Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Haradinaj: Kosova ka potencial për zhvillim

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Haradinaj: Kosova ka potencial për zhvillim Empty Haradinaj: Kosova ka potencial për zhvillim

Mesazh nga BeLti Sat 6 Mar 2010 - 10:38

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me bashkëpunëtorë, ka pritur të shtunën një grup të bursistëve të skemës ‘Chevening” të Mbretërisë së Bashkuar, që studiojnë në Universitetin e Bretfordit, e që vijnë nga disa shtete që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës.
Haradinaj, duke falënderuar delegacionin nga Universiteti i Bretfordit, theksoi se Republika e Kosovës është shtet me një demokraci të re, e cila ende po ballafaqohet me disa sfida në procesin e shtet-ndërtimit, e në veçanti në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare si dhe në rivitalizimin e ekonomisë së vendit.

Ai tha se deri më tani si vend kemi bërë hapa të rëndësishëm si në miratimin e Kushtetutës ashtu edhe në zbatimin e obligimeve që kemi marrë nga bashkësia ndërkombëtare.

Haradinaj theksoi se Kosova ka potencial për zhvillim dhe si një vend i vogël ka nevojë për miq ndërkombëtarë të cilët me njohjen e Republikës së Kosovës e ndihmojnë një vend që ka një rrugëtim unik si në luftën për liri ashtu edhe në procesin e shtet-formimit, e që është realizuar në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar.

Me njohjen e Kosovës ndihmohet procesi i integrimeve rajonale si dhe zhvillimi i një vendi që ka synim të ndihmojë rajonin në agjendën e integrimeve evropiane. Haradinaj e vlerësoi si shumë të rëndësishme vizitën studimore të këtij delegacioni, pasi që ata mund ta pasqyrojnë të vërtetën për Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e delegacionit nga Universiteti i Bretfordit falënderuan liderin e AAK-së për takim dhe njëkohësisht shtruan pyetje të ndryshme rreth zhvillimeve politike në vend dhe rajon.

Ky delegacion përbëhej nga bursistë të 13 vendeve duke përfshirë shtetet si Kina, India, Argjentina, vende që ende nuk e kanë njohur Kosovën.
BeLti
BeLti
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1363
 <b>Piket</b> Piket : 2345
Regjistruar : 23/12/2009
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Mitrowice

http://ardmeria-juaj.forumotions.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi