Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova do të ftohet ne Kranj, jo si Republikë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Kosova do të ftohet ne Kranj, jo si Republikë Empty Kosova do të ftohet ne Kranj, jo si Republikë

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Mon 1 Mar 2010 - 7:43

Kosova do të ftohet ne Kranj, jo si Republikë 2yw94wy

Bruksel, 1 mars – Koha Ditore, në një shkrim nga korrespondenti i saj në Bruksel, ka raportuar rreth dilemave të zyrtarëve të BE-së se si të ftohet Kosova në samitin në Slloveni.
Pos shumë dilemave të tjera organizatorët e samitit të vendeve të Ballkanit, që planifikohet të zhvillohet në Kranj të Sllovenisë më 20 mars, janë në hall edhe si ta ftojnë Kosovën e që të mos shkaktojnë mospjesëmarrjen e Serbisë. Zhvillimi i këtij samiti, ku mes tjerash do të bëheshin përpjekje për të shpejtuar rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE, është ide e përbashkët e Sllovenisë dhe Kroacisë dhe ka mbështetjen edhe të disa qarqeve në BE dhe disa vendeve anëtare. Por vetë vendet e BE-së janë të ndara në reagime rreth kësaj ideje. Përderisa një numër shtetesh mbështesin zhvillimin e saj, disa diplomatë janë të mendimit se ky samit, sidomos nëse zhvillohet në nivelin e dëshiruar nga organizatorët, do të vinte nën hije konferencën BE-Ballkan që Presidenca spanjolle planifikon ta zhvillojë në Sarajevë, në maj apo qershor të këtij viti, për të shënuar 10-vjetorin e Samitit të Zagrebit, ku ishte lansuar procesi i Stabilizim-Asociimit, gjë që ishte konfirmuar perspektiva e integrimeve në BE për këtë rajon. Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, dhe kolegia e tij kroate, Jadranka Kosor, mendojnë të ftojnë shefat e shteteve apo qeverive të vendeve të Ballkanit, por edhe krerët e institucioneve të BE-së, siç janë presidenti i Këshillit të BE-së, Herman van Rompuy, kryetari i Komisionit Jose Manule Durao Barroso, kryeministri i Spanjës Jose Rodriguez Zapatero dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton. Burimet diplomatike në Bruksel kanë thënë se „në fillim këtë konferencë e ka mbështetur edhe kryeministri i Spanjës, Zapatero, i cili ka shprehur gatishmëri edhe të marrë pjesë“ . Por më vonë diplomatët thonë se „Spanja e ka keqkuptuar idenë dhe ka menduar se takimi nuk ka të bëjë fare me BE-në, por është vetëm një takim i liderëve rajonalë“. Prandaj, tash mbetet e paqartë se cili është qëndrimi i Spanjës rreth këtij samiti. Disa shtete të Bashkimit Evropian mbështesin këtë ide duke thënë se „është një simbolikë e mirë pasi që Sllovenia e Kroacia, dy vende që kanë pasur mospajtime të pazgjidhura rreth kufirit në det për gati 20 vjet, tash ndërtojnë partneritetin për të ndihmuar rajonin“. „Është mirë që në këtë mënyrë të promovohet edhe Kroacia, si anëtare e tashme e NATO-s dhe anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian si një aktore e rëndësishme në rajon, e cila do të ndihmojë rajonin. Dhe nëse këtë e bëjnë bashkë Lubjana dhe Zagrebi, aq më mirë“, i ka thënë “Kohës Ditore” një diplomat i BE-së. Por, një diplomat nga një shtet tjetër mendon ndryshe: „Duket se prapa kësaj ideje qëndron tentativa e Sllovenisë për të përmirësuar imazhin që e prishi duke i bllokuar për një vit negociatat e anëtarësimit të Kroacisë në BE“. „Sllovenia është e vetëdijshme se duke bllokuar Kroacinë i ka bërë dëm të konsiderueshëm Ballkanit dhe procesit të zgjerimit. Tash dëshiron që, pasi është marrë vesh me Kroacinë, të paraqiten këto dy shtete si shembull i mirë e jo shembull i keq“, thotë ky diplomat, duke shtuar se „Sllovenia dhe Greqia janë vendet, të cilat deri tash rreth zgjerimit një gjë kanë predikuar dhe një gjë tjetër kanë bërë, janë angazhuar kinse për zgjerim, por kanë penguar përparimin e fqinjëve të tyre“.
Një numër i madh i shteteve të BE-së megjithatë mendon se është mirë që shembulli i bashkëpunimit mes Kroacisë dhe Sllovenisë të përdoret për të stimuluar edhe vendet e tjera të rajonit. Prandaj, edhe mbështesin zhvillimin e këtij samiti që, sipas të gjitha gjasave, do të zhvillohej në Kranj afër Lubjanës më 20 mars. Por, pos brengës që të kënaqin Brukselin dhe një varg vendesh anëtare të BE-së, organizatorët janë në kërkim të „ideve inventive“ për të ftuar Kosovën e në të njëjtën kohë të mos shkaktojnë mospjesëmarrjen e Serbisë. Presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka lënë të kuptohet se ai „nuk ka asgjë kundër pjesëmarrjes së Kosovës nëse Kosova ftohet si UNMIK“, pra, të mos konsiderohet si shtet. Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, në një intervistë dhënë “Jutarnji listit” të Zagrebit, ka thënë se „është i gatshëm të takohet me presidentin e Serbisë, Tadiq, në çdo kohë dhe në çdo vend, por me kusht që takimi të jetë i dy presidentëve të dy shteteve“. Tash për tash, sipas burimeve diplomatike, organizatorët mendojnë të ftojnë Kosovën sipas „formulës së BE-së“, siç është ftuar Kosova në takimet e Ministrave të BE-së dhe ku kanë marrë pjesë edhe Kosova, edhe Serbia, megjithëse, nganjëherë ka pasur edhe incidente ku pjesëmarrësit serbë e kanë lëshuar takimin. Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, pritet që Kosova të marrë pjesë në samitin që organizojnë Sllovenia dhe Kroacia afër Lubjanës më 20 mars, ose si „Kosovo/UNMIK“, ose me prapashtesën „UNSC 1244“. Kjo do të bëhet për të siguruar jo vetëm pjesëmarrjen e Serbisë në samit, por edhe të Presidencës spanjolle dhe krerëve të BE-së. Njëlloj planifikon Spanja të ftojë Kosovën edhe në konferencën, e cila do të zhvillohet në Sarajevë në muajin maj apo qershor. Por ftesat nuk janë dërguar ende dhe pritet që ditëve në vijim të sqarohen më shumë detaje rreth përgatitjes së këtij samiti, ku organizatorët duket të jenë mjaft ambiciozë. Diplomatët në Bruksel si „joreale“ e kanë quajtur edhe ambicien që në Lubjanë të organizohet në këtë moment takimi i presidentit të Serbisë me atë të Kosovës. Madje nuk është sqaruar as a do të ftohet presidenti apo kryeministri i Kosovës në takim. Organizatorë janë kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë e jo kryetarët.
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 283
 <b>Piket</b> Piket : 387
Regjistruar : 28/02/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 32
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : ItAlY

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi