Valbona Bozgo - Hamëndje
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 2 e 3
Faqja 2 e 3 • 1, 2, 3
Valbona Bozgo - Hamëndje
First topic message reminder :
POETJA QE I BEN POEZIT JASHT VENDLINJES Greqi
Ëndërra
Të jetosh
Do të thotë të ëndërrosh.
Gjithë jetën ëndërrova,
Jetova.
Të jetosh ëndërrat
Është parajsë.
Parajsa s’është në botën e të gjallëve.
Si të bëj t’a jetoj ëndërrën,
Që prej netësh s’shqitet?
Më duhet
Nga bota të hiqem…!
Pra,
Po nisem për parajsë
Me gjysmë ëndrrën time.
Gjysmën tjetër e ke ti.
Eja,
Ruaje rrugës.
Mos i shkakto dhimbje.
POETJA QE I BEN POEZIT JASHT VENDLINJES Greqi
Ëndërra
Të jetosh
Do të thotë të ëndërrosh.
Gjithë jetën ëndërrova,
Jetova.
Të jetosh ëndërrat
Është parajsë.
Parajsa s’është në botën e të gjallëve.
Si të bëj t’a jetoj ëndërrën,
Që prej netësh s’shqitet?
Më duhet
Nga bota të hiqem…!
Pra,
Po nisem për parajsë
Me gjysmë ëndrrën time.
Gjysmën tjetër e ke ti.
Eja,
Ruaje rrugës.
Mos i shkakto dhimbje.
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Shën Valentini
Unë nuk kam dëgjuar
Ndonjë këngë
A të lexoj ndonjë varg për muajin shkurt,
Veç qiramarrëses së trashë të banesës sonë
Që veç për të lavde thur.
Përse më e bukura festë
Është strukur në mesin e tij të shkurtër e të ftohtë?
Mos ndoshta për të qenë e vetme
Fshehur nga muajt e tjerë festaplot?!
Për të mos e fyer këtë datë
I dashur,
Një puthje simbolike le të ndajmë.
Atë të gjatën,
Të zjarrtën,
Më mirë le t’a ruajmë
Për muajin e njohjes,
Majin...!
Unë nuk kam dëgjuar
Ndonjë këngë
A të lexoj ndonjë varg për muajin shkurt,
Veç qiramarrëses së trashë të banesës sonë
Që veç për të lavde thur.
Përse më e bukura festë
Është strukur në mesin e tij të shkurtër e të ftohtë?
Mos ndoshta për të qenë e vetme
Fshehur nga muajt e tjerë festaplot?!
Për të mos e fyer këtë datë
I dashur,
Një puthje simbolike le të ndajmë.
Atë të gjatën,
Të zjarrtën,
Më mirë le t’a ruajmë
Për muajin e njohjes,
Majin...!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Recensë Naim Frashërit
Si është atdheu yt?
Më pyet mikja ime e huaj
Me një mishërim të lehtë në sytë e butë.
Oh,
Lëndohem nga mall i valuar.
Shqipëria ime e bukur me qiellin e praruar,
Dielli lind ndryshe dhe ndryshe, në të perënduar.
Dhe puthjet më të ëmbëla në atë vend i gjen,
Ku vashë e djalë qafuar, nën yje ndjenjat prejnë.
E hënëzë verdhacake, mbi kokë tek i përgjon,
Si hurmë e qullur çahet, majë pishash zë pikon.
Fushave tek ngjizin pjalmin, vetë, pa hormone frutat,
Dhe koshat dëng tek mbushen, nga llërëbardhat çupa.
Më sheh mikeshë e huaj,
Tek kam humbur krejt
Sy shqyer.
Zgjohem.
Kaloj menjëherë
në varg të thyer...!
Si është atdheu yt?
Më pyet mikja ime e huaj
Me një mishërim të lehtë në sytë e butë.
Oh,
Lëndohem nga mall i valuar.
Shqipëria ime e bukur me qiellin e praruar,
Dielli lind ndryshe dhe ndryshe, në të perënduar.
Dhe puthjet më të ëmbëla në atë vend i gjen,
Ku vashë e djalë qafuar, nën yje ndjenjat prejnë.
E hënëzë verdhacake, mbi kokë tek i përgjon,
Si hurmë e qullur çahet, majë pishash zë pikon.
Fushave tek ngjizin pjalmin, vetë, pa hormone frutat,
Dhe koshat dëng tek mbushen, nga llërëbardhat çupa.
Më sheh mikeshë e huaj,
Tek kam humbur krejt
Sy shqyer.
Zgjohem.
Kaloj menjëherë
në varg të thyer...!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Në metro
Shkallë lëvizëse metalike
Që s’pushojnë.
Njëra të ngjit lart në dritë.
Tjetra
drejt skëterrës natë të çon.
Plakun Noe nuk e pashë
Hipur varkës, poshtë nën dhe.
Veç një tren i gjatë, i shpejtë
Pak ndalon e ikën tej...!
Ç’lehtësi ky lëmsh hekurash.
Nuk vonon,
Mbaron punë.
Njerëzit ngjiten, por pa ecur,
Veç e veç,
E herë në turmë.
Që nga rruga vijnë frenime,
Përplasje,
Klithma,
Zhurmnajë
Në skëterrë të çon kjo shkallë..?!
Shkallë lëvizëse metalike
Që s’pushojnë.
Njëra të ngjit lart në dritë.
Tjetra
drejt skëterrës natë të çon.
Plakun Noe nuk e pashë
Hipur varkës, poshtë nën dhe.
Veç një tren i gjatë, i shpejtë
Pak ndalon e ikën tej...!
Ç’lehtësi ky lëmsh hekurash.
Nuk vonon,
Mbaron punë.
Njerëzit ngjiten, por pa ecur,
Veç e veç,
E herë në turmë.
Që nga rruga vijnë frenime,
Përplasje,
Klithma,
Zhurmnajë
Në skëterrë të çon kjo shkallë..?!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Të fshehtat e shpirtit
Ka disa skuta të fshehta shpirti
Në çdo njeri normal.
Trokasin atje, të afërm,
Të dashur,
Të rastësishëm
Dhe s’e gjejnë dot çelsin e rrallë.
I hap qoshet e virgjëra të shpirtit
Veç një kod delikat.
Atje, gëzimet
gëzohen ndryshe.
Dhimbjet ndryshe dhembin,
Dhe ngjyrat s’janë shtatë.
Pa këto skuta të fshehta shpirtërash,
Bota do të ishte një sheshtim,
Pa heronj,
Pa demonë,
Dhe pa ty i dashuri im..!
Ka disa skuta të fshehta shpirti
Në çdo njeri normal.
Trokasin atje, të afërm,
Të dashur,
Të rastësishëm
Dhe s’e gjejnë dot çelsin e rrallë.
I hap qoshet e virgjëra të shpirtit
Veç një kod delikat.
Atje, gëzimet
gëzohen ndryshe.
Dhimbjet ndryshe dhembin,
Dhe ngjyrat s’janë shtatë.
Pa këto skuta të fshehta shpirtërash,
Bota do të ishte një sheshtim,
Pa heronj,
Pa demonë,
Dhe pa ty i dashuri im..!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Jehona
Në këtë grykë mali të lartë
Ku sapo u ngjita,
Dëshira më pushtoi
Të bërtas fort.
T’i nxjerr të gjitha mllefet
Zemërimet
Apo edhe gëzimet
E mbledhura atje, poshtë.
M’i ktheu jehona zërat që dërgova
Të gjitha
Pikë për pikë.
Nuk humbi anjë,
Asnjë nuk shtrembëroi.
Malet s’dinë politikë...!
Në këtë grykë mali të lartë
Ku sapo u ngjita,
Dëshira më pushtoi
Të bërtas fort.
T’i nxjerr të gjitha mllefet
Zemërimet
Apo edhe gëzimet
E mbledhura atje, poshtë.
M’i ktheu jehona zërat që dërgova
Të gjitha
Pikë për pikë.
Nuk humbi anjë,
Asnjë nuk shtrembëroi.
Malet s’dinë politikë...!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Fshesaxhiu
Natën fshin dhe ditën fle.
Fshesaxhiu i lagjes sonë.
Si negativ i njerëzve të tjerë.
E di se cili ulet në stolin përballë
Ku nën të
Shishe të zbrasura çdo herë gjen.
E njeh dhe shtyllën e telefonit
Ku jashtëqitjet e një qeni mbledh gjithmonë.
Dhe vendin erëmirë
Ku çiftet fshehin puthjet mbrëmjes vonë.
Ditën
Kur njerëzia përshëndetje serioze shkëmben
Fshesaxhiu është në gjumë.
Pak fytyra njeh.
Veç shpirtra njeh shumë.
Dhe kështu gjithmonë
Dimër
E në verë.
Si negativ i njerëzve të tjerë...!
Natën fshin dhe ditën fle.
Fshesaxhiu i lagjes sonë.
Si negativ i njerëzve të tjerë.
E di se cili ulet në stolin përballë
Ku nën të
Shishe të zbrasura çdo herë gjen.
E njeh dhe shtyllën e telefonit
Ku jashtëqitjet e një qeni mbledh gjithmonë.
Dhe vendin erëmirë
Ku çiftet fshehin puthjet mbrëmjes vonë.
Ditën
Kur njerëzia përshëndetje serioze shkëmben
Fshesaxhiu është në gjumë.
Pak fytyra njeh.
Veç shpirtra njeh shumë.
Dhe kështu gjithmonë
Dimër
E në verë.
Si negativ i njerëzve të tjerë...!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Shinat
Këto shina paralele,
Paralele
Pa takim.
Më gënjejnë në kthesën pranë
Më gënjejnë
As shkojnë
As vijnë...!
Si gjykatësa vagonat
Si gjykatësit
Veshur zi.
Prokuror-lokomotiva
Ngre dorën për vendim.
Përmbi shina sytë më ngrijnë.
Të dënuara përjetësisht,
Të dënuara
Pa takim.
Dhembshëm shohin njëra-tjetrën,
S’ka as puthje,
As harrim...!
Këto shina paralele,
Paralele
Pa takim.
Më gënjejnë në kthesën pranë
Më gënjejnë
As shkojnë
As vijnë...!
Si gjykatësa vagonat
Si gjykatësit
Veshur zi.
Prokuror-lokomotiva
Ngre dorën për vendim.
Përmbi shina sytë më ngrijnë.
Të dënuara përjetësisht,
Të dënuara
Pa takim.
Dhembshëm shohin njëra-tjetrën,
S’ka as puthje,
As harrim...!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Akropol
Në skenën e amfiteatrtit të lashtë
Ku u luajtën tragjeditë,
Argëtim fëmijët e mi gjejnë.
Si spektatore në shkallën e fundit
Shenjë u bëjë
Zërin të mos ngrenë.
Ata vazhdojnë të tyren...
Detyrohem shkallares së parë
T’i avitem shpejt.
I dëgjoj njësoj
Dhe në shkallaren e dytë
Dhe në të tretë.
M’u kujtua sekreti i lashtë
Që të sotmit s’e gjejnë dot,
Ku dhe mbreti
Dhe i mbeturi,
Njëlloj dëgjonin në çdo qosh.
Me ç’e joshën projektuesin e madh
Që kurrë misterin nuk e tha?
Me para,
Pushtet,
Gra...?
Andaj bota një Promete ka....!
Në skenën e amfiteatrtit të lashtë
Ku u luajtën tragjeditë,
Argëtim fëmijët e mi gjejnë.
Si spektatore në shkallën e fundit
Shenjë u bëjë
Zërin të mos ngrenë.
Ata vazhdojnë të tyren...
Detyrohem shkallares së parë
T’i avitem shpejt.
I dëgjoj njësoj
Dhe në shkallaren e dytë
Dhe në të tretë.
M’u kujtua sekreti i lashtë
Që të sotmit s’e gjejnë dot,
Ku dhe mbreti
Dhe i mbeturi,
Njëlloj dëgjonin në çdo qosh.
Me ç’e joshën projektuesin e madh
Që kurrë misterin nuk e tha?
Me para,
Pushtet,
Gra...?
Andaj bota një Promete ka....!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Paraja
Mendohem
Se cili blerës e kishte paranë
Që mbaj unë në dorë
Para se shitësi të m’a jepte si kusur,
Dhe ç’tjetër njeri e pati përdorur,
Përse,
Ku,
Kur...?
Zinxhirë të pafund hamendjesh thur.
Në prekje parash mund të takohen
Presidenti i Amerikës me një rrjepacak.
Një diktator,
Një demokrat,
Apo një qejfprishur pa hesap.
Hyn e del kjo kartëmonedhë
Në çdo xhep e çdo shtëpi
Ngre dhe shuan luftra varg,
Pa racizëm,
Pa kombësi...!
Mendohem
Se cili blerës e kishte paranë
Që mbaj unë në dorë
Para se shitësi të m’a jepte si kusur,
Dhe ç’tjetër njeri e pati përdorur,
Përse,
Ku,
Kur...?
Zinxhirë të pafund hamendjesh thur.
Në prekje parash mund të takohen
Presidenti i Amerikës me një rrjepacak.
Një diktator,
Një demokrat,
Apo një qejfprishur pa hesap.
Hyn e del kjo kartëmonedhë
Në çdo xhep e çdo shtëpi
Ngre dhe shuan luftra varg,
Pa racizëm,
Pa kombësi...!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Toleranca
Më mësojnë të toleroj
Ndaj atij që më shtyp e bërtet.
Se, veç kështu
Të ligën e largojmë
E vendosim miqësinë e vërtetë.
M’a thonë politikanë,
Krijues,
Artistë..
Intoleruesi vazhdon godet,
Qejfin s’e prish hiç.
Kështu u përpoq dikur
E dhembshura,
Kokulura ndaj babait të saj
Dhe timit,
Nëna ime,
Në fëmijëri të më zbuste rebelimin.
Por, unë s’dua të jem
Si retë gjimbushur,
Qumështprishur,
Që s’thithen nga kurrkush
Tek qiejve enden rëndë.
Më mirë një rrufe
Që vret
Dhe vetëvritet.
E më pas
Shpall diellin tolerant...!
Më mësojnë të toleroj
Ndaj atij që më shtyp e bërtet.
Se, veç kështu
Të ligën e largojmë
E vendosim miqësinë e vërtetë.
M’a thonë politikanë,
Krijues,
Artistë..
Intoleruesi vazhdon godet,
Qejfin s’e prish hiç.
Kështu u përpoq dikur
E dhembshura,
Kokulura ndaj babait të saj
Dhe timit,
Nëna ime,
Në fëmijëri të më zbuste rebelimin.
Por, unë s’dua të jem
Si retë gjimbushur,
Qumështprishur,
Që s’thithen nga kurrkush
Tek qiejve enden rëndë.
Më mirë një rrufe
Që vret
Dhe vetëvritet.
E më pas
Shpall diellin tolerant...!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Dyshim
Më ofron të ulem në fronin mbretëror
Të shpirtit tënd,
Që prej kohësh bosh qenka.
Rrugës për në të
Largon me dorë majtas e djathtas
Dashuri të harruara,
Të çastit,
Të tjera.
Afrohem ngadalë,
Llastueshëm.
Papritur stepem
Tek dëgjoj fare pranë
Të pikëloi një lot.
S’bëj tutje,
Trembem,
Mos ndenjësja është ende e ngrohtë...!
Më ofron të ulem në fronin mbretëror
Të shpirtit tënd,
Që prej kohësh bosh qenka.
Rrugës për në të
Largon me dorë majtas e djathtas
Dashuri të harruara,
Të çastit,
Të tjera.
Afrohem ngadalë,
Llastueshëm.
Papritur stepem
Tek dëgjoj fare pranë
Të pikëloi një lot.
S’bëj tutje,
Trembem,
Mos ndenjësja është ende e ngrohtë...!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Sozitë
S’e ç’mu tek
E u futa tek ky dyqan luksoz
Fustan për të blerë.
Çmimet m’a nxehën skalpin e kokës.
Nga turpi, thashë,
Të provoj diçka
E më pas të dal në derë.
Çuditshëm.
Vura re katër pasqyra në kthinën e provës
Tek i përcillnin njëra-tjetrës
Sozitë e mia
Si një personaliteti të njohur.
M’u kujtuan
Dhjetëra politikanë,
Artistë,
Që në mungesë të tyre sozitë lëshonin,
Dhe turma i brohoriste
Me lehtësinë e parave kallp tek përdornin.
Dola jashtë me arsyen e kotë
Se’’fustani mirë s’më rri’’!
Hyra në një tjetër
Të thjeshtë
Me një pasqyrë,
Dhe asnjë sozi...!
S’e ç’mu tek
E u futa tek ky dyqan luksoz
Fustan për të blerë.
Çmimet m’a nxehën skalpin e kokës.
Nga turpi, thashë,
Të provoj diçka
E më pas të dal në derë.
Çuditshëm.
Vura re katër pasqyra në kthinën e provës
Tek i përcillnin njëra-tjetrës
Sozitë e mia
Si një personaliteti të njohur.
M’u kujtuan
Dhjetëra politikanë,
Artistë,
Që në mungesë të tyre sozitë lëshonin,
Dhe turma i brohoriste
Me lehtësinë e parave kallp tek përdornin.
Dola jashtë me arsyen e kotë
Se’’fustani mirë s’më rri’’!
Hyra në një tjetër
Të thjeshtë
Me një pasqyrë,
Dhe asnjë sozi...!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Matrioshka
Në dhomën e vogël
Ku u takuam për të parën herë,
Më dhurove një matrioshkë.
Nga më e madhja nxorre më të voglat
Dhe të pesta i vure në rresht.
I shoh kureshtshëm
Të urtat,
Gërshetëdalat nën shami.
Janë të gjitha njëlloj,
Njëlloj,
Si vajzat fshatare
Që skuqen pa i ngacmuar njeri.
Veçse, njëra është më e madhe,
Ose më e vogël se tjetra
Natyrisht.
Në dhomën e vogël
Ku për të parën herë ndenjëm vetëm,
Si një shi i pazhurmshëm,
Përkëdhelës,
Gishtat e tu më zhveshën.
Si matrioshka më e vogël
Që s’kanë ç’ti nxjerrin më,
Në pritje
Ndejta.
Ti më pe kërkueshëm,
Dhe unë kuptova,
Se atëherë fillonte ‘’nxjerrja’’...!
Në dhomën e vogël
Ku u takuam për të parën herë,
Më dhurove një matrioshkë.
Nga më e madhja nxorre më të voglat
Dhe të pesta i vure në rresht.
I shoh kureshtshëm
Të urtat,
Gërshetëdalat nën shami.
Janë të gjitha njëlloj,
Njëlloj,
Si vajzat fshatare
Që skuqen pa i ngacmuar njeri.
Veçse, njëra është më e madhe,
Ose më e vogël se tjetra
Natyrisht.
Në dhomën e vogël
Ku për të parën herë ndenjëm vetëm,
Si një shi i pazhurmshëm,
Përkëdhelës,
Gishtat e tu më zhveshën.
Si matrioshka më e vogël
Që s’kanë ç’ti nxjerrin më,
Në pritje
Ndejta.
Ti më pe kërkueshëm,
Dhe unë kuptova,
Se atëherë fillonte ‘’nxjerrja’’...!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Bisedë me një greke
Më tregon mburrshëm
Paarritshëm,
Mua, shqiptares,
Farefisin tënd të lashtë.
Se si gjaku i tyre
Ka përçuar në tëndin
Mençurinë,
Poezinë,
Dritën e botës të tërë.
Më rreshton emra gjigantësh
Me të cilët, u rrita në sheshet e reve.
Lundrova me ta
Me varkën e hënës së argjendë,
Përmes lëmshe yjesh netëve.
U dashuruam
përflakshëm pasionesh,
Në shtratin e zjarrtë të diellit.
U krodhëm së bashku me nimfat,
Në ujrat e kaltra të detit.
U shlodhëm dërrmuar kënaqësish
Majë Tomorrit,
Majë Olimpit,
Prehur nën ajrin hyjnor...
Ti,
Më tregon mburrshëm,
Farefisin tim shpirtëror...!
Më tregon mburrshëm
Paarritshëm,
Mua, shqiptares,
Farefisin tënd të lashtë.
Se si gjaku i tyre
Ka përçuar në tëndin
Mençurinë,
Poezinë,
Dritën e botës të tërë.
Më rreshton emra gjigantësh
Me të cilët, u rrita në sheshet e reve.
Lundrova me ta
Me varkën e hënës së argjendë,
Përmes lëmshe yjesh netëve.
U dashuruam
përflakshëm pasionesh,
Në shtratin e zjarrtë të diellit.
U krodhëm së bashku me nimfat,
Në ujrat e kaltra të detit.
U shlodhëm dërrmuar kënaqësish
Majë Tomorrit,
Majë Olimpit,
Prehur nën ajrin hyjnor...
Ti,
Më tregon mburrshëm,
Farefisin tim shpirtëror...!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Bora
Në vendet ku bie rrallë borë
S’ka nevojë
Të funksionojnë organizata për mbrojtjen
e të drejtave të njeriut,
E gjithfarësh.
Për pak kohë.
Ajo i barazon të gjithë.
Lagje të pasura
E të varfëra.
Si uniformë nxënësish në shkolla.
“Për pak kohë,
njerëzit harrojnë telashet.
Mesazhe paqeje i japin njeri-tjetrit
me buzëqeshje
tek drojtshëm borën shkelin.
Por,
Sapo fillon të shkrijë
Dhe konture objektesh zbulohen
Pak nga pak.
Shoqëria fillon funksionimin
Me organizata
E gjithfarë..!
Në vendet ku bie rrallë borë
S’ka nevojë
Të funksionojnë organizata për mbrojtjen
e të drejtave të njeriut,
E gjithfarësh.
Për pak kohë.
Ajo i barazon të gjithë.
Lagje të pasura
E të varfëra.
Si uniformë nxënësish në shkolla.
“Për pak kohë,
njerëzit harrojnë telashet.
Mesazhe paqeje i japin njeri-tjetrit
me buzëqeshje
tek drojtshëm borën shkelin.
Por,
Sapo fillon të shkrijë
Dhe konture objektesh zbulohen
Pak nga pak.
Shoqëria fillon funksionimin
Me organizata
E gjithfarë..!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Pragvitit të ri
U shtuan babagjyshët e Vitit të Ri
Me uniformën bardhë e kuq.
I gjen dyqaneve,
Festime fundvitesh,
Kudo në rrugë.
Dhurata tek shpërndajnë.
Fëmijë kur isha
Dhe besoja ende tek ai,
Vetëm një babagjysh njihja
I cili, çuditërisht
Vinte gjithnjë
Kur im atë s’ishte në shtëpi.
Dhuratën të më sillte.
Kur mësova
Se gëzimsjellësi i madh
S’ishte, veç babai.
Përjetova “tradhëti”.
Oh, ç’zhgënjim i tmerrshëm fëmije
Të tërën më kaplloi.
Lodra s’vinte nga Viti i Ri...!
Që atëhere,
Sa herë marr dhurata në jetë.
Mësova të njoh
Kush është dërguesi i vërtetë...!
U shtuan babagjyshët e Vitit të Ri
Me uniformën bardhë e kuq.
I gjen dyqaneve,
Festime fundvitesh,
Kudo në rrugë.
Dhurata tek shpërndajnë.
Fëmijë kur isha
Dhe besoja ende tek ai,
Vetëm një babagjysh njihja
I cili, çuditërisht
Vinte gjithnjë
Kur im atë s’ishte në shtëpi.
Dhuratën të më sillte.
Kur mësova
Se gëzimsjellësi i madh
S’ishte, veç babai.
Përjetova “tradhëti”.
Oh, ç’zhgënjim i tmerrshëm fëmije
Të tërën më kaplloi.
Lodra s’vinte nga Viti i Ri...!
Që atëhere,
Sa herë marr dhurata në jetë.
Mësova të njoh
Kush është dërguesi i vërtetë...!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Pezm
Pezmi
Si frut i papjekur grykës
Më mbyt,
I fortë.
Gjithnjë ti do të gjesh fjalë
Që frutin ta zbusësh
Për t’a krahasuar
Me dhjetëra të tilla në botë.
Kështu të paska ndodhur edhe ty dikur.
Por, veten s’e dhe.
Gjithmonë ia dole mbanë.
Të besoj
Dhe falenderoj fatin
Për ditën
Që tek unë të solli pranë.
Mërzija sot
T’i paska tkurrur tiparet,
Si frut i tejpjekur
Gati në prishje.
Unë të përmend dhjetëra rastet e botës
Të rënies dhe të ngritjes.
Ti dëgjon dhe s’dëgjon.
Nuk të çelet
Asnjë tipar i vrarë.
Nuk di unë,
Apo je ti gënjeshtar...?!
Pezmi
Si frut i papjekur grykës
Më mbyt,
I fortë.
Gjithnjë ti do të gjesh fjalë
Që frutin ta zbusësh
Për t’a krahasuar
Me dhjetëra të tilla në botë.
Kështu të paska ndodhur edhe ty dikur.
Por, veten s’e dhe.
Gjithmonë ia dole mbanë.
Të besoj
Dhe falenderoj fatin
Për ditën
Që tek unë të solli pranë.
Mërzija sot
T’i paska tkurrur tiparet,
Si frut i tejpjekur
Gati në prishje.
Unë të përmend dhjetëra rastet e botës
Të rënies dhe të ngritjes.
Ti dëgjon dhe s’dëgjon.
Nuk të çelet
Asnjë tipar i vrarë.
Nuk di unë,
Apo je ti gënjeshtar...?!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Vetmi
Vetmisë dridhem
Tek nata më mbështjell me rrobën qull.
Gjumë nuk kam.
S’më qetëson as kujtimi më i nxehtë
Që mendjes kërkoj t’ia shtrydh.
Koka djeg
Nga lëmshi trazues i çdoditës.
S’më freskon
As imazhi më i bukur i çastpritjes.
Mardhë-nxehur
Veç u enda
Kryqëzimeve kudo në botë.
Kërkoj një qoshe,
Ah, një qoshkë
E qetë të mendoj për gjithshka bëra.
Ishin kot
Apo plot...?!
Vetmisë dridhem
Tek nata më mbështjell me rrobën qull.
Gjumë nuk kam.
S’më qetëson as kujtimi më i nxehtë
Që mendjes kërkoj t’ia shtrydh.
Koka djeg
Nga lëmshi trazues i çdoditës.
S’më freskon
As imazhi më i bukur i çastpritjes.
Mardhë-nxehur
Veç u enda
Kryqëzimeve kudo në botë.
Kërkoj një qoshe,
Ah, një qoshkë
E qetë të mendoj për gjithshka bëra.
Ishin kot
Apo plot...?!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Mbetje
Tërë jetën m’u kujdes një zanë
Që s’më tha kurrë të mos rrëzohem.
Rrëzimi
Avitej me kurorën e yjeve
E më zgjaste dorën.
Kështu shpresova
Kur Hermesi më goditi me të tijën shigjetë.
Dhe unë,
Mes mundimit të kotë
U përpoqa t’a heq.
Mbeta rrëzuar
Në pritje, e ngrirë.
Nuk pashë asgjëkundi dorë të shtrirë...!
Tërë jetën m’u kujdes një zanë
Që s’më tha kurrë të mos rrëzohem.
Rrëzimi
Avitej me kurorën e yjeve
E më zgjaste dorën.
Kështu shpresova
Kur Hermesi më goditi me të tijën shigjetë.
Dhe unë,
Mes mundimit të kotë
U përpoqa t’a heq.
Mbeta rrëzuar
Në pritje, e ngrirë.
Nuk pashë asgjëkundi dorë të shtrirë...!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Mungesë
Kur jam pa dashuri
E kërkoj.
Kur i avitem
Hesht.
I friksohem ç’misterit të saj.
Nuk prek.
Boshësia rritet me largimin tim.
Më ndjek.
E unë prapë të kërkoj, dashuri.
Më tremb.
E kështu gjithmonë
Si ditë-nata
Që në muzgje e agime
Gjejnë pak kohë të flirtojnë.
Më pas bëhet veç ditë a veç natë.
Si gjithmonë...!
Si gjithmonë..!
Kur jam pa dashuri
E kërkoj.
Kur i avitem
Hesht.
I friksohem ç’misterit të saj.
Nuk prek.
Boshësia rritet me largimin tim.
Më ndjek.
E unë prapë të kërkoj, dashuri.
Më tremb.
E kështu gjithmonë
Si ditë-nata
Që në muzgje e agime
Gjejnë pak kohë të flirtojnë.
Më pas bëhet veç ditë a veç natë.
Si gjithmonë...!
Si gjithmonë..!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Zhurmnajë
Zhurma rrugësh të tmerrshme,
Frenime makinash
Si qënie që iu merret fryma
Ziejnë.
Kondicionohen thellë qënies sime.
Qullem prej tyre.
Kërkoj diçka qetësuese
E s’gjej!
Do iki larg...larg,
Larg.
Aq sa kujtimi yt të më tretet.
As vlojnë zhurmat,
Ulërifshin automjetet.
Ç’ka ishte e vërtetë nga ty,
Le të mbetet.
Kështu shpirti, paksa prehet..!
Zhurma rrugësh të tmerrshme,
Frenime makinash
Si qënie që iu merret fryma
Ziejnë.
Kondicionohen thellë qënies sime.
Qullem prej tyre.
Kërkoj diçka qetësuese
E s’gjej!
Do iki larg...larg,
Larg.
Aq sa kujtimi yt të më tretet.
As vlojnë zhurmat,
Ulërifshin automjetet.
Ç’ka ishte e vërtetë nga ty,
Le të mbetet.
Kështu shpirti, paksa prehet..!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Krishtlindjet
Afrohen krishtlindjet i dashur
Ne të ndarë.
Shpirtrave lindin ëndrra e dëshira,
Ne të vrarë.
Plaku i Noelit gatiti dhuratat,
I shpërndan.
Ç’ka në tënden, timen,
Gaz, apo
Balsam...?
Afrohen krishtlindjet i dashur
Ne të ndarë.
Shpirtrave lindin ëndrra e dëshira,
Ne të vrarë.
Plaku i Noelit gatiti dhuratat,
I shpërndan.
Ç’ka në tënden, timen,
Gaz, apo
Balsam...?
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Dashuria ime
Kërkova të te flas
Me fjalë të pathëna
Dashuria ime.
S’gjeta dot!
Kërkova metaforat më të pathëna
Dashuria ime.
I kishin thënë.
Si eremit u mbylla vetvetes
Me kokën e varur thellë në gjoks.
Dëgjova rrahjet e zemrës sime.
Rrihte për ty i dashuri im.
Për zemrën tënde
Dhe të askujt.
Dashuria ime!
Kërkova të te flas
Me fjalë të pathëna
Dashuria ime.
S’gjeta dot!
Kërkova metaforat më të pathëna
Dashuria ime.
I kishin thënë.
Si eremit u mbylla vetvetes
Me kokën e varur thellë në gjoks.
Dëgjova rrahjet e zemrës sime.
Rrihte për ty i dashuri im.
Për zemrën tënde
Dhe të askujt.
Dashuria ime!
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Varfëria
Tërë jetën e varfër mbeta
Shumë gjëra që aq shumë i desha
S’i arrita dot.
E lodhur rrugës së shpresës
Ndalova pak të pushoj.
Paqe bëra me fatin.
E varfër mbeta.
Kërkova të shijoj kënaqësinë e të arriturave.
Kështu
I telefonova Almirës
Ish shoqes sime për kokë.
Kaq vite pa u parë
Një oaz malli n’a mbyti
Herë me shkrepje gazi,
Ndokund me një pikë lot.
U pyetëm,
U përgjigjëm,
Në vite ç’kishim bërë.
Mësova se jetonte mjaft mirë.
Kishte bërë dhe karrierë.
Ti? Kureshtoi dhe më hodhi bebëzat zare.
Oh! i them.
E varfër mbeta.
Me shpresën paksa jam ndarë.
Dhe qesha kaq hareshëm,
Si t’i tregoja gënjeshtrën-shaka,
Më të pabesueshme në botë.
Ajo tërhoqi zaret dhe i mbyti në gotë.
Almira
S’kishte varfërinë time.
Almira
Me shpresën përgjithnjë ishte ndarë...
Tërë jetën e varfër mbeta
Shumë gjëra që aq shumë i desha
S’i arrita dot.
E lodhur rrugës së shpresës
Ndalova pak të pushoj.
Paqe bëra me fatin.
E varfër mbeta.
Kërkova të shijoj kënaqësinë e të arriturave.
Kështu
I telefonova Almirës
Ish shoqes sime për kokë.
Kaq vite pa u parë
Një oaz malli n’a mbyti
Herë me shkrepje gazi,
Ndokund me një pikë lot.
U pyetëm,
U përgjigjëm,
Në vite ç’kishim bërë.
Mësova se jetonte mjaft mirë.
Kishte bërë dhe karrierë.
Ti? Kureshtoi dhe më hodhi bebëzat zare.
Oh! i them.
E varfër mbeta.
Me shpresën paksa jam ndarë.
Dhe qesha kaq hareshëm,
Si t’i tregoja gënjeshtrën-shaka,
Më të pabesueshme në botë.
Ajo tërhoqi zaret dhe i mbyti në gotë.
Almira
S’kishte varfërinë time.
Almira
Me shpresën përgjithnjë ishte ndarë...
Re: Valbona Bozgo - Hamëndje
Vendi i bekuar
“Vend i bekuar është ai, që nuk ka nevojë për heronj!”
B.Breht.
Pardje
TV-ja na e enjti kokën mbi martesën
E princeshës Elvirë.
Fustani nusëror kishte kushtuar “kaq”.
Torta tetëkatëshe “aq”!
Dje
Gazetat na i nxorrën sytë
Me pikëllimin dashamirës të aktorit të njohur
Xhon Hopranc,
Që nën ulërimën e fansave
Nuk mund të jepte dot autografe.
(Kishte thyer dorën e djathtë gjatë xhirimit).
Sot,
Na çanë kokën
Me topmodelen e famshe Mari Stratford
Që në kushte eksperimentale
Me gene mashkullore të paidentifikuara
(mbase me cilësinë e mosprishjes së linjave të saj)
lindi një foshnjë të shëndetshme
tre kilogram e gjashtëqendepesëdhjetë gram.
T’i rrojë!
O Zot i madh!
Ku janë heronjtë e vërtetë?
Zoti u kollit dhe më foli me bubullimën e qiejve
“Vetëm unë jam heroi i vërtet”!
Sa larg je o vend i bekuar,
Medet!
“Vend i bekuar është ai, që nuk ka nevojë për heronj!”
B.Breht.
Pardje
TV-ja na e enjti kokën mbi martesën
E princeshës Elvirë.
Fustani nusëror kishte kushtuar “kaq”.
Torta tetëkatëshe “aq”!
Dje
Gazetat na i nxorrën sytë
Me pikëllimin dashamirës të aktorit të njohur
Xhon Hopranc,
Që nën ulërimën e fansave
Nuk mund të jepte dot autografe.
(Kishte thyer dorën e djathtë gjatë xhirimit).
Sot,
Na çanë kokën
Me topmodelen e famshe Mari Stratford
Që në kushte eksperimentale
Me gene mashkullore të paidentifikuara
(mbase me cilësinë e mosprishjes së linjave të saj)
lindi një foshnjë të shëndetshme
tre kilogram e gjashtëqendepesëdhjetë gram.
T’i rrojë!
O Zot i madh!
Ku janë heronjtë e vërtetë?
Zoti u kollit dhe më foli me bubullimën e qiejve
“Vetëm unë jam heroi i vërtet”!
Sa larg je o vend i bekuar,
Medet!
Faqja 2 e 3 • 1, 2, 3
:: Bota Shqipetare :: Letërsia :: Shkrimtare Shqiptare
Faqja 2 e 3
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi