Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Mbreti” i Shqipërisë në prag të pensionit

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

“Mbreti” i Shqipërisë në prag të pensionit Empty “Mbreti” i Shqipërisë në prag të pensionit

Mesazh nga Geri Wed 7 Apr 2010 - 9:17

“Mbreti” i Shqipërisë në prag të pensionit Luani-shqiptar
Do të shkojmë të
takojmë një personazh që jo vetëm i ka dhënë emrin e tij një shenje
horoskopi, por është njëkohësisht një mbret, ndoshta i vetmi mbret i
njohur zyrtarisht në Shqipëri.


Vardi, luani mashkull i kopshtit
zoologjik te Tiranes dhe mbretëron i vetëm në 28 mijë kilometrat katrorë
të Republikës së Shqipërisë. Si çdo mbret tjetër, edhe ai ka një
origjinë të huaj fisnike, por tashmë është qytetar shqiptar me letra të
rregullta.

Njohesi i tij me i mire eshte specialisti Rrapi
Selamaj. Vardi eshte nje nga arsyet kryesore pse femijet dhe vizitoret e
tjere paguajne bileta per ne Zooparkun e Tiranës. Mbreti i pyllit
ndonese jo ne ditet e tij me te mira dhe shume i plakur vazhdon te kete
te njejtin sharm si ne ditet e lavdishme. Kushtet e kopshit jane
permiresuar disi vitet e fundit dhe era neper dhomat e ekspozimit eshte
bere me e durueshme gje qe ka rikthyer dhe vizitoret.


Por te
mbash kete kafshe 2.5 metra te gjate dhe 1 meter te larte nuk eshte
diçka e lehte. Edhe pse tranzicioni nga pyjet e savanes e deri te liqeni
artificial ka qenë traumatik për të, kujdestaret ia kane gjetur shijen.
“U japim 8 kg mish nga tre here ne dite. Eshte i fresket sepse keshtu e
pelqejne. Ushqimin ua hedhim ne”, shprehet Rrapi. I ardhur ne Tiranë më
1994-en, Vardi ka kaluar po aq peripeci sa edhe te gjithe nënshtetasit e
tjerë shqiptarë ne keto vite.

Ndoshta kafshet nuk mund te
komunikojne por problemet ankthet dhe streset i vuajne njesoj. Me gjithe
problemet shqiptare, Vardi ka nje mundesi qe te mos e leshoje
optimizmin, pasi ai te pakten nuk eshte vetem. Ne dhomen e ekspozimit ai
bashkejeton me Eldën, luanesha qe eshte prane tij qe ne fillim duke
qene dashuria dhe familja e Vardit.


Por luani Vardi nuk
eshte i famshem vetem mes femijeve. Ne zgjedhjet e fundit lokale ai
ishte nje nga emrat me te lakuar dhe te perfolur per shkak te nje diete
te dyshimte. E leme luanin me kushtet e tij tashme moderne, me dhomen e
gjumit me kalorifer, me mishin e fresket dhe me shpresen se nuk do te
jete me i vetmi ne Shqiperi.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi