Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lasgush Karadeci

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:55

Ikja e shtrigut

Lasgush Poradecit


Iku dhe me i fundit shterg i shekullit
Fluturoi neper Mal te Thate
me Shqiponjen e aratisur
a me Nositin gji-care preku fundin e liqerit.
Gjeniu iku!
Ne mbetem mes tallazeve te poezise


Edituar për herë të fundit nga eridr në Sat 2 May 2009 - 3:01, edituar 1 herë gjithsej
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:56

Poradeci


Perëndim i vagëlluar mi Liqerin pa kufir
Po përhapet dal-nga-dale një pluhúrë si një hije.
Nëpër Mal e nër Lëndina shkrumb' i natës që po bije,
Duke sbritur që nga qjelli përmi fshat po bëhet fir...

E kudó krahin' e gjërë më s'po qit as pipëlim:
Në katund kërcet një portë...në Liqer heshtë një lopatë...
Një shqiponjë-e arratisur fluturon në Mal-të-Thatë...
Futet zemra djaloshare mun në fund të shpirtit t'im.

Tërë fisi, tërë jeta, ra... u dergj... e zuri gjumi...
Zotëroj më katër anë errësira...
Po tashi:
Dyke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi...




Dimër


Shpirti im qe sot y mbyll
Dhe gezimin m'a perzuri.
Neper mal e neper pyll
Zu debora prej qekuri.

Bjene floket nje-nga-nje
Mi katundin e shkretuar.
Dyke mardhur nene te
Dheri fjet e ri mbuluar

Flet nga-dal e shpirti im,
Dhe ne zi pikoj si fleta,
Pa me qit as pipelim
Tere fili, tere jeta.

Ne kaq heshtje-e qetesi
Ndjej vajtimthin e nje shpesi:
Psheretin me ze te ti
Jet' e trembur se mos vdesi...

MALLI

Syri-i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon
Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von.

Sapo shpirti m'u delir -
Shpirti im i nxire krejt -
Do me lere me pahir
Syri-i bukur qe t'u mvrenjt.

E do mbetem pernjemend
Varfanjak si mbret pa fron:
Mbreteresha qe me çmend
Do me lere-a shpejt a von.

Do me lere-a von a shpejt,
Do me lere-a shpejt a von,
Syri i bukur qe t'u mvrenjt -
Syri yt qe me lendon.

Do me lere...A! po si -
Qofte-ahere-ose tani -
Do te qaj aq dashuri
Qe te humb me mall te ti?


Maja e celur

Luelt lulezuan
me te pare djelle
kushedi c'duruan
qe kur jane mbjelle

qe kur u perzyen
me rere a me uje,
dhe u lag'n e u lyen
pa buje e rremuje

Pa ze psheretimi
ze e vaj te kote
i ngurroj thellimi
nene dhen e ftohte

Edhe balt' e ndotur
edhe llum i ndyre
i patne perlotur
me ngjyre e menxyre

Ato piperonin
me nje sulm te qete
dhe mbinin e shkonin
qe perposh perpjete

qe nga erresira
brenda ne dhe thelle
ndillnin krejt te dlira
driten edhe qielle

Sa me rend' i mbante
rrenj' e balt' e nxire
dhe i terhiqte e s'i ndante
per ne fundesire

dhe sa m'i padukur
edhe sa m'i zjarrte
ishte sulm i bukur
per ne qiejt e larte

aq me lire e fshehur
dhe aq me me ngadale
rritnin papandehur
sulmin e pandale

Dhe ja, ndizet era
mbi barishte e bime
Ja! Qesh parevera
neper ngasherime

Ja! sa lul' e qete
celi gjine e saje
permbi dege e flete
atje lart ne maje


Lasgush Poradeci 1943
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:56

SHPIRTIT


Te lus, o Lajmes i qielluar!
O Frym' e Zotit, vete Zot!
Me hirin t'end te pashteruar
Qe ka mburim perjetesije,
Hirplot, o Shpirt, ner gaze Ti-je.
Dhe ner mjerime je hirplot!

Ti botes s'one-i prure lajmin
E nj'enderimi te pafaj:
Per mallin t'end me te pastajmin
Ti kuvendon qe permbi bote,
Dhe ne gezim i bije lote,
I bije gas ne zi te saj.

Kur del mi male yll'i dites
e shuhet nata prapa ti,
Ti me veshtrimin vetetites
Ckelqen ne fund te zemres s'ime
Dh'i ben prej kenges se nje grime
Nje te perjetshme- harmoni.

E kur pat humbur jet' e dherit,
Kur syr' i lodhur m'u pergjum,
Ne shkendijim te kandilerit
M'i cfaq ylberin e nje rruaze...-
Fatlum, o Shpirt, ti j ner gaze,
Dhe ner mjerime je fatlum!

Sot hapa syte qe-me-nate
E po kendoj si kurrekush:
drejt lartesise se pamate
Ah. meshiro te ngjite- i cmuar
Prej gjirit t'im te perveluar
Fjalim'i mallit t'im mjerush.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:56

Syt' e lumtur

Ishe vogeloshe...isha mituri...
Kur me dole mbudhe, ti moj lumja ti!

Vinte perendimi me te vagelluar
Pa m'i shtire tines ata syt' e shkruar.

Ata syt' e shkruar, syte moj te fjetur,
Shtate vjet me-radhe t'i kam pershendetur.
Kur me pe se pari, more-e m'u largove,
Kur me pe se dyti, more-e m'u afrove,
Kur me pe se treti, more-e me pushtove,
Te putha ne gushe, ti m'u turperove,
Papo ule kryet e shkove vajtove.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:56

Je ulur fort

Kujtimi im qe me s'me jep te qete,
Kujtimi im q' u llaftaris pas teje,
Ne qetesi esht' isker prej rrufeje,
Ne cas llaftare zjarr e flake vete.

Ckelqen si prush kur sketerrohen rete,
Kur mall' i dhembshur ze bucet ndaj meje.
Kuptimin t'im o! ndjeje-ahere, ndjeje,
Se n'ate hof m'a ndrin ah! zemr' e shkrete.

Kaq mot-me-mot shkendijat m'j-u shperndane
Gjith permi kulm te bimes me se gjate...
M'j-u pereluan gjith me tjeter ane...-

Je ulur fort, po syt' e mi te pane:
Plot me stoli kjo lul' e zemres s'ate!
Si kopsht i mbushur plot me jargavane
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:56

Dora jote ledhatare

Dora jote ledhataja, esht' e zbete si qiri.
Dora jote ledhatarja leshon driten e debores.
Kur t'a ndjeu magjine-e paster qe te shtrydheshe prej dores,
Shpirti im i frymezuar regetiu ne llaftari.

Se me lende magjistare u pat bere tul' i saj;
Tul'i saj u pat gatuar me vaj ere-e brume dylli;
I dha hena pak te ndezur, pluhur t'arte-i fali ylli,
E keshtu m'u duk hirplote- haj! o dor'e vashes, haj!

Ne veshtrim te dores s'ate c'pat, o! balli qe m'u vdar?
C'pat qepall' e perlotur q'i ra pika tatepjete?-
Dor'e bryllt' e vashes s'ime, dor'e paqme, dor' e zbete,
Vetetiu me prush magjije e me beri mendimtar.

Dora jote qe me dhimbset, dora jote qe me cik;
Dora jote qe me shtrihet siper temblave gjumashe;
Dora jote: zemra jote qe t'u nda me pese fashe...
Dh'u be dore te me ndali ndaj dyshoj se mos ik...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:57

Pamja

Sot u pame-e sot u ndame
Dhe nuk thame njeze fjale;
Kur u ndame vame-e qame,
Qame shpejt ca lot me vale.

Edhe shpejt kur me te dale,
Vame-u pame-e shume thame,
Thame fjale, fjale, fjale,
Pastaj kurre me s'u ndame.

Nuk u ndame-e vete thame:
C'keto fjale? c'keto lote?
C'ky vajtim q'u vrame-e rame
Shkrumb e pluhur nene bote?

Ah kur rame, kur u dhembme,
Ndritej dhembja drite-e arte...
Kur u dhembme, kur u shembme,
Shkrepej yll ne qjell te larte...

Yll e drite bukurija,
Qjell i larte perendija,
C'vjen e shkon e vjen si hija,
Plas e s'plas kjo dashurija.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:57

Perse te dua

Se te desha vete,
Dhe t'u nqasa vete,
Dhe te putha vete-
Prandaj.

Dhe te humba large,
Dhe te ndoqa large,
Dhe te gjeta large-
Prandaj.

Se te desha prpae,
Dhe t'u nqasa prape,
Dhe te putha prape-
Prandaj.

Dhe te humba vashe,
Dhe te ndoqa vashe,
Dhe s'te gjeta vashe-
Prandaj.

Se te gjeta grua,
Dhe te desha grua,
Dhe te putha grua-
Prnadaj.

Dhe s'me flet perhera,
Dhe s'me nqas perhera,
Dhe me plas perhera-
Prandaj.

O, prandaj te dua,
Prandaj vashe-e grua,
Fshehtesi per mua-
Prandaj.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:57

Zemra

Bej e ri mendohem,
Te mos t'aferohem,
Ben e ri mendohesh
Te mos m'aferohesh.

Dhe ri bej e bejne
Mos te shkoj andejne,
Dhe ri e ben bejne
Mos te shkosh ketejne.

Ha! tek bej keshtuze,
Hop! te shoh ketuze!
Ha! tek ben ashtuze,
Hop! buze-per-buze.

Pa me puth nje here,
Pa te puth dy here,
Pa me puth tri here,
Te puth tridhjet here,

Uf! moj zemre-e mjere...

Zemer-lule-e-vere,
Gas-e-vrer-perhere,
Zemer-kopsht-me-ere,
Zemera-sketere.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:57

Durimi

Tashi me gas, tashi me lot,
Tashi dhe nj'here,
Duro durimin si per-mot
E si perher.

Mendo mendimin zemerak,
Ndaj vjen te sjelle
Sa leu e zjeu e shfreu me gjak
Ne zemer felle;

Sa pati shkrire aq embelsi
Dyke kenduar,
E vaj e zi e shkrumb e hi
Te pambaruar;

Dyke perflakur plot me gas,
Plot afsh te ndritur,
Nje mall te math qe me vjen pas,
Kujtim-zhuritur;

Vjen ku perplaset permi dhé,
Ner ulerime,
e greminuar si rrufe,
Kjo jeta ime;

Ku mban shtergaten me sa mund,
Dhe kesaj radhe,
E hapur krejt, gjer mu ne fund,
Ah plag'e madhe;

Fund e gjehene e ang i zi,
Jete pas jete,
Yll-dashuri! Hon-lemeri
Qe mbaj me vete!

Edhe mendoj mendim me lot,
Me pervelime,
Duroj durim te mbushur plot
Me zemren t'ime.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:58

Gremina

Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qete.
Ne shpirtin t'end ti mban
Nje faj per jete.

Nje dashuri me gas,
Sic fryri era,
E zure shpejt ne cas,
E le perhera.

U ngrove-ashtu sa mund,
As shume-as pake,
S'te ndriu perdrejt ne fund
E bardha flake:

Me ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarresh un'i ziu
MI buze varri!

E nuk me dhemb aspak
Nje vdekje-e gjalle,
Ndaj qava lot me gjak,
Si ne perralle;

Ndaj hoqa rende-ashtu,
Gjer ne gremine,
Llaftaren qe me zu
Per dashurine;

Per dashurine-o Zot,
Qe shemb nje burre,
Qe s'e pat ndjere dot
Gruaja kurre;

Qe lind e ndritur krejt,
Bukuriplote!
Me driten drejt-per-drejt
Nga drita jote!

Qe qesh e qan e zjen,
E s'jep te qete,
E zjen e bren e shfren,
E s'vdes perjete.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:58

Vdekja e Nositit


Me zjarr ju flas... me zjarr
Ne gjirin tim kam hapur varr...
Qe t'i jap shprese-edhe t'ja marr...

Un' ik liqerit zemerak
Fatlum dh' i paster si zembak,
Po zemra ime kullon gjak:

Se vijne-urtuar zogjte-e mi,
Dh'u jap ushqim me dashuri -
Nje dashuri per llaftari:

Pa nis ah! Gjirin ta godas...
Dh'e hap ah! gjirin per nje cas...
Dh'i nginj ah! zogjte- e vdes me gas!...

Ahere - helmohet e bucet
Pas mallit tim liqer-i shkret,
E rrit tallazin posi det.

Ay e tund , ay e shkund,
Ay e hap sa me te mund,
Gjer mun ne gjit,gjer mu ne fund.

E shpirtin dyke ma percjelle
Me thote ah! shih sesa 'sht'i felle...
Ky gjir'i em qe te pat pjelle...

Me zjarr ju flas...
Me zjarr...
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:58

Titullin nuk ia di ...
Fryn veriu në mal të thatë,
Thotë vasha lele ngriva.

Duro,vashë,të durojmë,
Si duron mali dëborën.

Në të shtënça moj në dorë,
Do të ngroh si top dëborë.

....

Në m`a dhënç moj bel` e hollë,
Do të thyej si mënjollë,
Do të shtryth posi një mollë.

Në më arthç o moj në hije,
Do t`i puth prej dhembshurije,
Do t`i skuq t`i ndes qirije,
Do t`i nxi t`i bëj mavije
Ato buzë gjak-qershije.

....

Në të marça moj përherë,
Do të shtroj të parën herë,
Do të ngroh të dytën herë,
Do të puth të tretën herë

Buzë-e gushë-e gjinë-e mjerë
Dh` atë shtatin që mban erë
Posi luleja në verë:
Gjer sa gjumi të m`të zerë,
Të m`të zerë-e të m`të flerë
Syr` i urtë si mëshqerë.

Vate dimri,vate vera,
Vate vjeshta përngahera.

Trim më more-edhe më shtrove,
Trim më ngrove-e më pushtove,
Trim më puth-e më mbarove,
Trim o trim seç trimërove!

....

Trimi ç`paske dhëndëruar,
Vasha ç`paske nusëruar,
Zotin ç`paskan lavduruar,
Jetën ç`paskan trashëguar,
Shpirtin ç`paskan shentëruar.



Edhe nje nga Lazgushi ...

Pershendetjet e mia
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:59

Lasgushi

Ç’u Mbush Mali
Shqipëri! moj nëna ime,
Më ke rritur me thërrime!
Shqipëri! të qofsha falë,
Të kam nënë e më ke djalë
********
Ç’u mbush mali me dëborë,
Ç’u mbush deti me pamporë,
Seç u mbush e shkreta Vlorë
Plot me krushq e me dasmorë,
S’janë Toskë e Malësorë
Me flamur të kuq në dorë
Si dhëndurë me kurorë.
Ç’u zbardhë malet, ç’u zbardhë:
Nga çdo anë seç na ardhë
Shqipëtarët gunë-bardhë,
Seç na ardhë palë-palë
Duke rutulluar malë
Kush më këmb’e kush më kalë
Kush më shpejt, kush më ngadalë;
Kush i lum e kush i gjorë
Kanë zbritur mun në Vlorë,
Mun në Vlorën e lirisë,
N’atë thelb të Shqipërisë.
Lasgush Karadeci User_offline
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:59

TI PO VJEN QË PREJ SË LARGU

Ti po vjen që prej së largu magji-plotë e dal-ngadal.
Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mbi lendina.
Nënë thëmbërzat e tua përgëzohet trendelina,
Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t' u fal.


E si shkon me hap te matur, më pushton një dhëmshuri:
Do të tretem të kullohem në kalim të këmbes s' ate,
T' i pushtoi i llaftaruar ato hapëza mëkate
Ndaj kalon mbi tufë lulesh madhërisht si yll i ri.


Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim,
Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli kamba jote.
Të të shtroj nga dhëmbja ime një cudi prej pikash lote,
Një pluhurë të përvajshme vetëm dhëmbj' e dëshirim.


Të m' a shkelish hije- letë ! të m' a shkelish mes për mes !
Të të shoh si më lekundesh me sy fjetur e fatuar,
Brënda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar,
E pastaj le të venitem, le të hesht e le të vdes.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:59

Lodra e dashurisë


Kërkova
Lumturinë,
Gjer më sot,
Gjith më të kot.

Shijova
Cupërinë,
Një mot.
Me shpirtin plot.

Kullova
Djalërinë
Me lot,
Që s’thahen dot.

Kuptova
Dashurinë
Që lot –
Kur shemb! o Zot!






Kujtimi


Edhe në mungove,
Edhe në ndryshove,
Edhe në dredhove,
Në më gjarpërove:

Kujt j-a dhè mungimin?
Kujt ja dhè ndryshimin?
Kujt j-a dhe dredhimin?
Kuja gjarpërimin?

Mungime-e ndryshime,
Mungime-e dredhime,
Dh’ato gjarpërime-
Hon për zemrën t’ime.

Zemr’ e mall i parë,
Zemërëz’ e vrarë
Kujton dyke qarë,
Pushton me llaftarë
Lulen e pavdarë,
Trupin e pangarë.

Pa ri pshoj qetuar
Dyke ëndëruar
Ndaj po puth nër duar-
Si ndaj koh’ e shkuar-

Fort i dëshëruar,
Fort i dhëmshëruar,
Fort i lumtëruar,
Ballin dritë-qëruar
Syrin qjell-kulluar,
Gjirin-vajzëruar,
Trupin-qumështuar






Mitrush Kutelit


...Pa m’i prit edhe kMitrush Kutelit

...Pa m’i prit edhe këtonë,
Iskëra të zemrës s’onë.
Prit-m’i shok n’ato mërgime
Fjalëzat me regëtime,
Nga buçim’i zemrës s’ime.
Zemra im buçim-shkretë
Zjen e bren e s’gjen të qetë,
Plaset e përplaset vetë,
Vdes përkohë-e lind përjetë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 2:59

Dëgjimi i zemrës


Kur të më kujtosh,
Kur të vish të shkosh,
Kur të shkosh këtejza pranë
Që të çmallërosh-

Ç’po dëgjon kur shkon?
Kur vjen e përgjon?
Ç’përgjon zemra në kët’anë-
Fund në këtë hon?

Zemra jote sot,
Zemra jote mot,
sot e mot në ç’mallërime
Zemra që s’fle dot-

Seç të ndjen këtaj,
Seç të ndjen pastaj,
Seç dëgjon ndaj vetes s’ime
(Si ndaj vet’e saj):

Mall e vrer që mbaj-
Qaj, moj zemër, qaj.

Vrer e mall që flas-
Plas, moj zemër, plas.





Ku vemi shpesh


Në zemër t’ënde vetëm unë,
Në zemër t’ime vetëm ti,
dhe jashtë bota fjalëtare,
Dhe jashtë syri plot zili.

Dh’ashtu filluam përngahera
Një vetësi plot ëmbëlsi,
Të mos na shohë syr’i botës,
Mos na zemrosh, moj njerëzi.

Dhe ikm’ e ikmë gjith-me largë,
Dyke kërkuar pak liri,
Që me t’u ndezur flak’e ditës,
Gjer më të mugëtit të zi;

Gjer në mesnatë-e pasmesnate,
Oh! E pangopur e arrati!
Un’ hijerënd’ e mvrerësuar,
Ti buzëndritur në stoli.

Nër ato male shtat-mëdhaja,
Nër ata pyje me fshehtësi,
N’ato mburima lozonjare,
N’ata shkëmbenj plot llaftari;

Ku fryn nje erë pastërtije,
E vetëtin një bukuri,
E ritet malli posi deti,
E ndizet zemëra në gji;

Ku nuku duket asnjeri,
Ku vemi shpesh veç un’e ti
Ku djeg si zjarr, moj dashuri!
Ku ndrin si yll, moj perendi!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 3:00

Ku shtrohet vala ...

(ROMANCE)


Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng’ e pakuptuar,
Të pashë, motër, plot me mall,
më pe me shpirt të llaftaruar.

Q’aherë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet’e dytë...
Dh’i shtinja sytë gjith përdhe-
Gjithë përdhe m’i shtinje sytë...

Po me t’u ndarë vet e vet,
Më s’kishim turp që s’kishte fjalë...
Na ritej malli posi det,
Posi një det që vjen me valë:

E prapë silleshim me nge
Gjith vet-i dytë, vet-e dytë;
E prapë sytë gjith përdhe,
Gjithë përdhe pikonin sytë.

..........................................
..........................................
..........................................
..........................................

Q’aherë qamë plot me mall
Atë vështrimin e kaluar,
Ku shtrohet vala përmi zall
E fryn një këng’ e pakuptuar.

Se kish kuptim që s’i kish kuptim,
Kuptim’i fellë-i mallit t’onë;
Se malli jon’ish zotërim,
Qe robëron përgjithëmonë;

Se s’dashuronja-as un’ as ti,
Po dashuronte dashurija:
Një dashuri – një fshehtësi
M’e fshehur sesa fshehtësija.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 3:01

edhe një poezi e LASGUSHIT

Kur të më jesh e zemëruar


Ti m`u rrëfeve për sëpari shkrepëtimtare në stoli,
Un` ëndërrova se në zemër po më valon një mall i ri.
O,c`ka që m`u venit qipalla me kaq të ngjethur të pafaj?
Haj!shkretëtirë-e-zemrës`s`ime!Dhe haj!e zeza jetë,haj!


Posi një yll i perënduar më pate humbur gjith më larg...
Nga malli yt i thura fjalët gjith sërë-sërë-e-varg-e-varg;
E cdo mendim e pata tretur vetëm n`ërgjënd e në flori,
O,vashë-e lotit të zhuritur që vetëtin nër syt` e mi.-

Prej largësisë së pa anë kalon durimi mot-me-mot...
Pas kaqe kohë dhemshurije,ndaj vëndi-i lum as eja sot!
Në gjirin t`ënd të llaftaruar m`a lerë mëndjen t`a humbas,
Të ndjej si zemra më gatohet plot me dëshir` e plot me gas.


Ti buzëqesh-më-zilitare,e më ckëlqe si vetëtim,
E më vështro me sy pëllumbi drejt mun në fund të shpirtit t`im;
Se gazi-i-kthjellt` i lumtërisë,që cel si lulja në mëngjes, Si lule-e pastër do më mbijë në krahruar mun në mes:


Kur të më jesh e zemëruar,më shpirt të vrarë-e varfnjak,
N`e mbajc në zemër zembëratën,prej helmit t`ënd s`do heq
aspak;
S`do psherëti n`e lënc të vdesë,a në `m`a thënc,në mos m`a
thënc:
Mjafton një mvrejtje-e buzës s`ate,që të më bësh të prishem
menc.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 3:02

MÊ ZU NJÊ MALL


Më zu një mall dhe sot,
E s`mund t`a shuaj.
Ri vasha largë-o Zot,
Që kaq po vuaj.

Kalojnë kot më kot
Muaj me muaj.
S`vjen vasha sot as mot,
Pa heq e vuaj.

Nuk vjen,e më s`di dot
C`ti them t`i shkruaj!
Ah!mëndja po më lot
Që s`plas e vuaj!

Në vëndin t`im o Zot,
Jam vetë-i huaj.
M`a sill ti vashën sot,
Që kaq po vuaj.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 3:03

C'DËGJOJ ME SY TÊ TREMBUR


C'dëgjoj me sy të trembur fytyra që m'u prish?
Një këng' e llaftaruar po vjen prej lartësish!-
Ah! zëri yt që zbriti prej botës së pa anë,
po heth posi me ruaza në qelq të një kambane...

Këndimi yt,o vashë,tashi pikoj përdhe.
T'a ndjej si dhemshurohet më një magji të re.
E t'j-a kuptoj dëshirën ndaj po valon në mua,
ndaj po më gjen ah! zemra dhe malli që m'u shtua.

Tashi të ra këndimi,po fare nuk t'u vdar.
Un' e dëgjova tinës e mbeta mendimtar.
Më foli goja jote me ngashërim të letë
Që shpirt` i përvëluar m'u droth posi një fletë.

Tashi po humb sëfshehta ushtim' e zërit t'ënd.
Tashi t'u shua fare dhe më s'më vjen ndërmënd.
Haj! mëndja ime-e ndjellë prej zërit që të vate
U bë nga-dale këngë...dh'u shojt pas këngës s'ate
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 3:04

U PATME NISUR

U patme nisur un' e ti:
Un' hijemvrejturi-ne-zi,
Ti flokendritura-flori

Dhe ikm'! e ikme perseri,
Large - e me -large n'arrati,
Prane - e me prane - e gji-per-gji.

Dhe me nje vend nje bukuri,
Dhe me nje ças nje shenjteri,
Na zu nje mall, nje dashuri.

S'ish dashuri, po fshehtesi
S'ish fshehtesi, po llaftari
S'ish llaftari, po çmenduri
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 3:05

Te rite e viteve te mi

(kenge)

Te rite e viteve te mi,
M'a fryri fati zall me zall:
Sesi ckelqenje ne stoli
Kur me pat zen' i pari mall!

Te ndrinin floket posi ar
T'u derdhur supes tatepjet,
E te veshtronja zilitar
Ne sy te felle posi det.

E shtat' i shkundur-hije-plot
Aq bukuri pa shembellim:
Aq dhembshuri ky mall i kot,
O pellumbesh' e shpirtit t'im!-

Te rite-e viteve te mi
M'a fryri fati zall me zall:
Ti perendove ne stoli
Sa me pat zen' i pari mall.

Qe sot i endravete varg
M'u mbyll ne gji si nene varr
Dh'u nisa per ne vend te larg
T'u djegur pas si yll me zjarr.

Po nga mergimi zemerak
Te pres me mardhje te me vish,
Te me rrefehesh si zembak
Ner mije lule dhembshurish:

Ner mije shpese nje pellumb
Q'i mbene shoket aqe pas...
E zin' e jetes do t'a humb,
E buzen do t'a bej me gas.-

...Tashi ah! djelli vate-e shkoj
I perveluar permi dhe
Nga zemr e tija fluturoj
Nje reze-e bukur neper re.

Ner zemerime ku po qaj
Vjen lajm i ri plot embelsi,
Pa me mbush n'emerin e saj
Me drit' e me perjetesi
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 3:07

Portreti i Lasgush Poradecit


Ajo çka, në vend që të më mundonte, më mahniste gjithmonë, sa herë që takoja Lasgush Poradecin, ishte ndjesia e së pamundurës. Ishte e pamundur të merreshe vesh me të si me të tjerët. Porsa hyje tek ai, madje porsa trokisje në portë, aty për aty gjithçka tjetërsohej. Tjetër logjikë në të biseduar, tjetër kod, të tjera fjalë, të mbështjella me kuptim tjetër.
Diçka mungonte përherë, e diçka qe e tepërt. Ai vetë ishte aty, i vemendshëm për gjithçka, e mgjithatë, ti e ndieje se sa ç’ishte, aq edhe mungonte. Më e habitshmja ishte se ty të pëlqente kjo, se nuk doje aspak që të prishej kjo magji, ashtu sië nuk doje që fjalëve që thuheshin t’u ikte dyesia, velloja me të cilën sapo ishte mbështjellë dhe t’u ktheheshin kuptimet e tyre të mirëfillta, që ngjanin tani të zbehta.
Një njeriu meskin do t’i dukej i krisur, një tjetër mund të mendonte se atë mjegullirë ia krijonte pleqëria. Por s’ishte as e para, as e dyta. Lasgushi kishte qenë gjithmonë ashtu, dhe ashtu e mbaja mend gjithmonë.
Befas, në tryezën e punës, rreth vatrës me miqtë, ose midis mitingjeve, ose në breg të detit, të vint si një kumt i papritur mendimi se Lasgushi rron. Ti e dije që rron, megjithatë shkundje kokën një grimë, si të kishe rimarrë një lajm të gëzuar. Ai është midis nesh. Ai s’është veç disa qindra hapa larg. Ai është atje.
E, megjithatë, ndonëse e dije që ishte ashtu, përse mendimi të ngjante befasues? Ç’ishte ajo shije ëndrre që e mbështillte sakaq gjithçka që lidhej me të? Ishte njëlloj sikur dikush të vinte me vrap për të thënë: ejani te rruga matanë bulevardit për të parë një betejë me shpata që rastësisht vazhdon, e ngrirë nga koha. Ose: ejani të shihni një dyluftim, një shpallje dekreti ose një ballo mbretërore.
Lasgushi ishte aty, disa qindra hapa larg, e, megjithatë, përse nuk nisesha me ngut, me panik, për të mos humbur kohë? Përse nuk kam shkuar më shpesh, thosha me vete. Dhe prapë shkoja rrallë. S’kisha kurrfarë droje se do ta shqetësoj. Ai më priste përherë me kënaqësi, madje më çonte fjalë t’i shkoj. Ishte një penegesë e tjetërfartë. Pengesa që shkakton ëndrra. Askush nuk ngutet të shkojë drejt saj. Sepse, në fund të fundit, vonesa dhe ngadalësia bëjnë pjesë në mekanikën e saj.
Të shkoje tek ai, ishte më shumë se të dilje jashtë shtetit. Të dukej se dilje jashtë kohës, jashtë sistemit të zakonshëm të të menduarit. Edhe një hap dhe kishe ndjesinë se do të kapërceje kufijtë e jetës për të shkelur në shkretinë danteske. Prej vitesh, qysh pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, ai kishte qenë përherë i tillë: i gjallë dhe i vdekur njëkohësisht. Shumë gjimnazistë, që bënin në mësim, e kujtonin të vdekur. Të tjerë ua shpjegonin se nuk ishte ashtu, se ishte gjallë, por as të parët, as të dytët nuk habiteshin nga kjo. Ishte një gjendje e dyzuar që i shkonte atij dhe shumë njerëz qenë mësuar me të, si me dikë që e kundrojnë përherë nën syprinën e ujit.
Ishte nga të rrallët njerëz dhe, ndoshta, i vetmi shkrimtar i madh që arriti për një kohë aq të gjatë, duke qenë i gjallë , të përjetojë vdekjen e tij. Pamja e tij e jepte shpeshherë në mënyrë të saktë këtë dyzim, sidomos kur vishte kostumin e zi dhe vinte borsalinë të zezë. Në një rast të tillë të dukej e natyrshme ta pyesje nëse dilte apo shkonte drejt arkivolit.
Më e çuditshmja ishte se ky fat i tij nuk zgjonte keqardhje. Ndjenja e keqardhjes, e mëshirës së mundshme, e pikëllimit që ai qe harruar pa të drejtë, thërrmohej si një enë kristali sapo ndeshej me të. Kur ai hynte në kafenetë e Pogradecit, shkrimtarët që vinin për verim kishin ndjesinë se po strukeshin nga një stuhi e padukshme.
Ai ishte i paparishikueshëm, gërryes si acid, i rrezikshëm, i beftë. E qeshura e tij ishte si e tejtejshme, pa gëzim, mërzitja e tij e papikëllueshme. Kështu e kishte edhe zemërimin, luksoz, të ftohtë, kurse përbuzjen, rrezatuese që larg, si të stolisur me argjend.
Por gjëja më e jashtëzakonshme ishte e folura e tij. Gjë më të pangjashme me bisedën e përditshme, nuk mund të përfytyroje dot. Ndonëse ishte e qartë, pa stërhollim, fare e rrokshme, madje për gjëra të ditës, ajo e kishte kryekëput të ndryshme gjithçka: ndërtimin e saj, logjikën, ritmin, kthimet prapa. Ishte e papërftueshme, të mendoje që ai ose ti, në fillim të bisedës, të thoshnit diçka për kohën, shëndetin, ose shprehjen ç’të reja kemi? Ai mund të të shikonte ftohtë, të mos përgjigjej dhe të harronte që ti ishe aty.
Çdo takim me të ishte përherë befasues, jashtë çdo skeme dhe parashikimi. Një poeti të ri, që i shkonte vizitë prej shumë vjetësh, pasi i hapi derën e ftoi të ulej në sallon, i tha: së pari zotni më thuaj kush je?. Tjetri, duke e marrë këtë për mahi, buzëqeshi, hapi krahët, por kur Lasgushi gjithë zemërim i ra dyshemesë me shkop dhe qeni i tij Cuci, që e kuptonte për mrekulli, hungëriti dhe u bë gati t’i hidhej bujtësit, i porsaardhuri tha emrin dhe mbiemrin. Siç e tregoi ai vetë më pas, nuk guxoi ta pyeste se ç’qe ajo pritje mizore, humbje kujtese apo trill, sepse Lasgushi ishte i padepërtueshëm.
Një ditë unë e pyeta për ngjarjen dhe ai, pasi më vështroi ca çaste, tha: Më kujtohet fare mirë që i thashë ashtu. Me siguri ka menduar që jam i krisur, por unë ia bëra atë pyetje vërtet. Sepse vërtet ka vite që vjen tek unë dhe kujtesën, lavdi Zotit, unë e kam të fortë dhe nuk i harroj lehtë fytyrat, por ku ta dija unë atë pasdite se ishte po ai? Domethënë se nuk kishte ndryshuar gjatë dy javëve qe s’ishim parë, dhe se nuk kishte bërë ndonjë gjë nga të ligat e shumta që bën njeriu? Kurse ai, më shikonte si guak, aq sa dhe Cuci e kuptoi, se Cuci siç të kam thënë është më i mençur se gjysma e njerëzve që hyjnë në këtë shtëpi.
Një ditë tjetër, porsa më hapi derën, më shpjegoi se kishte gatuar vetë makarona, dhe atë gjë ma tregoi me aq shumë hollësi, saqë unë nisa të jap shenja padurimi. Ai siç duket e vuri re dhe i shtoi edhe më shumë imtësitë, dhe frazat e tij u ngjanin vërtet makaronave të gjata që nuk arrin t’i gelltitësh dot.
E shoh, që u mërzite, më tha, po ti je vetë poet dhe duhet ta dish se kur një poet i bën vetë makaronat kjo s’është një gjë dosido.
Pas ca ditësh, mora prej tij një letër, ku, siç dukej për të më torturuar gjer në fund, më tregonte prapë, këtë herë me një prozë plot fraza të gjata e të ndërlikuara, një gatim tjetër makaronash.
Një ditë, pasi më vështroi ngultazi më tha: Ti je si unë. Ne të dy jemi vrasës. Të na japë dikush një armë e të na lëshojë në udhëkryq, bëjmë kërdinë mbi njerëzit. Veç nuk na lë poezia.
Asnjëherë nuk arrita të marr vesh ç’donte të thoshte me këto fjalë, sepse me të ndodhte përherë e njëjta gjë, sa më shumë të përpiqeshe ta kuptoje, aq më larg ikte.
Por këto nuk ishin veçse çastet e para me të. Merrej me mend se ç’ndodhte në bisedat e gjata, e sidomos kur ai kishte dëshirë për to. Duke e dëgjuar të fliste për gratë, artin, Gëten, manastirin e shën-Naumit, poezinë e vjetër indiane, Kantin, Budën, kinezët, Krishtin, minsitrinë e brendshme, Parisin, dashurinë, prapë manastirin e Shën-Naumit ku e kishin çuar në rini për t’i hequr xhindet, linjën ajrore Tiranë-Korçë në vitet ‘30, Shopenhauerin, Holandën, qeverinë e sotme, Pjetër Bogdanin, gatimin e makaronave, pikturën, parajsën etj., etj. Me vete thosha: nga ç’botë e panjohur vinte kjo mënyrë e veçantë e të folurës së tij, nga ç’sallone të Saturnit a të Jupiterit?
Kisha bindjen se ai kishte një kohë të veçantë, zemreku i së cilës nuk kërkonte me tonën. Kjo ishte, ndoshta, dhe arsyeja që kisha përshtypjen se shkoja rrallë. Ditët nuk përputheshin. Mekanizmi i kohës së tij ecte herë përpara, herë mbrapsht e herë mbetej në vend. Edhe oraret ashtu i kishte: çohej nga gjumi në orën 11. Hante mëngjes. Flinte përsëri në 12. Hante drekën në 5 mbasdite. Flinte në 6. Çohej në 8 dhe punonte gjer më 3 pas mesnate. Pamja e tij, po aq sa e folura, i shpëtonte çdo cilësimi. Ai ishte aristokrati dhe fsahtari njëkohësisht, vjenezi i përkorë dhe ballkanasi me shkop shtogu, bjondi dhe bruni, i ashpri dhe fini. Ai herë të kujtonte aktorin gjermano-shqiptar të viteve’30, Aleksandër Moisiun, herë grekët e lashtë të mbështjellë me zhgun jashtëkohor, e herë Papën Gjon Pali II.
Gjatë udhëtimeve në shumë vende të botës më ka qëlluar rasti të njihem me njerëz të pazakonshëm, nobelistë, filozofë, aktorë, politikanë, shkrimtarë të mëdhenj, por gjer më sot Lasgush Poradeci ka mbetur për mua njeriu më i jashtëzakonshëm, më i ndërlikuar e më i pakuptueshëm që kam njohur. Kam biseduar për të me njerëz që i kishte edhe më të afërt: të shoqen, vajzat, gruan që ka qenë pasioni i tij i fundit, por askush nuk ka kuptuar diçka më shumë prej tij. Me sa duket, kodin zbërthyes ai e mori me vete në varr.
Duke e parë, dhe sidomos duke e dëgjuar gjithmonë, mendoja se, si ishte e mundur që njeriu ballkanas, njeriu shqiptar, të arrinte një ndërlikim të tillë, përkryerje, mëvetësi dhe mister.
Vepra e tij poetike është nga më të bukurat në letërsinë shqipe dhe atë europiane të viteve ‚30, por ai vetë si një makinë njerëzore e kapërcente atë. Mirëpo, përderisa në botën tonë nuk gjendet një matje tjetër vlerash, një tregues më i plotë se shkrimi, ose notat muzikore, që të mund jo vetëm të kapte por edhe t’i bënte të dukshme e të vlefshme për të tjerët vlerat e natyrës njerëzore, (pasionet, forcën e dashurisë, origjinalitetin etj.), jemi të detyruar që vlerat e krijuesve t’i matim kryesisht me shenjat e shkronjave mbi të cilat shkrimtarët ngulin, pra vdesin, një pjesë të asaj që duan të thonë.
Një nga humbësit më të parë në këtë sistem, do ishte padyshim Lasgush Poradeci.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga engjell a djall Sat 2 May 2009 - 3:07

jë ditë në vitin 1985, një poet i ri kishte trokitur te porta e shtëpisë së Lasgush Poradecit, një vilë njëkatëshe në pjesën perëndimore të Tiranës. Që brenda ai kishte dëgjuar zërin e të zotit të shtëpisë: Nuk e hap dot derën se çelësin e ka marrë gruaja.
Gruaja kishte dy vjet që kishte vdekur.
Ishte ky episod që m’u kujtua një padite shkurti të vitit 1989, në shtëpinë e Klod Simonit, në Sheshin Monge, në Paris, ndërsa flitej për Samuel Beketin. E njohura ime, gazetarja dhe artistja H. Bishop, në shtëpinë e së cilës, gjatë një darke, isha njohur me Rob Grijenë, më kishte sjellë bashkë me time shoqe te Klod Simoni, njeriu i parë që, siç më kishte treguar ajo. I kishte folur pesëmbëdhjetë vjet më parë për romanin tim Gjenerali i ushtrisë së vdekur.
Nobelisti 75-vjeçar ishte shumë i gjallë e i thjeshtë si rrallëkush, dhe ndonëse biseda e kishte të siguruar ritmin e gjallërinë, veç të tjerash, për arsye se gruaja e Simonit, Rhea ishte greke, dhe nga ky shkak ata kishin qenë shumë herë së bashku në Korfuz (madje, sipas një njehsimi të përafërt, dilte se një verë, pushimet tona në Sarandë, përballë Korfuzit, kishin përkitur me të tyret, atje), megjithatë, ndonëse, pra, ngjante e panevojshme, biseda kthehej e stërkthehej te një person i tretë, dhe pikërisht te Samuel Beketi. Ai ishte miku i tyre i përbashkët dhe H. B. më kishte premtuar se do të më çonte një ditë te mjeshtri 84-vjeçar, që ndërkaq ishte bërë legjendë.
Ata flisnin për të me dhimbshuri dhe me njëfarë qortimi per vetveten. Bota letrare franceze ende s’e kishte marrë veten nga vrasja e ndërgjegjes, që poeti më i madh i gjallë i saj René Shar, sapo kishte vdekur diku në jug në një... azil. Pendimi për mosvëmendjen, (si u hutuam kështu, si nuk pyetëm ku ndodhej, ku qe zhdukur kohët e fundit), shfaqej kudo. Dhe ja, një tjetër mjeshtër i madh, ndodhej prapë në... azil.
S’u bënte zemra ta saktësonin, por nënkuptohej që ashtu si në rastin e René Shar-it, azili ishte për turbullime psikike. Ndonëse, për hir të së vërtetës, duhej thënë se rasti ndryshonte pak, ndërhynte Rhea, për të sjellë një notë shpresëdhënëse në bisedë. Beketi kishte familje, grua, dhe në fund të fundit ...
Ah, e di unë punën e gruas së tij, ndërhynte dikush. Ajo është tani nëntëdhjetë e dy vjeçe, dhe e dini ç’bën, qyshse Samueli është shtruar në az... në spital? Mblidhet me shoqet e saj, me siguri me të gjitha ato që ai nuk i duronte dot, dhe duke përfituar nga mungesa e tij, pijnë çaj e ia krisin kuvendimit gjithë ditën. Duket sikur, mezi ç’paska pritur që ai të shtrohej në spital, madje dyshoj se ka bërë çmos që...
I dëgjoja dhe vazhdimisht më kujtohej Lasgush Poradeci, marrëdhëniet e tij tejet të çuditshme me të shoqen, legjendat, episodet groteske që tregoheshin për ta, gjer në ditën e vdekjes së saj në verën e vitit 1983, në Pogradec.
Kishte shumë shkrimtarë të ardhur për verim atë vit. Lasgushi si përherë ishte atje, i ndryrë në kullën e tij. Në orë të caktuara, në mëngjes dhe në muzg, shëtiste i vetëm në breg të liqenit me qenin. Atë mëngjes, siç e tregoi vetë më pas, pasi qe zgjuar, i kishte thënë së shoqes: Ngrehu më bëj një kafe. E shtrirë në shtrat ajo nuk qe përgjigjur. Atëherë ai i kishte përsëritur kërkesën, dhe shtuar: Ngrehu, mos bëj sikur ke vdekur.
Në të vërtetë ajo kishte vdekur, por ai, ndonëse kishte dyshuar, nuk qe afruar për ta parë. Ishte veshur dhe tërë zemërim kishte dalë shëtitje me qenin. Kur qe kthyer pas dy orësh, me sa dukej e kishte kuptuar që as mospranimi i vdekjes, as loja kukamçefti me të, me një shpresë të fundit se mund ta largonte, nuk mund të vazhdonin më.
Tek përcillte arkivolin, veshur me kostumin e zi të dikurshëm, ai qe bërë prapë i ngurtë e i padepërtueshëm dhe vetëm një çast, kur qe ulur mbi një gur, bri varrit të porsambuluar, vetëm një grimë, kur kishte vënë duart në kokë dhe kishte thënë: ç’më gjeti mua!, këto fjalë bashkë me leshrat e tij të thinjura që ia merrte era, dukej se rrihnin ta ulnin në tokë e ta bënin si të tjerët, atë, që gjithë jetën kishte qenë ndryshe.
Por çasti kishte qenë tepër i shkurtër. Ai qe ngritur, kishte vënë në kokë borsalinën e zezë si për të shkëputur çdo lidhje të panevojshme dhe kishte ikur drejt kullës
Të gjitha këto m’u kujtuan, ndërsa flitej për samuel beketin. Gjithonë më qe dukur se ishte i vetmi që i shëmbëllente Lasgushit.
Herën tjetër, kur të kalosh në Paris do ta takojmë me siguri më tha H. B.
Pas dy muajsh kalova nëpër Paris, po përsëri nuk e takova dot. Kishte dalë vetë nga spitali, por ishte gruaja e tij tani që ndodhej në shtratin e vdekjes.
Pas ca ditësh H. B. më tha në telefon se zonja Beket kishte vdekur. E shkreta!, tha ajo, dhe ndonëse nuk vazhdoi, unë e kuptova ç’donte të thoshte: E shkreta, dukej sikur gjithë jetën nuk pati pritur veç të mbetej ca kohë vetëm në shtëpi, të pinte çaj e të bënte bisedë me shoqet sa të donte, dhe pastaj, pas kësaj, të vdiste.
Herën tjetër do ta takojmë me siguri Samuelin, vazhdoi ajo. Këto ditë s’është fare në rregull. Nuk flet me askënd. është e kotë të shkojmë.
Herën tjetër që shkova në Paris ai ishte në varrezën e Monparnasit. Lasgushi kishte ndërkaq një vit që ndodhej gjithashtu nën dhé, në një kodrinë të butë ndanë liqenit të Ohrit.
Po të isha fatalist, do të besoja se kishte qenë e thënë që të mos e takoja, atë që ndoshta ishte, së paku në mendjen time, dyzimi i Lasgushit, Samuel Beketin. Nga fëminia më kujtoheshin këshillat e gjyshes lidhur me pasqyrat. Kishte ca rregulla që tani s’i mabj mend, ca orë që kurrsesi s’duhej të shikoheshe në pasqyrë...Irlandezi Beket dhe shqiptari Poradeci, s’duhej, me sa dukej, të shiheshin, në këtë mbarim shekulli, qoftë edhe nëpërmjet një syri të tretë.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Lasgush Karadeci Empty Re: Lasgush Karadeci

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi