Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Meshkujt në kërkim të kënaqësisë perfekte

Shko poshtë

Meshkujt në kërkim të kënaqësisë perfekte Empty Meshkujt në kërkim të kënaqësisë perfekte

Mesazh nga Erisa Tue 29 Sep 2009 - 8:11

Në 100 persona të anketuar vetëm 21 prej tyre i japin rëndësi kënaqësisë. Një mesatare kjo që rritet me moshën, arrin në rreth 81 për qind mes moshës 32 dhe 50-vjeçare. Ekspertët shprehen se kërkimi i kënaqësisë bëhet më i shpeshtë pas moshës 38-vjeçare.Të gjithë kanë lexuar apo kanë kërkuar të gjejnë informacion për të njohur zonat erogjene në trupin e njeriut. Ekspertët pas studimeve të bëra dhe rezultateve të arritura kanë treguar zonat e erogjene si te femrat, ashtu edhe te meshkujt.Por nga studimet ka rezultuar se zona më erogjene është truri, ndërkohë që Pablo Picaso pohonte se “syri ishte organi seksual”. Në vitet shtatëdhjetë mendohej se liria dhe kënaqësia seksuale korrespondonte me çiftin e hapur. Por kënaqësia perfekte arrihet atëherë kur ka fantazi, pasion në një marrëdhënie mes dy individëve, pohojnë specialistet.

Në 100 persona të anketuar vetëm 21 prej tyre i japin rëndësi kënaqësisë. Një mesatare kjo që rritet me moshën, arrin në rreth 81 për qind mes moshës 32 dhe 50-vjeçare. Ekspertët shprehen se kërkimi i kënaqësisë bëhet më i shpeshtë pas moshës 38-vjeçare. Për të rinjtë, kënaqësia është gati-gati dhembje, pasi ka një konfliktualitet të lartë të çiftit, ndjehen të gjykuar dhe gjykojnë. Në shtrat partnerët i japin njëri-tjetrit nota. Për këtë shumë meshkuj, disa prej tyre edhe në moshë të re, përdorin stimulues seksuale, veçanërisht viagra. Ndërkohë që vihet re se numri i këtyre përdoruesve është rritur në dy vitet e fundit.

Marrëdhëniet e para

Marrëdhëniet e para tek të rinjtë shkojnë nga mosha 18-19 vjeç tek djemtë dhe 20-21 vjeç tek femrat. Por në ditët sotme vihet re se edhe mosha më të vogla kanë kryer marrëdhëniet e para seksuale duke mos marrë parasysh pasojat. Të ndjesh kënaqësi është një gjë serioze dhe e domosdoshme. Dhe këtë e thonë mjekë e psikanalistë të shumtë në të gjithë botën. Kënaqësia është thelbësore në jetën e një njeriu. Ajo është energji, zhvillim i personit. Sipas një psikologu të njohur italian, Abraham, “Rritemi dhe kënaqësia rritet së bashku me ne, dhe kush e mohon, ka frikë se mos e humbasë”. Abraham shpjegon se të gjitha tentativat për të lokalizuar qendrat e kënaqësisë në tru, kanë çuar në një rezultat të vetëm: të zbulosh se në nivelin cerebral janë të njëjta me dhembjen. Fibrat, të cilat transportojnë ndjesitë e dhimbshme sjellin edhe pak kënaqësi, të parat më të shpejta, më të gjata, ndërsa të dytat më të buta, gati në të fikur”. Sipas psikologëve, “Kultura njerëzore ka si tendencë për të evituar dhembjen dhe bashkë me të edhe kënaqësinë. Seksi, thjeshtëzohet, ekzagjerohet, tregtohet”.Stimuluesit seksualë

Industria farmaceutike për të dy sekset po ecën para, ndërkohë që nuk ka të bëjë fare më të ashtuquajturën “kimi e dëshirës natyrale”, pulsion instiktiv që shkakton reagime kimike brenda organizmit të individëve që pëlqehen. Këto prodhime mundësojnë shijimin e ndjesisë së mrekullueshme të dëshirës, kundër urgjencës së ereksionit. Për të qenë optimistë mund të thuhet se meshkujt janë vënë sërish në kërkim të kënaqësisë perfekte. Apo si feministet e viteve shtatëdhjetë kërkojnë një të drejtë të re për kënaqësinë. Në Evropë, sot konsumohen gjithnjë e më tepër pornografi dhe seks virtual, të obsesionuar për të mbërritur tek kënaqësia, por edhe të zbehtë e të pamundur në provimin e ndjesive, madje edhe ato që kanë të bëjnë me kënaqësinë, dhembje e frikë, siç shpjegojnë psikanalistët.

Kur gjestet flasin më shumë se ti

Për shumë vajza, edhe po të mos flasësh asnjë fjalë të vetme, vetëm shikimi i duarve tuaja flet mjaft. Ajo çka ke në duar, bën që femra të mund t’iu lexojë më mirë. Për shembull topi i tenisit apo i futbollit në duar do të thotë se je në formë të mirë dhe tip sportist. Ke shpirt garuesi dhe të pëlqen loja. Libri do të thotë për të se, je tip lexues, i qetë. Do t’i interesojë se ç’ka lexon. Nëse rastësisht është diçka që edhe ajo ka lexuar apo ka dëshirë të lexojë, atëherë, menjëherë do të mendoj se ti je i dedikuar nga kozmosi të jesh fati i saj. Ndoshta pas një bisede të shkurtër ajo mund të arrijë edhe në konstatim se ia ke shpëtuar jetën, nëse tashmë ka filluar të besojë se je fati i saj. Në anën tjetër telefoni celular në takim të parë me ndonjë vajzë, pa e marrë parasysh se çfarë raporte dëshironi të krijoni me të, do të thotë se ose je person vërtet i rëndësishëm për rrethin ose shtiresh se je.Ku e bazojnë femrat pëlqimin për ju

Natyrisht se gjithnjë nuk janë me të drejtë këto konstatime të femrave, por ja që ato, nga këto gjëra fillojnë të krijojnë bindje ashtu automatikisht. Këto gjëra femrave u krijojnë njëfarë baze ku do ta themelojnë mendimin dhe bindjen e tyre. Nëse ke gazetë në duar, ajo do të konstatojë se je mirë i informuar dhe bashkëbisedues interesant. Nëse me vete ke marrë qenin, atëherë ajo do të kuptojë se je tip vetmitar dhe se je shumë i përshtatshëm si baba i fëmijëve të saj. Profesori i psikologjisë, Michael Cunningham nga universiteti Lousville thotë: “Për të kuptuar se çfarë është prodhimi, sot gjithkush shikon në paketim. Nëse njëherë keni mbetur të zhgënjyer nga prodhimi, herën tjetër më tepër rëndësi do t’i kushtoni paketimit. Dhe kur tashmë ka mbledhur dhe përpunuar mjaft materiale, do të fillojë të studiojë faktin se çfarë është interesante te një mashkull për sytë e femrës.

Ngrohtësia dhe kujdesi i partnerit

Me gjithë qëllimet më të mira të një çifti, partnerët duhet ta kuptojnë se dy njerëzve të pavarur nuk mund t’u plotësohen të gjitha nevojat e tyre gjatë gjithë kohës. Prandaj duhet që nga ana e të dyve të bëhen përpjekjet e duhura që asnjërit mos t’i mungojë ngrohtësia dhe kujdesi i partnerit. Marrëdhëniet pozitive midis dy partnerëve mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në marrëdhëniet e tyre seksuale dhe në ndjenjat intime mes tyre. Disa njerëz besojnë se nuk ka kuptim të ketë marrëdhënie seksuale po të mos të ekzistojë dashuria midis dy partnerëve. Por ka të tjerë që nuk kanë një partner të rregullt dhe vazhdojnë të kenë marrëdhënie seksuale aktive. Marrëdhëniet seksuale dhe dashuria nuk janë saktësisht e njëjta gjë. Megjithatë, për shumë njerëz dashuria dhe marrëdhëniet seksuale shkojnë së bashku. E rëndësishme është që të vlerësohet marrëdhënia në çift në të gjitha elementët e saj.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi