidenti Topi, duke e quajtur pamundësinë e kthimit të tij në Shqipëri si tragjike por edhe fatlume për letrat shqipe.
"Camaj ishte udhëtar në jetë, në kohë, në letërsi, në dije. Udha e tij është rrugëtimi i një shqiptari që kthehet në vendlindje, një nga kthimet mbi të cilin vetë letërsia themelohet. E tashmja dhe e ardhmja e Martin Camajt janë në këtë rrugëtim, në vektorin nga ikja tek kthimi.Rikthimi i Martin Camajt në sistemin letrar nuk është thjesht rikthimi i shkrimtarit dhe shqiptarit, por edhe rikthimi i shijes së leximit për lexuesin shqiptar, për letërsinë e pastër dhe të paangazhuar, pikërisht ajo që na kishte mungua", tha presidenti.
Më pas një fjalimi të ndjerë kreu i shtetit i dorëzoi bashkëshortes së Martin Camajt, Urdhrin e lartë "Nderi i Kombit" me motivacionin: "Personalitetit të mirënjohur, që dha një kontribut të rëndësishëm në studimin e gjuhës dhe të kulturës kombëtare, si dhe në njohjen e shkencave albanologjike në botë; shkrimtarit të shquar që krijoi nga veprat më të mira të letërsisë moderne shqipe".
"Sot e nderuat burrin tim me dekorimin më të lartë që mund t’i japë vendlindja e tij. Dhe me këtë, po e nderoni në vend të shumë bashkatdhetarëve të tij që kishin ide të njëjta, të ngjashme, si Martin Camaj. Shumë syresh nuk janë më mes nesh. Unë i kujtoj plot respekt këta njerëz të mrekullueshëm e guximtarë. Gëzohem dhe ju faleminderit, zoti President, që po marr këtë dekorim! Jam krenare që e kam emrin Camaj dhe jam munduar gjithmonë ta nderoj, gjë që do ta bëj edhe më tej", tha Erika Camaj.

Martin Camaj nderohet me "Nderi i Kombit" pas vdekjes 624283nderimi%20per%20martin%20Camaj
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi