Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe.

Shko poshtë

Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe. Empty Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe.

Mesazh nga Geri Fri 28 May 2010 - 7:36

Shqipja është një gjuhë indoevropiane që flitet në Shqipëri dhe nga
shqiptarët etnikë në pjesë të tjera të Ballkanit jugor. Gjuha shqipe
flitet gjithashtu edhe përgjatë bregdetit lindor të Italisë dhe në
Siçili, në jug të Greqisë si dhe në Gjermani, Suedi, Shtetet e
Bashkuara, Kanada, Ukrainë dhe Belgjikë. Shqipja është një ndër gjuhët
moderne që përfaqëson një degë më vete në familjen e gjuhëve
indoevropiane.

Origjina e emrit "Albanian", i cili
tradicionalisht i referohet një zone të vogël në Shqipërinë e Mesme dhe
të emrit të sotëm Shqip ose Shqipëri, mund të rrjedhin nga një fjalë
latinishte, excipere që do të thotë "shqiptoj saktë, qartë". Por këto
janë akoma edhe sot të diskutueshme. Emri "Albanian" është gjetur nëpër
dokumente që në kohën e Ptolemeut. Në kalabrisht emri është arbëresh, në
greqishten moderne arvanítis ose alvanós, dhe në turqisht arnaut; emri
duhet të jetë transmetuar herët nëpërmjet greqishtes.

Gjuha
Shqipe flitet në:
Shqipëri, Kosovë, Ish Republikë Jugosllave e
Maqedonisë, Serbia dhe Mali i Zi, Greqi, Turqi, Itali, dhe vende të
tjera
Vendi: Evropa Lindore
Numri i Folësve: 10 milion në mbarë
botën
Renditja: Nuk është ndër 100 të parat
Gjenetika
Indoevropiane
Klasifikimi: Shqip
Statusi Zyrtar
Gjuhë zyrtare
e: Shqipërisë, Kosovës, Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe. Empty Re: Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe.

Mesazh nga Geri Fri 28 May 2010 - 7:37

Dialektet

Dy
dialektet kryesore të gjuhës shqipe janë Gegë në veri dhe Toskë në jug,
të ndara ashpër nga Lumi Shkumbin. Gegërishtja dhe Toskërishtja janë
degëzuar për së paku një mijëvjeçar, dhe format e tyre më pak ekstreme
janë të kuptueshme reciprokisht. Gegërishtja ka nën-variantet më të
dallueshme, prerjet të cilat janë lloje më veriore dhe lindore, që
përfshinë ato të qyteteve të Shkodrës, rajonin e Ish Republikës
Jugosllave të Maqedonisë verilindore, Kosovën (në ish Jugosllavi), dhe
fshatin e izoluar Arbanasi (jashtë Zarës) të bregut të Kroacisë,
Dalmacisë. “Arbanasi” i themeluar në fillimin e shekullin XVIII nga
refugjatët nga rajoni rreth qytetit bregdetar të Malit të Zi, Tivarit,
ka rreth 2,000 folës të gjuhës shqipe.

Të gjitha dialektet e
folura shqipe në enklavat italiane dhe greke janë variantet e
toskërishtes dhe duket se janë të lidhura më së afërmi me dialektin e
Çamërisë në jugun e largët të Shqipërisë. Enklavat Italiane- rreth 50
fshatra të shpërndarë - me siguri janë gjetur nga emigrantët nga sundimi
i Turqisë në Greqi. Disa dialekte të largëta dhe të izoluara të
origjinës jugore të Toskërishtes fliten në Bulgari dhe Trakinë Turke por
nuk kanë datë të saktë. Gjuha ende përdoret në Madritsa, Bulgari, në
kufirin afër Edirnesë, dhe në përfundim të këtij fshati që po mbijeton
në Mandres, afër Kilkis në Greqi, që daton nga Lufta Ballkanike. Një
enklavë Toskërisht afër Melitopolit në Ukrainë shfaqet vendosja e fundme
nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, për të cilin ekziston
një tekst, dhe nga Sreim, për të cilin nuk ekziston asnjë tekst janë
zhdukur.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe. Empty Re: Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe.

Mesazh nga Geri Fri 28 May 2010 - 7:37

Historia

Gjuha
zyrtare, e shkruar me gërma latine dhe që u adaptua në vitin 1909,
ishte e bazuar në dialektin e Gegërishtes Jugore të qytetit të Elbasanit
nga fillimi i shtetit të Shqipërisë deri në Luftën e dytë botërore.
Deri në vitin 1968 shqiptarët e Kosovës, Ish Republikës Jugosllave të
Maqedonisë dhe Malit të Zi përdorën Gjuhën Letrare Gege si gjuhë
zyrtare. Ne Shqipëri me ardhjen në fuqi të komunistëve gjuha Gege u
ndalua institucionalisht prej vitit 1944 deri ne vitin 1967 dhe de-fakto
prej vitit 1972 deri sot. Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetëm që
bazohet në toskërisht, por edhe fjalët e shprehjet qe huazohen prej
gegërishtes konvertohen në morfologjinë, fonologjinë dhe sintaksën e të
folmes toskë. Shqiptarët që jetojnë edhe sot nën administrimin e
sllavëve e pranuan gjuhën toskë si gjuhë zyrtare. Ky vendim politik i
marrë në Prishtinë në vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarë,
gazetarë dhe sidomos rinia që shkruan në internet si jo frutdhënës dhe
diskriminues ndaj gegëve, në veçanti ndaj kosovarëve të cilët
tingëllojnë si emigrantë kur flasin gjuhën standarde shqipe.

Vetëm
disa të dhëna të shkruara shkurt janë ruajtur nga shekulli i 15-të. E
para ishte një formulë pagëzimi e vitit 1462. Shpërndarja e librave të
prodhuar nga shekujt 16 dhe 17 kanë buruar shumë në zonën e Gegërishtës
(shpesh në Scutarene Gegërisht veriore) dhe reflektuan aktivitetet
misionare të Katoliçizmit Romak. Një rrymë shumë më e vogël e
literaturës në shekullin e 19-të ishte prodhuar nga të mërguarit.
Ndoshta punimet e literaturës më të hershme dhe të pastra të çfarëdo
niveli është poezia e shekullit të 18-të të Jul Varibobës, të enklavave
në S. Giorgio në Kalabri. Disa prodhime të literaturës vazhduan në
shekullin e 19-të në enklavat Italiane, por asnjë aktivitet i ngjashëm
nuk është ruajtur në zonat e Greqisë. Të gjitha këto dokumente të
hershme historike tregojnë për një gjuhë e cila dallon pak nga gjuha e
tanishme, sepse këto dokumente nga krahina dhe kohë të ndryshme
paraqesin karakteristikat e shënuara të dialektit. Sidoqoftë, ato shpesh
kanë një vlerë për studimet e linguistikës që janë shumë më të
rëndësishme në meritën e tyre të literaturës.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe. Empty Re: Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe.

Mesazh nga Geri Fri 28 May 2010 - 7:37

Gramatika

Kategoritë
e gramatikës së Shqipes janë shumë të afërme me gjuhët e tjera
Evropiane. Emnat tregojnë dukshëm gjininë, numrin, dhe tri apo katër
rasa. Një tipar i pazakonshëm është që emrat ndryshohen më tutje me
prapashtesa për të treguar domethënien e caktuar apo pacaktuar: bukë,
buka. Mbiemrat-përveç numëror dhe disa shprehje të caktuara sasie-dhe
emrat e varur përcjellin emrin të cilin e modifikojnë; dhe ata janë të
shquar në kërkimin e pjezës që i përcjell ata që pajtohen me emrin.
Andaj, në “një burrë i madh, modifikohet nga i madh, i cili paraprihet
nga i, i cili pajtohet me termin për “njeri”; gjithashtu në “dy burra të
mëdhenj”, mëdhenj, forma mashkullore e shumësit nga i madh, përcjellë
emrin burra dhe paraprihet nga një pjesëz që pajtohet me emrin. Foljet
kanë numrin dhe një llojllojshmëri të formave të gjetura në Frëngjisht
apo Italisht dhe janë mjaft të parregullta në formimin e rrënjëve të
tyre. Shumësat e emrit po ashtu janë të dukshëm për parregullsitë në një
numër të madh të tyre. Në përgjithësi, gramatika dhe dallimet formale
të Shqipes na kujtojnë Greqishten moderne dhe gjuhët e Romantizmit,
veçanërisht Rumun. Tingujt sugjerojnë Hungarishten apo Greqishten, por
Gegërishtja me zanoreve hundore tingëllon si karakteristike.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe. Empty Re: Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe.

Mesazh nga Geri Fri 28 May 2010 - 7:37

Fjalori
dhe kontaktet me gjuhët e tjera


Edhe pse
shqipja ka pranuar huazime nga fqinjët, poashtu tregon jashtëzakonisht
disa dëshmi të kontaktit me Greqishten e lashtë; Si e tillë është
Gegërisht mokën (Toskërisht mokër), nga Greqishtja mekhane’. Kontaktet e
afërta me Romakët japin shumë huazime latine - mik nga Latinishtja
amicus, këndoj nga cantare. Përveç kësaj, huazimet e tilla të fjalëve në
Shqip vërtetohen nga ngjashmëritë në zhvillimin e Latinishtes së folur
në Ballkan dhe Rumani, një gjuhë e Romantizmit Ballkanik. Për shembull,
Latinisht paludem u kthye në padulem dhe pastaj padure në Rumani dhe
pastaj pyll në Shqip, të dyja me kuptim të modifikuar.

Anasjelltas,
rumanishtja po ashtu i ndan disa terma vendorë jo-latinishte me
Shqipen—p.sh. Rumanisht brad, Shqip bredh. Andaj këto dy gjuhë
reflektojnë kontakte të veçanta historike të kohëve të hershme.
Komunikimet e hershme me barbarët me sa duket kontribuan fjalën fjalën
"tirq" (nga bashkimi i vjetër “thigh-breech), përderisa huazimet me
kontaktet e hershme Sllave mund të atribuojnë në kontaktet kulturore
gjatë 500 viteve të kaluara me Venedikasit, Osmanët, Grekët (deri në
jug), dhe Sllavët (deri në lindje).

Një numër i favorshëm i
tipareve - p.sh. formimi i kohës së ardhshme dhe shprehjes së emrit –
janë të ndara nga gjuhët tjera të Ballkanit por kanë një origjinë dhe
zhvillim të pakuptueshëm; Shqipja apo forma e sajë e hershme shumë lehtë
mund të jetë burimi për të paktën disa nga këto. Studimi i tipareve të
tilla regjionale në Ballkan është bërë një rast klasik për hulumtimi mbi
fenomenin e përhapjes së gjuhës.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe. Empty Re: Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe.

Mesazh nga Geri Fri 28 May 2010 - 7:38

Alfabeti

Alfabeti
shqip ka tridhjetë e gjashtë shkronja dhe nga to shtatë zanore: A, E,
Ë, I, O, U, Y, dhe 29 bashkëtingëllore: B, C, Ç, D, Dh, F, G, Gj, H, J,
K, L, Ll, M, N, Nj, P, Q, R, Rr, S, Sh, T, Th, V, X, Xh, Z, Zh.

Alfabeti
modern, i vendosur në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, është i
bazuar në atë Latin.

P.s. Informacionet e mesiperme kane si burim
wikipedian.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe. Empty Re: Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe.

Mesazh nga Geri Fri 28 May 2010 - 7:38

NJOHURI
PËR PREJARDHJEN DHE HISTORINË E GJUHËS SHQIPE


Gjuha
shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane. Familja e gjuhëve
indoevropiane përfshin gjuhët me prejardhje të përbashkët, të cilat
janë folur dhe fliten nga India, në lindje, deri në Irlandë, në
perëndim, si: sanskritishtja, latinishtja, greqishtja, gjuhët sllave
etj. Me gjithë ndryshimet e mëdha që kanë pësuar gjatë zhvillimit të
tyre historik, gjuhët e ndryshme indoevropiane kanë ruajtur disa tipare
të përbashkëta, që i dallojnë nga gjuhët e familjeve të tjera, si psh.:
nga familja e gjuhëve ugro-fine (hungarishtja, finlandishtja,
estonishtja), nga familja semitike (arabishtja etj.)

Karakteri
indoevropian i gjuhës shqipe shfaqet:
-Në fjalor. Sipas studimeve te
prof. Eqrem Çabejt, numri i fjalëve të trashëguara të shqipes nga
indoevropianishtja është mjaft i madh. Ato në përgjithësi janë fjalë të
një përdorimi të dendur, prandaj dhe i kanë qëndruar kohës. P.sh.,
shumica e numërorëve janë të fondit indoevropian: një, dy, tre (tri),
katër etj. Të trashëguar nga indoevropianishtja janë edhe përemrat: ti,
ju; emrat:natë, motër, ditë, dimër, ujk, plak, dhëndër, foljet: jam,
bie, shkel etj.

-Në gramatikë. Sistemi tre gjinish (mashkullore,
femërore dhe asnjëanëse) ka qenë një veçori e gjuhëve indoevropiane, i
cili si në mjaft gjuhë të kësaj familjeje dhe në gjuhën shqipe është
ruajtur edhe sot. Por, duhet thënë se gjinia asnjëanëse sot është
kufizuar mjaft. Ajo përdoret ende tek emrat që vinë nga pjesoret e
foljeve: të folurit, të menduarit, etj. Te foljet të bie në sy edhe një
tipar tjetër i hershëm indoevropian: ndërtimi i formave foljore me
rrënjë të ndryshme, si: jam-qeshë; kam-pata; shoh-pashë; rri-ndenja etj.

Kur
flasim për karakterin indoevropian të gjuhës shqipe, kemi prasysh
tiparet thelbësore që ajo ka trashëguar nga një frazë e hershme
indoevropiane. Këto tipare nuk kanë mbetur krejt të pandryshuara, ashtu
sic kanë qenë mijëra vjet me parë, por kanë ndryshuar e janë zhvilluar
shkallë-shkallë, gjersa kanë arritur në gjendjen e tyre të sotme.

-Gjuha
shqipe është bijë e ilirishtes. Ilirishtja ka qenë gjuhë indoevropiane
që flitej nga ilirët. Megjithë burimet që kanë ,betur nga ilirishtja
janë të pakta, sot është vërtetuar se gjuha shqipe ka prejardhjen e
gjuhës shqipe prej ilirishtes, mund të përmenden:
Vijimësia
iliro-shqiptare e emrit kombëtar të shqiptarëve: Trajta Arbën, Arbër, që
ndeshet në mesjetë, lidhet me emrin ‘Albanoi”, të një fisi ilir afër
Durrësit, që përmendet në periudhën antike.
Prania në shqipen e sotme
e rreth 1 000 emrave të vendeve, të njerëzve, të fiseve ose banorëve,
të trashëguar nga ilirishtja, si: Scodra: Shkodra; Drinus, Drilon: Drin;
Barbana: Bunë; Lissus: Lezhë; Mathis: Mat; Dyrrachium: Durrës; Isamnus:
Ishëm; Aulon: Vlorë etj. Një pjesë e mirë e këtyre emrave të vendeve
shpjegohen me fjalë shqipe, si p.sh.: Dardania: dardhë; Delmatia elme,
dele; Malontum: mal; Ulkinion: ulk, ujk etk.
Disa emra ilirië të
njerëzve janë të gjallë edhe sot ose kanë përgjegjëset në gjuhën shqipe;
Bardus, Bardyllis, Bato, sot: Bardhi, Bardhyl, Bato.
Prejardhja e
gjuhës shqipe nga ilirishtja shpjegohet dhe me të dhëna të historisë së
popullit shqiptar. Të dhënat e historisë dëshmojnë se populli ynë nuk ka
lëvizur nga trojet e sotme.

Kur është shkruar gjuha shqipe?
Vepra më e vjetër e shqipes së shkruar është “Meshari” i Gjon Buzukut, i
vitit 1555. Por gjuha shqipe ka qenë e shkruar dhe më parë. Kështu në
vitin 1332 një bashkëkohës dëshmonte se shqiptarët kishin një gjuhë krej
tjetër dhe të ndryshme nga latinishtja, megjithëse kishin alfabetin
latin në përdorim dhe në tërë librat e tyre.
Gjuha e përpunuar e
veprës së Buzukut tregon se ai (Buzuku) është mbështetur në një traditë
shkrimi të mëparshme.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe. Empty Re: Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe.

Mesazh nga Geri Fri 28 May 2010 - 7:38

Fjalët
e huazuara


Tërësia e fjalëve të gjuhës që na
shërbejnë për t’u marrë vesh me njëri-tjetrin, përbën leksikun e gjuhës.
Leksiku i gjuhës shqipe, si çdo gjuhë tjetër, është pasuruar pa
ndërprerje gjatë viteve, dhjetëvjeçarëve, shekujve. Ajo rritet e
pasurohet dhe sot:
a) nga formimi i fjalëve të reja nëpërmjet
prejardhjes e përbërjes ose nëpërmjet zgjerimit e ngushtimit të kuptimit
të fjalëve,
b) nga marrja e fjalëve prej gjuhëve të huaja.

Huazimi
i fjalëve nga gjuhë të huaja

Huazimi është një dukuri që ndodh
në të gjitha gjuhët. Ai sjell pasurimin e gjuhës kur lidhet me një
objekt a dukuri të re të panjohur, për të cilën gjuha nuk ka fjalës
përkatëse, p.sh.: fjalët bankë (it.), basketboll, volejboll, (angl.)
etj.
Disa herë fjalët e huazuara janë përdorur krahas fjalëve të
gjuhës shqipe. Kjo ka ndodhur kur fjala e huaj ka qenë një term
ndërkombëtar (p.sh.: grip (rrufë), epilepsi (sëmundja e tokës, ftigë)
etj.) ose kur ka shprehur ndonjë nuancë të re të panjohur a një kuptim
më të përpiktë (p.sh.: bojë (lëndë ngjyrosëse: bojë shkrimi, bojë
leshi), ngjyrë (veti e caktuar fizike e një trupi që thith një pjesë të
dritës dhe kthen pjesën tjetër: ngjyrë e kuqe etj.)).

Format e
ndryshme të huazimit

Në gjuhën shqipe huazimet janë të termave të
ndryshme. Ato janë
të plota: fjala ka hyrë si është në gjuhë të
huaj, p.sh.: futboll, bursë, adresë, depo, kamion etj.
strukturore:
fjala në të vërtetë është shqip, por është ndërtuar sipas modelit të një
fjale të huaj, duke përkthyer pjesët e saj [përbërëse. Këto huazime
quhen kalke si p.sh: bashkëtingëllore, drejtshkrim, ndajfolje,
kryevepër, i jashtëzakonshëm, rrënjësisht etj.
Janë huazuar
gjithashtu edhe prapashtesa a parashtesa, si p.sh.: prapashtesat: -icë,
-nik, -kë, -it nga sllavishtja; prapashtesat: -xhi, -çi, -llarë, -lerë,
-llëk, nga turqishtja.
Fjalët që merren nga gjuhët e huaja, shkruhen
dhe shqiptohen sipas vlerës fonike të alfabetit tonë, u nënshtrohen të
gjitha kategorive gramatikore dhe rregullave përkatëse: p.sh. në qpftë
se janë emra, kanë trajtë të pashquar, të shquar, numrin njëjps a
shumës, lakohen etj.

Koha dhe vendi i huazimit
Në fjalorin e
gjuhës shqipe fjalët e huaja janë futur në sasi të ndryshme, gjatë
epokave të ndryshme. Origjina e tyre gjeografike ka qenë gjithashtu
shumë e ndryshme. Duke qenë vazhduese e ilirishtes gjuha shqipe ka
huazuar fjalë nga latinishtja e greqishtja, më vonë nga turqishtja,
anglishtja etj. Këto huazime kanë qenë të drejtpërdrejta: janë marrë
drejtpërdrejt nga gjuha e huaj (p.sh. qytet, mur, shëndet, nga
latinishtja) ose të tërthorta, nëpërmjet një gjuhe tjetër të tretë
(p.sh. fjalët prej burimi grek: sinonim, gramatikë, sintaksë, telefon
etj. janë marrë nga gjuhët neolatine).
Fjalët e huazuara janë të
fushave të ndryshme të jetës:
-të jetës politiko-shoqërore :
kushtetutë, parti, diktaturë, demokraci etj.
-të shkencës dhe
teknikës : histori, gjeografi, gramatikë, traktor, telegraf, mikroskop,
radio etj.
-të artit: roman, poemë, dramë, komedi, portret, teatër
etj.
-te sportit, mjeksisë etj.

Duhet të jemi të kujdesshëm në
marrjen dhe përdorimin e fjalëve të huaja. Nuk është e nevojshme të
vazhdojnë të përdoren ende fjalët e huaja: direkt për drejtpërdrejt,
influencon e influencë për ndikon e ndikim, dimensione për përmasa etj.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe. Empty Re: Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe.

Mesazh nga Geri Fri 28 May 2010 - 7:39

Tingujt
e gjuhës shqipe


Gjuha shqipe ka 7 zanore dhe
29 bashkëtingëllore. Zanoret e bashkëtingëlloret dallohen ndërmjet tyre
nga pikëpamja e nyjëtimit dhe nga funksioni.
Kur shqiptojmë zanoret,
rryma e ajrit vë në lëvizje tejzat e zërit dhe kalon nëpër aparatin e të
folurit pa hasur ndonjë pengesë. Kur shqiptojmë bashkëtingëlloret, në
rrugën e kalimit të ajrit krijohen pengesa, të cilat kapërcehen në
mënyra të ndryshme.
Zanoret dhe bashkëtingëlloret dallohen ndërmjet
tyre edhe nga funksioni: zanoret janë tinguj që formojnë rrokje,
bashkëtingëlloret janë tinguj që hyjnë në përbërjen e rrokjes, por që
ato vetë nuk formojnë rrokje.
Zanoret e gjuhës shqipe janë: a, e, ë,
i, o, u, y.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe. Empty Re: Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe.

Mesazh nga Geri Fri 28 May 2010 - 7:39

Ndarja
e fjalëve në fund të rreshtit



Ndarja e
fjalëve në fund të rreshtit mbështetet kryesisht në ndarjen e fjalëve në
rrokje, (Rrokja: pjesë e fjalës e përbërë nga një zanore ose nga një
zanore dhe një a më shumë bashkëtingëllore, që shqiptohen me një të
nxjerrë të frymës) duke marrë parasysh edhe strukturën morfologjike të
fjalës.

1. Fjalës njërrokëshe nuk ndahen në fund të rreshtit:
bujk, dash, dru, kënd, kopsh, i keq, shkëmb etj.

2. Ndarja e
fjalëve në fund të rreshtit bëhet sipas këtyre rregullave:

-Bashkëtingëllorja
që ndodhet midis 2 zanoresh, shkon me zanoren që vjen pas, p.sh.:
de-ti, do-ra, gë-zim, lu-le etj.

-Kur midis dy zanoresh ndodhen
dy a më shumë bashkëtingëllore, ndarja në fund të rreshtit është e lirë,
mjafton që bashkëtingëllorja e fundit të kalojë në krye të rreshtit
tjetër me zanoren ndjekëse; nga dy ose më shumë ndarje të mundshme të
një fjale duhet parapëlqyer ajo që ruan më qartë kufijtë e pjesëve të
kuptimshme të fjalës: ko-dra, ose kod-ra, shu-fra ose shuf-ra etj.

Shënim:
Bashkëtingëllorja j e ndjekur nga një bashkëtingëllore tjetër lidhet
gjithmonë me zanoren që i prin p.sh.: kuj-tim, laj-thi, paj-toj, vaj-ta
etj.

-Kur vijnë dy zanore njëra pas tjetrës, ato mund të ndahen
në fund të rreshtit: vëlla-it, atdhe-ut, e di-el, blu-aj etj.

-Fjalët
e përbëra dhe të përngjitura si dhe fjalër e formuara me parashtesa që
përdoren edhe si fjalë më vete në gjuhën e sotme, në fund të rreshtit
ndahen në kufirin e pjesëve përbërëse të tyre, psh.: hekur-udhë,
bashk-atdhetar, gjith-secili, mos-ardhje ose mund të ndahen sipas
rrokjeve të secilës pjesë përbërëse, p.sh.:he-kurudhë ose hekuru-dhë
(!por jo heku-rudhë), bashkat-dhetar (!po jo ba-shkatdhetar), mos-ardhje
ose mosardh-je (!por jo mo-sardhje).

-Një shkronjë e vetme nuk
mund të lihet në fund të rreshtit as të çohet në rreshtin tjetër,
p.sh.:aca-rim (jo a-carim), ba-riu (jo bari-u), Shqipë-ria (jo
Shqipëri-a).

-Dy shkronja të njëllojta që takohen në një fjalë,
në fund të rreshtit mund të ndahen, p.sh.: i pa-anshëm, zë-ëmbël etj.

-Kur
kalon në rreshtin tjetër pjesa e dytë e një fjale të përbërë a një
emërtimi që shkruhet me vizë lidhpse, para saj në krye të rreshtit
përsëritet viza lidhëse, p.sh.: hyrje-/-dalje, copa-/-copa etj.

-Në
fund të rreshtit nuk hapen kllapa a thonjëza, as nuk mbyllen në fillim
të rreshtit.

-Fjalëzat s’, ç’ nuk duhen veçuar nga fjala që vjen
menjëherë pas tyre.

-Shenjat e pikësimit nuk mund të kalojnë në
rreshtin tjetër.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe. Empty Re: Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe.

Mesazh nga Geri Fri 28 May 2010 - 7:40

Drejtshkrimi
dhe drejtshqiptimi i zanoreve dhe i grupeve të zanoreve


Drejtshkrimi
i sotëm i njësuar i gjuhës shqipe është vendosur në Kongresin e
Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (nëntor 1972).

Drejtshkrimi i
shqipes mbështetet në dy parime kryesore: në parimin fonetik dhe në
parimin morfologjik.

Zanorja e e theksuar
Fjalët që kanë e të
theksuar, e cila ndiqet nga një bashkëtingëllore hundore (m, n, nj),
shqiptohen dhe shkruhen të gjitha me e (dhe jo disa me e dhe disa me ë).
Me e shqiptohen e shkruhen, gjithashtu, fjalët e prejardhura ose të
përbëra prej tyre, pavarsisht nga lëvizja e theksit, p.sh.: (më) dhemb,
dhembje, emër, emëror, shembull, shembullor etj., argjend, argjendar,
brenda , i brendshëm, cen, cenoj, (i,e) dendur, dhen, end, gjendje,
kuvend, mend, mendoj, përmend, pendë, qendër, qendror (por qëndroj,
qëndrim), vend, vendos etk., e enjte, gështenjë, ndjenja, (i,e) ndenjur,
penj, shenjë (por shënoj, shënim), i shtrenjtë.

Me e duhen
shqiptuar e duhen shkruar dhe fjalët: dre-ri, fle, fre-ri, gdhe-ri, (i,
e) nderë, ngre, pe-ri.

Zanorja ë e theksuar
Shkruhen me ë
fjalët si: bëj, çështje, dëm, dhëmb-i, dhëmballë, dhëndër, dhënie,
është, e ëma, ëndërr, gojëdhënë, një (njëri), përzë, parathënie,
thëllëzë, zë (zëri), zë (kam zënë) etj.

Shkruhen dhe shqipohen me
a vetëm ato fjalë që në gjuhën letrare janë ngulitur në trajtën me a,
si: dhanore, (i, e) mangët, shmang, zanë, zanore, amtare, vranësi,
ranor, ranishte etj., megjithëse fjalët përkatëse shkruhen e shqiptohen
me ë.

Duhet pasur kujdes për numërorin një dhe për numërorët dhe
fjalët e formuara prej tij: njëmbëdhjetë, njëzet, njëjës, njëri, njëra,
njësi, si dhe për foljet: lë, vë, zë, të cilat duhet të shqiptohen dhe
të shkruhen kurdoherë me ë (këto fjalë herë-herë dëgjohen të shqiptuara
me i ose me e).
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe. Empty Re: Gjitcka Mbi Gjuhen Shqipe.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi