Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhmie Pagarusha merr çmimin Artiste e Merituar

Shko poshtë

Nexhmie Pagarusha merr çmimin Artiste e Merituar Empty Nexhmie Pagarusha merr çmimin Artiste e Merituar

Mesazh nga Vizitor Sat 8 May 2010 - 19:42

Nexhmie Pagarusha merr çmimin Artiste e Merituar

Nexhmie Pagarusha merr çmimin Artiste e Merituar GetAttachmentPresidenti Fatmir Sejdiu priti legjendën e muzikës shqipe, Nexhmie Pagarusha, të cilën e dekoroi me çmimin “Artiste e Merituar” për veprimtarinë dhe kontributin e veçantë dhënë kultivimit të muzikës dhe këngës së përsosur shqipe, teatrit dhe filmit.
“Kontributi i Nexhmije Pagarushës në fushën e krijimit, kultivimit,
interpretimit dhe të promovimit të artit muzikor shqiptar është i një rëndësie
të jashtëzakonshme. E përkushtuar gjithë jetën për të ngritur vlerat e artit
muzikor, duke krijuar identitet referues kulturor, duke qenë zë i fuqishëm i
shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjë
identifikuese e Kosovës dhe simbol i artistit që me veprën e vet komunikon në
mënyrë autentike dhe përherë frymëzuese me një audiencë të gjerë muzikore. Ajo
është shembulli më i mirë i personalitetit që tërë jetën ia kushtoi zhvillimit
dhe ngritjes së artit dhe kulturës shqiptare dhe si e tillë ajo është frymëzim
nxitës për brezat krijues dhe interpretues të artistëve”, tha Sejdiu me këtë
rast.
Dekorim i Nexhimje Pagarushës vjen në 77-vjetorin e lindjes së saj dhe
dekorimi u bë në bazë të Nenit 84, pika 28 të Kushtetutës së Republikës së
Kosovës, si dhe në bazë të Nenit 3, 34 dhe 49 të Rregullores mbi Dekoratat,
Urdhrat dhe Titujt e Nderit të Kosovës që i jep Presidenti i Republikës së
Kosovës dhe Procedurat e Dhënies së tyre
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi