Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Inva Mula në Kinë për Shën Valentin

 :: Show Biz

Shko poshtë

Inva Mula në Kinë për Shën Valentin  Empty Inva Mula në Kinë për Shën Valentin

Mesazh nga Vizitor Mon 14 Feb 2011 - 6:00

Inva Mula në Kinë për Shën Valentin  F.0214174315721_m
Me ardhjen e Vitit të Ri kinez dhe Ditës së Shën Valentinit,
Teatrit Kombëtar i Operës së Kinës së Madhe vë në skenë nga data 13 deri
në datën 17 shkurt pjesën klasike "La Traviata" në Qendrën e Arteve në
Pekin. Ky është një version gjerman i operës së drejtuar nga Henning
Brockhaus. Në këtë sezon të ri do të interpretojnë muzikantë të njohur
nga e gjithë bota, duke përfshirë baritonin Juan Pons dhe sopranon
shqiptare, Inva Mula.
Mula ka thënë se "La Traviata" është
vepra që ajo ka luajtur më shumë në karrierën e saj 30-vjeçare. Ajo vjen
nga një familje artistësh. I ati saj, Avni Mula, është një nga
kompozitorët dhe këngëtarët më të talentuar në Shqipëri. Në vitin 1987
fitoi konkursin "Këngëtarja Shqiptare", më 1988 konkursin "George
Enescu" në Bukuresht. Pas katër vjetësh në 1992 fiton konkursin
"Butterfly" në Barcelona. Në 1993, merr një çmim në Operalia-n e parë të
Placido Domingos në Paris.
Ka bashkëpunuar me tenorë të famshëm në operën e Bastille-s në Paris,
në Bruksel, në Mynih dhe në Oslo. Në vitin 1996 mori pjesë në operën
Medee të Luigi Cherubini-t në Francë. Në 1998 rikthehet në operën e
George Bizet "La Jolie fill de Perth". Në filmin "Elementi i peste" në
1997 i jep zërin këngëtares në rol Lucia di Lammermoor në skenën "The
Diva Dance". Më vonë ajo luajti në "Ivan IV" të Bizet-it në Paris. Në
vitin 2001 ishte e zënë në Itali, ku luajti në teatrin "La Scala" pjesën
e Verdit "Falstaff" dhe Riggoleto-n në Arenën e Veronës.
Ka marrë pjesë rregullisht në "La Scara" ku luajti Lucia di
Lammermoor, La bohème, Manon (2006). Luajti gjithashtu disa herë dhe La
traviata-n në qytete të rëndësishme si Tokio, Bilbao, Orange, Trieste
dhe Toronto. Në 2007, ajo do të luaj Norine-n e parë në L'elisir d'amore
në Toulouse të Francës./BW/Telegrafi/
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi