Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qato rikonfirmohet Kampion Bote në WBF

Shko poshtë

Qato rikonfirmohet Kampion Bote në WBF Empty Qato rikonfirmohet Kampion Bote në WBF

Mesazh nga Geri Mon 3 May 2010 - 10:36

Qato rikonfirmohet Kampion Bote në WBF Kreshnikqato
Kreshnik Qato,
shqiptari Kampion Bote në versionin WBF është ngjitur dje në mbrëmje në
ringun e pallatit të sportit “Asllan Rusi” për t’u ndeshur me sfidanti
argjentinas, Valdemar Ponce (16 fitore, 4 humbje dhe një barazim).

Që nga fitimi i këtij titulli, kjo
ishte hera e tretë që 32-vjeçari shqiptar e mbronte atë. Raundi i parë i
barabartë. Edhe pse përpara kishte një boksier të ri në moshë, Qato ka
mundur të imponohet mirë falë eksperiencës dhe qetësisë. Shqiptari është
përmirësuar në raundin e dytë. Kur ishte në momentet më të mira gjatë
raundit të tretë, ka marrë një goditje nga Ponce në mjekër dhe është
rrëzuar përtokë në “Knock down”.

Boksieri durrsak e ka marrë
veten mirë dhe ka rikthyer baraspeshën, përballë një kundërshtari i cili
mbrohet mirë dhe tenton të gjejë hapësira për të lëshuar grushtet.
Raundet 5 e 6 dominohen nga 32-vjeçari shqiptar, ndërsa në raundet
pasuese 8,9 e 10 ka thuajse një barazim mes dy boksierëve. Kreshniku
është treguar më i qartë dhe ka dhënë goditje më të pastra, ndërkohë që
rivali i tij pak më i tërhequr, gjithsesi nuk është dorëzuar.

Rikthimi
i Qatos dominues në raundin e 11, ndërkohë që në të fundit e ka mbuluar
me një rrebesh grushtesh, por qe gjithsesi gongu e ka ndalur në
momentin kur mund ta kishte hedhur “Knock-out”. Qato fiton 3-0 pas
vlerësimeve me pikë të të tre gjyqtarëve: 118-109, 117-110, 118-109,
duke u rikonfirmuar sërish kampion bote në versionin WBF.

“Të
them të drejtën kisha shumë emocione. Jam përgatitur shumë për këtë
ndeshje, e kisha studiuar shumë kundërshtarin dhe isha përgatitur për
duel në afërsi dhe në distancë. Ta shijojmë këtë titull, ndërsa për të
ardhmen do të mendoj më vonë”. Mbrëmja në pallatin e sportit “Asllan
Rusi” kishte nisur më parë me një duel interesant mes boksierit kosovar,
Shpëtim Shala, me kroatin Josip Jalushiç, e fituar nga djaloshi nga
Kosova me pikë.

Në barazim është mbyllur dueli për titullin e
peshat e rënda WBF International në kategorinë e rëndë me hungarezët
Laszlo Hubert e Zoltan Beres. Po ashtu në ring janë ngjitur edhe dy
ferma, Laura Saperstein kundër rumunes Daniela David.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi