Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arsim Hoxha gjen 20.000 euro dhe ia kthen pronarit!

Shko poshtë

Arsim Hoxha gjen 20.000 euro dhe ia kthen pronarit! Empty Arsim Hoxha gjen 20.000 euro dhe ia kthen pronarit!

Mesazh nga Geri Wed 14 Jul 2010 - 8:20

Arsim Hoxha gjen 20.000 euro dhe ia kthen pronarit! 2n8dcu1
Arsim Hoxha, djaloshi 22 vjeçar nga Zagrebi, është shpallur “Trim i javës” në Kroaci,
për gjestin që ka bërë, kur ka gjetur një çantë me 20.000 euro dhe ia
ka kthyer pronarit.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Split të Kroacisë, ku Arsim Hoxha kishte ardhur për të shikuar çerekfinalen e
“Devis Cup” në tenis, ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë.

Pas përfundimit të këtij takimi në tenis, në të cilin Kroacia ka pësuar
humbje të thellë dhe ka dëshpëruar spektatorët në “Spalladium Arena” në
Split, çmimin e madh për “fair play” e ka fituar djaloshi 22 vjeçar
Arsim Hoxha, një simpatizues i lojës magjike të tenisit.

Duke iu referuar mediave kroate, Arsim Hoxha, pas përfundimit të takimit
ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë në tenis, në lozhat e “Spalladium Arenës”,
ka gjetur çantën në të cilën kanë qenë 20.000 euro.

Anëtari i Këshillit drejtues të Federatës së tenist të Serbisë, Lluka Vujoviq, i
ka humbur 20.000 euro, i emocionuar e gëzuar duke festuar fitoren e
përfaqsueses së Serbisë ndaj Kroacisë. Mirëpo, ai megjithatë ka qenë
fatlum, sepse paratë i ka gjetur djaloshi shqiptar nga Zagrebi, Arsim
Hoxha.

“E kam vërejtur çantën, e kam marrë por nuk e kam hapur që
të shoh se çfarë ka brenda. Ua kam dorëzuar hostesave të palestrës
sportive, e më pas kam dëgjuar se ka pasë tre-katër mijë euro. Më vonë,
më ka thirrë Lluka Vujoviq, i cili më ka ftuar të jem mysafir i tij në
qytetin Pançevë, sepse i`a kam shpëtuar 20.000 euro. Më kanë ofruar
shpërblim të cilin natyrisht nuk e kam pranuar”, ka deklaruar Arsim
Hoxha për mediat kroate.

Pas këtij gjesti tepër njerëzor, hostesat i kanë ofruar 50 euro, duke insistuar që këtë shpërblim
simbolik të pranojë në shenjë faleminderimi dhe respekti. Kryeshefi i
policisë në Split, Josip Bukviq, ka deklaruar se djaloshi ka bërë një
gjest tepër pozitiv, human dhe njerëzor, ndaj meriton të gjitha
lavdratat.

"Respekt për veprën dhe gjestin e Arsim Hoxhës",
shkruajnë mediat kroate.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi