Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbifunksionimi i tiroides, rreziqet që shfaqen nga jodi i tepërt

Shko poshtë

Mbifunksionimi i tiroides, rreziqet që shfaqen nga jodi i tepërt Empty Mbifunksionimi i tiroides, rreziqet që shfaqen nga jodi i tepërt

Mesazh nga Geri Thu 8 Apr 2010 - 9:19

Mbifunksionimi i tiroides, rreziqet që shfaqen nga jodi i tepërt


Mbifunksionimi i gjëndrës tiroidale është shkaku më i zakonshëm që ka më tepër tiroksinë në trup. Tepër tiroksinë në trup mund të ketë edhe në rastin e tiroiditit i cili është infektim kohëshkurtër i gjëndrës tiroidale. Kurse kur gjëndra tiroidale prodhon më pak tiroksinë kemi hipoterozë. Në këtë rast ka një metabolizëm të ulët dhe trupi ndodhet në një gjendje xhiroje të ulët. Tek disa njerëz djersitja është jonormale dhe tregon për një problem shëndeti, çka do të thotë se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonë që pacientët me tiroide të trajtohen tek mjeku specialist, pasi sa më shumë kalon koha aq më shumë probleme të tjera shëndeti dalin që do kërkojnë më shumë kohë për tu kuruar krahasuar me rastin kur kërkohet ndihmë nga doktori që në rastin më të parë kur djersitja është e madhe. Mbitiroidizmi mund të zbulohet me vështirësi. Simptomat që shkaktohen nga teprica e tiroksinës shpesh mund të jenë të paqarta dhe të vështira për tu veçuar nga shqetësimet e tjera. Kështu që mjeku duhet ta ketë gjithnjë ndërmend sëmundjen e gjëndrës tiroidale nëse dikush nuk ndihet mirë për ndonjë shkak. Mjeku duhet të jetë dorëlëshuar me bërjen e analizave për të kontrolluar metabolizmin.
Faktorwt
Streset e papritura, ose të zgjatura shpesh shoqërohen me rritje të funksionit të tiroides. Mjekët shpjegojnë si mund ta kuptoni nëse vuani nga kjo sëmundje dhe si trajtohet ajo. Sipas tyre, ka shumë diskutime në lidhje me faktorët shpërthyes të kësaj sëmundjeje. Nga studimet e bëra ka rezultuar se streset e papritura ose të zgjatura, marrja e jodit me shumicë, apo dhe faktorët autoimune, janë disa ndër shkaktarët që çojnë në funksionin e shtuar të gjëndrës tiroide. Traumat psikologjike janë konsideruar si shkak në shumicën e rasteve. Dietat me rënie nga pesha të shoqëruara me marrjen e hormoneve të tiroides mund të pasohen me këtë sëmundje. Një shkak tjetër është marrja e jodit në sasi të madhe. Por dhe stimujt e tepërt nga hipofiza, si pasojë e një tumori të mundshëm të saj, mund të jenë përgjegjëse për rritjen e funksionit të tiroides. Sëmundja është më e shpeshtë te gratë sesa te burrat në raporte 5:1. Tiroidja është një sëmundje e trashëgueshme. Në 1/4-1/5 të rasteve, pacientët kanë njerëz të afërt që vuajnë nga kjo sëmundje. Në disa raste sëmundja zhvillohet pa u kuptuar për muaj dhe vite dhe një ditë prej ditësh, ajo shpërthen papritur. Fillimisht shenjat e sëmundjes nuk janë specifike dhe nuk mund të dallohen nga ato të pacientëve, që vuajnë nga çrregullime funksionale. Nervozizmi, pagjumësia, djersët, rrahjet e shpejta të zemrës, intolerancë ndaj të nxehtit, lodhje, rënie e flokëve, oreks i shtuar dhe rënia nga pesha shpejt dhe tepër, janë disa nga shenjat që tregojnë për praninë e kësaj sëmundjeje. Gjëndra tiroide është e zmadhuar 2-4 herë në volum dhe po ti vihet dora sipër shpesh dëgjohet një si trill ose gërhitje e lehtë që flet për vaskularizimin e tepërt dhe qarkullimin e shtuar të gjakut. Në 1/4 e të sëmurëve shihet një zmadhim dhe dalje të kokërdhokëve të syve me një ënjtje të kapakëve, shenjë kjo, e cila kur përparon merr një zhvillim të pavarur dhe me perspektivë jo shumë të favorshme. Rrahjet e zemrës të shpejtuara janë shenja e detyrueshme e sëmundjes dhe e veçanta e tyre është prania e tyre edhe në gjumë.
Pasojat
Të sëmurët me hipertiroidizëm shpesh ankohen për vështirësi në frymëmarrje pas një sforcimi të lehtë, kjo si pasojë e dobësisë së muskujve të frymëmarrjes. Ata mund të kenë shenja të dobësisë kockore nga humbjet e kalciumit dhe fosforit, kanë një dridhje fine të duarve që konstatohet vetëm kur preken nga jashtë. Lëkura, si organi i rregullimit të temperaturës së trupit, merr një rëndësi të veçantë në sëmundjen e tiroides. Në funksion e shtuar të saj, ajo është e ngrohtë, e butë dhe e njomë. Floku është i hollë, i thyeshëm, bie shpejt dhe thinjet para kohe. Thonjtë janë të thatë dhe në pjesët e tyre fundore fillojnë e çahen. I sëmuri mund të ketë ënjtje në pjesën e poshtme të kërcinjve. Barra ka një ndikim të favorshëm mbi këtë sëmundje. Në këto kushte mjekimi i saj mund të bëhet me doza të vogla antityroidienë dhe qetësues, por duhet të kihet kujdes, pasi këto ilaçe kalojnë barrierën placentate dhe mund të dëmtojnë fëmijën duke frenuar tiroiden e tij. Organet e tjera të organizmit ndikojnë në funksionin e shtuar i tiroides. Lëvizshmëria e zorrës është e shpejtuar dhe rreth 1/3 e pacientëve kanë diarre. Në disa raste mund të ketë dëmtim të funksionit të mëlçisë me rritje të transaminazave dhe të bilirubinës në gjak. Hormonet e rritura të tiroides kanë ndikim edhe në metabolizmin e yndyrave dhe të sheqernave. Vërehet shpesh një ulje e kolesterolit, rritje e sheqerit në gjak, që shoqërohet me daljen e tij në urinë, ndërsa diabeti i sheqerit është gjetur në 2-3 për qind e këtyre të sëmurëve.
Mjekimi
Mjekimi i funksionit të shtuar të tiroides ka për qëllim të bllokojë prodhimin e tepërt të hormoneve të saj. Ky bllokim mund të bëhet në mënyra të ndryshme, në varësi të shumë faktorëve dhe kushteve që kanë lidhje me vetë të sëmurin, me formën e sëmundjes ose sipas praktikave të vendeve ose qendrave të ndryshme të mjekimit. Aktualisht më i përdorshëm është mjekimi me barnat antityroidienë. Këta janë preparate, të cilët ndërhyjnë në hallka të ndryshme të procesit metabolik të jonizimit organik të jodit dhe të formimit të hormoneve të tiroides ose duke penguar konvertimin periferik te thyroxinës (T4) në trijodtyroninë (T3), e cila mendohet se është forma aktive e hormonit tiroid. Krahas këtyre, një vend të rëndësishëm zënë dhe përdorimi i barnave me veprim qetësues në drejtim të sistemit nervor, ngadalësimit të rrahjeve të zemrës, siç janë si dhe rregulluesit e metabolizmit të proteinave dhe vitaminoterapia. Në disa vende i japin përparësi trajtimit kirurgjikal të kësaj sëmundjeje. Kjo konsiston në heqjen e pjesës më të madhe të tiroides, duke lënë përafërsisht 1/10 e saj. Kjo metodë mjekimi rekomandohet në ato raste kur gjëndra tiroide është tepër e madhe dhe ka shenja të kompresionit me pengesa në frymëmarrje dhe gëlltitje, kur ajo është tepër e fortë dhe pëson një rritje të menjëhershme dhe kur mosha e pacientit nuk është nën 25 vjeç. Dhënia e jodit radioaktiv për qëllime mjekimi bëhet më tepër për ato raste kur mjekimi i Hipertyreozës si me barna, ashtu dhe me rrugë kirurgjikale ka dështuar dhe sëmundja është përsëritur, ose kur nuk mund të përdoret as njëra as tjetra metodë për arsye të ndryshme, siç janë rastet me alergji ndaj barnave dhe nuk mund të bëhet ndërhyrja kirurgjikale.



Faktorët që ndikojnë në shtimin e funksionit
Streset e papritura, ose të zgjatura
Marrja me shumicë e jodit
Traumat psikologjike
Dietat me rënie nga pesha të shoqëruara me marrjen e hormoneve të tiroides
Faktorë autoimune (që lidhen me problemet e sistemit imunitar)
Marrja pa kriter e medikamenteve për trajtimin e strumave (sëmundje e tiroides)

Simptomat
Nervozizëm
Pagjumësi
Djersë
Rrahje të shpejta të zemrës
Lodhje
Rënie e flokëve
Oreks i shtuar
Rënie e shpejtë nga pesha
Vështirësi në frymëmarrje
Dridhje të duarve
Çarje në pjesën fundore të thonjve
Ënjtje në pjesën e poshtme të kërcinjve
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi