Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

3 posters

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Mon 27 Apr 2009 - 11:34

First topic message reminder :

Sa kohë , sa çaste kujtimesh,
në vite i lidhëm i bëmë Kala

por shkoj ajo botë ëndërrimesh
dhe malli - sikur nuk u pa !

Na dogji, na përthau si lulet
kur bryma në vjeshtë u bie
akoma ajo ndjenjë s'përkulet
e malli - na djeg si hije !


Edituar për herë të fundit nga Arti në Mon 27 Apr 2009 - 12:41, edituar 1 herë gjithsej
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë


:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 3:59

DRITHMË

Sa herë të bëra zë por përgjigje s'më dhe
m'u shua pasioni, si meteori mbi re !

Më mbetën peng kujtimet e ti lapidar
me drithma m'u mbush trupi, syri im i tharë.

Nga flaka e zjarri më gërrynte një bisturi
një makth më përmbyti se s'të degjova Ty !

Si dallgë perplasej pikëllimi që më gjet
Unë shkëmb i vetmuar për Ty oj zemër det !

Sa e gjatë vetmia pa përgjigjen që prita
Mijëraherë vdiqa dhe për Ty mijëraherë u ngrita!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 4:00

U KTHEVA VARGJE NISA PER DY SY


Rikujtimet,vërdallë i shpiej tek flas me vetvete
Në mendje frymzimi më thotë një varg tjetër
Zemra ime , mos ki dert , mjaft fjete
Unë për ty sërish do të marr jetën patjetër!

Më ftojnë të dashurit e mi! Më thonë: Eja !
- Atje me te gjallët ka kush ndez oxhak !
Na ka marrë malli pa ty - si duam keto ndeja,
te kemi gjithcka që na vlon ne gjak!

Kushedi si rrapëllonte vdekja, hapte e mbyllte dyert!
Me dhembje , me gjithcka më kishte mbuluar
Këputej shpirti im si telat e kitarës

dhe ngeli vargu këto ditë i pashkruar!

Në meditime ngela meit, mbeta me frymëzime
Nje ndjenjë malli më priste mbremje e mëngjes
Veladoni i butësisë që më bëri ledhatime
Ishte lutje nëne , si vezullimë me vesë !

Sa e ngrohtë ajo butësi, sa më çeli zemrën
Më endën ëndrrat si bleta në petale pranvere
Sa e shkurtur ishte, shkoi siç shkon bora nga vera
Sërish malli më djeg o nënë duhmë e embël ere!

Çka ishte gjithë ajo ! As tani nuk e di
Nëpër dhembje endesha marrëzi përjetova !
Befasisht u ndava ! U ktheva vargje nisa per dy sy
Se me lot do të mbusheshin ndaj kurrë se durova...!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 4:02

KËTË NATË JEHONASH


Si mund të prehem këtë natë jehonash
çdo gjë në rrëmbim më ka pushtua,
s'është kjo gjamë që derdhet - në përmasë zezonash
por llavë që më djeg me klithmë : Të dua !

Është pushtim i shpallur - perandori,
gjendje amuri - ku ndizen zjarre!
Vargan mendimesh pakufi - ushtri
më trokasin në zemër me shumë batare !

Kam hapur portat e shpirtit si Troja,
Nënshtrohem ! Valëvis flamurin lart !
Më përshkon thirrorja : Të dua ! Të dua !
Dhe mbes i plagosur - në hark !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 4:03

KY TRISHTIM SOT ?

Se di nga ta nis pikëpyetjen
Vallë ! Ç'është gjithë ky trishtim sot ?
Dy pika loti oqean blerimi
janë bërë blerim - ortek i ngrohtë !

Dhe ndizen bulëzat - lajmërojnë pranverë
edhepse qielli derdh dëborë !
Rrezaton një zë që më bën përherë
ta ruaj në shpirt si shekullor !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 4:03

JAM ME SHPIRTIN QE VUAN...!

Jam me shpirtin që vuan e lëngon,
Rend t'ia sjell me vargje lumturinë,
Çdo çast në vetmi një vrull më mundon
ku ta gjejë ilaqin t'ia kthejë qetësinë !

Prej dritës së syrit i fal rreze pranvere
prej zemrës lëng jete t'i shkoj në damar
dhe shpirtin ia jap po prej kësaj ere
se shëndeti i saj më bëhet nektarë.
..!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga KLEA LOVE Tue 28 Apr 2009 - 4:04

fjalen mall se kam harruar sepse kam shum mall per vendlindjen time kam mall per njerezit e mi qe me rrethojne motren babain tim qe se kam me :112:
KLEA LOVE
KLEA LOVE
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 861
 <b>Piket</b> Piket : 993
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : MILANO

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 4:22

KËTO ÇASTE

Sikur të isha shqipe këto çaste
të bëja fluturimin në lartësi
Atje ku gjindesh ti të arrija
të prehesha ashtu si ndjehem në mirësi

Sikur të isha pëllumb në këto çaste
Dhe të kërkoja kafaz për jetë
Do të ndjeja se jam shumë i lumtur
dhe me këngën e Gugusë i qetë...
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Tue 28 Apr 2009 - 4:23

NJË ZË I MEKUR MË VJEN RËNKIM


As kjo që bëra nuk doli e shëndetshme
një zë i mekur më vjen rënkim :
Mos m'u hidhëro se jam e prekshme,
diçka e padukshme më bën sfidim !

Dhe më hapet kraharori më përpin orteku
nuk e di! Sizifi e ka pas këtë plagë ?
Njëmijë herë rrokullisem nga shtegu
se shpirtit tim i - shtohen vrragë !

As dritën e diellit se dua të dalë
as Pranverës blerimin ,të qiellit - kthjelltësi !
E kërkoj errësirën e ngrysur t'më ndalë -
dorzan i bëhem - shërim Dashurisë !

Le të kaloj e keqja e saj mbi mua
se kur ka shëdet ajo , unë gjatë jetoj
buzëqeshja e saj ylber i rrjedhës në krua
më bën hapsirës jetë për këngë të krijoj ...!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sun 3 May 2009 - 1:26

I NDARE KËSHTU...


I ndare keshtu, me duket pranvera si vjeshta !
Malli më ka rrenuar shpresat per TY !
Prej fjaleve kullon gjak , vajtojne rimat ne rreshta,
Nje erresire u ka rene dritave me lot ne sy!

Mbremjeve te gjata te fjaleve dhe ideve
Nje fund u ka arritur siç vetëtin reja !
Ne zemren time serish bie nje lis shekullor
qe leshonte rrënjet e mbinte hareja!

I shtrirë në hije renkimesh kujtoj netët
vezullojne nëper tru mendimet me vaj .
Me errësirë mbyll ditet per jetët
Që me vrau ky mall i paskaj !

Si rrenohen shpresat, si pikon çatia
Ne vepren time le të beje stuhi .
Le te prishen dyert, dritaret, avllia
te mbes nje zezone - hiri dashuri !

Le te mbesin pezull rimat si oshtima
Se vargjet, strofat nuk krijuan taban!
Shperngulem pergjithmon te mbes nje orakull
Qe kerkoj shpirtin per vatan.

Te pres te kthej mrekulline hyjnore
Ne detin e enderres te mos permbys dritën
Ne tallaze rrenimesh te shterngoj per dore
Ashtu siç derdh rrezet dielli per ditën!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 7:02

NË URNËN E JETËS HESHT E MERMERIS !


Tani qe jam shnderruar varr i gjalle
Në urnën e jetes hesht e mërmëris !
Do ta ndjejë Ajo se sa e dua vallë ?
- Pa Të ! Kete jete e braktis!


Nuk janë çaste qe duhet perballur !
Nuk janë procedura per të bërë ironi !
Është hidhërimi i Asaj - që është ngjallur,
por mua, me djeg malli ! Ah! Pa Të behem hi!

Une e di gjithe fillimin dhe fundin e di !
Nuk bëj atavizma per shpallje e per betime !
Nese kjo jetë nisi nga vaji , që të behem hi ,
- do ta dua jetësisht , çdo çast, në shestime!


S'është dashuria ime - bindje për shaka !
Eshtë luftë shekullore , ku unë e dua roberine !
Flamuri i dashurisë t' valvitet pa nda,
per Ate që e desha - ma shume se Perëndinë !



Une kalova shtigjeve të vdekjes , dhe në burg !
Por nuk iu luta me klithmë : Më ndihmo o Zot !
I ruajta keto çaste , sikur isha murg :
- Të më vinte pranë e, t'i thosha se jetoja kot!

T'i thosha shkurt : Të me sjell vdekjen !
Me kusht : Emrin e saj te kish : Lamtumire!
Ndersa diten e ringjalljes ta shuaja edhe etjen :
- Me të dashuren time te isha i lirë !

Se keto momente kur s'kam njeri pranë
Jeten e kam varr e shpirti kurre s'më prehet!
Hidhërimin që shfaqi, lotet qe i ranë :
- Është malli im i madh - që n'vargje s'rrefehet...
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 7:03

PA TITULL !


https://www.youtube.com/watch?v=mAdcBRXC4HI


1.
Nuk e di nga ta nis pikëpyetjen
Vallë ! Ç'është gjithë ky trishtim sot ?
Dy pika loti oqean blerimi
janë bërë blerim - ortek i ngrohtë !

Dhe ndizen bulëzat - lajmërojnë pranverë
edhepse qielli derdh dëborë !
Rrezaton një zë që më bën përherë
ta ruaj në shpirt si shekullor !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 7:03

2.

https://www.youtube.com/watch?v=cN3r9UL4hMk


I dëgjova këngët, vargjet , pamjet...
sërish në shpirt njdjejë mister,
një vrull më rrëmbeu furishëm
zemra më iku nëpër terr !

Dhe çdo çast më pushton vetmia
dua të gëzohem dhe rri në mendime !
Deri kur do të fryjnë erëra e stuhi ,
të jetoj pa zemrën time ...!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 7:04

JE BERE SIJAMEZE...



E di se të bezdis kjo dozë trishtimi
deshe të më japish zemër për qendrim !
Ndaj vije pranë të më ngjallë gëzimi
të mposhtja të jetës hidhërim!

Ishe madheshtore, më shumë se ëmbëlsi
i kujtoj ato rrjedha që hapën horizontin !
Përpiqem vargut t'i shtoj filozofi
sado klasik - t' synojë Piemontin!

Të prekë lartesitë që u shëmbellejnë syve të Tu
se prehem në thjerrëzat e shikimit !
Më e mire se ujvara e Niagares per frymezimin,
Ti rrjedha poetike në përmasën e shkrimit!

Gjithkund e cdo çast pranë meje si ozon
Je bërë Sijameze - kot na ndan largësia !
Edhe nga zemra e nga syri kur loti pikon
Blerohet e blerohet dashuria!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 7:05

GJERSA TI EC ME SHPEJTËSI ...




Ti në lartësitë e qiellit rend e largohesh
Te arrish tek qellimi qe i ke vene vetes
Unë ne heshtje pres kur te lajmërohesh
T'ia shtoj shpresat jetës!

Kur do te vish mendoj, gjersa ti ec me shpejtësi
dhe nis mendimet te drejtoj: si je ? Çka ben ?
Sikur t'kisha mundesi te te arrija ne ate lartesi
te zbrisja pranë teje si nje shtrese ozon!

Te te derdhesha mbi fytyren tende, mbi balluke
Ne mushkerite e tua te arrijA si aromë !
S'ka randesi se në atë rendje dallkauke
frymemarrja jote do të ish pa jehonë !

E ndjeje ketu keto çaste kur pres
dhe drejtoj syte forumeve ku ka mbet ndjesia
Jo! S'jetohet kështu ! Por kurrë nuk vdes
Pa u kthyer ti të zhduket largesia !

Ateherë do te isha njeriu qe mbijeton
me plage nis nje jete , me kenge digjet si nur
Se forca qe me vjen gjithçka me vegjeton
te behem flakadan qe digjet si vajgur!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 7:05

GJITHÇKA NËN DRITHMA !


Me ndizet malli si flaka e zjarrit ne kashtë
Gjithçka nën drithma me than ngapak!
Sikur një çast të ishim të dy bashke ,
Çdo të fliste mendja ime për damarin pa gjak!

E di se do të mugullonte lumturia si lulet
E di se do te shtriheshte blerimi ne gjymtyrë !
Do te ndodhte nga lartësia dhe Qielli të ulet
Dielli e hana të të puthnin ne fytyrë !

Ndaj e kerkoj çastin të rikthesh atë hare
Ndaj e dua momentin të te kem pranë .
Pa ty dhe ne vdeksha nuk kalbem ne dhe
Pa ty nuk e dua jetën - edhe po te kam dynjane!

Pa ty, e shkrova dhe serish ua bej me dije
atyre qe lexojnë vargjet te mendojne çka them!
Jam krejtësisht i vetmuar, jam si njeriu hije !
- Qe e kerkon shpirtin çdo çast, në çdo vend !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 7:06

MEDITOJ...


Meditoj se sa larg je prej ketu
dhe them si me djeg aq shume nga largesia
Sikur një çsat me ty te kisha jetu,
Ku do te shkonin mendimet e mia!

Do t'i perthante ajo dallge zjarri qe ndjej
do t'i verbonte syte pamja jote magjike
Me cilet rreze ndriçon ajo dritë në dej
që më ben të çmendem nder vite!

Si do të trokëllinte zemra kur buza
te te puthte buzën, dhe ballin, dhe syrin ,
ndoshta atë çast nga thellësia do të dilte muza
të mbillte një lulefeniks per hirin!

Çfarë jete kjo , sa e madhe largësia
Le te shkojë ne dreç gjithë ky rrëmet meditimi
Nëse një ditë mbes meit, e me mbulon verbësia
Behu jehonë ti, te jetojë kushtrimi!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 7:06

NDJEJ SHUMË MALL !


Me behet sot se ndjejë shumë mall,
Ca gjera jete - shumë më mundojnë !
Dua t'i them, por s'kam aq fjalë
mungesën në shpirt - të shpjegojnë !

Prej asaj që ndjej, dhe lot me rrjedhin !
- Keni pa ju shtegtarë që shtegtojnë ?
- Po dallge në det - që hapin hedhin,
ne breg shkëmbin - te takojnë ?

Keni pa ju si ndizet zjarri,
dhe djeg gjithcka që i del përpara !
Ashtu ndizet malli - për Ty e dashur !
Ne rima vargjesh kur del per gara!


Me behet se asgje nuk mund te kthehet
E di por, vargjet kurrë s'perëndojnë !
Nese nje ditë do të nisë të rrëfehet
Ky mall - per Ty do të blerojë !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 7:07

TE VDES NUK DUA - PA TY S'JETOJ !


Pranvera vjen, mbase me blerim mbushet
Me kenge bilbilash qe jehojnë çdo çast !
Ti në atë mes si nje pranverë tjeter dukesh
që largesisë ia shton mallin kete rast!

Ç' mund te bej per ketë nderhyrje jete
Te vdes nuk dua, pa ty s'jetoj!
Me vargje mbahem , mërmëris ndër vete,
Por, s'eshtë as zgjidhje , nuk eshte njesoj!

Te kerkoj mendimin , dhe e marr shpjegimin,
Jane shpresa qe me ngjallin ide.
Ti kthehesh si Euridika qe e sjell agimin,
Unë s'jam në gjendje si Promethe!

I pres me ëndje te lexoj dhe vargjet
se ti - di të besh me ato : Nje Panteon !
Mos kujtojnë larot se mund te mbulohen pragjet !
Ne zemren time do te jetosh gjithmon!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 7:08

PER TY !


Për Ty gjithmon jam i trazuar
Ku ndodhesh ? Çka bën ? Si je ?
Me peshen e mallit gjithmon i vetmuar,
I gjallë kam hy në dhe!

E ndjen se gjithmon dal buzëtharë,
Me lot, me zjarr në zemër pa shpresë !
Është shkruar kështu të jemi të ndarë
Apo të them - pse linda, kam pendese !

Çdo çast ik, dhe ik pa u kuptuar!
Çka bej unë në këtë horizont.
Përjetësisht Ty të jam dorëzuar
Si Zotit - që të ngrit në Piemont!

Atje lart vetëm Ti më ngrit !
Atje me Ty pergjithmonë të rri!
Nëpër vargje gjithmon më bën dritë !
Se je Nimfa ime dashuri!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 7:10

2. Per TY








Tmerrsisht të ndjejë ! Se më mungon !
Tmerrsisht ! Per Ty kam nis të vuaj!

Edhe dita! Jo! Një çast nuk me largon!

Natën - beteja nis si meteor t'më shuaj!

Në udhëkryq te jetës të pres unë Ty !
Të hapish portën e blerimit.
Kam mbet pa dritë. Nuk kam lot në sy !
Se m'i morën vargjet e përkushtimit!

Të ndjej në çdo hap se si bën një rimë
Më ngrin strofa që digjet në zjarr !

Ia puth sytë gjithë këngës për dashurinë,
se tek ajo gjej shtegun nga të marr !


Dhe endem pyllit, ku bleron gjithçka
Dasmën e bëjnë zogjtë e laureshat!
Atje lartësia për ne një vend e ka nda !
Ku dallon Ti nga gjithë trimëreshat!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 7:10

PËR TY




Kam ndryshuar mendimet , parimet
Qysh ditën qe Ti më hyre në zemër !
Nuk e di, ishin vuajtjet ato apo gëzimet ,
Nuk kam mundësi akoma t'u jap emër !

Sa herë më bie të meditoj në gjumë
Mirë qe jam pa fjalë e nuk namatis !
Se jeta do të bëhej sikur një valë me shkumë
Që bie nga shkëmbi dhe rrjedhen prapë nis!

Nuk e di per Ty u nisa lartësive, largësive,
gjithmon ne shestime, gjithmon ne mendim !
Sa afer të ndjej, por ti në largësi jetësohesh
Te kthejsh gjithë rrjedhen ne udhëtim!

Sa herë kam nevojë për Ty të klith
Eja ! Te te them, më degjo vargjet e mallit !
Nuk janë këto vetëm fjalë me rima qe ndërlidh
Janë edhe vullkan që dalin dhe nga syte e ballit ...!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 7:11

KAM FOL ME YJET !


E ndjej çdo çast se si rrëmbehem
E ndjej përse dua të vij tek Ti!
Në ëndërr të shoh sa më zë gjumi
Dhe klith çdo çast : O Perëndi!


Jam unë Lasgushi që kthehem në ekstazë
Si Migjeni rend pas vargjeve , për rimën !
Se Ti - më bëre jetën perifrazë,
tek gurgullon si Krua që s'ndal oshtimën!

Kam fol me yjet - për Ty sa gjatë !
Më than ca fjalë , më dolën lot !
Vezulluan me dritë e ndriçuan atë natë,
Por, unë nuk të gjeta , të kërkova kot!

Sikur të të kisha të të fus në gji !
Me ty këtë jetë ta nisja nga shkretëtira !
Çfarë vargjesh do të lindnin ! Jo nuk e di !
E di se ti gjithmon erëmira - ndër ma të mira!

Më ktheve një rruge ku vdekje nuk ka !
Atje ku per erosin përfalen poetët !
Dashuria edhe në tokë - gjallë të mban
Ditë e dritë të bëhen netët !
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Kacurelja Sat 16 May 2009 - 7:14

Shume te bukura Sad
Kacurelja
Kacurelja
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1531
 <b>Piket</b> Piket : 1541
Regjistruar : 07/05/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Prague

https://www.facebook.com/?ref=logo#!/Bernadetta.Bubba

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 23:47

PERSE NDJEJË ZBRAZETIRË
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Arti Sat 16 May 2009 - 23:47

PERSE NDJEJË ZBRAZETIRË


Nuk e di perse të kerkoj, perse ndjej zbrazëtirë
ç'ështe ajo force rrembimi, ato fjalë mbarësie ?

I rikujtoj theniet të flak atë errësirë
mos me djeg malli me flake dashurie!


Nuk jam prej atyre qe harrojnë çka flasin
nuk jam somnabull qe netëve derdh lot !

Une e kam ndjesinë si yjet kur plasin
por ndriçojne ne shekuj e nuk shuhen dot!


Gjithcka eshte e tepërt, asgje s'me bind mua
Perendia ime mbetesh ! Te meditoj gjithësi !

Mjafton qe ne vargje behesh si rrjedha ne krua,
- acarit tim te shpirtit i mbjell blerim , ngrohtesi...!
Arti
Arti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 113
 <b>Piket</b> Piket : 117
Regjistruar : 27/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

:Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall...... - Faqe 2 Empty Re: :Arti USKANA: E kam harruar fjalen mall......

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi