Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alketa: Do sjellim një Miss Albania ndryshe

 :: Show Biz

Shko poshtë

Alketa: Do sjellim një Miss Albania ndryshe  Empty Alketa: Do sjellim një Miss Albania ndryshe

Mesazh nga Vizitor Sat 28 Aug 2010 - 1:31

Prezantuesja e mirënjohur Alketa Vejsiu ka rrëfyer për shtojcën “Summer Pages” angazhimin e saj më të fundit, “Miss dhe Mister Albania”. Princesha e ekraneve shqiptare se spektakli që do të prezantojë do të jetë ndryshe nga të gjithë spektaklet e bukurisë që zhvillohen në Shqipëri.“Miss dhe Mister Albania që do të drejtoj unë do të jetë ndryshe, jo vetëm për mënyrën origjinale të drejtimit që ka çdo prezantues televiziv, por në të gjithë kontekstin e saj do të jetë ndryshe. Skena është zhvendosur në Amfiteatrin e Yjeve, konkurrentët janë plot 51 vajza dhe djem, nata e madhe do të paraprihet nga dy javë transmetimi çdo mbrëmje në Miss dhe Mister Albania Forum, ku do të flitet për tema që frymëzohen nga industria e bukurisë, modës, spektaklit; një mundësi shumë e mirë për t'u njohur më nga afër edhe me konkurrentët”, thotë Alketa. Vejsiu është e mendimit se të bukurës nuk i ikën moda asnjëherë.“Ajo ka qenë bashkudhëtare e shoqërisë në të gjitha fazat e zhvillimit, ka lindur me njeriun siç kanë lindur me njeriun dhe sytë për ta parë dhe adhuruar të bukurën. Kjo më bën të mendoj që pavarësisht zhvillimeve të industrisë së produksioneve televizive, spektaklet e bukurisë do të kenë gjithmonë vendin e tyre në vitrinën e markave që aprovohen nga publiku”, shton prezantuesja.Por, siç thotë ajo, asnjë nuk do të ngjasojë me spektaklin
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi