Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Ramadani

2 posters

Shko poshtë

Agim Ramadani Empty Agim Ramadani

Mesazh nga Geri Thu 15 Oct 2009 - 2:37

Agim Ramadani 34323898

Agim Ramadani (1964-1999) lindi ne fshatin Zheger te komunes se
Gjilanit, ne Kosove, me 3 maj te vitit 1964. Shkollimin filor e kreu ne
vendlindje, te
mesmen shkollen teknike ne Gjilan ne vitin 1980, ndersa Akademine
ushtarake-drejtimi i komunikacionit ne Zagreb te Kroacise.

Me poezi dhe pikture eshte marre qe nga shkollimi i mesem. Perderisa
poezite e tij, sa ishte gjalle i mbeten te shperndara neper revista te
ndryshme e
ne doreshkrim, si piktor organizoi ekspozita kolektive e personale ne
Kroaci, ku punoi si ushtarak e ne Zvicer, ku jetoj si emigrant politik,
meqe me
fillimin e luftes ne Kroaci, ai braktisi ish Armaten Jugosllave ku
punonte si oficer. Ne vitin 1998 pranohet antare nderi ne Akademine
Evropiane te
Arteve.

Ndonese kishte te rreguleuar statusin e emigrantit, Agim Ramadani ne
vitin 1998, iu pergjigj thirrjes se atdheut dhe u inkuadrua ne radhet e
Ushtrise
per Qlirimin e Kosoves, duke lene ne Zvicer tre femije dhe gruan.

Gjate luftes u deshmua si strateg i larte dhe udheheqes i dashur per
ushtaret. Ishte njeri nder hartuesit e planit per thyerrjen e kufirit
shqiptaro-shqiptar, gje te cilen edhe e beri bashke me shoket e vet.
Ishte i pari qe shkuli gurin-piramiden-kufitare ne Koshare. Pas
thyerrjes se
ketij kufiri, ne pjesen e Kosoves, tek vendi i quajtur Rrasa e Zogut,
ai ra heroikisht- duke mos vdekur kurr. Njihet me emrin
konspirativ-Katana.
Llogaritet si nje nga heronjt me te njohur te historise se re
shqiptare. Ne Gjilani para Teatrit Kombetar i eshte ngritur nje
shtatore, ne te cilen
jane komponuar te gjitha elementet artistike dhe luftarake te Agim
Ramadanit-Katanes.Eshte perfaqesuar ne disa leksikone dhe antologji te
shkrimtareve
shqiptare, te botuara pas vitit 2000. Agimi la pas vetes tre pasardhes,
djemt Jetonin e Edonin, dhe vajzen Laurinen.Jeta tjeter e Agim Ramadanit

Ai arriti ta shohe me syte e tij nje cope liri. Ushtaraku, poeti,
piktori, luftetari Agim Ramadani eshte njeri nga njerezit me te
kompletuar qe ra
ne lufte per lirine e Kosoves. Ai tere udhen e tij nga fillimi deri ne
fund, si shume te tjere, e beri vertikalisht dhe vetedijshem. Dha te
gjitha
pa
ngurrim, per te fituar te gjitha. La shume fjale, la shume art, la
shume gjera qe e bene te veqante. Ai ishte dhe ende eshte nje
njeri-diamant
qe shkelqen, qe nxjerr drite ngado qe ta kthesh. Pikturat e tij edhe
sot, dhjete vjet pas vdekjes, ne gjuhen e tyre te mistershme, flasin me
ne, komunikojne… Shume prej tyre te `veshura` me nje ngjyre te zbehte
kafte e gjelber, si te vizatuara mbi uniforma ushtarake ndoshta
parashikonin luften qe na priste.


Jeta jone rrinte pezull ne ajer
Te gjitha qeniet njerezore neper keto
piktura jane te shperfytyruara, jane
hije, jane silueta te papesha qe rrine
pezull ne ajer, ashtu siq rrinte e ishte
jeta jone ne ate kohe.
Ne nje kend te nje pikture e rrethuar
dhe e izoluar nga `zhvillimet` tjera rri
dashuria. Dy njerez, dy shpirtra binjake
treten. Behen nje. Dhe krijojne keshtu
zemren e tyre.
Ne nje pikture tjeter, nje harte Kosove e
deformuar, me ngjyrat e saj te ndezura,
(qe simbolizojne pasurite nentokesore)
shkrihet si akullore dredheze.
Agim Ramadani mund te jetonte edhe
keshtu. Si shume njerez te tjere te
penes e te penelit. Mund te fshihej,
mund te `kerkonte azil` ne art,
mund te ngjitej lart neper hapesirat e
pafundme artistike. I kishte te gjitha
mundesite. Kishte depertuar tashme
perden e hekurt evropiane. Por atij nuk
i mjaftonte vetem kjo liri. Ai e donte nje
liri me tokesore, nje liri per te gjithe.
Ai ne nje poezi unifikonte te dy artet e
tij me pak-fjalet: `Une piktori i roberuar
ju ftoj ne ekspoziten time te pavarur`.
E ndiente se po i vinte koha artit te tij
te trete. Artit ushtarak. Proves finale
te burrerise. E dinte se nuk do te
mungonte. Se do te ishte aty ku duhej
te ishte. Se do te vraponte pergjithmone
pas endrres me te dashur dhe ajo nuk
do te ishte me vetem enderr. Do te
behej diqka me teper.
Prandaj shkruante fjalet-himn, fjaletarsyetim
per pasardhesit, fjalet qe
ndriqonin si fanar ecjen e tij:


`M’ushterrshin syte nese pushoj lirine
tande me andrrue, mallkue qofte
gjaku im nese m’vrasin pa liftue`.


Fjalet qe me jeten dhe vdekjen e tij nuk
i tradhtoi. Ky ishte betimi i tij. Kodi
personal i nderit.

Kepuca e Agimit mbi gurin e
shkulur te kufirit
Bashkeluftetaret me te afert, njerezit
qe i qendruan prane gjate luftes,
tregojne per te gjera qe i afrohen kufirit
te legjendes. Ata thone se Agimi ne te
njejten kohe ishte shume i dashur per
ta dhe i papermbajtur per armikun.
Sipas tyre aksioni ne Koshare ishte
aq mire i koordinuar dhe i pergatitur,
sa qe serbet i kishte zene ne befasi te
plote dhe ata mezi kishin mberritur
te iknin personalisht, duke lene pas
vetes dokumente me vlere, arme brezi
dhe filxhana te papire te kafese. Ky
ishte Agim Ramadani i vertete. Agim
Ramadani ne element. Ai arriti ta shohe
me syte e tij nje cope liri. Shkeli me
kembe njeren nga piramidat e kufirit
absurd, shkeli me kembe krijesen CPJ
duke i dhene luftes se UCK-se nje
simbol shtese. Simbolin kryesor. Ai
keshtu e zbuti vdekjen e tij, e beri me
te lehte, me te pranueshme.
Pak kohe pas renies, pak kohe pas
Koshares, nisi nje realitet i ri. Lindi nje
liri e pergjakur, si dielli i skuqur heret
ne mengjes.
A, a, … ah Katana!- per te kendohet
edhe rok-kenga…
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 35
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Agim Ramadani Empty Re: Agim Ramadani

Mesazh nga TrOpIcAl Thu 2 Dec 2010 - 13:09

Duhet te jemi krenar qe patem njerez e patriota si Agim Ramadanin. Per mue Agimi eshte legjenda e shqiptarizmit. Lavdi i qofte.
TrOpIcAl
TrOpIcAl
Hapesira Jone - Forum
Hapesira Jone - Forum

<b>Postime</b> Postime : 3
 <b>Piket</b> Piket : 5
Regjistruar : 02/12/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi