Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndahet nga jeta, mjeku popullor Arqile Boti

2 posters

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Ndahet nga jeta, mjeku popullor Arqile Boti  Empty Ndahet nga jeta, mjeku popullor Arqile Boti

Mesazh nga Erisa1 Tue 13 Jul 2010 - 2:45

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare, mjeku popullor Arqile Boti

13 / 07 / 2010





Ndahet nga jeta, mjeku popullor Arqile Boti  Pic

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, mjeku i njohur popullor Arqile Boti.
Mjeku ka ndërruar jetë në banesën e tij pasi vuante nga një sëmundje gjaku.
Arqile Boti ka lindur në Dropull të Gjirokastrës dhe ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës në degën mjekësi e përgjithshme dhe ka punuar për vite me radhë si mjek popullor.

Ai ka marrë pjesë në disa emisione televizive duke dhënë këshilla publike mbi shëndetin dhe përdorimin e ilaçeve të mjekësisë popullore për kurimin e sëmundjeve të ndryshme.

Ceremonia mortore do të organizohet ditën e nesërme në Bularat të Gjirokstrës, fshati i lindjes së mjekut.
Trupi i pajetë i mjekut Arqile Boti do të niset nga Tirana per në Bularat nesër në orën 06:00 të mëngjesit.
Ai është shpallur edhe qytetar Nderi i Gjirokastrës nga Këshilli Bashkiak i këtij qyteti.


Edituar për herë të fundit nga Erisa në Tue 13 Jul 2010 - 4:09, edituar 1 herë gjithsej
Erisa1
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta, mjeku popullor Arqile Boti  Empty Re: Ndahet nga jeta, mjeku popullor Arqile Boti

Mesazh nga Arla Tue 13 Jul 2010 - 3:37

Lajm i dhimbshem, humbje e madhe per ne shqiptaret.
U prehte ne paqe.
Arla
Arla
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2501
 <b>Piket</b> Piket : 2696
Regjistruar : 06/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta, mjeku popullor Arqile Boti  Empty Re: Ndahet nga jeta, mjeku popullor Arqile Boti

Mesazh nga Erisa1 Tue 13 Jul 2010 - 4:06


Këtu në Tiranë. Sa kalon Urën e Lanës, përballë ATSH, në hyrje të Rr "Ali Demi" e quajtur ndryshe "tek Ulliri" ndodhet shkolla 9-vjeçare "1 Maj". Tamam, aty mbas shkollës në fjalë, në një rrugicë pa krye, çdo ditë, nga ora 0.8 e mëngjesit dhe deri ne orën 16.00, gjen një radhë të gjatë, me dhjetëra gra e burra të moshave të ndryshme. Nuk është radha e qumështit të dikurshëm, as e bukës së sotme me çmimin e dyfishte dhe as për të paguar faturat e dritave që dhe pse na mungojnë me ditë e me ore, përsëri i paguajmë kripur. Këta dhjetëra njerëz, si ne koh' te mire e ne qamet rrinë ne radhe për t'u vizituar te i shume kërkuari Dr. Arqile Boti. I lindur ne Bularat te Dropullit te Gjirokastrës para 69 vjetësh, pasi mori mësimet e para ne shkollën 7-vjeçare te fshatit, shkollën e mesme e beri ne gjimnazin "Qemal Stafa" ne Tirane. Ne fillimet e viteve '60 , pasi mbaroi me rezultate te mira Universitetin Shtetëror, ne degën e mjekësisë se përgjithshme u emërua si mjek pathollog ne fshatin Qukës te Librazhdit. Ishte shume i apasionuar mbas profesionit dhe, jo vetëm nuk shprehu pretendime, por shkoi me një here dhe ju fut punës vence., si c'di te punoje Arqileja. Ne Qukes, ne atë kohe ishte dhe një spital me pak shtretër, sa për fshatrat e atij lokaliteti. Dr. Arqileja ishte i vetëm si mjek, kishte ne vartësi një mami dhe nje infermiere. I binte barra te përgjigjej për te gjithë te shtruarit, madje dhe për lindjet. Punonte sa ne spital, ne ambulance, shkonte edhe neper shtëpiat e te sëmurëve ne raste urgjente. Ne pese vjet pune i vizitoi te gjitha shtëpitë e zonës, njohu thuajse gjithë pacientet. Por me mire e njohën ata doktorin e tyre, djaloshin e papërtuar. Beri emër si mjek. Vete Arqileja e quan Universitetin e dyte kohen qe punoi aty, i papërtuar, punonte pa orar. Nami i mire i kaloi kufijtë e Librazhdit. Filluan t'i vine paciente nga Poradeci, Korça, Elbasani e me tej. Gjithnjë doktori gjendej i zënë me pune. Pacientet ishin te detyruar ta prisnin. Qëllonte edhe 24 ore. Prandaj gdhinin edhe net afër ambulancës, pranë zjarreve, ne dimër e vere. Një dite aty kaloi Kryeministri i asaj kohe, Mehmet Shehu. Pa njerëz dhe zjarre dhe pyeti: "C behet këtu valle qe janë grumbulluar njërës dhe kane ndezur zjarre?" Ju përgjigjen se prisnin t'u vinte radha për t'u vizituar te mjeku me fame. Mehmeti, si njeri qe i admironte njerëzit e punës, me te mbërritur ne Tirane dha urdhër qe ky mjek te sillej me pune aty. U tha- u be. Kështu Dr Arqileja u emërua si mjek urgjence ne Poliklinikën Qendrore. Por nuk qe e thënë te gjente rehat doktori. Pacientet qe kishin gjetur derman ja kishin çuar namin "Te Molla e Kuqe" Edhe aty filluan ti vinin paciente nga te katër anët. Njerëzit qe donin te gjenin derman thoshin se doktori na bëkësh edhe punën e hoxhës, i këndon pacientet u jep edhe receta me ca ilaçe qe nuk gjendeshin ne asnjë farmaci, plus konfuzionit qe krijohej para poliklinikës qe grumbulloheshin pacientet e shumte. Dr. Arqileja e pranonte dhe vete se mbante lidhje me hoxhën e Mallagjatit te Elbasanit, Ramazan Allen. Ai kur e shikonte qe nuk e shëronte dot vete pacientin ja niste me një copë letër Dr. Arqilese. Po kështu edhe Dr. Arqileja i çonte myshterinj qe e shikonte te arsyeshme hoxhes. Dr. Arqileja pranon edhe punën e recetave,por nuk e bënte me qellim për te diskretituar shtetin qe nuk sillte ilaçe te shtrenjta. Po ja qe ju mblodhën ca "fakte" qe t'i përdornin dashakeqësit. Smira e kolegeve te tij kërkonte largimin e Dr. Arqilese nga Poliklinika. Por c't'i bënin këtij doktori te krisur qe kishte mbështetjen e pacienteve? Megjithatë ju gjet yçkla për ta çuar ne Baldushk te Tiranës, sepse doktori na paskësh nisur një studim për vdekshmërinë foshnjore ne zonat e thella dhe për ta konkretizuar atë duhet te shkonte ne baze,aty ku vdekshmëria ishte me e larta ne rrethin e Tiranës. Dr. Arqilesë kur i kujton këtë padrejtësi te përgjigjet shkurt me një aforizëm: " Dikush shkoi për te vizituar Ferin. Sa mbërriti pa njerëz qe kacafyteshin me njeri -tjetrin dhe,kur gjeti rastin pyeti se c'ishin këta te paudhe - njeri ju përgjigj; te gjithë kane qene mjeke dhe politikane e kane ardhur te hane kokën e njeri-tjetrit këtu." Me te mbërritur ne Baldushk Dr.Arqileja kërkoi Beqir Koxhajn, një pacient qe ja kishte rekomanduar miku i tij hoxha i Mallagjatit. Beqirit i kishin vdekur katër fëmijë fill pas lindjes. Sipas studimit qe beri Dr.Arqileja, konkludoi se këto vdekje,e te tjera ne këtë zone vinin nga mungesa e imunitetit te nënës e fëmijës. Doktori mendoi te eksperimentoje duke aplikuar gamaglobulinen si te nënat dhe fëmijët. Eksperimentimi dha rezultatet e kërkuara. Mbas kësaj Beqiri beri edhe tre fëmijë te tjerë, qe janë dhe sot e kësaj dite dhe qe Dr. e tyre e ftojnë ne lindje, fejesa dhe martesa. Edhe ne këtë zone Ai "mbaroi"tjetrin Universitet, por ajo qe ishte me e rëndësishme vdekshmërinë foshnjore nga l20 për mije qe e gjet i uli ne 25 për mije. Madje kjo qe dhe arsyeja qe atje ne Baldushkun e largët u organizua një seminar shembullor për uljen e vdekshmërisë foshnjore. Dr. Arqile Boti ka një parim qe e mbron me fanatizëm profesional: Ne 100 paciente duhet te shërosh 75 prej tyre, te tjerët janë ne dore te zotit. Ata, koleget e Dr.Arqilese, qe nuk gjejnë shteg nga mund ta shajnë mundin te thonë vec kaq; Ai është i krisur. Po vërtet i tille është ky njeri se përballet me vdekjen dhe ja rrëmben nga duart asaj pacientet e tij. Dr. Arqileja ka një jete te mbushur me episode. Për punën e mire ne Baldushk e sollën ne Tirane. Po ku i rihej ati aty. Kërkoi vete qe te shkonte ne fshat. E çuan ne Share,qe ne atë kohe ishte qendër e sektorit te Fermës "Gjergj Dimitrov" Punoi ca kohe dhe aty, por radhët me paciente nuk ju ndanë. Përsëri kërkoi te shkonte te punonte ne zonën e thelle te Vrapit. Edhe aty bënte punën e mjekut pathollog, si dhe obstret e gjinekolog. Duke shfrytëzuar eksperiencën e viteve qe punoi ne Qukës edhe aty ndeshi ne paciente gra qe I ankoheshin nga dhimbja e shpatullave dhe me duar si te ngrira,qe ne gjuhen e mjekësisë quhet "Dora e Obstretit" e qe shumica e mjekeve e kurojnë si reumatizëm. Ndërsa doktori im pasi hapi e lexoi volume te tera nga literature ruse e greke (qe kish ne atë kohe) konkludoi se kjo vinte nga mungesa e kalciumit,magnezit dhe vitaminës D e B komplekse. Pra dhe e kuroi me këto medikamente. Fshataret e quanin fat qe u kishte shkuar ky mjek atje. Çuditeshin se si e kishin lejuar ata te qytetit te vinte këtu. Dhe,nuk dinin ata se ky njeri e kishte zgjedhur vete këtë vend te largët. Ndoshta qe duke qene larg e ne zone te thelle do t'u shpëtonte radhëve. Koleget e tij qe e quanin "te krisur" nuk linin gur e mik pa future ne siklet për te zënë një "qoshe"ne qytet .Dr. ynë, i veçante nder te veçantët edhe këtu nuk u shpëtoi radhëve, veç se pacientet e taksistet shkatërruan makinat për te vajtur ne Vrapin e largët. Dr Arqileja ka një veti: "Meson nga librat dhe nga te diturit" Me ndihmën konkrete te mamisë Afërdita Lepenica, si dhe ne saj te konsultave te vazhdueshme me Dr Gjylbegun , atje ne ambulancën e Vrapit ndeshi dhe i dha zgjidhje nj fenomeni te veçante qe ndodh me gratë qe kane lindje te vështirë. Përveç hapjes qe ato pësojnë gjatë lindjes se vështirë, ndjejnë një dhimbje te tmerrshme te belit dhe një këputje, e te fiket ne stomak qe vendasit I thoshin "Dhimbje ne lukthin e zemrës"e qe ndodhte nga përmbysja e mitrës. Si gjithnjë Dr. Arqileja ju referua literaturës ruse, greke dhe asaj angleze qe sa kishte hyre ne Shqiperi. Shfrytëzoi mësimet e mara nga mamia dh Dr. Gjylbegy dhe praktikoi dhe beri vete eksperimente ne çuarjen e mitrës ne vend. Këtë "çmenduri" e mori vesh edhe Piro Kondi-ish sekretar i Komitetit te PPSH Tiranës. Dhe me marifet I tërhoqi vëmendje se si ka kurajë e hyn ne punët e gjinekologut. Por Dr. Arqileja ju përgjigj me një metafore: "Aq sa mund te quhet kuzhinier një qe gatuan veç mish me patate,aq është mjek ai qe nuk njeh mjekësinë e përgjithshme. Dr. Arqileja ka mbi 40 vjet qe punon si mjek, e radhët e pacienteve nuk po i ndahen. Ai tani ka gjetur një qoshe ne këtë rrugice qorre,por radha vazhdon. " Do ta ndërroj prapë kliniken - thotë" Dr. Arqileja ndryshe nga gjithë koleget e tij është bere i njohur edhe me mjekësinë bimore (alternative) qe ai praktikon. Ne kliniken e tij te bije ne sy nje grumbull bimësh mjekësore. Ai mbron me fanatizëm parimin e tij filozofik se :"Zoti kur na dërgoi sëmundjet ne njerëzve,ne atë mase i dha tokës bimët shëruese" Edhe pse 69 vjeç ai ende nuk i ndahet leximit. Ta mbush mendjen se fuqia shëruese e bimëve e ka origjinën nga Hipokrati, Dioskuridi me tetë volumet e tij, Galemi, arabi Ariceda, kinezet e lashte, qe ai I ka lexuar e lexon sa here i duhen..E gjeta me librin e Majkell Murrajt ne dore. Filloi te me tregonte se ky mjek i madh duke shfrytëzuar origjinën e ilaçeve me origjine bimore po lufton sëmundjen e leucemisë e kancerin. Vini Kristina, ilaç qe prodhohet nga Vini Roza u rritka në Madakaskar. Apo taksoli dhe Taksoferi (kura anti kancer) del nga bredhi qe ritet ne Oqeanin Paqësor e quhet Taksus Bukato. I kërkoj ndjese lexuesit për ndonjë gabim timin se nuk mund te jem një doktor shkencëtar si Arqile Boti. Sot dëgjojmë për shume mjeke te ashtuquajtur popullore. Keta barinj,dine te bejne ndonj ilac si dikur gjyshja ime. Por nuk kanë as njohuritë me te vogla ne Botanike,Biokimi e Farmakologji.. Ndryshe na lind e drejta te themi për Dr. Arqile Botin. Ai është një njohës i mire i shkencës se mjekësisë moderne> Ndaj ai sot njihet dhe respektohet nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive te Kambrixhit,e cila e ka vlerësuar me Medaljen Mari Kyri. Apo ajo amerikane qe e ka nderuar me medaljen e arte për Shqipërinë. Drejtori i Qendrës Ndërkombëtare te Biografive te Kembrixhit e respekton si këshilltarin e tij. Ka mbi pese vjet qe merr pjese ne Kongresin Politeknik te Greqisë ne Athine për mjekësinë. Ne Milano mori pjese ne Konferencën e mjekësisë se rregullt fiziologjike. Është i ftuar ne Kaliforni e ne Kongresin mjekësor te Oksfordit per Fito Terapinë. Ka gati për botim ne tri gjuhe(anglisht,greqisht e shqip librin "Bazat e Fito Terapisë" Këshilli Bashkiak i Gjirokastre e ka shpallur Qytetar Nderi. Mban disa medalje e urdhra nga Kuvendi Popullor i Shqipërisë. Ka një kujtese brilante dhe, kur e pyet se si e ka ruajtur këtë memorie ta pr?t shkurt: "Nuk kam fjetur ne një dhome me gruan,por me LIBRAT"

Nga Fatmir Luarasi
Erisa1
Erisa1
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 2039
 <b>Piket</b> Piket : 2564
Regjistruar : 28/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Pran Gjanices

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndahet nga jeta, mjeku popullor Arqile Boti  Empty Re: Ndahet nga jeta, mjeku popullor Arqile Boti

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi