Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LEXO: Frika e “humbjes” së tjetrit e kthen xhelozinë në sëmundje

Shko poshtë

LEXO: Frika e “humbjes” së tjetrit e kthen xhelozinë në sëmundje Empty LEXO: Frika e “humbjes” së tjetrit e kthen xhelozinë në sëmundje

Mesazh nga Geri Fri 19 Feb 2010 - 4:31

Xhelozia është një emocion, edhe pse në të
shumtën e herëve i padëshirueshëm, që shfaqet kryesisht përmes tri
karakteristikave: nevojë për
ekskluzivitet, posedim, apo frikë nga braktisja. Megjithatë, trajtimi i
xhelozisë nuk mund të kuptohet jashtë kontekstit në të cilin ndodh. Ajo
çfarë
është shqetësuese nuk është xhelozia në vetvete, por pasojat e saj, pasi
në të shumtën e herëve ajo shkakton stres dhe dhimbje tek personi.
Ashtu si
në rastin konkret, shpesh individi nuk është i vetëdijshëm për forcën e
saj shkatërruese. Ky emocion lind si një reagim i ardhur jo gjithmonë
nga një
kërcënim real, por edhe imagjinar, në një marrëdhënie të rëndësishme.
Xhelozia mund të jetë normale kur bazohet në realitet dhe dezluzione,
kur ajo
vjen thjesht si pjellë e fantazisë. Në këtë kontekst nganjëherë ajo mund
të konsiderohet si e shëndetshme: në çdo çift që është i ngjizur prej
dashurisë ekziston ankthi i fshehtë i humbjes së tjetrit. Pak xhelozi,
me kusht që të mos bëhet persekutuese, duket se e kënaq partnerin, pasi
tregon
interes për të.
Frika e braktisjes shkakton xhelozi
Frika e braktisjes bën pjesë në inventarin psikik të çdo njeriu. Por
nëse pjesa më e madhe e mendimeve tona vërtitet rreth idesë së “humbjes”

tjetrit, atëherë xhelozia mund të kthehet në sëmundje. Padashur ajo mund
të të krijojë ankth, dyshim që kthehet edhe në makth, prej të cilit
gjeneron
një agresivitet persekutues ndaj partnerit. Në raste të tilla kemi të
bëjmë me xhelozi patologjike. Kjo lloj xhelozie, që vjen nga të
menduarit
delirant, shpesh shfaqet e shoqëruar edhe me të tjera shqetësime si
depresioni, alkoolizmi e të tjera, që kanë lidhje me personalitetin.
Karakteri i
xhelozisë formohet qysh në fëmijëri në fakt, kur fëmija fillon të
ndjehet i përjashtuar nga lidhja me prindin me seks të kundërt. Shumë
njerëz mund të
kenë konflikte të brendshme të pazgjidhura, të mbartura nga fëmijëria.
Dhe i përjetojnë këto konflikte si dobësi, pasiguri dhe frikë, ndaj kur
befas
bien në dashuri, e cila është reciproke, dobësia, frika dhe pasiguria
sikur zbehen: ndjehen të dashuruar, edhe pse nuk janë të perfeksionuar.
Pra,
është dikush që i pranon. Ndjehen të realizuar, të sigurt. Por kur kjo
dashuri u kërcënohet, frika dhe pasiguria që mendonin se i kishin flakur
përgjithmonë kthehen me forcë prapë tek ata. Nëse personi që ata
dashuronin, personi që mendonin se i donte dhe ia pranonte me gjithë të
metat e tyre
i braktis për një tjetër, pastaj u duket sikur s’ka më shpresa për ta,
nuk mund të ndjehen më sërish të sigurt, as në ato gjëra që më parë i
pëlqenin
tek vetja.
Imazhet romantike
Të gjithë kemi prirje të krijojmë imazhe romantike për zgjedhjen e të
dashurit tonë. E zhvillojmë këtë imazh shumë herët në jetë, bazuar në
eksperiencat tona gjatë fëmijërisë dhe mënyra se si na kanë trajtuar që
fëmijë ndikon shumë në këtë zhvillim. Arsyeja është se këto trajtime
mbeten
shpesh ende “çështje të pazgjidhura” brenda nesh. Si të rritur ne
kërkojmë një person që të përshtatet me imazhin tonë romantik dhe kur e
takojmë atë,
përpiqemi ta projektojmë imazhin tonë të brendshëm tek ai/ajo. Ja pse
themi shpesh kur biem në dashuri “më duket sikur kam një jetë që të
njoh”. Ndaj
suprizohemi kur pasioni, apo obsesioni për të mbaron, thua se ne nuk
kemi parë personin e vërtetë, por projeksionin e imazhit tonë në fakt.

Ndikimi i marrëdhënieve të vjetra

Edhe cilësitë e marrëdhënieve që vendosen jashtë “zonës” seksuale janë
shumë përcaktuese, pra mënyra e të jetuarit të lidhjes emocionale të
dashurisë,
aftësia për t’i besuar tjetrit, përkundja në intimitet, harrimi në
ndjenja dhe pasion e të tjera si këto. Në dukje ngjajnë me diçka krejt
të ndryshme
nga dëshira, por ajo nuk është vetëm produkt trupor dhe është shumë
lehtë e modifikueshme prej të gjitha ndjesive. Janë të rëndësishme edhe
arsyet që,
edhe pse jo seksuale, shtyjnë në sjellje seksuale, si: ankth, trishtim,
ndjenjë vetmie, afeksion, nevojë për intimitet emocional, nevojë për të
shkarkuar tensionin ose për të pasur avantazhe. Qëndron edhe fakti se
nuk mund të shkëputesh lehtë nga e kaluara. Lidhjet e vjetra, pozitive
ose
negative, ndërtojnë një bagazh pak a shumë të rëndë, që merret nga pas
gjatë gjithë jetës.

Ushqimet që ndikojnë në jetën seksuale

Një prostatë problematike mund të zvogëlojë mundësinë për të pasur
ereksion, duke u bërë pengesë e madhe në jetën seksuale. Prostati,
pezmatimi i
rëndë i prostatës, ndonjëherë i shoqëruar me dhimbje dhe dobësim, mund
të mbahet nën kontroll nga ushqime si arra, fara apo mielli integral,
nënprodukte të thekrës. Këto prodhojnë hormone bimore si vajra dhe
substanca të tjera që ulin pezmatimin e prostatës. Farat e kungullit, në
veçanti
kanë vajra që lehtësojnë ndjesinë e sikletit dhe trysninë në legen të
shkaktuar nga fryrja e prostatës. Mund t’iu ndihmojë edhe dieta
orientale:
nënproduktet e sojës, orizi dhe lakra kineze, mund të ulin efektet e
dihidrosteronit, një nënprodukt i testosteronit i ardhur nga hipertrofia
prostatike. Uthulla ka cilësi shumë të mira mjekësore, por ajo mund të
shkaktojë të vjella, impotence temporale mbasi ftoh gjakun.

Nxitësit dhe impulsi i imagjinatës

Afrodiziak është çfarëdolloj substance apo aktivitet që ngjiz dëshirën
për dashuri. Disa kanë pikënisje shkencore, por tek shumica e tyre
vepron
impulsi i imagjinatës. Çdo kulturë dhe secili nga ne vepron përpara
tyre, por sipas mënyrës së tij. Gjatë mijëra vjetëve njerëzimi ka
krijuar mundësi
nga më të ndryshmet në kërkim të aromave të ndryshme, në kërkim të
ngasjes së pornografisë dhe krijimit të artit erotik. Ndryshimi mes tyre
varet nga
gustot e gjithsecilit, ajo që është erotike për njërin mund të jetë
pornografi për tjetrin. E ngrëna dhe e shijuara seksuale varen më pak
nga sistemi
tretës dhe seksual se sa nga truri, pasi gjithçka që na rrethon është më
tepër një ëndërr, iluzion, gënjeshtër. Duke ju referuar ushqimit dhe
seksualitetit, natyra posedon një minimum shumë të thjeshtë i destinuar
për individin dhe specien. Imagjinata është një demon i qëndrueshëm dhe
ka
shumë rëndësi në botën seksuale.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi