Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naziskinët shqiptarë

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Naziskinët shqiptarë Empty Naziskinët shqiptarë

Mesazh nga Geri Tue 30 Mar 2010 - 4:47

Naziskinët shqiptarë Naziskinet
Pamje që për shumë
njerëz asociohen me një kohë të errët e të pamëshirshme vrasjesh,
pushtimesh, dhune dhe shfarosjeje në masë, për disa të tjerë, janë
kujtimi i një epoke të lavdishme që duhet rikthyer përsëri.

Jemi në Tiranë. Kryeqytetin e një
vendi antifashist, ku të drejtat e njeriut proklamohen dhe mbrohen me
ligj. Por pikërisht këtu, do të hyjmë në zemër të një celule naziskine.
Një grup të rinjsh që adhurojnë Adolf Hitlerin, Gestapon dhe që nuk kanë
frikë ta thonë këtë.

Na presin ftohtë, atmosfera është disi e
tendosur pasi ata e dinë se ajo cka ata përfaqësojnë është e
jashtëligjshme, por kanë pranuar të flasin për ne, në vendin e tyre të
takimeve në hapësirën private të një lokali shumë të veshtirë për t’u
gjetur.

“Njoh më shumë emrat e gjeneralëve nazistë psh Hernest
Romel”, thotë një prej tyre.

Drejtuesi i këtij grupi të vogël
është një djalë 25 vjeçar, respekti ndaj tij është i dallueshëm sic
është edhe flamuri me svastike që mbulon tavolinën e tij.

“Duke
marrë parasysh gjendjen se si ka qënë Shqipëria këto kohët e fundit,
menduam se një organizatë e tillë do të ndihmonte sadopak në rregullimin
e disa gjërave të vogla, nëse do të quheshin të tilla. Për mendimin tim
vetëm organizata të tilla mund të bëjnë ndryshime”, shprehet një prej
tyre.

E pyesim liderin e këtij grupi për qëllimet dhe ideologjinë
e tyre.

“A duhet të pranohen në Shqipëri romët? Jo.
Homoseksualët? Jo. Serbët? Jo dhe sidomos grekët, vendi i të cilëve po i
trajton shumë keq bashkatdhetarët tanë”, shprehet një prej të rinjve.

Djemtë
janë shumë të kujdesshëm ndaj aktualitetit dhe është pikërisht revolta
ndaj këtij të fundit që i ka shtyrë të mblidhen dhe të gjejnë pika të
përbashkëta me njeri-tjetrin dhe me të shkuarën.

“Për mua
homoseksualet janë të sëmurë dhe duhet të hapet një spital i posacëm për
ta”, thotë një prej tyre.

Mirëpo fenomeni “Klodi” ka prekur dhe
dashamirësit e kryqit të thyer.

“Klodi të shkojë andej nga ka
ardhur”, shprehet ata.

Në një rrugicë të errët të Tiranës ai që
na tregoi rrugën për tek nazistët e rinj, pranon gjithashtu të
prononcohet përjashto identitetin.

“Pak a shumë kam edhe unë ata
personazhet e preferuar, por nuk besoj se identifikohem me ata”, thotë
ai.

Çdo filozofi përcillet nëpërmjet veprave dhe Adolf Hitler ka
lënë pas trashëgiminë e shkruar tek libri i tij.

“Po e kam lexuar
librin dhe fraza që më pëlqen më shumë është: ‘shteti është një
organizatë për rezervimin e racës’ dhe mua kjo më duket e drejtë”,
shprehet i riu.

Përpjekjet e tyre për organizim kanë qënë shumë
pranë finalizimit po të mos ishte për legjislacionin shqiptar.

“Përpjekjet
janë bërë, por mesa duket në Shqipëri nuk lejohen të regjistrohen
organizata të tilla”, thotë një prej tyre.

Dhe në këto përpjekje
për të dalë në sipërfaqe, këta të rinj kanë edhe mbështetje të huaj.

“Nuk
jam kaq i sigurtë se në Shqipëri ka organizata të tilla. Kontakte kemi
me Italinë dhe pak me Anglinë”, tregon ai.

Karakteristikat e
tyre, sikur të mos mjaftonte svastika janë shumë të qarta.

“Fansa
të alkoolit dhe vetëm të alkoolit. Ndërsa muzikë dëgjojmë ‘Norvegia
black metal’, ‘Symphony extreme metal’, të tilla që i përshtaten ideve
tona”, tregojnë të rinjtë.

Ajo që vërtet të bën përshtypje tek
këta djem, përfshi ata që nuk pranuan të flisnin është artikulimi i tyre
i qartë, racional aspak emotiv qoftë për jetët e tyre të dyfishta.

“Nëse
i vesh ato dallohesh dhe njihesh menjëherë. Kështu që është më mirë të
fshihesh”, tregojnë të rinjtë.

Nuk mund të mos kalojmë te
historia.

“Adolf Hitleri për mendimin tim është novator, i cili
do ta bënte botën më të mirë sec është tani. Enver Hoxha ka thënë se
Shqipëria është fuci baruti, kurse ai për ne ishte fitili që na ndezi”,
thotë lideri i tyre.

Teksa largohemi marrin një ftesë për një
nga festat e ditëlindjeve më të veçanta ku dikush mund të shkojë në
jetën e tij.

“Me 20 prill të 1889-ës ka lindur Fyhreri jonë Adol
Hitler. Kemi menduar ta festojmë”, shprehet një prej anëtarëve të
grupit.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi