Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inva Mula...

Shko poshtë

Inva Mula... Empty Inva Mula...

Mesazh nga Geri Thu 4 Mar 2010 - 8:33

Per tre net me rralle ne sallen e "Royal
Opera House" ne Londer Inva Mula ka deputuar me sukses rrolin e
Violettes ne vepren e Verdit La Travita.

Dje mbasdite ne ambientet e kesaj opere une pata fatin te takoj Inven
dhe ta intervistoj ate per Gazeten Shqiptare.

Me ciltersi dhe me respekt ajo ju pergjigj pyetjet te mija.Personalisht
derim me sot kam intervisur shume personalitete te artit, muzikes,
politikes por intervista e 20 dhjetorit me Inva Mulen do te mbetet gjate
ne mendjen time.


Ajo nuk eshte vetem nje kengetare e mire por mbi te gjitha nje grua e
bukur, dhe tejet e respektushme dhe e komunikushme.


ju uroj lexim te kendshem te intervistes.
INTERVISTË ME INVA MULËN NË SALLËN E OPERAS MBRETËRORE LONDËR. Dt 20
Dhjetor 2002 ora 16.30



Inva është hera e parë që ju interpretoni në operën mbretërore(Royal
opera house) në Londër.Si ndjeheni?

Po sigurisht është një kënaqësi që mu dha mundësija, sepse është mundësi
e pakët që ju jepet artistëve.Por kënaqësija është një pjesë e asaj që
unë ndjej sepse,përgjegjësija për të interpretuar në ktë opera është
shumë e madhe.
Me të vërtëtë unë nuk vij nga hapat e parë të karierës time, unë vij me
një karierë të konsoliduar,megjithate kur jep përshtypjet e para në një
teatër, fuen të jenë përshtypje të shkëlqyera.Domethënë unë kam dhenë,
ato mundësitë e mija maksimale, dhe vetë opinioni, që në ditët e para që
fillova të bëj prova ishte shumë shumë i mirë, një opinion që unë
mundova ta konsolidoj gjatë provave dhe ja arrita në shfaqje.


Cili ka qënë shkaku që ju nuk keni qënë mëpërpara e pranishme me
interpretimet tuaja në operën londineze?

Po shkaqet janë të ndryshme.Por ne punojnë me kontrata te cilat i
firmosin dy tre vjet para se të vijmë këtu,dhe unë para disa kohëve kam
bërë një audicion këtu në Londër, dhe propozimet që mu dhanë përkonin me
momentet që unë kisha nën shkruar kontrata me skenat e tjera,pra nuk
koiçidonte oferta me kohën e lirë timen.Dhe përshembull këtë kontratë që
kam firmosur pra tre vjetësh.Kam qënë shumë e përgatitur
psikollogjikisht që do të vija këtu.









Sa e rëndësishme është për një soprano alternimi i zërit me aftësitë
skenike dramatike,pasi sipas kritikës ju dalloheni për këto komponentë
gjatë interpretimit?

Unë do të thoja se me kërkesat e sotme,të paktën për gjeneratën e time
nuk ndahen më këngëtar të muzikës klasike nga aktorë të mrekullushëm.
Për arsyje që me rrevolucionin që bëri Maria Kalas me teatrin operistik,
ku përpara Kalasit ku këngëtarët vetëm këndonin dhe nuk kishin asnjë
lidhje me të vënurit në skenë të operas.Fenomeni Kals bëri një
rrevolucion të vërtë në skenë,dhe pastaj varet nga aftësitë personale që
mund të ketë çdo artist.
Përsa i përket gjeneratës time kjo është një kërkesë kryesore, dhe
nëqoftëse një këngëtar i mirë që ka zërin e mirë, e ka këtë plus nga
natyra është një gjë me vlerë.Sepse sado që të punosh në aspektin
aktorial, do të thoja që është një diçka e brëndëshme që asnjë
rregjizor i madh mund të ta japi.Ti mund ti bësh të gjitha ça të ka
thënë rregjizori, por por nuk të erdhi nga brënda, dhe nuk është e
ndjerë është falço.

Për shumë artistë në botë, është një ëndërr të interpretuarit në krah të
Plaçido Domingos.Si jeni ndjerë ato momente,ku sëbashku me të madhin
Domingo jeni ngjitur në skenë,dhe keni interpretuar sëbashku?

Do të thoja që mua më ra shanci që,pikërisht në fillimet e mija të
karrierës time pa pasur exsperiencë të interpretoja me Plaçido Domingon,
dhe kurë unë rikthehem në ato vite them si ka mundësi,se me ça guximi e
kam bërë një gjë të tillë.Por po të më thuash sot e bëj dhe e ndjej
veten të denjë, per arsyje që eksperienca bën atë unë ta ndjej vetn mirë
përbakllë një kollosi të tillë si Domingo.
Por mund të them sekreti i kësaj qëndron se çdo i ri i cili ka dëshirë,
të shkojë përpara është i guximshëm, dhe e hedh atë hap.Përpara se të
interpretoja me të nuk më zinte gjumi natën, por atë momentin që u
ngjita në skenë unë u ndjeva veten të barazuar me të dhe interpretova.







Jeni fituesja e disa çmimeve prestigjoze si Batterflay në Barçelona
1992,Plaçido Domingo konkurs 1993 si dhe disa çmime të tjera.Çilin nga
këto çmime do ta vlerësonit si më të rëndësishmin?


Sigurisht nga ana e rëndësisë, do të veçoja çmimin Domingo sepse ishte
ai çmim që më hapi dyert e karrierës, por do të thoja një çmim i
rëndësishëm që nuk para e çitoj ka qënë çmimi i parë internacional kur
unë punoja në TOAB kur unë shkova në një konkurs në Bukuresht në vitin
89-90 diçka e tillë.
Ishte koha që ne nuk dinim asgjë se ça bëhesh jashtë shqipërisë,për ne
ishte një mur në mes.Meqënëse unë shkova në atë konkurs fitova një
çmim,jo atë të parë më të drejtë apo jot ë drejtë nuk ka rëndësi por unë
fitova një çmim.
Ky çmim për mua kishte shumë rëndësi sepse derim atë moment,jetoja në
Shqipëri me një ide se çdo gjë që bëhej rreth meje bëhej sepse unë isha
bija e prindërve të mi.Por kësaj here jashtë Shqipërisë unë e mora
çmimin, dhe kjo tregoi që nuk isha vajza e prindërve, por isha një
artiste me emrin tim jashtë Shqipërisë.Ka gjëra në jetë tejet të vogla
me tejet rëndësi që vendosin një gurë për të hedhur më pas hapa tejet
të rëndësishëm ne jetë.



Keni 10 vjet që jetoni në Paris, sa e ndjeni mungesën e shqipërisë dhe a
mendoni që në një të ardhme të afërt apo të largët të ktheheni
përgjithmonë në Shqipëri?

Unë do të thoja se për mua nuk ka limite, në të jeturin në Shqipëri
jashtë Shqipërisë, apo Françë, për arsyje se dhe vjet kam jetur vetëm 35
ditë në Paris, sepse jeta ime është në lëvizje nga Italia në Londër
Amerikë kështu me rrallë.
Por unë vazhdoj që me Shqipërinë të kem kontakte të jashtëzakonshme,të
vazhdueshme dhe të shpeshta.
Megjithatë do të thoja një gjë se në çdo moment,kudo që unë jam i
shërbej vetëm shqipërisë,sepse kudo që jam, ndoshta unë nuk flej në
shqipëri por çdo moment edhe tani kur më kërkuan poshtë në sallë, më
thanë se kërkonin atë këngëtaren shqipatre që do tu intervestonte nga
një gazetë shqiptare.
Pra më mirë se mund ti shërbej Shqipërisë unë jashtë saj nuk mund ti
shërbeja brënda në Shqip

Vetëm pas 5 pesë ditëve do të mbërrini në Tiranë në një konçert për
krishtlindjet i organizuar nga mikesha juaj Vera Graboçka.Ç’farë mund të
na thoni diçka më shumë rreth këtij koncerti?
Po konçerti do të jetë të ejten.Ka shumë vite që kjo atmosferë para
krishtëlindjeve dhe vitit të ri pra këto dhjetë ditët e fund vitit, më
japin një gjëndje shpirtërore, të veçantë dhe kam menduar gjithnjë, që
pse unë të mos jap diçka në Shqipëri domethënë për këtë dhjetë ditësh të
veçantë.
Kjo ide na lindi pikërisht dhjetorin e kaluar, në Paris ku isha me mikun
tim Ardit Gjebrea dhe thamë pse mos të organizonim një konçert të
tillë për krishtlindjet në Tiranë. Dhe menjëherë na doli titulli
“Krishtlindje në Tiranë”
Ky koncert do të jetë një dedikim i tërë asaj që unë ndjej i terë atij
emocioni , dhe pse jo most a ndaj këtë emoçion me njerëzit që më
mungojnë dhe i dua, dhe pikërisht përkon me 20 vjetorin e maturës tonë
si gjeneratë dhe do të kisha shumë dëshirë që në të të mërrnin pjesë të
gjithë mësuesit dhe mësueset e maturës 82.

A e konfirmoni lajmin se Pirro do të këndoj sëbashku me ju në këtë
konçert?

Po po dhe është një gjë shumë e bukur sepse ne kemi zgjedhur një krijim
të Pirros që është krijuar ato vitet e maturës është një krijim me
poezinë e famshme të Kadaresë Mall.Është një krijim i atyre viteve, unë e
këndova por nuk është që u ka dëgjuar në publikun e gjërë.
Ne e kemi ribërë këtë këngë,dhe pikërisht do ta këndojmë të dy bashkë,
dhe do tja dedikojmë kësaj atmosphere malli.

Me çfarë mendoni të paraqiteni në këtë koncert?
Ky koncert do të këtë një karakter tejet demokratik,domethënë unë jam
larguar pak nga veprat klasike klasike,që unë interpretoj kudo për
arsyje sepse bukurija e këtij konçerti është ke tama që ky konçert ka.
Fatëkeqësisht në Shqipëri mungojnë ato këngët karakteristike për
Krishtëlindjet, që këndohen në botë.Ndoshta do të kemi në traditë në të
ardhmen, dhe nga krijimet shqipatre të vetëmen që unë pash si aktuale
për këtë temë ishte,”Dëbora zbardhi mallet” megjithëse nuk përkon
tërësisht me këtë temë por ka nje lloj atmosferë të tillë
krishtëlindjesh.
Ne po ashtu kemi përkthyer disa këngë të famshe që këndohen kudo në botë
sepse kjo është një festë internacionale, dhe këto motive që janë shumë
të kapshme dhe shumë të dëgjuara u kemi munduar ti përshtasim ti
adaptojmë në shqip,dhe me to të sjellim një atmosfërë tjetër.
Kemi pasur idenë që në kor të marrim një grup fëmijësh,për arsyje se më
bukur se zërat e fëmive për këtë atmosferë krishtëlindjesh nuk ka.
Eshtë një gjë e mirë, e cila nëse del mirë mendoj pse jo most a bëjmë
traditë.

Meqënëse jemi ke konçertet në Shqipëri,para një viti ju dhatë një
konçert të sukseshëm në Butrint me titull Inva&Friends,ka pasur
shumë hamëndje në shtypin e Tiranës rreth moszhvillimit të tij apo
dështimit të tij.Çili është shkaku i vërtet
pse dështoi këtë vit konçerti Inva &Friends në Butrint?

Të them të drejtën koncerti nuk dështoi, por u tërhoqa unë sepse data që
unë dhashë për shokët që do të vinin të këndonin në koncert nuk përkoi
fatëkeqësisht.Unë u gjënda në një pozitë të vështirë me një lodhje të
madhe fizike, dhe nuk isha e predispozuar ta bëja dhe mendova që më mirë
të gjeja një moment tjetër për ta bërë.
Ne do kemi koncerit e dytë më 5 Korrik 2003.Ky konçert mbetet një nga
aktivitet e mija më ambiçiozë dhe më të dashur dhe më emocionale.
Ky koncert është i pa përsëritur, pikërisht duke u tërhequr për të dytin
u tërhoqa si ai njeriu që një gjë që e jeton aqë bukur për herë të parë
dhe për herë të dytë ka frikë se e prish, më mirë të them se nuk isha e
përgatitur psikollogjikisht.
Po në të njëjtën kohë do të thoja që është gjynah që ta lej një traditë,
dhe pse kjo most ë krijohet si një festival vere në Butrint dhe pse
most ë kem mundësi të gjej një natë për ta bërë, dhe kështu fiksova
datën 5 Korrik 2003.
Kam besim se do të jetë po aq i mrekullushëm sa i pari.




Ku ju mungon Pirro më shumë, gjatë kësaj kohe, si bashkëshort, menaxher,
apo si kritiku juaj më i mirë?

Megjithatë unë do të thoja që Pirroja vazhdimisht ndahet midis Tiranës,
Parisit dhe vëndit ku unë jam,ai ishte këtu në Londër për natën e parë
të premierës, dhe ai më ndihmoi mua ato tre ditet e para këtu që unë
kisha nevojë.
Ndoshta nga ana e menaxhimit unë mund ta bëj edhe vetë, por edhe njeriu
në kulmin e karrieres së tij ka nevojë për njeriun e vet që të jetë në
sallë dhe ti thotë të vërtetën, per arsyje se vetëm të vëtrtetën mund ta
thotë njeriu që ti don.


Është viti i dytë që shqiptarët kanë mundësi ti numërojnë ditët e vitit
me një kalendar me fotot tuja, si ju ka lindur kjo ide që te jeni e
pranishme në familjet shqiptare me kalendarin tuaj?

Ideja ka qënë që para dy vjëtësh e mikut tim të ngushtë, fotografit të
mirnjohur Fadil Berisha dhe kur kalendari i parë pati një sukses të
jashtëzakonshëm,dhe fatëkeqësisht vjet ne nuk mund ta bënim sepse unë
isha tejet e ngarkuar.
Ne pamë që njerëzit vazhdonin të mbanin po atë kalendar të 2001, dhe kjo
domosdorshmëri na bëri që ne të bënim kalendarin e dytë.




Si ka mundësi që krahas zërit tuaj te mrekullushëm të keni një paraqitje
gjithnjë të bukur ?

Do të thoja që edhe paraqitja duhet mirëmbajtur, për arsyje që natyra të
jep diçka, ka njerëz përshembull natyra ju ka dhënë një bukuri te
përjetshme.Por unë personalisht mundohem të mirëmbaj atë që më ka dhëna
natyra për ta shtyrë sa më shumë.

Ku qëndron sekreti i bukurisë tuaj?

Në rrallë të parë do të thoja bukurija e brëndëshme ajo shpirterore
rreflekton sepse nëse dy sy të bukur nuk mund të kenë asnjë vlerë nëse
nuk shprehin ose nuk kanë atë ëmbëlsinë që tregon shpirtin.
Do të thoja pikërisht atë kur njeriu është i brëndshëm, dhe nga ana
profesionale ndjehet i lumtur atëherë rreflekton dhe nga ana e jashtëme.

Ku do tja kaloni festat e krishtëlindjeve dhe të vitit të ri?

Pikërisht në Tiranë do të shkoj për konceritin, ne do të vetë
sakrifikohemi sepse ne duhet të mbajmë një rregjim para konçertit që
mendoj do të dali mirë .Do jetë një festim shumë i mirë për mua sepse
kam shumë vite që nuk e festoj vitin e ri në Tiranë.

Inva a mendoni që një ditë të gjitha kujtimet e jetës tuaj brënda dhe
jashtë skenës ti botoni në një autobiografi?

Kam pasur shumë bashkëpunime për të bashkëpunuar dhe bërë një
autobiografi por kam thënë që është shumë herët sepse në çdo hap të
jetës time kam kujtime të jashtëzakonshme.Mendoj se është disi herët
sepse kam vetëm dhjetë vjet karriere dhe mendoj që është pak ndoshta kur
të bëhen njëzet vjet.
Unë kam një fat shumë të madh që të kem miq Zerina dhe Pali Kuke të
cilët me kamerën e tyre më kanë ndjekur në shumë skena të rëndësishme
dhe kanë fimime të mrekullushme.
Ndoshta sëshpejti ne do të ulemi për ti montur ato filmime për të
nxjerrë filmin e parë dokimentrë Inva në djetë vjetorin e karrierës së
saj.

Dhe së fundi çila do të ishte përshëndetja juaj këto prag krishtlindjesh
për lexuesit e Gazetës Shqiptare dhe të gjithë shqiptarët anë e mbanë
botës, për të cilët ti je përfaqësuesja më e sukseshme e tyre në botë?

Unë në rrallë të parë do ti uroja të gjithëve shëndet për arsyje se
shëndeti është gjëja më kryesore në jetë dhe njeriu nuk mund ta
zëvendësojë, dhe do të dëshiroja lumturi dhe optimizëm për arsyje se të
gjithë sëbashku nga pak do të bëjmë që Shqipërija të eci përpara.


Salla ku interpretoi Inva ne londer.











Fotografitë e Bashkëngjitura

Inva Mula... Attachment
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inva Mula... Empty Re: Inva Mula...

Mesazh nga Geri Thu 4 Mar 2010 - 8:33

Rrëfimi i Inva Mulës, karriera dhe jeta private: Ja pse
kërkova divorcin nga Pirro








Inva Mula... Inva_mula_alsat

Ne nje interviste ekskluzive per emisionin “Studio e hapur” te gazetares
Eni Vasili, artistja me fame boterore Inva Mula rrefen nga Parisi mbi
karriren dhe jeten e saj private. Ne kulmin e karrieres se saj Inva Mula
do te çele sezonin e ri artistik 2009-2010 te Operas Kombetare te
Parisit. Ja dhe intervista e plote:

Vetëm pak ditë më parë u bë publike se sezoni i ri 2009-2010 i operas
së Parisit do të hapet nga ju dhe kjo ndodh për herë të parë që një
artiste shqiptare të hap këtë sezon. Si ndjeheni përballë një evenimenti
të tillë, dhe me pas si e arritët këtë, cili është sekreti?

Ishte një kontratë e nënshkruar dy vite më parë, për publikun e gjerë u
bë e ditur një javë më parë, në konferencën e shtypit që u dha në
ambientet e operas “Garnier”. Ishte një interesim i jashtëzakonshëm jo
vetëm nga shtypi francez nga artëdashësit francez, por nga gjithë shtypi
internacional. Nuk është thjesht një vënie e re, janë shumë komponentë
të cilët përmbledhin këtë pritje pa durim të kësaj vepre. Në radhë te
parë “Mirej” është një vepër që bën pjesë ne repertorin francez. Dikur
në operan komike ka qenë një opera që luhej ndoshta disa herë në javë,
dhe për 25 vite me radhë kjo opera nuk u luajt më. Arsyet asnjë nuk i
di, por ka mbetur ne memorien e artëdashësve pikërisht muzika e bukur e
Sharl Guno, i cili është kompozitori që ka shkruar “Romeo e Zhuljeta”
dhe “Fausti”, por opera “Mirej” mbeti ne repertorin francez si një vepër
e cila nuk mund të prekej, dhe një nga arsyet kryesore ishte se është
shumë e vështirë për të gjetur interpretët e kësaj vepre. Është një
vepër shumë e vështirë teknikisht dhe sigurisht që personazhi kryesor që
unë do luaj “Mirej” është një gërshetim i teknikës vokale, i forcës
interpretative për asrye se vepra mbaron me nota shumë tragjike edhe një
lirizmi që përshkon operan nga fillimi në fund. Pra, janë disa
komponentë dhe për këtë arsye nuk gjendej edhe interpretuesi. Ju do të
thoni që pretendoj që të jem një interpretuese e denjë, këtë nuk e di
akoma. Jam në një punë kolosale e cila ka filluar me kohë dhe në cdo
moment të ditës, apo të natës kur unë mendoj për këtë vepër jam
jashtëzakonisht e zënë, pasi për të arritur deri atje kam shumë projekte
të tjera, të cilat duhet ti mbaroj deri në muajin shtator. Ju do
mendoni që për mua ky ishte një fat që ndodhem në këtë vepër dhe në këtë
hapje sezoni. Në fakt, është ose do të thoja që po korr frytet e një
punë e një karriere 20-vjecare dhe fakti që më kanë zgjedhur për të
hapur sezonin e Parisit tregon që edhe ecuria e karrierës sime ka patur
një ritëm për të më sjellë në këtë kreshendo kaq të rëndësishme sic
është hapja e këtij sezoni.

Në fakt gjatë këtyre ditëve në Paris ne jemi njohur me reflektimin që
shtypi pati ndaj njoftimit se operan e Parisit do ta hapni jo në këtë
sezon. Nje reflektim i konferencës për shtyp në të cilin Nikola Zhoel
thoshte se më parë gjeti interpretuesen dhe pastaj operan. Cfarë do të
thotë kjo?


Në radhë te parë jam shumë e nderuar, për arsye se Nikola Zhoel i cili
merr edhe stafetën si një drejtor i ri për pesë vitet e ardhshme të
operës “Garnier” dhe operës “Bastije”, në radhë të parë ai është një
artist i mrekullueshëm, ndoshta një nga artistët më të mëdhenj francez
kontemporan, është regjizor i madh. Ai ka vënë në skenë shumë vepra në
të gjithë teatrot më të rëndësishëm në botë. Me Nikolla Zhoel unë kam
patur një bashkëpunim shumë të ngushtë, kam vënë në skenë 9 vepra të
punuara nga ai, dhe sigurisht kjo është përzgjedhja personale që ai ka
bërë për arsye se më në fund kemi në operan e Parisit jo një
administrator, por një artist i cili në radhë të parë di të zgjedhë anën
artistike dhe pastaj të tjerat. Kjo nuk ka ndodhur më parë, pasi opera
ka qenë e drejtuar nga njerëz shumë të aftë profesionalisht që ishin
menaxher shumë të mirë të teatrove, por nuk kishin mundësi të jepnin
gustot e tyre personale në zgjedhjen e artistëve, dhe kjo e fundit është
gjëja kryesore për një teatër pastaj vijnë anët e tjera teknike. Pra,
më në fund është Nikolla Zhoel i cili merr përsipër të ketë në skenë
artistët më të cilët ai ka punuar deri më sot, ata që pëlqen dhe ata që
mendon që do sjellin në këtë teatër dicka të re, freski dhe ndoshta do
lënë gjurmë në këto vitet që ai do drejtoj operan e Parisit. Ndaj dhe
ndjehem shumë e nderuar që kjo përzgjedhje është bërë nga një artist në
radhë të parë, dhe jam shumë e nderuar gjithashtu se kam kolegë të
mrekullueshëm të cilët do më shoqërojnë në këtë vepër. Unë jam
protagonistja e veprës por kam edhe kolegë, shefi i orkestrës që është
edhe ai një nga personalitetet e muzikës franceze, pra, jam shumë mirë e
rrethuar.

Nikolla Zhoel ju cilëson juve si një nga sopranot më të mira lirike
franceze


Kjo ka një dopio sens për arsye se unë vërtet zhvilloj karrierën time,
gjithmonë e kam mbajtur veten si një artiste shqiptare, kudo e dinë që
jam një artiste shqiptare duke qenë se kam dhënë shumë në muzikën
franceze në interpretimin e shumë roleve franceze dhe kam edhe një
nacionalitet të dyfishtë, në këtë rast për ambientet e muzikës franceze u
pëlqen që të më cilësojnë të tillë. Por ishtë vërtetë një dopio sens
për arsye se në mes të gjithë gazetarëve, pasi tha këtë frazë që isha
‘këngëtarja franceze’ kërkoi të më përshëndeste në shqip ai i disa disa
të tilla dhe më tha Mirëdita në mes të njerëzve. Unë nuk isha në sallë
por kjo krijoi një ilaritet.

Kjo qetëson disi krenarinë shqiptare.

Absolutisht.

Për artin shqiptar është një ngjarje historike që një artiste
shqiptare hap sezonin e operas mitike të Parisit, është një kontribut
për artin shqiptar, për imazhin e Shqipërisë. Sa koshiente jeni ju për
këtë arritje?


Sigurisht jam me këmbë në tokë. Kam arritur deri në këtë moment dhe nuk
është ndonjë kaprico e momentit e dikujt që më jep besimin për të hapur
operan e Parisit, por edhe për ta vazhduar më tej, se pas 10 netëve të
“Miresë” unë do të pasojë me opera “La Bohemë” dhe janë edhe gjashtë
netë të tjera. Do jem sërish në sezonin 2009-2010 me operan “Tregimet e
Hofmanit “ të Ofenbahut , që do jenë 10 netë të tjera. Në historinë e
operas franceze nuk ka ndodhur ndonjëherë që një këngëtare të mbajë mbi
supe tre produksione, është hera e parë dhe një arritje shumë e
rëndësishme në karrierën time, por është një arritje e rëndësishme për
artin shqiptar. Dhe unë jam krenare për këtë, jam koshiente.

Pra, Mirej nuk është opera e vetme, do të pasohet me të tjera.
Aktualisht jeni me produksionin e operas “Karmen”, më pas me “Rigoleton”
në Madrid, më pas akoma në Tuluzë më “Faust”. Si e përballoni këtë
ritëm?


As unë vetë nuk e di si e përballoj. Jam në një moment të vështirë për
arsye se koha është shumë e shkurtër në raport me ndërmarrjet që unë kam
marrë . Për të arritur gjithë këto gjëra duhet një sakrificë e
jashtëzakonshme, nuk kam më absolutisht as 5 minuta për gjërat e mia të
përditshme, për jetën time private, për të marrë pushime, duhen vetëm
përgatitje, përgatitje pa fund dhe jo vetëm aq por kam në skenë për të
luajtur role që janë shumë të rëndësishme. Dje ishte opera “Karmen” ku
unë luajta, sot jam mes jush dhe nesër përsëri jam në shfaqje, pra,
është vetëm një ditë pushim mes dy shfaqjeve, dhe kjo ditë është pushim
për zërin por jo për mendjen se më duhet të punoj për veprën e ardhshme.
Është një ritëm i jashtëzakonshëm për arsye se unë vetë e kam marrë
përsipër këtë ritëm ndoshta është më shumë se sa duhet por do mundohem
ta bëj deri në fund.

Nuk është vetëm ritëm, janë edhe sfida të njëpasnjëshme, janë opera të
mëdha. Me cfarë emocioni keni?


Unë gjithmonë kam menduar se me kohën ai emocioni, ose ndryshe ajo frika
që ka cdo artist do të pakësohet por po shikoj që nuk është fare e
vërtetë. Sa më shumë ngjit shkallën e karrierës më shumë të rritet
përgjegjësia dhe nuk ke më asnjë moment mundësi që të gabosh pasi
njerëzit presin, kanë shumë besim dhe vijnë të shohin, jo një këngëtarë
të re e cila jep dicka të re dhe ndoshta deri diku niveli mund të jetë
modest. Jo, vijnë për të parë një këngëtare të konfirmuar dhe janë të
sigurt se do ta gjejnë një nivel të tillë. Kjo është vështirësia. Unë
nuk kam asnjë mundësi që të jem e zakonshme, duhet të jem në top, duhet
të jem në kulmin e mundësive të mia, prandaj sfida është e
jashtzakonshme dhe prandaj emocioni është i jashtëzakonshëm, dhe gjithë
ky emocion të ha nga brenda dhe nuk je asnjëherë i qetë. Je gjithë kohës
me mendje si mund ta bësh më mirë si mund të sfidosh me publikun që ke
cdo natë përballë.

Këtë verë jeni ftuar në një festival shumë interesant përkrah të
famshmit Alanja me një tjetër pjesë po kaq të dashur të repertorit
“Paliaci”. Cfarë është ky eveniment, ku jeni me përgatitjet e tij?


Është festivali më i rëndësishëm që jepet këtu në Francë cdo verë, jepen
dy produksione dhe është një arenë e jashtëzakonshme, një teater antik,
ka një kapacitet prej 10 mijë vendesh, është një teatër i stilit romak,
por ka një të vecantë që nuk e ka askush tjetër, për publikun është në
formën e një arenë, ndërsa për skenën në formën e një muri të lashtë të
mrekullueshëm, ku cdo gjë bëhët pa dekor dhe me akustikën orgjinale të
këtij muri, dhe jemi të varur nga kushtet atmosferike, dikur ka erë,
dikur ka ujë, dikur ka hënë, dikur ka ftohtë, është vërtetë një sfidë
edhe me kohën, më kushtet atmosferike. Por ky festival ka një magji për
arsye se është i shumëpritur jo vetëm nga kritika, por ka publik nga
gjithë bota dhe opera “Paliaci” nuk është dhënë nodnjëherë në këtë
festival. Për mua është një vepër e re nuk e kam luajtur më përpara. Jam
edhe për këtë vepër në përgatitje dhe më duhet shumë punë akoma për të
arritur deri në premierë që do të jetë e transmetuar drejtpërdrejt më
datën katër gusht nga televizioni francez.

Jo vetëm “Paliaci” do transmetohet nga televizioni francez por edhe
hapja operas se Parisit me “Mirej”, kjo ndodh rrallë apo jo?


Natyrisht, në operan e Parisit nuk janë transmetuar asnjëherë direkt,
janë filmuar për tu transmetuar më vonë të montuara dhe të përpunuara,
por nuk kanë patur asnjëherë efektin e direktit. Dhe është hera e parë
që hapet sezoni i ri operistik me një vepër kaq të bukur dhe kaq të
dashur për publikun sic është “Mirej”. Është hera e parë që kjo vepër në
orën 20:30 do të transmetohet në kanalin me prestigjioz në televizionin
francez, në direkt. Shpresoj me suksesin e vet, me defektet e veta, por
të paktën me emocionin që ngjall direktja.

Gjithë këto produksione për të cilat folëm a do të pasohen me një CD
qoftë kjo edhe për publikun shqiptar?


Absolutisht.Unë kam mbaruar pothuaj 80% të repertorit, incizimet kanë
filluar në muajin mars. Kanë qenë incizime me orkestren filarmonike të
Zagrebit, në sallën më të bukur të Zagrebit që quhet Lisincki, është një
akustikë e mrekullueshme, është një sallë për 2500 veta, dhe unë e
kisha në dispozicion për të regjistruar diskun tim, i cili do të dalë në
vigjilje të këtij evenimenti. Më ka ngelur 20% e diskut dhe për këtë po
kërkoj edhe kohën kur ta mbaroj pasi më këtë ritëm është shumë e
vështirë edhe të udhëtoj edhe të mbaroj këtë disk, i cili ka dhe ai
rëndësinë e vet.

Folëm për gjithë këto produksione që të cojnë sa në një shtet në
tjetrën, sa në një opera në tjetrën. Si e gjeni kohën?


Kohën nuk e gjej, e kërkoj. Gjithmonë më mungon dhe cdo ditë më duket
sikur më ngelet dicka pa kryer, por do të thoja që ky është realiteti,
mundohem që ti kryej sa më mirë gjërat, ndoshta do ishte më mirë që të
mos kisha marrë kaq gjëra përsipër, por tani është tepër vonë që të
kthehem prapa.

Sa e kënaqur jeni për këtë moment të jetës suaj profesionale? Sa e
lumtur jeni?


Sic e thashë edhe më parë, lumturia për arritjet dhe gjithë kjo
përgjegjësi që kam mbi supe janë të dyja, ekzistojnë të dyja tek mua.
Jam e lumtur po ta kthej kokën pas, por them që nuk është shumë ajo që
kam bërë. Janë dy ndjenja të cilat ekzistojnë dhe shpresoj që do të
ekzistojnë gjithnjë, por është shumë e vështirë të ndjehem komplet në
sadisfaksion për atë që kam bërë se jam gjithmonë në kërkim të më të
mirës dhe shpresoj që më të mirën të mos e gjej asnjëherë, sepse në
momentin që do e kem gjetur nuk do kem për cfarë të ëndërroj.

Inva unë ju uroj suksese për të gjitha këto produksione që folëm dhe
që ju i keni përpara . Por tani pyetjet e mia do të marrin një drejtim
tjetër. Ju deri sot keni heshtur sa i takon jetës suaj private, ndonëse
shtypi shqiptar ka përfolur shumë rreth një ndarje të mundshme me Pirro
Cakon. Së pari do të doja të dija pse kjo heshtje e gjatë dhe së dyti
nëse është e vërtetë kjo a do të pranonit ta thyeni heshtjen me mua, dhe
për të folur me zemër në dorë?


Sigursht që kam heshtur për jetën private se ka qenë private dhe nuk kam
dashur kurrë që ajo të bëhet publike. Sot do ta thyej heshtjen, dhe jam
shume e lumtur që jemi përballë për të folur dicka të sinqertë dhe për
mos të lënë që jetën timë private ta tregojnë të tjerët me imagjinatën e
tyre, me thashethemet e tyre dhe me gjëra që nuk janë fare të vërteta.
Për mua është shumë e ëvshtirë që ta thyej këtë heshtje, për arsye se
nuk kisha marrë kurrë një vendim për të bërë publike jetën time private
për artëdashësit, por ndoshta kam edhe ndonjë detyrim ndaj tyre. Duke
qenë se mua më shikojnë gjithmonë në skenë ku artisti duhet të tregoj
një forcë shumë të madhe, për të mposhtur paragjykimet dhe emocionet dhe
të dalë fitimtare cdo natë në skenë. Duke më parë në këtë prizëm
ndoshta shikojnë në personazhin tim një femër shumë të fortë ,e cila nuk
ka frikë nga gjithcka.Mbrapa Invës, artistes që ju shikoni fshihet një
femër e brishtë, e cila ka momente shumë të vështira personale të cilat
janë momente që kanë filluar prej kohësh në jetën time. Jam munduar ti
riparoj, nuk e di, nuk ia kam arritur qëllimit, dhe jam munduar
gjithashtu ti fsheh dhe ti mbaj përbrenda. Ju mund të më pyesni dhe unë
do vendos pikat mbi gjërat që unë kam nevojë ti bëjë publike.

Flitet se keni bërë një kërkesë për divorc nga bashkëshorti juaj.
Është e vërtetë kjo dhe nëse po cilat janë arsyet dhe shkaqet që jua
cuan deri këtu?

Po, është e vërtetë. Kam bërë një kërkesë për divorc, dhe ka qenë ky një
vendim i marrë më shumë vështirësi. Unë kam vitë që kam një raport
shumë të vështirë me Pirron, një raport i cili në një moment të caktuar
të jetëve tona ndryshoi, dhe mori një formë për të cilën duhet të jepja
një zgjidhje të tillë. Por për të arritur deri në këtë zgjidhje kanë
qenë shumë etapa të jetës sime dhe ka qenë shumë e vështirë, kam qenë e
konsultuar, e rrethuar nga miqtë. Kam menduar shumë, shumë, shumë dhe
sot nëse kjo gjë bëhet e ditur për publikun që kam kërkuar divorcin
duhet të mendojnë të gjithë përse e kam bërë, cmë ka shtyrë që e kam
bërë dhe sa kohë kam që kam reflektuar për një vendim të tillë.

Na i tregoni të gjithë këto.

Unë kam patur një jetë të shkëlqyer, një dashuri të jashtëzakonshme,
tepër romantike. Ka qenë një nga dashuritë që edhe për publikun ka qenë
një nga dashuritë nga ato të parat që nuk harrohen, në bankat e shkollës
dhe mendoja, ëndërroja dhe isha e sigurt që kjo gjë do të vazhdonte
gjithnjë. Mirëpo jeta tregoi se njerëzit zhvillohen në kahe të ndryshme
gjatë jetës, ka momente të vështira, mundohemi të rregullojmë gabimet,
mundohemi ti përshtatemi njëri-tjetrit deri në një pikë ku nuk mban më
dhe shikon që rrugët janë hapur shumë dhe janë devijuar nga
njëri-tjetri. Historia ime me Pirron ka qenë një nga më të bukurat, deri
në 2005 kur Pirro vendosi që të shkonte të frekuentonte Shqipërinë dhe
aty të mundohej të zhvillohej nga ana profesionale. Ky ka qenë një
vendim që ne e morëm sëbashku dhe isha absolutisht dakord për një gjë të
tillë, për arsye se Pirro është një djalë shumë i talentuar, i cili ka
ëndrra të jashtëzakonshme për të arritur në fushën e muzikës dhe ka
talentin e duhur për ta bërë një gjë të tillë, ndaj ka qenë një vendim i
dyfishtë, dhe uën isha shumë e lumtur që Pirro ndante jetën e tij
ndërmjet Tiranës që e do aq shumë dhe Parisit. Deri në momentin kur këto
ndarje ishin shumë të gjata për arsye se edhe unë profesionalisht duhet
të udhëtoja jashtëzakonisht shumë, dhe frekuentimi që Pirro bënte në
Tiranë nuk ishte më si më përpara por zgjaste jashtëzakonisht shumë.
Atëherë filluan edhe carjet e para të familjes sonë. Jam munduar dhe
jemi munduar ti riparojmë, ju mund të imagjinoni që këto ndarjet e gjata
sjellin edhe pasojat e tyre. Disa herë jemi munduar ti riparojmë duke
filluar nga e para, kemi thënë për arsye se na dukej e cuditshme që ne
që ndanim gjithcka bashkë dhe ishim shumë të lumtur nuk arrinim më të
gjenim gjuhën e përbashkët. Kanë qenë nga të dy palët shumë përpjekje
për ta rifilluar nga e para, deri në momentin kur në dhjetor të 2007
Pirro me vullnetin e tij vendosi të ikë për herë të parë dhe të fundit
përfundimisht nga shtëpia, nga familja, kur them shtëpia nga Parisi.
Ishte vullneti i tij, ishin lutjet e mia për mos ta bërë një gjë të
tillë, por e pashë që ai vendim ishte pjekur në kokën e Pirros dhe ai
duhet ta realizonte. Që nga ky moment, pra, 27 dhjetori 2007 unë Pirron
nuk e kam parë më, nuk kam folur kurrë me të dhe nuk jemi takuar
asnjëherë.

Keni tentuar ta bëni?

Kemi tentuar në mes miqve të përbashkët të mundohemi edhe njëherë ta
riparojmë një gjë të tillë, por me sa duket kishtë ardhur një moment ku
ishte e vështirë të riparoje, pasi vendimi i Pirros për të ikur
përfundimisht ishte vërtet shumë i pjekur dhe unë nuk kisha asnjë
rrugëdalje tjetër vecse ta pranoja një gjë të tillë. Ndaj dhe sot është e
hera e parë që po ju them që nuk kam dashur kurrë që familja ime të
prekej dhe të prishej. Isha gati të bëja cdo lloj sakrifice për arsye se
familja është për mua gjëja më e shtrenjtë dhe ka qenë burimi i
qetësisë sime shpirtërore, ka qenë burimi dhe frymëzimi që unë kisha.
Shkoja dy ditë në shtëpi, ndoshta vetëm 24 orë, merrja atë ngrohtësi që
më jepte Pirro dhe djali dhe shkoja e lumtur në produksionet e mia.
Ishtë shumë e vështirë për mua dhe ka qenë një moment tepër, tepër i
vështirë që të pranoja që kjo familje nuk ekzistonte më. Kanë qenë
momente të vështira. Ku unë humba zërin dhe kam anulluar shumë kontrata,
të cilat ndoshta i keni ndjekur edhe në shtyp. Asnjëherë nuk kam thënë
të vërtetën, kam thënë e sëmurë, me grip, nuk kam thënë arsyen e vërtetë
për arsye se ajo ishte jeta ime private dhe këtu asnjëri nuk me prekte
këtë jetë private, u mbylla në vetvete nuk e tregova kurrë as në shtypin
shqiptar. E mbajta në heshtjen, në dhimbjen time për familjen tonë, për
dashurinë tonë dhe për djalin tonë.

Ju cilësoni si arsyen kryesore faktin që Pirro u largua nga shtëpia. Por
kanë qenë të shumta edhe komentet e tjera në shtypin shqiptar si p.sh
edhe pse Pirro ka deklaruar që jetonte në shkëlqimin tuaj dhe jo në
hijen tuaj, por është komentuar në shtyp se ai ka patur një depresion të
rëndë për shkak të pamundësive të talentit të tij për të vazhduar më
tej. Sa e vërtetë është kjo?



Unë kam qenë shumë e lumtur kur Pirro është shprehur në këtë mënyrë se
më dukej një nga shprehjet më të bukura që mund të të bëjë një
bashkëshort që të do, dhe një burrë fundja fundit. Duhet të kuptojmë
dicka, pozicioni i një burri që rri nën shkëlqimin e një gruaje në
karrierë nuk është shumë komod, sidomos për mentalitetin dhe
temperamentin ballkanik dhe mediterran, por qoftë edhe këtu në Francë.
Është shumë e vështirë për një burrë që gjithnjë të jetë burri i ...
atëherë ndoshta Pirro në fillim e ka pranuar dhe ka qenë shumë i lumtur
por më pas ndoshta ka qenë një lloj handikapi për personalitetin e tij
dhe ndoshta kjo e ka vrarë dhe erdhi deri në momentin ku donte ta
abandononte të qënit nën shkëlqimin e gruas dhe të merrte shkëlqimin e
tij personal, që në aspektin si artiste e kuptoj jashtëzakonisht mirë.
Është shumë e vështirë të bësh një karrierë dhe të kesh në krah një
njeri që je në një familje dhe bëni të dy karrierë, është një
konkurrencë pa qenë konkurs, është një pozitë shumë e vështirë dhe
ndoshta kjo është një nga arsyet që Pirro donte të abandanonte pikërisht
këtë pozitë për të marrë pozitën e vet në shoqëri, në art , me muzikën e
tij dhe për të qenë Pirro Cako.

Meqë jemi në komentet e shtypit, flitet prej kohësh që Pirro ka një
lidhje tjetër dashurie me një vajzë të cilës i ka kushtuar një këngë që u
bë hit verën e kaluar. Gjitha këto gjëra thuhen në shtyp, dhe tani që
flasim thuhet se është në një udhëtim më vajzën në fjalë? A keni komente
për këtë?

Nuk kam komente, pasi nuk më takon të komentoj për jetën private të
Pirros, këto gjëra i kam dëgjuar, gjithnjë janë në kuadrin e
thashethemeve, në kuadrin e gazetave, unë asgjë nuk di dhe nuk duhet më
ta di një gjë të tillë. E vetmja gjë uroj që Pirro të jetë i lumtur, që
Pirro të gjej paqe, të gjej ekuilibër në jetën e tij dhe të jetë i
dashuruar.

Në shtypin shqiptar është komentuar se keni qenë ju arsyeja dhe
shkaktarja kryesore e prishjes së martesës suaj.


Pasi kam bërë përpjekje që kjo kërkesë të ishte nga të dy palët, por me
sa duket nuk pranuan nga pala tjetër, është një vendim i menduar, i
reflektuar, i konsultuar me miq, me specialistë dhe në radhë të parë me
zemrën time. Kam tentuar që kjo kërkesë të ishtë nga të dy palët për
arsye se mendoja që edhe Pirro kishte këtë dëshirë që ne të shkëputeshim
ligjërisht dhe ajo ishte bërë dhe ne vetëm duhet të ligjërojmë
shkëputjen tonë. E pashë që nuk kishte më vend për përpjekje, gota ishte
thyer dhe gjithë kohës ishim munduar ti ngjisnim copëzat por tani nuk i
gjenim më. Në qoftë se doni të dini formulimin që unë i kam bërë padisë
është për shkak se ne nuk jetonim më sëbashku, martesa e ka humbur
kuptimin. Nuk është absolutisht, është kërkesa më paqësore që mund të
ekzistojë për të ligjëruar atë që ka ndodhur.

Në shtypin shqiptar lakoheni ju si shkaktare e prishjes së martesës
për shkak të një marrëdhënie tjetër që keni. Sa e vërtetë është kjo?


Është një mashtrim, një deformim i të vërtetës. Dhë unë sot përpara jush
dua vërtet të vendosen gjërat në vend. Nuk mund të abuzohet me një
tregim të tillë për shkak se nuk qëndron aspak. Ndoshta u ashpërsova për
të treguar pikërisht se sa më ka prekur ky informacion i cili ka qenë
edhe lajtmotivi i gjitha shkrimeve në gazetat shqiptare. Për asnjë gjë
në botë, për asnjë njeri në botë nuk do kisha prishur familjen time, nuk
do ta kisha prishur as 20 vjece, në atë moment kur nuk mendojmë shumë,
dhe jo sot që për mua ka qenë burimi i frymëzimit tim dhe burimi i
gjithckaje të bukur që unë kisha qoftë në jetën time private, qoftë në
profesionin tim. Dhe unë kurrë nuk kam vënë profesionin mbi familjen,
dhe të dyja jam munduar ti ekuilibroj dhe ti menaxhoj të dyja që ato të
rrinin dhe të frymëzonin njëra-tjetrën. Kjo është një gjë që nuk mund ta
mbaj mbi supe, është një gjë e padrejtë. Në këto momente kam vetëm gati
një urrjetje për ato njerëz që nuk dinë të respektojnë punën dhe jetën e
një njeriu që mundohet të bëjë mirë në jetë, që mundohet të punoj me
ndershmërinë më të madhe, me sakrificat më të mëdha dhe më në fund të
ketë dhe të mbaj mbi supe një thashethem i cili është krejtësisht i
gënjeshtërt.

Meqë juve ju pëlqen të vini pikat mbi I, kush është Zoti Ethem Ramadani
për ju, ku dhe si e keni njohur?


Zoti Ramadani është lakuar gjithë këtë periudhe në gazetat shqiptare. Në
radhë të parë më ka ardhur keq mënyra se si është komentuar ky
personazh. Në muajin mars kur ndodhi historia e Gërdecit dhe më pas kam
lexuar për herë të parë si zoti Ramadani erdhi me dëshirën e tij në
Shqipëri për të kontribuar në atë katastrofë dhë për të ndihmuar sadopak
ato familje të varfra që kishin humbur gjithcka. Ka bërë përpjekje të
jashtëzakonshme humanitare në Shqipëri, në Kosovë për gjithë shqiptarët
kudo që janë, dhe kanë qënë këto, gjithmonë anonime, pëpjekje të tij
personale, të pakomentuara nga shtypi dhe do të thoja që zoti Ramadani
është një nga filantropët më të vullnetshëm shqiptarë, gjëra që nuk i
kemi parë diku, dhe më pas ai bëri një xhest të jashtëzakonshëm duke
dhënë disa cmime për 15 artistë shqiptarë. Ishte një xhest që nuk kishte
precedencë, ishtë një xhest nga më të bukurat që mund ti bëhet një
artisti, i cili ka bërë një karrierë dhe është paguar shumë pak për atë
që ka bërë, sot është pensionist, bëhët një njeri i zakonshëm, një njeri
që ndoshta duhet të numëroj dhe paratë në fund të muajit, dhe papritmas
një njeri humanitarë kërkon që këtyre njerëzve tu jap një shpërblim
modest, duke qenë se këto njerëz kishin ndërtuar në vite një konto
emocionale në këtë njeri. Pra, ishte një xhest i jashtëzakonshëm që nuk e
kishim parë më parë. Nuk e kam njohur zotin Ramadani absolutisht në
këtë periudhë, vetëm kam dëgjuar dhe njohja me të ka qenë rastësisht në
fund të muajit shtator në një festë familjare, dhe më pas jemi takuar në
muajin tetor të vitit 2008 pikërisht për të marrë një vendim të
përbashkët në krijimin e një fondacioni shqiptar, i cili do ndihmonte më
në fund talentet e reja, një fondacion që filloi të lëshontë bulëzat e
para të këtyre iniciativave që gjithmonë i kisha ëndërruar dhe nuk i
realizoja dot, dhe në këtë rast ishtë një takim shumë i rëndësishëm i
cili është bërë me 5 tetor këtu në Paris dhe është një nga takimet më të
bukura, në kuptimin si mund të bëhet arti pjesë e biznesit dhe e
kundërta biznesi të ndihmojë artin. Ka qenë një nga ëndrrat e mia për të
realizuar disa projekte duke qenë se gjithnjë më është varur mbi supe
slogani i misionares së artit shqiptar kudo në botë dhe gjithnjë
ndjehesha në pamundësi për të realizuar projekte, të cilat në Shqipëri
ndoshta kushtojnë shumë dhe sot për sot shteti shqiptar nuk është në
gjendje që ti realizojë. Duke parë ndjenjën e filantropizmit tek zoti
Ramadani i kërkova dhe personaliteti im, dëshirat e mia dhe ajo
iniciativë që kishte filluar prej kohësh të flinte në mendjen time,
pashë që ishtë një njeri që mund ti realizonte këto gjëra, dhe atij i
filluan bulëzat e para të këtij fondacioni. Sot për sot është një
fondacion që ende nuk e kemi shpallur në shtyp për arsye se shtypi nuk
na la kohë që ta bënim këtë pasi na vuri epitetet të tjera të cilat
duhet ti sqarojmë përpara një kauze kaq të rëndësishme sic është kjo e
fondacionit. Në këtë rast kemi ndërtuar bordin ku bëjnë pjesë
intelektualët më të shquar shqiptarë, jo vetëm në Shqipëri por kudo ku
flitet shqip. Duke qenë se është një kombinim i shkëlqyer mes artit dhe
biznesit nuk ngelet vetëm në kuadrin e biznesmenit Ramadani, por është
një iniciativë që po shtrihet edhe në biznese të tjera, pra, do të jetë
një fondacion i shkëlqyer për artin shqiptar dhe për të ndihmuar
iniciativat private, gjëra që janë shumë të vështira për tu realizuar në
Shqipëri. Ideja ime ka qenë kjo, kur kam ardhur në Francë për herë të
parë, kam ardhur me 50 dollarë dhe nuk kisha ku të mbështetesha për të
realizuar ëndrrën time, për të ardhur sot dhe për të kënduar në operën e
Parisit, dhe unë e di sa talente ka Shqipëria, unë e di sa mundësira
janë në këtë popull kaq të talentuar për të bërë dicka, por gjithmonë
mungon mbështetja. Dhe këtë mbështetje unë kam dashur gjithmonë ta kem,
por financiarisht nuk ia kam arritur qëllimit dhe ky ishte kombinimi dhe
ishte takimi me 5 tetor, i imi dhe i zotit Ramadani. Pra, ne sot flasim
për një fondacion shumë të rëndësishëm dhe nëse shtypi shqiptar, dhe
nëse thashethemet duan ta kombinojnë dhe duan të flasin që prishja e
familjes sime ka ardhur nga mua dhe pikërisht nga kjo lidhje, është
komplet e gënjeshtërt.

Meqë kemi ardhur në fund të këtij rrëfimi për cfarë ju vjen më tepër keq
në gjithë këtë histori?


Sigurisht që më vjen keq në radhë të parë për thyerjen e ëndrrës që një
dashuri duhet të jetojë përgjithnjë, gjë që unë mendoja që e kisha, por
ja që cdo gjë paska limitin e vet dhe gjërat ndryshojnë në jetë. Kjo
është gjëja që më vret më shumë dhe kjo është dhimbja që unë kam.

Inva si e shikoni të ardhmen tuaj tani dhe cfarë kërkoni më tepër nga
jeta?


Në gjithë këtë histori personi i cili është lënduar dhe po lëndohet nga
kjo ndarje është djali, është Antoni, dhe ka qenë një moment shumë i
vështirë për mua pse ndodhi në familjen tonë të mrekullueshme, mund të
kishte edhe një ndarje e cila për atë erdhi në mënyrë të papritur pasi
djali nuk i dinte gjithë këto konflikte që unë kisha me Pirron. Detyra
ime kryesore është që të mbroj në shpirtin e tij atë ndjenjë të bukur, e
cila është thyer për ti parë të dy prindërit sëbashku. Gjëja që unë sot
uroj është që djali të rritet përkrah babait të tij dhe do bëj gjithcka
për këtë, të rritet përkrah babait të tij për tu bërë burrë, dhe
përkrah nënës së tij për ti dhënë zemër.

Inva ju falenderoj për gjithcka na treguat. Për këtë rrëfim të
sinqertë dhë për gjithë emocionet që na transmetuat duke rrëfyër në këtë
mënyrë jetën tuaj.


Unë ju falenderoj pa masë për ardhjen tuaj, për interesimin që keni për
artistin shqiptar dhe për emocionin që ju patët në rrëfimet e mia.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inva Mula... Empty Re: Inva Mula...

Mesazh nga Geri Thu 4 Mar 2010 - 8:34

Një disk me arie klasike nga Inva Mula







Ëndrra e bukur e Inva Mulës

"Inva Mula - Il Bel Sogno", Botimet Virgin Classics. Sapo është hedhur
në qarkullim kjo CD me repertor frëng dhe italian, të regjistruara me
Orkestrën Filarmonike të Zagrebit (Zagreb Philharmonic Orchestra), nën
drejtimin e Ivo Lipanovic-it.

Sopranoja shqiptare sapo ka hapur sezonin 2009-'10 të Operës së Parisit
me rolin kryesor në "Mireille", operë tragjike e shek. të XIX kompozuar
nga Charles Gounod, histori e shkruar nga poeti i provansës, nobelisti
Frederik Mistral. Një dashuri e papërmbushur midis Mirelës, një vajzë e
pasur dhe Vinsentit, një djalë i varfër.

Deri më 14 tetor, Mula këndon historinë e Mirelës në Palais Garnier, një
vepër që rrallë vihet në skenë, e zgjedhur për simbolikë nga Nicolas
Jowl, njëherësh regjisor, për të inauguruar mandatin e tij në krye të
Operës së Parisit. Pikërisht tek kjo operë Mula e ka filluar karrierën
si koriste para se të bëhej "diva".

Albumi "Il bel sogno" hapet me dy arie nga "Mireille": "Trahir Vincent"
dhe "Voici la vaste". Sërish nga Gounod-ja, prej operës "Faust", ajo
këndon ariet "Il etait un roi de Thule.. Ah! je ris" dhe "Il ne revient
pas". Nga Massenet arien "Adieu, notre petite table" nga opera "Manon"
dhe "Dis moi que je suis belle" nga "Thais".
Kaq është repertori frëng, për këto dhe për të tjera jashtë këtij
albumi, Inva Mula është cilësuar "një nga më të mirat soprano "frënge"
të ditëve të sotme."

Puccini zë vend kryesor me ariet "Chi il bel sogno di Doretta" aria e
Magdës nga opera "La Rondine", arie që i ka dhënë emrin albumit të
Mulës; dy arie nga "La Boheme", "Si, mi chiamano Mimi" dhe "Donde lieta
usci", dhe nga opera buffa "Gianni Schicchi" arien e mrekullueshme "O
mio babbino caro".

Dhe në fund Verdi jo arie nga tjetër opera se "La traviata": "Addio del
passato" dhe "È strano! è strano!...Ah! fors è lui".
Janë të gjithë personazhe femërorë, të cilave Mula u jep ndjeshmëri të
zjarrtë dhe dinjitetin e plagosur të heroinave të sakrifikuara.

Inva Mula... Inva%20Mula%20albumi
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Inva Mula... Empty Re: Inva Mula...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi