Historia e vërtetë e Helenës së Trojës
Faqja 1 e 1
Historia e vërtetë e Helenës së Trojës
Helena (greq. Helene) - e bija e Zeusit, zotit
suprem dhe të dashurës së tij Ledës, më e bukura prej të gjitha grave
vdekatare. Ishte ende vajzë tejet
e re, ndërsa për bukurinë e saj është folur larg, prandaj e dëshironte
Tezeu, mbreti i Athinës dhe me ndihmën e shokut të vet Piritout, e
rrëmbeu. E
çliruan vëllezërit Kastor dhe Polideuk, dhe e kthyen në shtëpi. Së
shpejti në Spartë erdhën krushqarët e rinj për Helenën. Me kohë aty u
gjenden të
gjithë mbretërit dhe fëmijët e mbretërve akeas, të cilët dëshironin të
martohen. Grindjet e tyre rreth Helenës gati e sollën Greqinë deri te
gremina e
luftës. Me fat ose pa fat, i zgjedhuri i saj ishte Menelau, vëllai i
Agamemnoit. Pas martesës i lindi e bija Hermiona dhe kur Tindareu vdiq,
Menelau e
trashëgoi fronin spartan. Çdo gjë ka qenë në rregull, madje as Menelau
dhe as Helena, nuk kanë parandjerë se çka po u përgatit ndërkohë fati.
Atëkohë
në shpellën e kentaurëve ishte dasma e Peleut, mbretit të Ftisë me
Tetidën, hyjneshën e detit, në të cilën kanë marrë pjesë të gjithë
zotat. Vetëm
Erida, hyjnesha e grindjes, nuk ka qenë e ftuar që mos t’ua prishë
harenë. Erida e fyer për t’u hakmarrë në mesin e hyjneshave Afrodita,
Hera dhe
Ethena e hedh mollën e artë, në të cilën shkruante “më të bukurës”.
Hyjneshat menjëherë si një, donin ta merrnin mollën, sepse secila prej
tyre, gjë që është e kuptueshme, e konsideronte veten më të bukur.
Ndërkaq nga
kjo lindi grindja në zgjidhjen e së cilës nuk ka dashur të ndërhyjë as
zoti suprem Zeusi. Dëshironte ta ketë qetësinë e vet, prandaj i
urdhëroi zotit
Hermes që ta marrë mollën dhe t´i dërgojë hyjneshat në malin Ida, jo
larg Trojës, ku jeton bariu i quajtur Parid. Ky le ta zgjidhte këtë
mosmarrëveshje. Paridi ishte i biri i Priamit, mbretit trojan. Arsye e
mirë e vendimit të Zeusit ka qenë, sepse jetonte në mal e jo në
pallatin
mbretëror. Para lindjes së Paridit, e ëma e tij ka ëndërruar se do ta
lindë një vravashkë të ndezur, e cila do ta ndezë Trojën. Magjistari,
ëndrrën e
ka shpjeguar në mënyrë që djali që do të lindë do të jetë shkaktar i
shkatërrimit të Trojës. Për këtë arsye mbreti i Trojës urdhëroi që
fëmija
menjëherë pas lindjes të dërgohet në malin Ida dhe atje të vendoset në
kaçubën e pyllit. Fëmijën e mori dhe e ushqeu arusha, e pastaj e gjet
bariu
Agelau dhe e rriti si fëmijë të vetin. Për prejardhjen mbretërore të
Paridit ka ditur vetëm Zeusi. Gruaja e Zeusit, Hera, i premtoi pushtet
mbi tërë
Azinë, hyjnesha e luftës Athena, famën luftarake, ndërsa hyjnesha e
dashurisë dhe e bukurisë Afrodita gruan më të bukur në botë. Dhe Paridi
mollën ia
dha Afroditës.
Për Helenën atëkohë as që kishte dëgjuar, por Afrodita bëri që Paridi
sa më shpejt ta njohë. Mbreti Priam, i cili ka vuajtur gjatë për shkak
të
braktisjes së të birit të vet, kështu që e pranoi me gëzim të madh dhe
e fut në pallatin mbretëror. Këtu Afrodita e porosit Paridin që ta
ndërtojë
anijen dhe të lundrojë për në Spartë, vend i njohur për nga bukuria e
grave të tyre. Mbreti Menelau e pranoi Paridin dhe shokun e tij, Enenë,
i cili e
ka përcjellë ashtu siç u ka hije mysafirëve nga Troja e famshme. Për
nder të tyre ua përgatiti gostinë dhe i njoftoi me gruan e vet. Por
Paridi u
gjend fytyrë për fytyrë me gruan më të bukur prej të gjitha grave
vdekatare, dhe në shikim të parë u dashurua në të. Edhe ai i pëlqeu
asaj. Ditën e
dytë, Menelau kërkoi ndjesë prej mysafirëve të vet, sepse, për shkak të
një pune të ngutshme, ka qenë i detyruar të udhëtojë për në Kretë. U
dëshiroi
qëndrim të këndshëm, ndërsa Helenës i urdhëroi që t’ua plotësojë të
gjithë dëshirat.
Prandaj Helena me Paridin shkoi vullnetarisht. Ndërkaq, versioni i dytë
pohon se Paridi e ka detyruar, madje edhe me dhunë e ka marrë. Nuk
dihet a
kanë lundruar drejt për në Trojë. Siç duket, së pari kanë shkuar në
udhëtim dasmor në Egjipt, pastaj një kohë kanë kaluar në Sidon, dhe në
Trojë
arritën pas disa vjetësh. Sidoqoftë, kështu apo ashtu, Helena u zhduk
nga Sparta dhe me të edhe thesari mbretëror. Kuptohet se Menelau nuk ka
mundur
të kalojë mbi gjithë këtë dhe të qëndrojë sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Shkoi në Mikenë te vëllau i vet, Agamemnoni dhe e luti për ndihmë.
Agamemnoni e
këshilloi që me mbretin e Itakës, Odiseu, të shkojë në Trojë dhe ta
lutë mbretin e Trojës Priamin, që t’ia kthejë Helenën. Po qe se Priami
nuk e sheh
të arsyeshme ta korrigjojë veprën e Paridit t’i kërcënohet me luftë.
Priami e refuzoi lutjen Menelaut dhe Agamenoni kaloi prej kërcënimit në
vepër. I
luti për ndihmë të gjithë mbretërit e akeasve, të cilët dikur i kishin
premtuar Menelauit, se si burrit të Helenës në çdo gjë do t’i
ndihmojnë. Më në
fund nën udhëheqjen e Agamemnonit u nis ushtria prej njëqind mijë
akeasve kundër Trojës.
Kështu pra, për shkak të Helenës dhe Paridit, shpërtheu lufta e gjatë
dhe e përgjakur trojane, e cila përfundoi me shkatërrimin e Trojës dhe
vrasjen e
trimave më të mirë akeas. Helena u pendua së shpejti për veprën e vet,
të vjetër dhe atij të ri u ka sjellë aq shumë vuajtje. Mbreti Priam, në
të
vërtetë, kurrë nuk e ka qortuar, mirëpo ajo ka ditur se e tërë Troja e
ka urryer si shkaktare të luftës dhe secila grua që në luftë e ka
humbur burrin
ose djalin ia ka bërë këtë me dije me shikim të vetin. Mbi të gjitha,
shpjet u erdhi në vete nga dashuria e Paridit. I çmendur prej dhembjeve
Paridi
iku prej Troje dhe shkoi në malin Ida, ku vdiq i braktisur prej të
gjithëve. Shokët e tij të mëparshëm e gjetën aty të futur në kaçube dhe
ia
përgatitën varrimin modest. Helena nuk iu afrua stivës së tij. Takimi i
sërishëm i Helenës me Menelaun për të kaloi që është për t’u befasuar,
mirë.
Në të vërtetë, Menelau kurrë nuk ka besuar se ka shkuar vullnetarisht
me Paridin dhe ka qenë i bindur, se me shkatërrimin e Trojës vetëm e ka
çliruar
prej ofshamave dhe vuajtjeve. Kuptohet se Helena e përkrahte në këtë
bindje dhe ia ka shprehur gëzimin e pakufishëm, që më në fund, e ka
çliruar. Me
triumf të madh hyri në anijen e tij dhe udhëtoi për në Spartë.
Më në fund, sërish kthehet në Egjipt, ku Menelau e shpagoi lundrimin e
tij fatlum për në atdhe me flijimin e begatshëm. Para largimit
mbretëresha
egjiptiane Polidanga ia dha Helenës barin e mrekullueshëm të përgatitur
prej hirit të bimëve magjike. Kush e pi me verë, ai i harron të gjitha
mjerimet. E mjaftueshme ka qenë një gote e vogël dhe Helena harroi dy
burrat e mëparshëm në Trojë, ndërsa Menelau mundimet që për shkak të
saj i ka
vuajtur. Në Spartë Helena jetoi e lumtur me Menelaun. Gjatë dy mijë e
pesëqind vjetëve të shkuara ka kaluar nëpër ndryshime të shumta. Gruaja
e bukur,
e cila përveç bukurisë e ka edhe atë që rëndom quhet e kaluara, përherë
i ka tërhequr artistët. Helena hyn në radhën e figurave të femrave
antike, e
cila më së shumti është trajtuar nga aspekti artistik. Nga antika janë
ruajtur gati njëqind e njëzet vazo me pamjen e saj. Këto janë: “Tezeu
dhe
Helena” pesë vazo (njëra prej tyre është me siguri nga mesi i shek para
e.s., dhe gjendet në Muzeun Popullor në Sofje), “Menelau dhe Helena” më
se
njëzet (njëra nga mesi i shek. VII para e.s. dhe sot gjendet në Muzeun
e Iraklionit - Kretë), “Rrëmbimi i Helenës” më se tridhjetë (më e
njohura e
Maikronit është me siguri e vitit 480 para e.s. dhe gjendet në Muzeun e
Arteve të Bukura në Boston), “Menelau e ndjek Helenën” më se
gjashtëdhjetë,
etj. “Paridi dhe Helena”, ndërkaq, janë ruajtur vetëm në një (në vazon
nga fillimi i shek. VII para e.s., dhe sot gjendet në Muzeun
Metropolitan në
Nju Jork).
Prej pikturave të mëvonshme po e përmendim vetëm Paridin dhe Helenën e
Jacques Louis (Zhak Lui) Davidit (e vitit 1788 dhe sot gjendet në Luver
të
Parisit). Është e qartë se shumica nuk ka shkuar pas fjalëve të
Herodotit: “Burrat me mendje të shëndoshë, kurrë nuk mërziten për gratë
e rrëmbyera.
Sikur ato mos të kishin dashur, nuk do të rrëmbeheshin”. Në fund edhe
një shënim: “Në qoftë se sot nuk dyshojnë se Lufta e Trojës vërtet
është ngjarje
historike (me siguri kah mbarimi i shek. XIII para e.s.), Helenën mund
ta lëmë anash nga kërkimet e shkaqeve të saj reale. Për shkak të një
gruaje,
madje edhe aq të bukur sikur se e përshkruan Homeri, nuk do të nisen në
lundrim dhe në luftë më se njëqind anije me njëqind mijë ushtarë në
kuverta.
Duket se Lufta e Trojës, ndonëse jashtëzakonisht madhështore ka qenë
thjesht një ekspeditë kusarësh e grekëve evropianë kundër
bashkëfishorëve të vet
të Azisë së Vogël, dhe se ka qenë e motivuar me dëshirën që ta marrin
pasurinë legjendare të “qytetit të mbretit Priam”.
Se ky qytet vërtet ka qenë i pasur, kanë dëshmuar gërmimet e Kajnrih
Shlimanit në vitin 1871-1878, i cili në gërmadhat e Trojës e ka zbuluar
pasurinë,
vlera e së cilës i tejkalon të gjitha masat ekzistuese. Vetëm “diademi
i Helenës nga Argu” përbëhet prej 16.533 copëzash që janë të karakterit
të
argjendarisë më të pastër dhe i cili me stilin e vet artistik nuk i
përngjet asgjë që deri më atëherë ka qenë e njohur nga bota antike.
Shlimani në
Trojë ka gjetur gjithsej dhjetë grumbuj të objekteve prej arit. Pjesa
më e madhe e tyre, për fat të keq, është zhdukur në mbarim të Luftës së
Dytë
Botërore në Berlin.TO

Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Dashuri e vertete apo cka?!
» BMW vërtetë është “makinë e artë”
» Cfare do te deshironit nga dashuria e vertete?
» Angelina: Brad është një mashkull i vërtetë
» HISTORIA E SHQIPETAREVE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi