Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prifti, shqiptari i madhe i Diasporës

Shko poshtë

Prifti, shqiptari i madhe i Diasporës Empty Prifti, shqiptari i madhe i Diasporës

Mesazh nga Geri Wed 25 Aug 2010 - 5:39


Një ndër figurat më të njohura të Diasporës shqiptare në Amerikë, Prof. Peter Prifti, ka ndërruar jetë në moshën 85 vjeçare në një spital të San Diegos në Kaliforni.
Prof. Peter Prifti është një nga figurat më të njohura të Diasporës shqiptare në Amerikë, është shkrimtari, studiuesi dhe bashkëpunëtori i Fan Nolit, qe i kanë dhënë aq shumë kombit shqiptar. Puna e tij studimore dhe akademike ka filluar me botimin e studimit: "Kosova në Tronditje", që në vitin 1969, që bëri përshtypje ndër intelektualët e Amerikës. Ai mbetet një ndër studiuesit dhe shkrimtarët më me peshë të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara. Të paktë janë ata që kanë bërë aq shumë për të prezantuar politikanët, akademikët, median dhe publikun amerikan me zhvillimet në Shqipëri dhe Kosovë. Peter Prifti la pas një krijimtari të pasur akademike, por mbi të gjitha do të kujtohet për rolin e tij për të sjellë në debatin akademik e politik çështjen shqiptare. Një ndër veprat e tij të para dhe ndër më të rëndësishmet e krijimtarisë së tij është studimi monografik: "Kosovo in Ferment" (Kosova e Tronditur), botuar në vitin 1969, ndërsa punonte në Institutin Teknologjik të Masaçusets (MIT). Më pas ai do të radhitej krahas studiuesve anglisht-folës me libra të tjerë të shkencave politike si: Shqipëria Socialiste, botuar më 1978, Konfrontime në Kosovë: Lufta Shqiptaro-Serbe 1969-1999, librin e vetëm në shqip; Mozaik Shqiptar, botuar më 2003 dhe më 2005, monografinë në anglisht "Portret i Papërfunduar i një Vendi" një portret rreth të kaluarës, së tashmes dhe të ardhmes së Shqipërisë. Duke folur për veprën akademike të zotit Prifti, Profesor Nikolla Pano, i cili e ka njohur nga afër dhe ka bashkëpunuar prej dekadash me Peter Priftin, flet për ndikimin që ka pasur vepra e tij në prezantimin e çështjesh shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
Gjuha shqipe - tempulli i Prof. Peter Priftit
Gjuha shqipe ka qenë dhe është institucioni i shenjtë i kombit. Shkrimtarët tanë, qysh nga fillesat e letërsisë së shkruar shqipe, e kanë kuptuar rolin e gjuhës në fatet e kombit. Buzuku e shpreh qartë, që në fjalinë e parë se, e shkroi veprën “Meshari” nga dashuria “për botën tanë.” Në laboratorin krijues të Prof. Peter Priftit gjuha shqipe zë vendin e nderit. Ai ka dhënë ndihmesë të shënuar si autor ose bashkë-autor në vepra me albanologë dhe studiues të tjerë të njohur. Më 1976 drejtoi katedrën e gjuhës shqipe në Universitetin e Kalifornisë, dega e San Diegos, që u hap me nismën e albanologut Leonard Neëmark. Më 1980 ky i fundi botoi “Spoken Albanian” dhe më vonë “Reader in Albanian” ku si bashkë-autor ishte Prof. Peter Prifti edhe Ismail Haznedari. Ndërsa më 1982 Neëmark, në bashkëpunim me F.Hubbard dhe P. Priftin, botoi “Standard Albanian” nga Stanford University Press, një gramatikë cilësore për ata që dëshirojnë të thellohen në studimin e gjuhës shqipe. (N. Prifti – Takim me albanologun Leonard Neëmark, “Illyria” 13-16 shkurt 2009, f.22) Peter Prifti mban edhe titullin Emeritus nga departamenti i gjuhësisë në Universitetin e Kalifornisë, dega e San Diegos. Prof. Peter Prifti shquhet veçanërisht në mbrojtjen e argumentuar të gjuhës së njësuar letrare shqipe, që u miratua në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972, në Tiranë. Ai shkruan se, “Arritjet e kongresit përbëjnë gur-nishan në historinë e gjuhës shqipe, sepse ai i dha fund - një epoke prej shumë shekujsh, epokës së shumë varianteve dialektore të gjuhës letrare”. (“Mozaik shqiptar”, 2003, f.150) . Në një ese shkencore, Prof. Peter Prifti kundërshton mendimet e Prof. Arshi Pipës, i cili “nuk pajtohet me gjuhën e njësuar letrare”. Eseja e Prof. Peter Priftit është e fuqishme, mbështetet në ligjësitë e përgjithshme të gjuhësisë dhe historisë së vetë gjuhës shqipe; ai spikat si një gjuhëtar i mirëfilltë. Libri i tij “Kosovo in Ferment”, ishte një ndër studimet e para që filloi të hidhte dritë mbi çështjen e Kosovës për studiuesit amerikanë dhe më pas për politikanët amerikanë dhe për median në Shtetet e Bashkuara. Peter ishte një ndër të parët që filloi të shkruante artikuj opinioni apo letra drejtuar redaksisë. Ai bëri shumë për ta bërë të njohur çështjen e Kosovës në Shtetet e Bashkuara. “Ai ka pasur një ndikim të madh tek unë dhe më ndihmoi të përqendrohesha në punën time tek çështja e Kosovës. Peteri dhe unë kemi marrë pjesë në një numër konferencash ndërkombëtare. Peter Prifti bënte pjesë në një grup të vogël, ku përfshihej Arshi Pipa dhe Elez Biberaj dhe shumë prej nesh, të cilët u bëmë aktivë në këtë kauzë falë rolit të Peter Priftit, duke u shndërruar në aktivistë për të ndihmuar që çështja e Kosovës të sillej në qendër të vëmendjes së publikut amerikan”. Peter Prifti ndihmoi për të nxitur një debat akademik për tema që deri atëherë ishin lënë në harresë, ose nuk kishin tërhequr asnjëherë interes në qarqet akademike e mediatike amerikane.


Anija Amerikane USNS GRAPPLE zhvendos anijet e mbytura në Portin e Sarandës
Projekti për zhvendosjen e anijeve ushtarake në portin e Sarandës ka përfunduar të enjten me një ceremoni ku e pranishme ishte e ngarkuara me punë e ShBA në Tiranë, Deborah Jones. Ceremonia u përcoll gjithashtu nga zëvendes Ministri i Mbrojtjes Eqrem Spahia, Ministri i Turizmit dhe Kulturës Ferdinand Xhaferri, zyrtarë të lartë ushtarakë si dhe stafi i anijes dhe autoritete të portit. Jones theksoi rëndësinë e shtrirjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit. Në vendin e ri ku u zhvendosën anijet ekuipazhi i anijes amerikane vendosi një pllakatë për të shënuar bashkëpunimin me Shqipërinë me këtë dedikim “Kjo gumë i dedikohet shqiptarëve nga Anija e Marinës së Shteteve të Bashkuara Grapple, e cila reflekton partneritetin dhe miqësinë mes Republikës së Shqipërisë dhe Sh.B.A.”
Anija GRAPPLE ka punuar bashkë me qeverinë e Shqipërisë në një projekt me kosto 1.5 milion dollarë për të nxjerrë dhe zhvendosur gjashtë anije, ndërmjet tyre gjuajtës të vegjël dhe silurusa, të fundosur në Portin e Sarandës në vitin 1997. Anijet u vendosën rreth 10 km larg Portit ku dhe do të kthehen në gumë artificiale. Ky projekt i hap rrugën mundësisë për të zgjeruar më tej Portin e Sarandës. Anija arriti më 27 korrik dhe e mbaroi punën para afatit të përcaktuar.



Ferizaj me një mbrëmje filmi për aktorin Bekim Fehmiu
Qytetarët e Ferizajt dhe adhuruesit e artit kinematografik do të tubohen të premten në një mbrëmje për të kujtuar aktorin e madh me përmasa botërore, Bekim Fehmiu. Në këtë mbrëmje do të shfaqet një film kushtuar njeriut që u shua kohë më parë, ndërsa pas vetes la një trashëgimi të begatë në lëmin e kinematografisë botërore. Në këtë mbrëmje filmi, do të shfaqet një përmbledhje fragmentesh me disa skena të filmave të luajtur nga Bekim Fehmiu, e cila vjen si një përpjekje për të shpalosur vlerat e mëdha artistike të tij, dedikuar gjeneratës së re dhe atyre që kanë pak njohuri për artin filmik të këtij kolosi të madh të skenës. Përgjegjësi i kulturës në Ferizaj, regjisori Sabri Pajaziti më këtë rast ka theksuar se kjo mbrëmje filmi është bërë për shumë aryse. “Arsye kryesore, për mbajtjen e kësaj mbrëmjeje filmi është që të rinjtë ferizajas në përgjithësi, kanë shumë pak njohuri për figurën e aktorit të madh shqiptar Bekim Fehmiut”, tha Pajaziti. Ai ka shtuar se edhe Ferizaj dhe qytetarët e tij e kanë për obligim qytetar të kujtojnë këtë figurë markante të artit të shtatë dhe veprën e tij. Materialet për mbrëmjen e filmit i ka përzgjedhur dhe montuar Besim Ukzmajli. Ndërkaq ky organizim do të mbahet nga sektori i kulturës dhe i rinisë dhe ai është mbështetur nga Drejtoria Komunale e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj.

Berat, lagjet muzeale në mëshirë të fatit
Qendra historike e Beratit është zona më e frekuentuar dhe më joshëse për turistët. Çdo vit mijëra turistë vendas e të huaj të tërhequr nga lashtësia vizitojnë lagjet muzeale, ku pas hyrjes në UNESCO vëmendja është përqendruar totalisht. Por në këtë zonë mungojnë investimet në lidhje ecurinë e mirëmbajtjes dhe restaurimeve. Në 3 lagjet muzeale Mangalem, Goricë e Kala janë rreth 490 banesa karakteristike të braktisura të cilat kërkojnë investime të herëpashershme për ti qëndruar kohës. Sipas drejtorit të Monumenteve të Kulturës në Berat për vitin tjetër parashikohen investime deri ne 85 milionë lekë të reja në të gjitha zonat ku ka nevojë për ndërhyrje e riparime, përfshirë këtu kishat, Teqenë e Backës, urën e Velabishti dhe një pjesë të murit të kalasë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi