Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kombëtarja rikthehet në “Qemal Stafa”

Shko poshtë

 Kombëtarja rikthehet në “Qemal Stafa” Empty Kombëtarja rikthehet në “Qemal Stafa”

Mesazh nga Geri Sat 28 Aug 2010 - 3:30

 Kombëtarja rikthehet në “Qemal Stafa” Qemal-stafa
Pas polemikave e mosmarrëveshjeve mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe drejtorisë së
stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” është arritur marrëveshja për
rikthimin e ndeshjeve të përfaqësueses kuqezi në kryeqytet.

Pak ditë më parë një mosmarrëveshje e
këtyre dy institucioneve ka bërë të mundur spostimin e ndeshjeve të
para eleminatore të Kampionatit Europian Euro 2012 me Luksenburgun dhe
Bosnje Hercegovinën, në stadiumin e Shkodrës “Loro Borici”.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe UEFA e federatat e dy përfaqësueseve
respective. Bisedimet e vazhdueshme të Federatës Shqiptare të Futbollit
me Drejtorinë e Stadiumit, kanë bërë të mundur gjetjen e një gjuhe të
përbashkët për rikthimin e përfaqësueses në “Qemal Stafa” për këto dy
ndeshje.

Më pas, në vazhdimësi të këtyre bisedimeve do të
diskutohet edhe për ndryshimin e tapetit të barit të stadiumit
kryeqytetas, pasi nuk është në kushtet optimale, gjithsesi, ky do të
jetë një hap i dytë, ndoshta nga fundi i vitit.

Ndeshja e parë e përfaqësueses shqiptare për eliminatoret e europianit do të jetë ajo e
datës 3 shtator në Bukuresht me Rumaninë, ndërsa dy ndeshjet e radhës,
ajo me Luksenburgun më 7 shtator dhe me Bosnje-Hercegovinën më 8 tetor
do të zhvillohen tashmë zyrtarisht, pas një komunikimi të dytë me
federatat e këtyre vendeve dhe me UEFA-n, në stadiumin kombëtar “Qemal
Stafa”.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi