Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Basketboll, gjak mes grekëve dhe serbëve

Shko poshtë

Basketboll, gjak mes grekëve dhe serbëve  Empty Basketboll, gjak mes grekëve dhe serbëve

Mesazh nga Dewil Thu 19 Aug 2010 - 13:08

Turneu i basketbollit “Akropolis” ka përfunduar me një përleshje në ndeshjen e fundit mes Serbisë dhe Greqisë, e cila është ndërprerë në minutat përfundimtare për shkak të rrahjes mes lojtarëve.

Kaosi ndezi hiç më pak se 5000 mijë spektatorët e mbledhur në Arenën Olimpike të Athinës, përderisa lojtarët shpërndanin grushte dhe goditje.
Basketboll, gjak mes grekëve dhe serbëve  Perleshje%20tekst
Fluturon, fluturon...jo topi, po karrika...

Greqia ishte duke avansuar 74-73 ndaj fqinjit tonë verior, por në momentin kur Antonios Fotsis ndërhyri ashpër në Milos Teodosicin, shpërtheu gjithçka. Nenad Krstic e kapi për fyti Fotsisin, ndërsa ishte po Krstic që më pas e hodhi një karrikë në drejtim të qendrës Sofoklis Schortsianitis, i cili tentoi ta godiste serbin.

Hop një, hop dy, hop edhe tre...grushte gratis në parket!

Karrika e hedhur e goditi qendrën tjetër Yannis Bouroussis në kokë, ndërsa gjaku filloi t’i rrjedhte nga vendi ku është goditur. Më pas të dyja ekipet shpërndanë edhe ca grushte njëra me tjetrën në tunel, para se të ndaheshin dhe të shuhej gjithçka.
Basketboll, gjak mes grekëve dhe serbëve  Shut
Ec në shtëpi...

Sigurisht, ky skandal përbën një nga turpet më të mëdha në historinë sportive dhe politike të të dyja vendeve, të cilat njihen për miqësinë që kanë dhe lidhjen religjioze mes tyre.

Që të dyja, edhe Serbia edhe Greqia janë kualifikuar për Botërorin e Basketbollit, Turqia 2010, i cili fillon më 28 gusht.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi