Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nexhmije Pagarusha Kushtuar bilbilit te muzikes kosovare

Shko poshtë

Nexhmije Pagarusha Kushtuar bilbilit te muzikes kosovare Empty Nexhmije Pagarusha Kushtuar bilbilit te muzikes kosovare

Mesazh nga Vizitor Sun 14 Mar 2010 - 21:56

Nexhmije Pagarusha
Kushtuar bilbilit te muzikes
kosovare


Nexhmije Pagarusha Kushtuar bilbilit te muzikes kosovare AttachmentNexhmije Pagarusha Kushtuar bilbilit te muzikes kosovare Attachment
Nexhmije Pagarusha Kushtuar bilbilit te muzikes kosovare 623

Bilbili i Kosovës; është ky epitet i ngjitur decenie më parë
dhe i cili epitet mbetet edhe sot e kësaj dite sinonim i këngëtares legjendare
mbarëshqiptare, Nexhmije Pagarusha. Këngëtarja me zë bilbili, mbetet e
pazëvendësueshme si për nga karakteristikat vokale interpretuese, ashtu edhe për
nga prezentimi gjithnjë dinjitoz para publikut. Është Nexhmije Pagarusha e
vetmja artiste shqiptare të cilën pa asnjë rezervë, të gjithë do ta kishin
cilësuar si E MADHJA NEXHMIJE. Edhe përkundër asaj që ajo tani e vite më parë
nuk është më aktive në skenën muzikore shqiptare, emri i saj është i njohur si
për gjeneratat më të vjetra ashtu edhe për gjeneratat më të reja. Incizimet e
saj i shohim për çdo ditë në mediat elektronike, e fotografitë e saj ende
rrotullohen nëpër revista e gazeta të ndryshme. Kisha fatin që muajin e kaluar,
Zonjën e Madhe, si do ta kisha quajtur unë, së bashku me këngëtaren e mirënjohur
Shahindere Bërlajolli Stafaj dhe kompozitorin gostivaras Enver Stafaj, ta kem
mysafire në shtëpinë time. Ishte ky një takim mjaft emocional dhe një takim i
cili pa dyshim do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në kujtesën time.


Lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë dhe në një moshë mjaft
të njomë (4 vjeçare) mbetet jetime pa nënë. Sigurisht që është kjo një moshë
mjaft e ndijeshme ndaj një humbjeje aq të madhe, siç është mungesa e gjësë më të
shtrenjtë, nënës, por, siç do të shprehet më vonë vetë e madhja Nexhmie, këtë
humbje, në masë shumë të madhe do ta zbusë mjerka e saj. Në moshën e saj 6
vjeçare, babai i saj, Vesel Pagarusha i cili ka punuar si mësues deri në
pension, martohet për së dyti herë. Prej kësaj martese, lindin edhe katër
vëllezërit e Nexhmijes, me të cilët ajo do të mbetet përgjithnjë mjaft e lidhur
emocionalisht. Në vitin 1960, pra kur Nexhmija ishte 28 vjeçare, i vdes dhe
babai. Në këtë kohë vëllau i saj më i madh ishte vetëm 14 vjeçar, kështu që asaj
i bie edhe një barrë më tepër. Megjithatë, ajo asnjëherë nuk do të harojë
ndihmesën e madhe që gjithmonë i jepte mjerka e saj, të cilën në një emision në
RTV21, do ta cilësojë si një mjerkë të shkëlqyeshme dhe shok të jetës. Vdekja e
saj do ta rrëndojë shumë dhe do të shkaktojë një zbrazëtirë të madhe në jetën e
saj, zbrazëtirë kjo e cila asnjëherë nuk do të arrijë të zëvendësohet.


Shkollën fillore e mbaron në qytetin e Prizrenit, ku shpërngulen së
bashku me familjen në vitin 1940. Më vitin 1947 largohen nga Prizreni në
Prishtinë, ku vijon edhe mësimet në shkollën e mesme, Gjimnazin e Prishtinës. Në
këtë kohë hapet Teatri Krahinor në Prishtinë, ku Nexhmije Pagarusha së bashku me
Katarina Josipin dhe Meribane Shalën, do të jenë vajzat e para të pranuara në
këtë teatër. Fillon të këndojë në Radio Prishtinë, së bashku me Melihate Asanin
dhe Mizerete Çavollin. Me iniciativë të dashamirësve të saj, regjistrohet në
shkollën e mesme të muzikës në Beograd, ku i vazhdon mësimet deri në vitin e
tretë. Asnjëherë nuk i përfundon mësimet në shkollën e mesme të muzikës në
Beograd, pasi që në këtë qytet ajo do ta gjej veten të humbur. Për këtë ajo do
të shkruajë:” këtë që ma fali zoti, nuk ma krijoi shkolla”. Kthehet në Prishtinë
ku do të fillojë të këndojë në impostimin natyral.

Gjatë punës në Radio
Prishtinë, Nexhmija takon edhe njeriun, i cili më vonë do të bëhet edhe
bashkëshorti i saj. Është ky kompozitori i mirënjohur Rexho Mulliqi, ai i cili
do të arijë të marrë zemrën e këngëtares së famshme. Siç do të thotë vetë
këngëtarja, në punë lindi dhe dashuria, e kjo dashuri më vonë u kurorëzua me
martesë. Nga kjo martesë do të lindë një djalë, Leonardin, i cili sot është i
martuar dhe ka katër fëmijë. Do të jetë pikërisht bashkëshorti i saj, Rexho
Mulliqi, ai i cili do të afirmojë, jo vetëm vlerat e larta artistike dhe
shpirtërore të bashkëshortes së tij, por edhe vetë këngën origjinale, burimore
shqipe.

Jeta e saj artistike është mjaft e bujshme. Është padyshim një
ndër këngëtaret e rralla shqiptare të gjeneratave të mëhershme, e cila në jetën
e vet prej artisteje, përveç repertoarit impozant të këngëve të incizuara, ka
realizuar dhe një numër të madh të turneve të suksesshme, jo vetëm nëpër
ish-Jugosllavi, por edhe jashtë saj. Është për të përmendur, turneja nëpër nëntë
vende të Evropës, e organizuar nga radiodifuzioni jugosllav, dhe e udhëhequr nga
Zhak Divalli nga Parisi. Në Berlin do të prezentohet me këngën “Baresha”, me të
cilën në fakt edhe njihet dhe deshifrohet nga publiku edhe sot e kësaj dite.
Megjithatë, për të e veçantë dhe e pazëvendësueshme përgjithmonë do të mbetet
turneja në Shqipëri në vitin 1973, së bashku me Ansamblin “Shota” të Prishtinës.
Ishte kjo kohë e izolimit diktatorial të Shqipërisë, dhe ëndërr e çdo shqiptari
jashta trojeve të shtetit amë, ishte pikërisht vizita në këtë vend. Ishte kjo
ëndërr edhe për vetë të Madhen Nexhmije. Fat më i madh për të do të jetë takimi
me të gjithë këngëtarët më të famshëm të kohës në Shqipëri, për të cilët
këngëtarja jonë kishte ëndërruar prej kohësh t’i takonte.

Përveç
angazhimeve të saj si këngëtare, ajo hyri edhe në ujërat e aktrimit. Më vitin
1970 ajo aktron në filmin “Dasma e përgjakur”, film ky i produksionit të
Maqedonisë. Në këtë film ajo do të dëshmohet jo vetëm si këngëtare e
mrekullueshme, por edhe si një aktore mjaft e talentuar. Më vonë do të marrë
pjesë edhe në një radiodramë të Ekrem Kryeziut, ku për rolin e luajtur me shumë
sens, do të shpërblehet si aktore më e mirë në Portorozh. Shumë entuziaste në
aktrim do të tregohet edhe në filmat “Tre vetë kapërcejnë malin”, “Lepuri me
pesë këmbë” dhe “Fluturimi i Micakut”.

Nexhmija sot jeton vetë në
banesën e saj në Prishtinë, ndërsa djali i saj Leonardi së bashku me fëmijët e
tij: Mirjetën, Fletën, Bletën dhe Sardianin jetojnë në Zvicër. Është person që
zgjohet herët, viziton shpesh vëllezërit dhe gjithmonë rri me shoqëri. Pasi që
këndimin për popullin asnjëherë nuk e ka bërë për para, ajo edhe sot e kësaj
dite nuk ka të realizuar një album të veçantë ku do të ishin përmbledhur të
gjitha këngët e saj. Te ajo ekziston që moti ideja për realizimin e një CD-je,
por për këtë do të duhej një punë e madhe dhe ndihmë nga të tjerët në mbledhjen
dhe grumbullimin e këngëve. Nexhmije Pagarusha sot është aktive në një lëmi
tjetër. Ajo është anëtare e Bordit të Shoqatës së të Hendikepuarve në Kosovë dhe
gjithnjë mundohet të japë maksimumin e saj në këtë drejtim. Është kjo dëshira e
saj për të ndihmuar të hendikepuarit dhe njëkohësisht obligim që e bën me
ndërgjegje të pastër. Fakti që mbesa e saj Fleta e ka humbur të pamurit, është
një shkas më shumë që ndihmesa e saj në këtë drejtim të jetë edhe më e madhe.

Legjendën 70 vjeçare, sot e shohim në manifestime të ndryshme kulturore, ku
ajo çdo herë ka vendin e nderit d
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi