Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkëndija shpallet kampion i stinorit vjeshtor

Shko poshtë

Shkëndija shpallet kampion i stinorit vjeshtor Empty Shkëndija shpallet kampion i stinorit vjeshtor

Mesazh nga Dewil Sun 12 Dec 2010 - 1:30

Shkëndija shpallet kampion i stinorit vjeshtor 89f811b881

Falë fitores minimale 1:0 si mysafir ndaj Turnovës Shkëndija është shpallur kampion vjeshtor në elitën e futbollit vendor. Shkëndija me 35 pikë është e ndjekur nga Renovën me vetëm një pikë më pas e cila sot në derbin lokal në Tetovë me rezultatin 2:1 mundi Teteksin.

Ndeshja Turnova - Shkëndija fillon në ora 13:00

Stadiumi: Stadiumi i qytetit në Strumicë

Turnova: Dimovski, Tashev, Stojanov, Bozhinov, Petro, Llazarovski, Stojanov, Ballozov, Mavrov, Kovacev, Millushev.

Shkendija: Suat Zendeli, Ilir Elmazovski, Vladimir Nikitovic, Sedat Berisha, Adrijan Cuculi, Marjan Bilbilovski, Nebi Mustafi, Adrijan Nuhiu, Izair Emini, Ferhan Hasani, Valmir Nafiu.



Moti i ftohte ne Strumice me teren mesatarisht te mire. Mbi 50 tifoze te Shkendijes jane ne stadium.

Shkëndija me një lojë të saktë dhe shumë taktike arritën deri te tre pikët shumë të vlefshme në Strumicë ndaj Turnovës.

Golashënues ishte Feran Hasani-Buba në minutën e 50-të, i cili ishte edhe lojtari më i mirë i Shkëndijës në këtë ndeshje.

Pjesa e parë e ndeshjes solli disa raste të mira për shënim , por lojtarët e Shkëndijës ishin të pasaktë. Rasti i parë erdhi që në fillim të ndeshjes në minutën e dytë kur goditi Ilir Elmazovski dhe portieri vendas mbrojti.

Rasti më i mirë i pjesës ishte ai i Valmir Nafiut në minutën e 36-të i cili doli përballë portierit vandas pas pasimit të saktë të Feran Hasanit por goditja e tij përfundoi shumë afër shtyllës së portës.

Rastin e fundit për gol e pati Feran Hasani – Buba në minutën e 42-të kur nga një aksion i mirë u gjend përballë portierit vendas dhe goditjen e tij e mbrojti portieri.

Pjesa e dytë solli edhe golin e fitores. Luhej minuta e 50-të kur nga një sulm i filluar që nga mbrojtja e Shkëndijës prej nga erdhi pasimi i saktë për Feran Hasanit, i cili ng amesi i fushës e morri topin dhe vet e përfundoi me një depërtim të shpejtë dhe goditje të saktë.

Raste tjera ishin të shumta, por rezultatui mbeti 0-1.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi