Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi te ndryshme

+10
Tila
Jona
Shpejtimi
MitrovicA
Geri
Lumo Kolleshi
Erisa
Kacurelja
engjell a djall
Merisa
14 posters

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Poezi te ndryshme

Mesazh nga Merisa Sun 26 Apr 2009 - 5:40

First topic message reminder :


Ulu prane meje
Ulu ketu prane meje, me thua
te presim bashke edhe nje here
ardhjen e mengjezit, si atehere
bashke te presim hapjen e qiellit
te ndajme bashke ardhjen e Diellit,
te mos flasim, te mos bejme ze,
kujtimeve te tretemi, se s'do shihemi me!
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Erisa Mon 25 May 2009 - 19:24



Bota

Aq here e ri-krijoi zoti boten
sa tani ajo nuk ekziston me.
U zhbe
U shellis si filli i nje historie
qe fillon me “na ish njehere”

U c’thur bota
deri ne zanafillen e saj
sikur te mos kish ekzistuar kurre
humbi ne ajer
si nje anije velebardhe
qe me shume se anije
eshte sajese e syve te lodhur
sajese malli, a mungese harbute
e djegur per adhurim

U kthye bota ne hic
perpara syve te mij.
“Ta rindertoj a jo boten???”
Me lodh kjo dileme.
adhuruesit kane kohe qe kane vdekur
e bashke me ta edhe krijuesi i tyre.

======================================================

Mbremjet tona si copa te vogla cokollate
pluskojne mbi trupa te qumesht,
pastaj si gjurmet e perendimit
shkojne drejt nje rruge qe cel
nga zemra e ngrohte e muzgut.

Mbremjet tona si copa te vogla cokollate
mbeshtjelle me leter varaku
zbukurojne kete varg kujtimesh,
ndersa ne shtrijme gjymtyret
drejt rruges qe zbehet ne zemer te muzgut.

======================================================

Kam dite qe s’fle.
Mbyll syte,
degjoj nga bek-graundi i kokes sime,
piskamen tende.
Enderr e gjalle.
S’me lene mendimet te shihem ne pasqyre.
Me vishen me avuj syte.
Tjerr vetmin dhe me të
thur gishtat qe te mungojne.

========================================================

Mendimi per ty
eshte casti
ku ti qendisur je nga duart e kohes.

Gjithcka zgjat sa nje enderr
ne te cilen qellon te jesh shtrire mbi kureshtje
a mbase duke ecur drejt fundit te nje rruge
qe te con ne askund.

Une nuk jam.
Une here kujtoj, here di,
dhe here perpiqem te harroj

Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Erisa Mon 25 May 2009 - 19:25

Grua, femra ime



Grua!!!
Kur të më kesh krijuar
të më kesh pjellë sërish
ashtu siç më shikon, siç më prek,
siç më ndjen me dashurinë tënde
kur të më lëpish me gjuhë gjakun
që trupin ma mbulon mbas lindjes së vështirë
kur të më nuhasësh, e të më miklosh me frymë
kur të më ushqesh me lëngun e bardhë të dashurisë tënde
të më rrisësh burrë
e me burrin që bëre të krenohesh
kokën të mbështesësh në mua
për të kërkuar prej meje mbrojtje e dashuri
kur të më thekesh mes kofshësh
e prej meje të lypësh jetën
kur jetën time ta rrisësh mes legjendash
kur të vrasësh për mua gjithë bishat e kësaj bote
e të më flasësh pambarimisht për lotet
kur të këndosh këngën më të bukur për kallzat e grurit
kur me erën të bësh një kurorë veç për mua
kur të përkëdhelësh me gjinjtë e tu
përgjumjen time të lodhur
që rrëket në frymëmarrjet e fantazisë sime
të të shoh të zhveshur
kur të më puthesh aq herë sa yje ka qielli
e përjetësinë ta mbledhësh në një ëndërr
kur me durimin tim të plakesh
e vdekjen ta presim bashkë
kur të fundmin çast të jetës sime të më avitesh
e re si ditën kur të njoha
kur të më duash, të shtrihesh pranë trupit tim
e frikën time ta trembësh ashtu si dikur trembje përbindëshat
e makthin, nga ëndrrat e mia
kur trupin e ftohur të ma ngrohësh me buzë
dhe akullin e vdekjes ta gërvishtesh me qerpikët e gjatë
kur të qash mbi trupin tim
e të më nderosh me lule të verdha që ti e di sa shumë i dua
kur në heshtjen e kohëve të mendosh për buzëqeshjen time të trishtë
kur kollën time të degjosh, edhe pse më s’jam
kur kafenë e mëngjesit ta bësh për të dy
kur lotin tënd që rrugën merr në shtegun e faqes
të ma dhurosh si të vetmen gjë që të ka mbetur
kur ditët e tua pa mua të jenë rendja e fundit drejt krahëve të mi
atëherë ti grua
qofsh femra ime.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Merisa Mon 25 May 2009 - 19:27

Nëse një ditë
Ti do të jesh duke qarë...
Më thirr mua
Që të jem me ty.
Unë
Nuk të premtoj të bëj të qeshësh,
Por ne
Mund të qajmë të dy.



Nëse një ditë
Ti dëshiron të shkosh larg
E unë të mos të shoh dot me sy,
Mos nguro të më thërrasësh.
Unë
Nuk të premtoj të ndal...
Por më beso,
mund të vij me ty.
Merisa
Merisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 8930
 <b>Piket</b> Piket : 9170
Regjistruar : 26/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne zemren e...

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Erisa Mon 25 May 2009 - 19:27

Prinderit e mi

Buzeqeshja jote At’
Eshte me e shtrenjta dhurate
Qe me jep frymen
E shpresen ma zgjon
Eshte thirrja e shenjte
Te mbijetoj me fton
Ketu … larg jush


Larg jush bota eshte e eger
Kam nevoje per ju
O krijuesit e mi
Se per ju isha femija
Me i bukur ne bote
I rrethuar nga dashuria
E shenjte e kuptimplote

Me mungon shtepia jone
Me mungon qilimi i vjeter
Ku ngrita boten time
Qe ish … aq tjeter
O nena ime magjike
Qe me nje puthje plage sheron


Nena ime qe perkujdesja
Gjumin ta ka mohuar
Te flija une e qete
Ndersa ti duke sakrifikuar
E une tani veshtroj veten
Ne cdo tenden rrudhe

E shtrenjta e dashura nene
Me fal qe nuk te lumturoj
Si dikur shume kohe me pare
Po ashtu si diten
Kur me doli dhembi I pare


Me fal qe ne tenden dhome
S’mund te vendos cdo dite
Lule plot arome



I dashur babi im,
Qe drite te syve me ke
Faleminderit per cdo gje
Faleminderit per ate qe je

Ti baba je idhulli im
Simboli i urtesise
Burri me trim
Emblema e drejtesise
Qe vezullon force e besim
Je ti… Babai im
Qe kurre nuk u mposhte
Qe nga dita kur ishim te mitur
Me te njejten force lufton dhe sot
Qe fale teje jemi rritur

Nuk me shkruajne duart
Me flasin lotet tani
Dhe kam nje enderr
Ne zemer ushqej shpresa
Qe nje dite do te rrethoheni
Me nipera e mbesa
Qe do t’iu therrasin gjyshi e nena
E do t’iu shoh
Te luani me ta porsi femije
JU o prinderit e mi
Qe edhe 1mije jete
Te kisha pasur
Ti jetoja si femija juaj
Do kisha dashur
Babi,mami, ky gjaku juaj
Ne damaret e mi kalon
Brenda meje ne trashegimi shekujsh
Keni per te jetuar pergjithmone….
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Erisa Mon 25 May 2009 - 19:29

Fjalët e qiririt

Ne mes tuaj kam qendruar
E jam duke perveluar
Qe t'ju ap pakez drite,
Natene t'jua benj dite.
Do te tretem, te kullohem,
te digjem, te pervelohem,
Qe t'ju ndrinj mir' e te shihni,
Njeri tjaterin ta njihni.
Per ju do te rri te tretem,
As nje cike te mos mbetem,
Te digjem, te qanj me lot
Se deshiren s'e duronj dot.
Une zjarrit nuk i druhem
Dhe kurre s'dua te shuhem,
Po te digjem me deshire,
Sa te mundt t'ju ndrinj me mire.
Kur me shihni se jam tretur
Mos pandehni se kam vdekur :
Jam i gjall' e jam ne jete,
Jam ne dritet te vertete;
Une jam ne shpirtit tuaj,
Mos me kini per te huaj.
Me eshte falur durimi,
Andaj po digjem si trimi,
Sa me kenda t'ju benj mire,
Te mos mbeti n'erresire.
Jakeni, rreth meje rrini,
Flisni, qeshni, hani, pini
Ne shpirtit kam dashurine,
Pa digjem per njerezine...
Me zjarr ta djek mushkerine
E te tretem per njerine
Une dua njerezine,
Miresin'e urtesine.
Ne behi shoke me mua,
Ne me doni si ju dua,
Njeri tjatrine ne doni
Te paudhe mos punoni...
Une, duke perveluar,
Njerezit i kam ndrituar;
Kam qene mik me njerine,
Andaj i di e me dine...
Dua shum fjale t'ju them,
Po trembem mos ju benj ujem.
E ku shkruhene ne karte
Fjalet' e gjuhese 'zjarrte ?
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Erisa Mon 25 May 2009 - 19:30

Po edhe sikur...

Po edhe sikur ditet te binin
ne humneren e neteve,
perseri, prape ka nje pus
ku prehet qetesia.

Dhe duhet te ulesh
buze erresires
dhe me durim te peshkosh
driten-
qe bie atje

Pablo Neruda
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Erisa Mon 25 May 2009 - 19:30

Atdheu nuk ka nevojë…!

Atdheu nuk ka nevojë që vetëm të thuash; që e don !
Por Atdheu ka nevojë të ia shërosh plagët´ kur ai rënkon!

Atdheu nuk ka nevojë që ti të mburresh me emrin e ti !
Por atdheu ka nevojë që ti ta nderosh me punë e ndershmëri !

Atdheu nuk ka nevojë për emrin tënd plot lavdi…
Por ka nevojë që të mos lëndohet` kur përmendesh ti !

Nuk ka nevojë Atdheu për paratë e tua, as për tënden pasuri !
Por ka nevojë për njerëz të vërtetë,
me plot kuptimin dhe vlerën, që ka fjala: Njeri !


Llemadeo
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Erisa Mon 25 May 2009 - 19:31

Shkruan: Llemadeo

Poemë

Ndarja e kombit

Dardaninë e marrun me dhunë
që Kosovë ja vunë emrin kur e shkelën...
se Sllavisht e donin çdo punë
dhe në akcent të tyre e donin dhe emrin...
Sot po luftojnë vetë shqipëtarët, bijtë e Ilirisë
të cilët dhe gjuhën e të parve shkojnë tuj e përzije
me do fjalë turçe e sllavishte, kundër çdo të mire,
Po luftojnë me e nda me letra zyrtare Dardaninë
Me e nda përgjithmonë Shqipërinë Ilire!

Në emër të të njëanshmes pamvarësi...
në emër të politikave fanatike…
të kolltuqevë që ëndrrojnë ti gëzojnë në përjetësi,
të gradave të bukura e simpatike…
në emër të pa aftësive për të ditur,
në emër të pa aftësisve për të njohur historinë,
në emër të pa aftësive për të njohur atdheun,
në emër të çdo pa aftësie tjetër,
po e ndajnë Dardaninë me truallin e Ilirisë së vjetër!

Po thërrasin enveristët-stalinist të Tiranës:
"Kujdes ju, se mos Shqipërinë e bashkuar na përmendni!",
Po thërrasin të friksuarit e Prishtinës:
“Jo, jo, ne nuk duam bashkim me Atdheun Amë!”,
po gëzojnë xhaonturqit me çallmat në fyt...
ndërsa bisha sllave e uritur, gjëmon duke pritur mënjëanë.

Hej Iliria ime,
Që vetëm nga avioni ti dalloj trojet,
malet e brigjet e tua vetëm prej atje lart dallohen
piramidat mijra vjeçare, kështjellat,
vetëm nga avjoni tash mund të shikohen.

Ska mbetur gjë tjetër nga shqiptaria,
burrëria ka vdekur, Besa e të parëve tanë është shuar.
burrecat që mbas .... grave gjithë ditën shikojnë
kafeneve anë rrugës rrinë duarlidhur duke pritur e shpresuar
se mos kush ndonjë copë liri apo bashkim ua hedh kah të kalojnë!

Ndërsa Iliria plakë, malet e tokët e lashta, historia, gjëmojnë,
mbuluar me pyje e shkurre, ndërsa kur marrin flakë nga zjarret
nxjerrin në dritë gurët e statuajt e Ilirisë…
dhe turrët sllavi e thotë se sikur është Ilir, i duket...
i ardhuri si cub hajninash njëmijë e katërqind vjeçar,
I thotë malit Ilir, se sikur është “sllave krahina”,
që Iliri-Pellazgjike i thonë tash e tridhjetëmijë vjet më parë!

Ndërsa shqipëtari, i biri i Ilirisë së vjetër
shkon e ulet galmuç shtatë herë në ditë…
para çallmës së Osmanit-hajdut karavanesh…
i cili e nisi turrin e tij me plaçkë të bame
kur kinezëve punëtorë të mirë, plaçkitë ua kish,
atëherë kur ata sillnin mëndafshe për tregjet Veneciane.

Ashtu u pasurua Osmani i parë, i biri i Turkemnistanit aziatik
dhe turrin e mori me bandat e ti e ju sul Kostandinopolit, mesdheut Antik
Ku Kostandini` bir i Nishit të Ilirisë, kish ngritë qytetrimin
dhe kulturën e Bizantit kish shtri në ato brigje
kur Europa ngrinte kështjella nëpër maja e mbi ujë
për tu shpëtuar bishave të natës, ujqërve e arinjëve...!

Ndërsa në të njëmijëtin e treqind e gjashtëdhjetëtin vjetë
mbas gjashtëdhjetë vjet luftrash` Kostandinopoli ra...
eh mjerë mesdheu, mjerë Troja e lashtë, mjerë Bullgaria,
Rumani e mjerë, mjerë Greqia dhe Iliria vetë
se në ç`duar hajdutësh u gjënd mesdheu i shkretë!

Çallma osmane valvitej Mesdheut,
sulltanet haremet i shtuan me vashat e Ballkanit
ku nga tridhjetë për një herë gishtrinjtë e këmbëve ia lëpinin
dhe trupin ja falnin dhunshëm në harem Sulltanit...
e kopila pa deshirë` të mjerat robina lindnin!

Askush nuk mund ta dijë se kush ishin ato vasha të gjora
që skllave u banë, vllezërit prej shpatës ti shpëtojnë...
Armene të bukura thonë, Romune, Bullgare, Greke, Afrikane,
Sllave, dhe Shqipëtare kishte, se smundet askush ta mohojë!

Ndërsa çallma osmane pushtetin e dhunës e vuni në brigjet e Ballkanit,
Shqipëtaret e vertetë mbas trimit Gjergj Kastriota
u bashkuan në një kushtrim lirie për atdheun.
Krah ju ba Leka i Dukagjinit me fjalët e besët e forta
siç ishte e Ilirise tradita ma e mirë e Dheut,
Dhe luftuan sa shëmbull ju ban botës në veprat e trimërive
deri sa jeta e tyre u shue në ato kohra!

Shqipëtarët, bijtë e Ilirisë, luftuan sa mundën,
por ah` tradhëtia hyni, vesi i mashtrimit osmanlli
me pare të verdha, me një farë Florini
erdhi tuj i mashtrue vllaznit shqipëtarë
e kundër njëri tjetrit mjerisht i shtini!

Ja fali osmanlliu një qese me pare arit
të birit të shqipëtarit, veç me ndrrue fenë...
la fali edhe një qese tjetër, biles edhe një gradë ja vuni krahit,
veç ai ta vriste të vëllanë e vet e ta shante Skënderbenë!

Ashtu mjerisht fillojë tradhëtia mids vllazënve shqipëtarë,
filloj vrasja, që nuk e kish e Ilirisë burrëria jo kurrë ma parë.
Filluan plaçkitjet, dhunimet, deri dhe fisit me ja dhunue motrën
me ja vjedhë pasuninë e te tanë çka kish,
me ja vra deri dhe fëmine e me ja shkaterrue votrën.

Dhe u turren pseudo-shqipëtarët për grada deri në Kostandinopol
që Stamboll ia vuni emrin Osmani kur e pushtoj...
dhe aty në oborr të ti` poste morën të nalta
këshilltarë, ministra e deri dhe ambasador...!

Ndërsa Shqipëria gjëmonte nën mjerimin e luftrave,
maleve iknin ditën, netëve luftonin pa pushim
qytetet e Shqiperisë nga hordhitë ti çlironin,
ato që vllezërit plangprishës i drejtonin prej stambollit…
herë si pashallarë të turkut e herë si batakçinjë...!

Fushat e arbërisë u lëshuan
kur mijra shtëpiat u dogjën nëpër natë,
kur mijra kishat u shëmbën nga osmanllinjtë,
kur toka shqipëtare u dogj
e mbeti djerr aq gjatë!

Por shqipëtarët e vërtetë duruan,
një me Ujqërit në male u bënë,
në një shpellë me Ujkun fjetën
në bark të ti qumshtin e pinë
dhe kurrë nuk pranuan të dorzohen as ta falin lirinë!

Dhe një ditë kur Turkmenistan-osmanllija
që as gjuhë amëtare nuk kish...
po e thynete qafën andej nga anadollija…
ndërsa gjuhën amtare po ja krijonte një bir i Ilirisë
dhe me shkronjat europiane po ja pagezonte
ai që po ia mësonte deri edhe shkrimin e të shkurtër historisë...

…Thej qafën më në fund osmanllija
me pashallarë e sulltanë deri dhe me shërbëtorët shqipëtarë...

Por ah` mjerisht në të tonat vatra
kur shqipëtarët të çorditun mbas çallmave e gradave osmane ishin,
një tjetër osmanlli po hynte të sundonte
dhe një nam të zi truallit shqipëtarë po ja bante
ku me gjak për një shekull do ta lante e shpërlante!

Kalojë shekulli i mjerë i luftrave ballkanike
ku shqipëtarët mbetën të ndamë në katërqind copa
ndërsa europa shihte prej larg, maste e priste,
tuj e falë si dhuratë kombin shqipëtarë...
atje ku ja merrte mëndja së janë fuqitë e forta!

Nuk donte europa që në ballkan të kish
një shtet apo komb me besimin e osmanëve…
ndaj mjerisht dhe me ligje e coptojë katërfish
atdheun e të mirëve, të të vuajturve, trojet dhe bijtë e Ilirianëve!

Ndërsa sot qytetrimi slejon ma dallime fetare, po thonë!
Edhe pse një racizëm modern fshihet pas çdo vule.
Pra nuk po e lejojnë bashkimin e shqipëtarëve
por një shtet të ri po krijojnë prej të njëjtit komb,
prej të njëjtës gjuhë e gjak, prej të njëjtës tradite të lashtë e kulture,

Sigurisht që një murë të ri po ndërton euorpa,
ndarje me Azine kërkon në Ballkan,
ndarje si një mur gjigand që përmidis trojeve tona
po ndan zyrtarisht ortodoksia, deri dhe vëlluan me vëllanë!

Ndërsa disa shqipëtarë e duartrokasin ndarjen
dhe krijimin e një shteti të ri e quajnë si punë me mënd...
sepse funksionet e larta ata mundën ti kapin
dhe botës të bredhin si politikanë…etj, nëpër çdo vënd!

Uf, o tmerr, po ma i zi a ka o Zot ndër kohët tona
Kur qytetrimi po ngren lart të drejtat e njeriut…
Në një kohë kur e stervitura, politka ditore
Po thërret për bashkime shtetesh këndej nga Europa
Ndërsa bashkimin e të njëjtit popull po e ndalon me ligj!

E si mund të ketë Kontinent të bashkuar,
kur popujt e një gjuhe, të një kulture e gjaku i ndajne me zor?!

Çfarë thashë, me zor?

Oh` jo, jo me zor, por me deshirë të njaj shqiptarllek fanatizmi
Që shtatë herë në ditë falet para çallmës së Osmanllinjëve…
Falet para atyre që ja ndrruan dhe perenditë
Para atyre që bijat shqipëtare` me dhune ua çuan robina sulltanive…!


Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Erisa Mon 25 May 2009 - 19:31

Lavdisë

O fjalë e shenjtë, që vetëm për heronjtë e vërtetë dhe vlerat je krijuar,
A smë thua, çkanë me ty servilët, ata që hero e thërrasin
Çdo mik a mike të tyre´ që qefin ua bën…,
Çdo të korruptuar të kohës´ që orekset ua ushqen ?!

A smë thua o shkëlqim i gjithë universeve,
çfarë kanë me ty pseudotë e çdo lloji,
të cilet vetvetes' papushim, grada i ngjeshin...?!
Ndërsa me shkarraviteje, vlerat zënë e përqeshin!

Ti qëndro atje lart o fjalë hyjnore,
Në kupën më të lartë të qiejve´ qëndro´
Dritë në ballë mu bëj vlerave dhe Heronjëve !
Ndërsa pseudotë, mashtruesit ´ i injoro !

Llemadeo
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Erisa Mon 25 May 2009 - 19:33

Kjo Poezi eshte vetem per Erin

Thrret Prizreni mori Shkodër
Oh hajde t'rrimë se ta kam motër
merre Durrsin e Tiranen
se na kshtu e gzojna nanen

Unë thras Peje dhe Gjakove
Ferizaj LLap, dhe Rugove
Vjen Decani Mitrovica
Kaçaniku e Kamenica

Vjen Gjilani dhe Prishtina
Ferizaji edhe Klina
Kshtu n'kala sebashku t'rrina

Kur do t'vini mos harroni
edhe Krujen ju ta ftoni
Coni lajm ne Gjirokaster
Tepelene e Mallakaster

Has Mirdite Kuksin me thirr
e thrras Korcen me rrethine
thrras Tetoven Gostivarin
thrras Ulqinin the Tivarin

Bujanovci oh vjen Presheva
Suhareka e Malisheva
Tan trojet oh Podujeva

Kam thirr Plave kam thirr Gucin
e po Hote Grute dhe Malsin
Kam thirre Diber, Ohrin, Strugen
merre Lezhen edhe Puken

Vjen çamëria vjen Janina
lumt na t'lumt s'bashku do t'rrina
Manastiri oh ka cu fjale
githese qysh unë kam me ardh

Gjithese qysh unë kam me ardh
se për Korce malli m'ka marrë
por ni bese m'ka thanë e ki
herë do kure te ju do t'vi

Kur do t'vini dorë për dorë
mos harroni shkoni n'Vlore
conja Vlorës një porosi
një flamur te majn ne gji

E pra vllazen edhe motra
hecni këtu se na thrret votra
një kurore bashke ta qendisim
një flamur pa yll ta ngrisim

Le të merr vesh bota mbarë
kështu rrin z'bashku
POPULLI SHQIPTARE.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Lumo Kolleshi Sat 26 Dec 2009 - 10:00

Ikone zemre thyer

Ne perden e grisur te endrrave
Nje ikone zemre e thyer dhe kaq,
Syri ecen zvare mes gjembave,
Diku pas gjakut me i gjakte loti u shfaq.
Kerkon ai sy te çaje erresiren,
Nje rreze drite per qiellin pa ze;
Buzet e thara shkretojne hapesiren
Nga korja e puthjes qe s'di te vije me.
Me kot vazhdon loja e pritjes
Ne stacionin e mjere te moskthimit,
Me kot i kerkon strehe dallendyshes,
Qe me krisma ia ke mbjelle fluturimin.
avatar
Lumo Kolleshi
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 19
 <b>Piket</b> Piket : 21
Regjistruar : 19/12/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Vizitor Fri 22 Jan 2010 - 21:36

MEDITIME

Vështroj pasqyrimin e bukurisë mbi
imagjinatën,
Kalimin nga mbresa e parë në ndjenjë,
Dashurinë, që si lloz
Arkimedi vë në lëvizje botën,
Të fshehtat universale që njeri nuk i
njeh.


Të pyeta: "Ku qëndron gënjeshtra në
këtë botë?",
Dhe ti më dhe një skenë të tërë aktorësh me maska,
Ushtrinë e
madhe të heronjve të dashurisë,
Don Kishotët me dorashka.


Markezët dhe baroneshat e
pudrosura,
Me sy nga rridhnin lumenj kotësie,
Dhe me buzëqeshjen e rreme
dhe të pashije.

Verterët që vrasin veten, varen dhe
mbyten,
Virgjëreshat e fishkura nga lotët e dashurisë,
Don Zhuanët e
pafajshëm që përbuzin gënjeshtrën,
Dha fytyrat mjekërroshe të heronjve të
ditës,
Që mbajnë në sy zjarrin e egërsisë.


Të pyeta: "Po e vërteta, e vërteta
ku qëndron?"
Por ti mblodhe supet me hutim,
Më the se çdo gjurmë e të
vërtetës,
Është një lajthitje truri, një zhgënjim
.Poezi te ndryshme - Faqe 2 Sun

MË NDIHMO TË ËNDËRROJ


Më ndihmo të lutem, më ndihmo të
ëndërroj,
Që gjithë këtë hapësirë komode nga shpirti ta largoj.


Të pushtoj gjithë hapësirën e detit
dhe të qiellit,
Dhe gjithshka të kaltër ta mbledh në sytë e mi,
Dhe ndër
to me një varkë të bardhë,
Si në një det të qetë, të lundrosh ti lumturi.


Deti le të prehet për një çast në
breg,
Dhe qielli sytë e kaltër le t'i mbyllë njëherë.


Më ndihmo të lutem të bëhem më e
mirë,
Të varros gjithçka që e vdes njeriun në shpirt,
Dhe të dashuroj
gjithçka që atë e rilind.


Ashtu siç fle fëmija, mbështjellë
me ëndërr të bardhë,
Ashtu le të flë dhe trishtimi i kësaj bote brengëshumë,

Strehëve të kaltra të horizonteve të ëndrrave,
Le të prehemi për një
çast lumturi, ti dhe unë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Vizitor Wed 3 Feb 2010 - 2:31

ATHUA

Athua k´to Troje naj kan Mallkue,
Athua tan Rruzellin po dojm me Shkue,
Athua erdh Ora krejt me m´barue,
Athua edhe Zoti na asht Idhnue,

Sod sasht ka dihet qka asht ka n´doll,
Gjuhen e Gjarpnit na s´dim me Fol,
Jem z´voglue e ba saj Moll,
Se s´nje Shqipni kush s´nje Kosov,

Athua jem mjegull para Diellit,
Athua Rinija jon asht pera Ferrit,
Athua aj kem faj naj Kuj,
Athua na kan vra Lot e Dikuj,

Ik prej Dreqit e hajde ne gojê te Arushs,
Shahmat si me kan ne gryk te Pushks,
Asht ni fjal shum e Vertet,
Pa Dashuri e Rini nuk ka Jet,

Athua jem met si Vorr i Qelun,
Athua jem ba si Mish i Kelbun,
Athua tana Shpresat na jan Tretun,
Athua lirija jon asht kur jem t´vdekun,

Na jan perzi Qeni e i Biri,
Nuk po dim cili asht i keqi e cili i Miri,
Gjithkush vdes kur asht i Vjeter,
Tokat tona jan ba mej mat me Meter,

Bjeshk po na doket Shpati,
Ja ka nis me na dhimt edhe Ashti,
Edhe Jeta na asht Gerdit,
Kerkush prej Punes sod sasht tu ju Njersit,

Jo,jo nuk shuhet Shqipnija e Vogel,
Se k´tu dot mlidhem prap Vlla e Moter,
Mej n´gi ni Sofer,mej n´groh ni Voter.


Shum gjana se din se qysh Asht,
Deri at her kur vet ta Provosh,
Qka nuk ki qef me ta ba,mos ja ba Askuj,
Jo veq mua por as njerit Huj,

Mos thuaj at her,,oh Zot ndimom,zemra asht kam Dhem,
Ska met nzan as vendi Ven,
As gjumi ma nuk te Zen,
Shum gjana kan me te ra n´men,

Ki me than kurr ma s´kam me Ba,
At her asht von se veq Zemren ta kan Vra,
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Vizitor Wed 3 Feb 2010 - 2:51

Letra nga Mergimi

M`pikon loti n`tokè me ran
mos harro atè ditè moj nanè
n`ditè Bajrami, n`e ditè gezimi
mora rrugen e mergimit.

Sot skam gezim as nuk kam gas,
as prej malit smuj te flas,
prandaj jam ulè e po t`shkruaj
vajza yte prej dheut te huaj

Te tregoj nané pernjemend
asgjè sèsht ne vendin tem
qysh kam ardhè ketu mallkoi veten
merzia po m`shkatrron jeten.

Ketu hana rri e fsheht
ketu qielli èsht i errtè
as dielli nuk jap ndriqim
s`èsht si aj dielli i vendit tim.

Ket lulve sju vjen errè
ketu s`ka vjesht as s`ka pranver
ka veq dimen e vapè te shkret
mos me mujt nji natè me fjet.

Ktu ska qef veq gjum e punè
pamirsi me shum zullum
ketu jan njerzit si bagetia
nga nje javè nuk shkojn te shpia.

Tash nanè shum nuk po te shkruaj
vajza yte prej dheut t`huaj
se her te duash me m`kujtue
puthe dheun qe me ka rrit mua
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Geri Sun 14 Feb 2010 - 0:54

+++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
+++...Kete lule te bukur ...........,..-.-,_,. .................+++
+++.. me lote e kam ujit , ........ )`-. ’`.( ...................+++
+++ per ty o ... e dashur ........ /.....`...| ...................+++
+++...sa shum jam merzite ...... ...../../ .....................+++
+++....... .............. ................. =(../.=`. ..................+++
+++.sa po me dhemb zemra...... .`-;`.-’ ...................+++
+++ sonte ne kete nate te erret ... `)| .......................+++
+++.....per ty o ... e dashur...........-||...-’|. ...............+++
+++-.....zemra po me plase......... ,_||.._,/ .................+++
+++........................... ...........,..... ||..’. ...................+++
+++..sa dote doja sonte............||..,||/ .......................+++
+++..te vdes edhe une............_`.|/||_, .....................+++
+++...se ti o ... e ime ............ ’-.’._||/ ......................+++
+++...se po me mungon shum.......-»||/.`..................+++
+++............................................... ..................... +++
++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga MitrovicA Sun 14 Feb 2010 - 1:13

auauuaau geri ke fillu te behesh poet i mir
MitrovicA
MitrovicA
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3880
 <b>Piket</b> Piket : 3966
Regjistruar : 25/04/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Vizitor Mon 15 Feb 2010 - 3:00

Më e rëndë se toka Më e lehtë se hija
E vjeter sa lindja Pafund sa gjithësia
E ëmbël sa fjala E hidhur sa pikëllimi
E ngrohët sa falja E fortë sa qëndrimi
Rrënon edhe atje Ku fare ska ndërtuar
Ep fryte në atë vend Ku rrënjë ska lëshuar
E-ndrit errësirën Errëson ndriqimin
I pasuron ëndrrat Dhe ndalon ëndrrimin
Ujitet dhe jeton Edhe në shkretëtirë
Përballon acarin Dhe nuk ka të ngrirë
Rrallë kthehet aty Qe njëherë del
Është fuqi e fort Kur pushton s`pari herë
Pastron çdo plagë Dhe një ofshamë liron
Sa do t`jetë e dhimbshme Plagën e shëron
Vajin e kthen në këngë Ngushllimin në urim
Ndryshk unazat ne gisht Kur nuk ka bashkim
Kur ndizet t`parën herë Flaka e saj përjetohet
Vetëm prushi nëse mbetet Është e para dhe nuk harrohet
Syri nuk e shef Veshi nuk e dëgjon
Zemra është folea Që në të banon


Edituar për herë të fundit nga Viola në Fri 11 Jun 2010 - 5:10, edituar 1 herë gjithsej
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Shpejtimi Thu 10 Jun 2010 - 17:51

sikur syri im qe nuk ka meshire per lot as ti mos me kerko kot me kot
ska kush lotin te ma ndal as dashurin kush te ma fal
e tash syri me eshte thare ne vend loti mjerim nga syt ka dal
e ju o syt e mi verbohuni se nuk dua te shof me askend ne kete bote...
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Vizitor Fri 11 Jun 2010 - 5:12

Zemren E Lame Peng
Ora si zemër troket
Ora e çmendur rend
Akrepa nuk ka
Kohën vodhe ti nga jeta ime

Bora e zërit tënd

Mbi zemrën time ra
Mbuloi,Strehën e fundit, Të dashurisë

Dhe ndalen akrepat atje

Ditë pas dite ne
Rrahje pas rrahje
Më kot kërkuam
Or’ e përkryer, Një zemër jo kurrë s’mund të jetë
Natë pas nate
ne Rrahje pas rrahje
Ne të larguar
Por jo nuk mundëm
Se zemrën të dy e lame peng

Ora si zemër troket
Ora e çmendur rend
Akrepa nuk ka
Kohën vodhe ti nga jeta ime

Bora e zërit tënd
Mbi zemrën time ra
Mbuloi,Strehën e fundit, Të dashurisë

Dhe ndalen akrepat atje

Ditë pas dite ne
Rrahje pas rrahje
Më kot kërkuam
Or’ e përkryer, Një zemër jo kurrë s’mund të jetë
Natë pas nate ne
Rrahje pas rrahje
Ne të larguar
Por jo nuk mundëm
Se zemrën të dy e lame peng

(nga nje poete nga shqiperia)
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Shpejtimi Fri 11 Jun 2010 - 5:35

Viola shkruajti:Zemren E Lame Peng
Ora si zemër troket
Ora e çmendur rend
Akrepa nuk ka
Kohën vodhe ti nga jeta ime

Bora e zërit tënd

Mbi zemrën time ra
Mbuloi,Strehën e fundit, Të dashurisë

Dhe ndalen akrepat atje

Ditë pas dite ne
Rrahje pas rrahje
Më kot kërkuam
Or’ e përkryer, Një zemër jo kurrë s’mund të jetë
Natë pas nate
ne Rrahje pas rrahje
Ne të larguar
Por jo nuk mundëm
Se zemrën të dy e lame peng

Ora si zemër troket
Ora e çmendur rend
Akrepa nuk ka
Kohën vodhe ti nga jeta ime

Bora e zërit tënd
Mbi zemrën time ra
Mbuloi,Strehën e fundit, Të dashurisë

Dhe ndalen akrepat atje

Ditë pas dite ne
Rrahje pas rrahje
Më kot kërkuam
Or’ e përkryer, Një zemër jo kurrë s’mund të jetë
Natë pas nate ne
Rrahje pas rrahje
Ne të larguar
Por jo nuk mundëm
Se zemrën të dy e lame peng

(nga nje poete nga shqiperia)

shume e bukur me pelqen.....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Jona Fri 25 Jun 2010 - 4:34

Po le gjyrm dhe un ne kete faqe me nji poezi momentale
A e di qe te dua? Mbase ta kam then dhe here te tjera,por do vazhdoj te ta them.... Nuk ka asnje genjeshter ne keto fjal...Buzqeshja jote me mban gjalle... Esht nje arsye me shum per te vazhduar perpara.....
Jona
Jona
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 257
 <b>Piket</b> Piket : 262
Regjistruar : 06/06/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 38

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Tila Fri 25 Jun 2010 - 4:43

1. Ah si nuk kam nje grusht te fort
ti bije malit qe nuk ben zana.......(MIGJENI)

2.Djemte rrin ne hije qeshin kuvendojne pika qe s ju bije se na grate rrojne......(F.Noli)
Tila
Tila
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 144
 <b>Piket</b> Piket : 161
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 36

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Shpejtimi Fri 25 Jun 2010 - 5:16

⌂ Geri ⌂ shkruajti:+++++++++++++++++++++++++++++++++++++++
+++...Kete lule te bukur ...........,..-.-,_,. .................+++
+++.. me lote e kam ujit , ........ )`-. ’`.( ...................+++
+++ per ty o ... e dashur ........ /.....`...| ...................+++
+++...sa shum jam merzite ...... ...../../ .....................+++
+++....... .............. ................. =(../.=`. ..................+++
+++.sa po me dhemb zemra...... .`-;`.-’ ...................+++
+++ sonte ne kete nate te erret ... `)| .......................+++
+++.....per ty o ... e dashur...........-||...-’|. ...............+++
+++-.....zemra po me plase......... ,_||.._,/ .................+++
+++........................... ...........,..... ||..’. ...................+++
+++..sa dote doja sonte............||..,||/ .......................+++
+++..te vdes edhe une............_`.|/||_, .....................+++
+++...se ti o ... e ime ............ ’-.’._||/ ......................+++
+++...se po me mungon shum.......-»||/.`..................+++
+++............................................... ..................... +++
++++++++++++++++++++++++++++++++++++++

te lumt vllaqko.....
Shpejtimi
Shpejtimi
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 4253
 <b>Piket</b> Piket : 4315
Regjistruar : 01/05/2010
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : http://www.hapesirajone.com

http://www.hapesirajone.com/

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga engjell a djall Fri 15 Oct 2010 - 8:41

Per miken time te vjeter nje vjershe desha te thuri
Kurr si humbi ngrohtesia e saje e, kurr si treti nuri
Ne rinine time te hersheme e takova ulur ne nje "bar"
Mbi buzen e saje mbeshteta buzen qe me ishte thare.

Eufori e ngushellimin e shpirtit gjeja ne buzet e saje
Me ngrohte zemren e gjaku me vlonte ne damare
E dashura ime besnike qe kurre nuk me tradhetoje
Edhe ne ditet me te veshtira shpirtin ma ngushelloje.

Kure miqet e mi te trembur iknin nga shoqeria e ime
Ajo lajkatare ulej ne tryeze e me mbushte me gezime
Perqafoheshim e putheshim te dy, me plot kenaqesi
Me goten e veres,miken e vjeter besnike,beja dashuri.

Poetet shume e joshen dhe Perendia thone e bekoje
Une kurre se harrova e, ajo kurre nuk me tradhetoje
Dhe ate dite qe te vdes mos lotoni e kush mos te qaje
Ngreni nje gote vere per mua,pastaj me çoni ne varr.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga engjell a djall Fri 15 Oct 2010 - 8:41

REXHINA IME !

Gjak mbreterish nuk ishte, por nena rexhine te lindi
Rexhine nga bukuria,nga emri,rexhine edhe nga shpirti
Zanave e shtojzovalleve ne logje,bukurite per ty u volli
Gjith mjeshtrine prej nje artisti, mbi qendjen tende holli.

Dhe une deshiroj aqe shume, para teje ne gjunje te bie
Te perulem para kembeve tua,me kenaqesine e nje femie
Dhe kepucet e tua deshiroj aqe shume me i ledhatua
Skllavi jot dua te jeme, te besh ç'te deshirosh me mua.

Te shoh te çveshur ne driten e zbehte te henes, enderroj
Te sodis bukurine mahnitese,pastaj te preke dua me dore
Me delikatesen e piktorit,kure me endje qendise pelhuren
Te puthe faqet, qafen, syte, te puthe fort dua dhe buzen.

Dhe ashtu, i dehur ne lumturi nga kenaqesia e rradhe
Ne gjoksin tend te ngrohte dua,t'mbeshtetem me madhe
Ne ngrohtesine e trupit tende dua,krejtesisht te shkrihem
Pjese e qendjes tende dua,qe per gjithe jeten te ndiehem.

Rexhina,mos me thuaj e dashur se n'enderr kam ndodhe
Mos ma prish lumturine, te lutem shpirtin mos ma lodhe
Dashurine tende e ledhatoj me afshin e zjarrte te nje djali
Dhe kure ajo t'shuhet dua t'me çoni drejt ne gryke te varrit.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Poezi te ndryshme - Faqe 2 Empty Re: Poezi te ndryshme

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi