Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Grafite ofenduese shfaqen në Tetovë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Grafite ofenduese shfaqen në Tetovë Empty Grafite ofenduese shfaqen në Tetovë

Mesazh nga Dewil Tue 21 Sep 2010 - 5:18

Grafite ofenduese shfaqen në Tetovë Grafite-tetove Rritje e tensioneve ndëretnike në qytetin e Tetovës, apo kjo është vetëm shprehje e nacionalizmit të dyanshëm. Grafite me përmbajtje ofenduese janë hasur muajin e fundin në qytetin e Tetovës, transmeton Tv Koha.

Përderisa shoqata të ndryshme, institucione, subjekte politike, tentojnë të shmangen nga temat që acarrojnë marrëdhëniet ndëretnike, megjithatë në qytetin e Tetovës, jo rrallë herë vërehen grafite me përmbajte ofenduese “vdekje për shqiptarët”.

Të inicuara nga vetë maqedonasit, ato përveç se janë hasur rrugëve të qytetit, në ndërtesa e kështu me radhë, një grafit i tillë është hasur edhe në shkollën fillore “Liria” Tetovë.

Policia e Tetovës, ka rregjistruar dy raste ku janë shënuar grafite me përmbajtje ofenduese, një në bustet e revolucionerëve maqedonas dhe një në shkollën fillore Liria.

Në qytet flitet se mbishkrimi në këtë shkollë është shënuar në shenjë hakmarrje pasi që janë vendosur grafite ofenduese në bustet e “revolucionarëve” maqedonas para pallatit të kulturës.

Policia njofton se të njejtat shënohen, gjatë orëve të natës dhe në vende më pak të frekunetuara dhe kjo është në kundërshtim me ligjin për pastërti publike, sipas nenit 17, ku dënimi është 50 euro në kundërvlerë në denarë.

”Megjithatë kur bëhet fjalë për mbishkrime me përmasa më të mëdha ofenduese, që mund të shkaktojnë edhe prishje të rendit dhe qetësisë publike, atëherë dënimi është prej dy mijë deri në 3 mijë euro”, thotë Marjan Josifovski zëdhënës i SPB-së në Tetovë.

Ndërkohë që gjatë vitit të kaluar shoqata për mbrojtjen dhe afirmimin e identitetit kombëtar Illyrikum Libertas, vendosi një grafit të titulluar “Një komb, një Gjuhë një Shtet” në hyrje të qytetit të Tetovës, por e njejta u ndalua nga ana e policisë, kurse anëtarët e kësaj shoqate u morrën në pyetje nga ana e policisë.

“ Ne si shoqatë, me 28 nëntor të vitit të kaluar vendosëm një grafit i cili nuk kishte përmbajtje ofenduese, nuk kishte përmbajtje shoviniste apo raciste, nuk ofendonte ndjenjat e askujt, por siç e dini të gjithë ne ishim të ndaluar.
Mendoj se ka një tendencë për rritjen e shënimeve të këtilla në qytet dhe kjo paraqet situatën ekzistuese, pra nuk kemi rritje të tensioneve apo të njejtat nuk mund të them se shkaktojnë tensione, por vetëm shprehin tensionin ekzistues që mbizotëron në shtet”, tha Valon Kurtishi nga shoqata Illyrikum libertas.

Zakonisht grafitet jemi mësuar t’i shohim krejtësisht në mure të fshehta të ndonjë lagje urbane, aty ku policia apo edhe banorët nuk reagojnë, por i shohin ato grafite si të befasishme.

“Gjithmonë kam qenë adhurues i grafiteve që në fëmijëri, por atyre që në të vërtetë shprehin artin domethënë janë të vizatuara dhe kanë porosi të bukura, por jo edhe atyre banale që shajnë që ta vrasin syrin nga ana morale. Në shumë raste nëpër qytet hasim vullgarizën sharrje ku qytetarët që kalojmë me familje, fëmijë dhe shpesh bien në pozita të palakmueshme kur ecin në rrugë me familjet e tyre”, thotë Afrimi një qytetarë i Tetovës.

Megjithatë organet e rendit kanë siguruar se situate e sigurisë është e mirë dhe nuk ka nevojë për shqetësime.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi