Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova feston pavarësinë

 :: Zone e Lire :: Lajme

Shko poshtë

Kosova feston pavarësinë  Empty Kosova feston pavarësinë

Mesazh nga Geri Thu 17 Feb 2011 - 6:40

Kosova feston pavarësinë  Prishtina-1

Prishtinë kanë nisur aktivitetet festive që shënojnë përvjetorin e
tretë të pavarësisë së Kosovës. Si përherë kryeqendra e Kosovës, por
edhe qendrat e tjera janë mbushur me flamuj shtetëror, kombëtar, por
edhe flamuj të vendeve mike.

Autoritetet e institucioneve qendrore të Kosovës dhe komunës kanë uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë.

Ata e nisën ditën e 17 shkurtit me homazhe pranë varrit të ish
presidentit Ibrahim Rugova, memorialit Adem Jashari në Prekaz dhe
dëshmorëve të tjerë.

Në këtë ditë të gjithë kujtojnë breza të tërë që u flijuan për liri e pavarësi.

Ndërsa e ngjarjet e së ardhmes shihen si sfida, që për t’i tejkaluar duhet shumë punë.

Në një aktivitet kushtuar ditës së pavarësisë, kryetari i Komunës së
Prishtinës Isa Mustafa foli për punën e komunës në këto vitet e fundit.

Ai u ndal edhe në sfidat që e presin Kosovën në rrugën e saj euro
atlantike, duke thënë se përvjetori i pavarësisë shërben si një ditë
për t’i kujtuar të gjithë ata që dhanë jetën për këtë ditë.

Urime në përvjetorin e tretë të shtetësisë së Kosovës kanë ardhur nga të gjithë politikanët kosovarë.

Ndërkohë që siç është bërë traditë tashmë, atmosfera e kësaj dite në rrugët e Kosovës është më e ndezur se kurrë.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Zone e Lire :: Lajme

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi