Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tirana, kopje e Predapios, qyteti ku lindi Mussolini

Shko poshtë

Tirana, kopje e Predapios, qyteti ku lindi Mussolini Empty Tirana, kopje e Predapios, qyteti ku lindi Mussolini

Mesazh nga Geri Tue 20 Oct 2009 - 5:35

Vitet 1920, përveç Zogut e italianëve, sjellin në Tiranë edhe arkitektë
italianë. Një prej tyre ishte edhe Florestamno di Fausto, arkitekti që projektoi
edhe Ansamblin e Ministrive. Por, në të njëjtën kohë që ai projektonte Tiranën e
"re" të atij fillimshekulli, ai me ndërhyrjen e një markezi që ishte pjesë e
kabinetit të Mussolinit, po rindërtonte edhe Predapion, qytetin ku lindi
Mussolini, qytetin e mitit. Profesori italian i universitetit të "Firences",
Ulisse Tramonti, ishte një ndër pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare për
"Arkitekturën e Nëntëqindës në Shqipëri: Kultura italiane dhe shqiptare në
perspektivat e reja të zhvillimit urban territorial". Ai prezantoi dje në Muzeun
Historik Kombëtar temën "Florestano di Fausto. Predapio dhe Tirana", nga qyteti
i mitit tek qyteti kryeqytet". Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare",
profesor Tramonti tregon cilat janë objektet dëshmi të viteve italiane të vendit
tonë, përse arkitekti që projektoi Ansamblin e Ministrive mbeti në heshtje e në
hije, cili ishte projekti i tij që mbeti në letër, përse Di Fausto e bëri
Tiranën një kopje të qytetit të lindjes së Mussolinit. Por, ai flet edhe për
arkitektin tjetër, Gerardo Bosio dhe punën e tij.
Profesor, ju vini në Tiranë
me temën "Florestano di Fausto. Predapio dhe Tirana, nga qyteti i mitit tek
qyteti kryeqytet". Cila është domethënia e këtij titulli?
Jam marrë më së
shumti me figurën e Florestano di Faustos. Por, jo vetëm mbi veprën e këtij
arkitekti në Shqipëri, por edhe mbi atë që Florestano di Fausto ka bërë në të
njëjtën kohë që "projektonte" Tiranën në Itali e më së shumti në ishullin Rodi.
Duhet të them se ajo që më intereson mbi këtë arkitekt është se ai nuk është
lartësuar dhe as vlerësuar sa Gerardo Bosio, e në fakt është lënë gjithmonë disi
mënjanë. Por në fakt, duhet thënë se situata që ai gjeti në Tiranë në 1928-1929,
nuk është situata që do të gjejë në 1939, Bosio. Ai vjen të ndërhyjë në një
projket të hartuar nga dikush tjetër, e ky ishte Armando Brasini, e që ishte një
lloj sheshi akoma i stilit barok. Në një farë mënyre i duhet ta racionalizojë
dhe ta thjeshtësojë. Ndaj, këto lloj ndërtesash që ai realizon, që fillojnë në
sheshin që më vonë do të jenë pjesë e një projekti më të madh, sipas meje do të
jenë të rëndësishme për atë që bëri më vonë Bosio, së bashku me Pallatin që sot
është Universiteti Politeknik, stadiumi dhe Akademia e Arteve. Ajo që unë dua të
propozoj me paraqitjen time në këtë Konferencë Ndërkombëtare për "Arkitektura e
Nëntëqindës në Shqipëri: Kultura italiane dhe shqiptare në perspektivat e reja
të zhvillimit urban territorial", është se prezenca e Florestano di Faustos
është edhe në Predapio. Predapio është qyteti ku lindi Benito Mussolini, ndaj në
imagjinatën kolektive të italianëve ai mbeti qyteti i mitit, i miteve të
origjinës. Ky është një qytet i vogël që në një kohë të caktuar, pra në vitet
1920, rindërtohet ose rimodelohet, ose e thënë ndryshe lind, siç do të jetë në
mënyrë makroskopike plani i Tiranës. Edhe Predapio rritet në një formë të tillë.
Në Predapio, Florestano di Fausto ndërhyn në projekt kur ai ka filluar të
aplikohet duke vënë si thelbësore të projektit atje kishën, në vend të
universitetit. Di Fausto arrin në Predapio falë ndërhyrjes së markezit Alguci di
Calboli, që ishte pjesë e kabinetit të Mussolinit e që kontrollonte punët që po
kryheshin në Predapio. E çon Di Fauston dhe ai ridizenjon duke u përpjekur të
kuptojë siç bëri më vonë në Tiranë shpirtin e vendit, e ndaj duke u kthyer në
ripropozimin e të gjithë teknologjisë e materialeve. Kritikët flasin për këtë si
një eklektizëm rural. Edhe pse Florestano di Fausto cilësohet si një arkitekt i
fashizmit, ai në fakt nuk është arkitekt i fashizmit, sepse në Itali mund të
flitet për këtë lloj arkitekture vetëm pas vitit 1935. Ndaj, ai është akoma një
arkitekt i formacionit akademik, që akoma projekton ashtu siç projektonin
arkitektët e fundit të viteve 1800. Për këtë arsye, ai nuk do ta kuptojë kurrë
racionalizmin, për shembull, sepse edhe nëse është përpjekur ta bëjë nuk ia ka
dalë dot mbanë. Nëse shohim imazhet e mbi të gjitha në detajet linguistike që
gjenden në arkiva, vëmë re analogji të forta mes detajeve që janë bërë në
Predapio dhe atyre që janë bërë një vit më vonë në Tiranë.
Ku i shohim këto
detaje kaq të ngjashme mes Predapios dhe Tiranës?
Këto i shohim në dritare,
në dekorime, në pjesët që vihen sipër dritareve, në raportet mes ndërtimit të
muraleve, etj, etj. Këto janë pjesë të gjuhës së tij arkitekturore që vijnë nga
Predapio në Tiranë.
Na flisni pak për objektet që janë vepra të tij në
Tiranë...
Kur ai erdhi kishte disa projekte, por me një pjesë të tyre u mor
Gerardo Bosio, i cili erdhi në Tiranë në vitet '30. Në Tiranë, Di Fausto ka
realizuar Ansamblin e Ministrive, që janë afër sheshit "Skënderbej", më pas në
fund të viteve '30 ai shkoi në Afrikë dhe e braktisi Shqipërinë, dhe pas vitit
1939 kur Italia e pushtoi Shqipërinë, do të jetë Bosio me plane të reja.
Kur
Gerardo Bosio erdhi në Tiranë, ai i ndryshoi projektet e Di Faustos?
Jo, ai
nuk i ndryshoi, përkundrazi duhet të them se Di Fausto ishte i vetmi që kishte
marrë në konsideratë ato pak ndërtime urbane që ekzistonin, siç është Xhamia, të
cilën ai nuk e lëvizi, e la. Vendosi të linte të paprekur lagjen në të cilën
ishte Pazari, gjëra që më pas nuk do të qëndronin ashtu. Por, nëse Di Fausto e
kishte këtë respekt për kulturën e vendit ku punonte, jo të gjithë e
kishin.
Ka edhe arkitektë të tjerë që kanë punuar në Tiranë. Ç'mund të na
thoni për punën e tyre?
Po, por unë jam marrë e po punoj e bëj kërkime për
Gerardo Bosio, sepse në Firence ekziston arkivi privat i tij që është shumë i
madh, dhe disa pjesë të tij i kam kataloguar e fotografuar, dhe sepse projektet
nuk janë të lidhur vetëm me Tiranën, por edhe me qytete të tjera të Shqipërisë
si me Durrësin, madje ka diçka edhe për Shkodrën.
I kujt është projekti për
Shkodrën dhe për çfarë pjesë të qytetit bëhet fjalë?
Projekti për Shkodrën
është i Florestano de Faustos. Në fakt, Shkodra është një nga qytetet më antike
të vendit tuaj dhe është një qytet historik, sepse Tirana si kryeqytet lind
vetëm në vitet 1920. Ndërsa, Shkodra është një qytet që ka jetuar me tregti ka
pasur pashallëqe, etj, etj dhe ka pasur tjetër rol. Projekti për këtë qytet
kishte të bënte me disa ndërhyrje në qendrën e tij. Ai nuk u bë, por kishte të
bënte më një sistemim urbanistik për një pjesë të vogël të qendrës së qytetit.
Nuk dihen arsyet pse nuk u bë.
Ndërsa kërkonit në arkiva, a keni zbuluar
diçka interesante mbi arkitektët që punuan në Tiranë?
Unë kam mundur të
zbuloj, ose e thënë më mirë të rizbuloj në Arkivin e shtetit në Foglia,
materiale origjinale të dizenjove të Faustos për Predapion, e nga këto materiale
origjinale të pasura me dizenjo konstruktive kuptohet edhe mënyra se si
ndërtohej në ato vite, e që sillet në Tiranë. Ne po kërkojmë sërish dhe duam që
përmes paraqitjes sime të ndërgjegjësojmë për njohjet e veprave të Florestano di
Faustos, duhet kuptuar si të restaurojmë duke ditur se si është ndërtuar ai
objekt.
Cilat ishin projektet që kishin të bënin me Durrësin?
Ato të
Durrësit janë mjaft interesante, sepse ajo që mbetet është Vila mbretërore e
Zogut. Kjo është bërë para okupimit të Shqipërisë, sepse pas pushtimit gjërat
ndryshojnë. Ka shumë projekte që nuk u realizuan, sidomos të Gerardo Bosios,
mbase edhe për arsyen se Bosio vdiq i ri, në vitin 1940 nga një sëmundje. Pastaj
vjen lufta, e shumë projekte që kishin nisur u ndërprenë. Florestano di Fausto
të gjitha ato që projektoi, përveç asaj të Shkodrës, i ka realizuar.
Përse
Florestano di Fausto punët e tij i bëri aq të ngjashme si në Shqipëri ashtu edhe
në Predapio? Ishte sepse duhej të ishin të ngjashme apo ky ishte stili i
tij?
Jo, në fakt ky ishte stili i tij që eksperimentohet në ato vite. Pastaj,
ai në vitet 1930 projekton në një mënyrë tjetër, të ndryshme nga kjo e para. Ai
gjithmonë i është përshtatur asaj që ka qenë kultura arkitekturore e vendeve ku
ai ka projektuar. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse duke e njohur dhe kuptuar
atë, ai e risillte dhe e përshtaste me vendin.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi