Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si lindi dhe si mbijetoi Himni i shqiptareve

Shko poshtë

Si lindi dhe si mbijetoi Himni i shqiptareve Empty Si lindi dhe si mbijetoi Himni i shqiptareve

Mesazh nga Geri Mon 11 Jan 2010 - 7:24

Në vitet 1940, i pari ishte Lasgush Poradeci ai
që u përpoq t’i vishte Himnit Kombëtar shqiptar një histori. Atë të
lindjes e rrugëtimit deri në kohën
kur vet poeti tregonte. Më tej, kjo histori në vite do të pasurohej nga
copëza kujtimesh. Do të ishte profesor Ramadan Sokli që do të bënte një
përpjekje të dytë e në vitet e vona do t’i bashkëngjitej edhe Vasil
Tole. Së fundmi, lindjes dhe mbijetesës së Himnit Kombëtar shqiptar i
është
kushtuar një monografi e tërë, e studiueses Valbona Karakaçi,
mbështetur nga Qendra e Studimeve Albanologjike dhe e botuar nga
shtëpia botuese
“Naimi”.

“Himni kombëtar i shqiptarëve” rreket të japë jo vetëm një histori
kronologjike, por e vendos në paralele me himnin rumun, në rrethanat
shoqërore dhe
historike në të cilat lindi e mbijetoi më pas. “Duke qenë studimi i
parë monografik në fushën e himnologjisë dhe për himnin kombëtar, ky
punim dhe
autorja e tij janë gjendur përballë përgjegjësisë për të shtruar dhe
zgjidhur probleme të disa rendeve, prej atyre fillestare, të kuptimit
dhe
përkufizimit të termave; deri te çështjet e mirëfillta teorike e
estetike-letrare, siç janë krahasimi i brendshëm dhe i jashtëm i
tekstit të himnit;
krahasimi i raporteve krijim-rikrijim dhe tekst-paratekst-intertekst;
çështjet e stabilizimit filologjik-kritik të poezisë (për shkak të
prekjeve dhe
përshtatjeve të vërejtura mbi të gjatë afro një shekulli) që kryen
funksionin e kumtit letrar të himnit kombëtar, deri tek receptimi
historik dhe
aktual i himnit në dy nivele: prej dijetarëve dhe prej qytetarëve -
shtetas e lexues”, thekson studiuesi Shaban Sinani. Pas pjesës teorike

përkufizimit të Himnit, të lindjes së tij si zhanër e të funksionit,
studiuesja ndalet në fillim të viteve 1900, pikërisht në shoqërinë
“Bashkimi”.

“Në fund të 1907-ës, shënohet një tjetër prurje e shoqërisë ‘Bashkimi’,
falë së cilës lindi kënga që do të lartësohej si himni i ardhshëm
kombëtar:
themelohet Kori Shqiptar Kishtar ku marrin pjesë tridhjetë të rinj. Kjo
prurje është pjesë e përpjekjeve të anëtarëve të kolonisë për hapjen e
një
kishe ortodokse në gjuhën shqipe. Në mbledhjet e korit merrte pjesë
edhe Asdreni, i cili ndërkohë ishte bërë i njohur si poet në sajë të
botimit të
librit ‘Rreze Dielli’ (1904)”, thekson Karakaçi. Lasgush Poradeci, mik
i Asdrenit, në shkrimin Himni kombëtar “Flamurit pranë bashkuar dhe
gjeneza e
tij, shkruan: Mbledhja e parë e Korit me profesor Kiriak në Sala
Transilvania: Në një pushim plot gaz dhe kënaqësi artistike, plot hov
patriotik,
Kiriak i thotë Asdrenit: Ti je poet, bëj një strofë shqip që t’a
harmonizoj për korin e t’a këndojmë”… Punën e profesor Kiriak
dalëngadalë e mori
Ionesku, një djalë 25-vjeçar, i specializuar për këngë korale të
kishës. Profesor Ionesku, përveç këngëve kishtare shqipe të korit, iu
mësonte
nxënësve shqiptarë shpesh edhe Mi flamurin t’onë-fjalë prej poetit Ioan
Barsan e muzikë të Çiprian Porumbesku. Dhe një ditë… koristët ndërsa po
këndonin,…iu lutnë Asdrenit në mund të bënte edhe ay fjalë të
përshtatura me atë melodi, që të këndohej prej korit dhe një himn
shqip, t’a
shqipëronin.

…Vjershëtori kombëtar i kollonisë e dorëzoj himnin e punuar mirë e
bukur shqip, pa asnjë vonim, që në njërën nga mbledhjet më të para të
pastajme të
shoqërisë”. Në një histori kronologjike, himni dërgohet në atdhe nga
kolonia shqiptare e Bukureshtit në vitin 1908, përmes Tashko Ilos dhe
Hil Mosit.
Kur ndodhej përkohësisht në gjirin e shoqërisë ‘Bashkimi’, atdhetari
Hil Mosi e dëgjoi këtë himn, e pëlqeu dhe e solli së andejmi në Korçë,
ku e
përhapi nëpërmjet anëtarëve të shoqërisë Vëllazënia. Mësimi dhe
përhapja e himnit filloi nga Korça në të gjithë Shqipërinë përmes
mësimit të
këngës.

“Ende është e paqartë se si atdhetarët që udhëhoqën lëvizjen për
Pavarësi vendosën të njohin si Himn Kombëtar poezinë e shqipëruar e
përshtatur nga
Asdreni me muzikë të kompozitorit rumun Ciprian Porumbesku (1853-1883).
Fakti që as teksti e aq më pak muzika e kësaj vepre nuk janë
pastërtisht
shqiptare i bashkohet edhe qëllimit për të cilin u krijua kënga, me
funksion të ndryshëm nga ai i simbolit kombëtar. Por kjo është vetëm
njëra anë e
medaljes, ndërkohë që përpjekjet për ta ndryshuar atë kanë dështuar për
katër herë me radhë më 1922, 1937, 1946 dhe 1970.

Duke iu rikthyer vizitës së Ismail Qemalit në Bukuresht, pak ditë para
shpalljes së Pavarësisë, na duket e udhës të hedhim hipotezën, se kjo
shoqëri
mund të ketë ndikuar në zgjedhjen dhe vendimin për këngën që do të
protokollohej si Himni Kombëtar i Shqipërisë së pavarur. Koha nuk
priste.
Vështirësitë me të cilat pritej të ndeshej lëvizja ishin të mëdha.
Akti, më shumë se sa ceremonial, duhej të ishte një mesazh i qartë për
Perandorinë
Osmane dhe Fuqitë e Mëdha, se Shqipëria “me sot të bahet në vete, e
lirë e mosvarme”, sipas Aktit të Shpalljes së Pavarësisë”, shkruan
Karakaçi.
Studimi i saj shtrihet edhe në përpjekjet e shumta të mëvonshme për të
bërë një himn të ri në tekst dhe me muzikë, me konkurse të shpallura,
përzgjedhje tekstesh dhe mungesën e një zyrtarizmi deri në vitet e
vonshme si Himn Kombëtar.

Më 1913 Gjergj Fishta shkruan poezinë ‘Hymni i flamurit kombëtar’,
këngë e cila u këndua për herë të parë nga nxënësit françeskanë nëpër
rrugët e
Shkodrës, ditën që autori me shokët e vet kishte ngritur flamurin
kombëtar në kambanoren e Kishës së Gjuhadolit. Më 1914, dy vjet pas
shpalljes së
pavarësisë, u kompozua një himn për Princ Vidin, me titull ‘Hymni
Mbretnor’ (Teksti: L.Ligori, muzika: Spiridon T.Ilo). Thoma Nasi, më
1918 botoi në
Amerikë një version për zë dhe piano (me nota dhe me fjalë të himnit),
të cilin e riboton në prill të 1947.

Regjistrimi i parë muzikor në disk i Himnit Kombëtar në Amerikë, pranë
shoqërisë diskografike ‘Columbia’, seksioni i publikimeve patriotike
(interpretues tenori me origjinë arbëreshe Giusepe Mauro dhe shqiptari
Spiridon Tasi Ilo). Në vitin 1920 emrave që u përpoqën të shkruajnë një
himn
alternativ ishte Lasgush Poradeci me Marshin e djalërisë me përcaktimin
zhanror Himn kombëtar, por e botuar në librin e poezisë ‘Vallja e
Yjeve’ në
vitin 1933. Më 1922, Këshilli i Ministrave shpall konkursin për ‘Himnin
zyrtar kombëtar’. Për shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij
ngarkohet
Ministria e Arsimit, ku ndër të tjera u përcaktua edhe masa e
shpërblimit 1000 franga ari për vjershëtarin e himnit dhe 3000 franga
ari për
kompozitorin. Tekstet e Ernest Koliqit dhe Kristo Floqit shpallen si më
të mirët. Në konkurs mendohet të ketë marrë pjesë edhe Asdreni. Më 14
nëntor
1926, Noli shkroi vjershën ‘Hymni i Flamurit’ dhe kjo u botua në një
numër të “Lirisë kombëtare” të Gjenevës, numër që i kushtohet festës së
28
Nëntorit.

Më 1 shtator 1928 Shqipëria emërtohet Mbretëri Demokratike Parlamentare
dhe e Trashëgueshme dhe që në vitin e parë të vendosjes së monarkisë,
Shqipëria bëhet edhe me himnin e mbretërisë (Muzika: Thoma Nasi,
teksti: Kristo Floqi; këta dy autorë ruajtën të paprekur vijën melodike
të Himnit të
Flamurit). Teksteve, kompozimeve dhe konkurseve i bashkëngjitet në
vitin 1937 konkursi për himn kombëtar si pjesë e aktiviteteve për
25-vjetorin e
vetëqeverisjes. Fitues i konkursit ‘Tekst për konkursin e Hymnit të
Flamurit’ shpallet, nga 76 krijime, himni i Beqir Çelës me pseudonim
Osoja i Ri.
Më pas pati edhe një konkurs për muzikën, ku u shpall fitues një
kompozitor italian E. A. Mario, por edhe për këtë nuk pati një vendim
zyrtar të
mëtejshëm.

Nga fundi i viteve ‘40 himni është kënduar dendur dhe pjesërisht
interpretuar me nota. Pas çlirimit u botua e u orkestrua në disa
variante, si për
orkestër simfonike, për solist, kor dhe orkestër, për fanfarë e deri
për formacione me vegla popullore. Në vitet 1945-1946 organizohet
konkursi i parë
shtetëror për himn kombëtar. Fitues shpallet “Himni i Shqipërisë së Re”
me poezi të Skënder Luarasit e muzikë të Cristo Konos. Rezultati u bë i
ditur
me rastin e shpalljes së Shqipërisë Republikë më 11 janar 1946. Himni
pati interpretime të ndryshme, sidomos nga kori i ushtrisë. Në fillimi
të viteve
‘70 të shek. XX, Këshilli i Ministrave në bashkëpunim me Ministrinë e
Arsimit dhe Kulturës, si dhe Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të
Shqipërisë,
shpalli konkursin për Himnin e Republikës. Në fund u arrit në dy
variante: himni i krijuar nga Çesk Zadeja dhe Nikolla Zoraqi me poezi
të Fatos
Arapit, “E lirë u ngrit toka jonë”, dhe kënga e Pjetër Gacit “Për ty
atdhe”. Atëkohë morën pjesë poetë si Ismail Kadare, Xhevahir Spahiu,
Fatos Arapi
etj, dhe muzikantët Çesk Zadeja, Tish Daija, Nikolla Zoraqi, Pjetër
Gaci, Feim Ibrahimi etj.

Më 1992 himni kombëtar rikonfirmohet si Himni i Flamurit pas
ndryshimeve demokratike me ligjin “Për Flamurin, stemën, himnin
kombëtar, festën
kombëtare dhe kryeqytetin e Republikës së Shqipërisë, ku në nenin 4
thuhet Himni kombëtar është Himni i Flamurit dhe më 1993, për herë të
parë në
dokumentet themeltare të shtetit, himni merr mandatin e vet si simbol
kombëtar me Projektkushtetutën për Republikën e Shqipërisë, ku si himn
kombëtar
citohet “Për rreth flamurit tonë të bashkuar”. Më 1998, Kushtetuta e
Republikës së Shqipërisë, miratuar me referendum popullor më 21 tetor
1998: neni
14, pika 4, sanksionon: Himni Kombëtar është “Rreth Flamurit të
Përbashkuar”. Më 2002, himni Kombëtar rikonfirmohet me ligjin 8926 “Për
formën dhe
përmasat e flamurit kombëtar, përmbajtjen e himnit kombëtar, formën dhe
përmasat e stemës së Republikës së Shqipërisë dhe mënyrën e përdorimit

tyre.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi