Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Travel Albania – Petrela

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Travel Albania – Petrela Empty Travel Albania – Petrela

Mesazh nga Geri Wed 1 Sep 2010 - 8:15

Travel Albania – Petrela Petrela
Mjafton një klikim i
mausit në internet dhe Shqipëria të shfaqet ndryshe. Jane të dhënat dhe
imazhet e prezantimit të vendit tonë në botë nga gazetarët e huaj,
përjetimet e tyre, ndërkohë që zbulojnë bukuritë e Shqipërisë, menjëherë
sapo e kanë shëtitur atë.


Pamjet me ngjyra te embla, kontrastet
e plazheve, malet, liqenet, monumentet kulturore, i komunikojnë
teleshikueseve pamje te forta dhe mbreselenese, duke i joshur qe te
vizitojne Shqiperine, natyren dhe jeten e saj. Kete do te bejme edhe ne
sot, duke shkuar pak kilometra larg Tiranes ne nje zone sa e njohur ne
ditet e sotme, aq edhe e panjohuar per ata shqiptare qe prej dy dekadash
jetojne jashte kufijve te Shqiperise.

E leme kryeqytetin ne
nje paradite gushti. Duke ju larguar zhurmes kaotike, marrim rrugen per
ne Sauk dhe me pas i drejtohemi Mulletit. Per te shkuar deri ne Petrele
qe eshte destinacioni yne, na duhet te ecim gati 15 kilometra.

Ndërsa
vapa perveluese na shoqeron, i ngjitemi rruges per ne fshatin
piktoresk, te shoqeruar nga ajri i paster, lokalet e bukura dhe qetesia e
zones, e njohur mbi te gjitha per vleren e saj historike. Kjo, sepse
Petrela, edhe pse një vendbanim i vogël, është tepër e çmuar për
Shqipërinë.

“Ndodhet në pjesën juglindore të qytetit të Tiranës
dhe ndër vlerat më të vecanta të saj do të veçoja, trashëgimin natyrore,
por edhe atë kulturore”, është shprehur historiani Perikli Qirjazi.

Por
jemi në vitin 2010. Me të hyrë në fshat, fillimisht ndeshim fytyrat
kureshtare te banoreve, ndersa 72 vjeçari Muhamet Dervishaj eshte gati
per te na treguar kaluaren dhe te sotmen e fshatit, qe po popullohet
dita-dites, nje fenomen i ngjashem me fshatrat dhe qytetet bregdetare.

“Si
shesh ky është i vjetër, edhe në të kaluarën këtu bëhej tregti e vogël
artizanale. Edhe sot e kësaj ditë këtij vendi i thonë pazar”, tregon
Muhameti.

Njihet si vendbanim i lashtë 2000 vjeçar. Princesha
perandorake bizantine Ana Komnena e apasionuar pas gjeografisë e përmend
në shek XI me emrin Petrula. Imazhet qe te ofrohen jane te gjalla dhe
plot energji. Shume pak shtepi duken se kane ruajtur stilin e vjeter,
ate elbasanas, Petrela dhe petrelasit po i nenshtrohen transformimit.

“Gjatë
periudhës së Zogut natyrisht që ka pasur ndërtime, por stili është më i
hershëm sesa ai i mbretërisë së tij”, tregon Perikliu.

E
populluar nga vizitore ditorë, te cilet me pak shpenzime zgjedhin kete
vend per te kaluar disa ore te kendshme, Petrela dallohet per vlerat
historike, bukurite natyrore dhe mikepritjen e njerezve.

Perpara
se te shkojme per ne Kalane e Petreles, Muhameti na sugjeron nje tjeter
vend historik, 1 km larg qendres se fshatit. Banoret e njohin kete vend
si vazhdim i kalase se Perqopit. Ata thone se Mamica, motra e
Skenderbeut qe ushehoqi rezistencen e zones ndaj pushtimit otoman, e
perdori kete vend per qellime mbrojtese.

“Është vazhdim i saj,
është një qendër fortifikimi, sidomos gjatë luftrave të ndryshme të
shekullit XXII të peradorisë Bizante. Vazhdoi edhe më mbrapa me pushtues
të huaj”, thotë Muhameti.

Jo vetem te vjetrit, por edhe te
rinjte luajne reklamojne bukurite e Petreles. Kliti Hasmema qe sot
studion ne një universitet privat, i rritur ne nje familje patriarkale,
thote se i pelqen qe fshati i tij te kete vizitore.

“Shoqëria ime
ka ardhur ka vizituar Petrelën, por nga hera e parë që kanë ardhur ata e
kanë pëlqyer dhe kanë filluar të vijnë shpësh”, shprehet Kliti.

Me
keto pershtypje, duke shijuar dhe prodhimet artizanale te zones, i
drejtohemi kalase heroike të Petreles që në mesjetën shqiptare
konsiderohej si një Krujë e dytë e pamposhtur përballë dyndjeve armike.

E
ngritur mbi një kodër shkëmbore, sipër fshatit me të njëjtin emër,
Kalaja me trajtë trekëndore, perbehet nga dy kulla vrojtuese. Per t`u
ngjitur deri ne ate pike, ne bejme edhe nje ndalese per t`u njohur me
nje tjeter fakt: gjurmen e kalit te Mamica Kastriotit qe ne gojdhanën
popullore vjen ne kete menyre.

“Kjo gjurme eshte e kembes se majte te kalit. Duket qe eshte ne ngjitje”, thotë Muhameti.

“Objekti”
eshte kala mesjetare e ndërtuar në kohën e perandorise bizantine, në
shekullin e VI pas Krishtit. Por formen aktuale e mori në vitet 1200 kur
këto anë ishin nën sundimin princave arbër Topiaj. Me pas ajo u be
prone e familjes së Kastriotëve, per kete arsye ne kete vend ka qendruar
edhe Mamica.

“Kalaja nuk ka ndryshuar. Jane bere restaurime te vogla, por gjithçka ka mbetur si më parë”, tregon Muhameti.

E
ngritur mbi nje terren te pjerret, ajo perdorej per qellime ushtarake.
Kalaja nga e cila vrojtohej rruga “Egnatia”, trekëndëshi
Durrës-Tiranë-Elbasan, atehere kishte rendesi te vecante, ndersa sot
sherben si pike turistike qe
vizitohet nga te gjitha moshat.

“Më pëlqeu është diçka antike, me vlera historike”, shprehet një turiste.
“Vijme per here te pare, na pelqen shume”, shton një tjeter.

Arredim
i veçante, kuzhine tradicionale dhe pamje mahnitese. Asortimentet me te
preferuara per pergjegjesin e lokalit Gezim Shaba jane keto:

“Më
shumë kërkohet djathi i fshatit, tava e dheut, zogu i fshatit me pilaf
dhe me qullë. Ka pastaj edhe ëmbëlsira që janë qumështori, hasudja etj”,
tregon Gezimi.

Nje turizem qe zhvillohet 400 metra mbi nivelin e
detit, me vizitore jo vetem shqiptare, por edhe te huaj, qe kuriozohen
per Shqiperine dhe shqiptaret qe te tregojne se si e shohin vendin tone
qe te pershendesin dhe te thone se do te vijne ketu perseri.





Foto

Travel Albania – Petrela Petrela-pasditetch
Travel Albania – Petrela Petrela-pasditetch1
Travel Albania – Petrela Petrela-pasditetch2
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi