Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Himni i flamurit.....

3 posters

Shko poshtë

Himni i flamurit..... Empty Himni i flamurit.....

Mesazh nga Tila Tue 13 Apr 2010 - 4:30

Te shohim se sa e dini ju himnin e flamurit sa patriot ndijeni,une po e nis e para ju do te shkruani vazhdimin secili nga ju te shkruaj nga nje varg?

RRETH FLAMURIT TE PERBASHKUAR........................


Edituar për herë të fundit nga Tila në Tue 13 Apr 2010 - 4:40, edituar 1 herë gjithsej
Tila
Tila
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 144
 <b>Piket</b> Piket : 161
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Himni i flamurit..... Empty Re: Himni i flamurit.....

Mesazh nga Geri Tue 13 Apr 2010 - 4:33

Po une e di nisjen ndryshe
Keshtu

Rreth flamurit te bashkruar,me nji qellim dhe njie deshir.. e tjer e tjer
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Himni i flamurit..... Empty Re: Himni i flamurit.....

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 22:12

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë me një qëllim,
Të gjithë Atij duke u betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ai largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një Dëshmor.

Në dorë armët do ti mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.
Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për të, për të luftojmë ne.
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Himni i flamurit..... Empty Re: Himni i flamurit.....

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 22:13

Himni i Flamurit është himni kombëtar i Shqipërisë që nga shpallja e pavarësisë më 1912. Himni, shkruar nga Aleksander Stavre Drenova, njihet zyrtarisht në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si Himni i Flamurit, por gjithashtu gabim si Rreth Flamurit të Përbashkuar.
Himni Kombëtar ishte një marsh rumun kompozuar nga Ciprian Porumbescu, ndërsa autor i tekstit Rilindasi Asdreni
Sipas Lagush Poradecit, ky u zgjodh si himni i Shqipërisë sepse: “… kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer; vetë e dëshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shënjtëroi, duke e dashur me zemër gjer në therori dhe më shumë e përtej vetëtherorisë. Me të luftuan çetat e kryengritjes që ishin nëpër gjithë viset e Atdheut, dhe vdiqën vdekjen e ëmbël dëshmorët e lirisë. Me të u ngrit Flamuri në Vlorë...”. Me pak fjalë, kjo do të thotë që ngritja e flamurit nën tingujt dhe fjalët e “Betimit mbi flamur” ishte vetëm një akt formal nga ana e Ismail Qemalit për ta njohur këtë këngë si këngën tonë kombëtare.
"Himni I Flamurit" ështe i vetmi himn në botë që i kushtohet simbolit të flamurit.
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Himni i flamurit..... Empty Re: Himni i flamurit.....

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 22:13

Rreth flamurit të përbashkuar
Me një dëshir` e një qëllim,
Të gjith` atij duk` ju betuar
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ay largohet
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor!

Në dorë armët do t`i mbajmë
Të mbrojmë atdhenë më çdo kënd,
Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
Këtu armiqtë s`kanë vend.
Se Zoti vetë e tha me gojë
Që kombe shuhen përmbi dhe,
Po Shqipëria do të rrojë;
Për të, për të luftojmë ne!
O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
Te ty betohemi këtu,
Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
Për nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burrë quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu bë theror;
Për jet` ay do të kujtohet
Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Himni i flamurit..... Empty Re: Himni i flamurit.....

Mesazh nga Burrelsja Sat 15 Jun 2013 - 22:13

"Himni I Flamurit" ose titulli i gabuar "Rreth Flamurit të Përbashkuar" me të cilin njihet më shpesh, është përdorur për herë te parë në 1912, me shpallen e Pavarsisë së Shqipërise.
Fillimisht himni ishte një marsh rumun i përdorur edhe si himn kombëtar. Kënga kleu bërë nga Ciprian Porumbescu ndërsa autor i tekstit Rilindasi Asdreni
Deri më tani, poeti Lasgush Poradeci është ai i cili ka përshkruar dhe botuar i pari historinë e krijimit të himnit tonë. Në punimin “Himni kombëtar “Flamurit pranë të bashkuar dhe gjeneza e tij”[2], L. Poradeci bëhet kështu edhe rrëfyesi kryesor për këtë ngjarje madhore. Në rrëfimin e tij të tërheq vëmendjen një hollësi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush në ato çaste historike për Shqipërinë, nuk mendonte se ajo këngë e ngritur dhe e kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, do të ishte himni i ardhshëm. Ja ç’thotë Lasgushi: -…me fjalë të tjera, himni nuk u përgatit me qëllimin e posaçmë që të shërbejë si Himn Kombëtar, të përmbushë misionin e shenjtë të këngës simbolike zyrtare të popullit”.
Nga këto rradhë, por dhe nga zhvillimi i mëtejmë i historisë së Shqipërisë, vihet re se në kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashë mendjeje, që dikush të mendonte që në fillim të kishim himnin e pastaj të bënim shtetin, si në thënien: “buxhakun para oxhakut”. Shumë vite më vonë, poeti i shquar Migjeni shkroi poezinë me titull “Kënga që s’kuptohet”, kushtuar melodisë sonë kombëtare. Në përpjekje për ta zhvendosur titullin e poezisë nga konteksti i saj, do të shohim se ky emërtim qëndron fare mirë për të, nisur jo vetëm nga largësia nga data e krijimit të himnit, por dhe se shkrimet historike për gjenezën e himnit shqiptar, kanë shërbyer në të njëjtën kohë edhe si kronikë besnike e lindjes së tij, por dhe si alibi.
Burrelsja
Burrelsja
VIP
VIP

<b>Postime</b> Postime : 494
 <b>Piket</b> Piket : 496
Regjistruar : 26/03/2013
 <b>Mosha</b> Mosha : 28
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Burrel

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Himni i flamurit..... Empty Re: Himni i flamurit.....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi