Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Valbona Bozgo - Hamëndje

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:05

POETJA QE I BEN POEZIT JASHT VENDLINJES Greqi


Ëndërra

Të jetosh
Do të thotë të ëndërrosh.
Gjithë jetën ëndërrova,
Jetova.
Të jetosh ëndërrat
Është parajsë.
Parajsa s’është në botën e të gjallëve.
Si të bëj t’a jetoj ëndërrën,
Që prej netësh s’shqitet?
Më duhet
Nga bota të hiqem…!

Pra,
Po nisem për parajsë
Me gjysmë ëndrrën time.
Gjysmën tjetër e ke ti.
Eja,
Ruaje rrugës.
Mos i shkakto dhimbje.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:05

Durimi

Duro!
Fituar gjithnjë do jesh,
më thanë.
Durova!
Kalanë e zemërimit ia ngrita vetes.
Në fyerjen e fundit
me rrapëllimë të githë gurët ranë.

Më mirë të ngre një shtëpi,
Një tjegull
t’a ndërrojë lehtë mbi çati..!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:06

Vjeshtë

Në vjeshtë koshat përploten me fruta.
Gjethet, si duar të prera mbi tokë verdh-kuqojnë.
Dhimbshëm tërheq flokët nga koka tek bien,
Të verdha si gjethet, askund nuk rëndojnë.

Mendimet i vola dhe letrat i mbusha.
Të fundin varg tani po e hedh.
Çfarë janë të vyera shijofshin si frutat.
Të tjerat, era t’i marr si një gjeth.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:06

Do shkoj larg

Do shkoj të jetoj në atë ishullin e pabanuar
Derisa monologu të më lodhë e më sfilisë.
Deri kur neon i diellit a fener i hënës,
Me asgjë shpirtin s’do mund të m’a grishë.


Do nisem të jetoj në bregun rrahur dallgësh,
Ku gurët shkëmborë gërryen si shpirti im.
Të pres ardhjen e dikujt, që si valët penduese
Zgjasin duart e shkumta të më kërkojnë pajtim.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:06

Paqja

Kurorë gjembash,
Jezu Krisht mbi krye.
Hoje rrudhash,
Nënë Terezë mbi faqe.
Sa larg je o paqe!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:06

Më mirë
..
Nëse larg teje shkoj
Para se dashurisë dehja t’i ketë dalë plotësisht,
Mos qaj..!
Më mirë një vuajtje nga pambarimi,
Se sa një thatësirë
Në mbarim të saj...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:06

Hamëndje

Sikur globit
T’i kërcënohej fashizmi i një trupi tjetër qiellor,
Ku jetë të kishte si tek ne,
Si do të bashkoheshin shtete e kontinente,
Për të mbrojtur Tokën-atdhe.
Më lehtë njëri-tjetrin mund t’a thërrisnim
Vëlla e shok.
Kufijtë si qirinj do të shkriheshin,
Për të ruajtur atdheun-Tokë.
Atë, që dot s’mund t’a arrinin
Organizma dhe shoqata botës mbanë.
Mund t’a bëjë fare lehtë
Një jashtëtokësor,
Duke n’a kujtuar ligjin darvinian...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:07

Ndeshja

Në garë prej vitesh jam me një shok fëmijërie,
Që nga klasë e parë.
Sot, ai stivon turrat e kartëmonedhave.
Netëve pa gjumë
Fjalë qep unë në radhë.

Në garë me të jam...!
S’ka fitues a humbës ende mes nesh.
Oh, ç’ndeshje e gjatë..!
Si kaposh kafenë gjithnjë paguan.
Për të, kohë gjej të shkruaj ndonjë natë.

Fitues a humbës s’ka..!
Kështu do ndeshemi derisa t’i largohemi jetës,
Gëzimeve e halleve.
Një pllakë mermeri më shumë të ketë ai
Mes të vdekurve.
Një fjalë më shumë unë
Mes të gjallëve.

Akoma ndeshemi...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:07

Mesomosha

Në mesomoshën që jetoj
Nuk e di
Pse mbresat e fëmijërisë
Dhe kujtimet e rinisë më shfaqen tok,
Kaq afër,
Sikur t’i kem jetuar dje.

Dhe pse
Moshën e pjekur dhe pleqërinë e vonë
I ndjej si t’i jetoj nesër...,

Tek sodis një pejsazh vjeshte
Në qiellin mbushur-re.

Në përçartje meditimesh
Përjetoj fundin dhe pafundësinë,
Tek radhët keq i ngatërroj
Me rininë,
Pleqërinë..!

Krizë moshe, më thonë,
E broçkulla të këtij lloji.
Në krizë kam qenë që kur linda!
A s’ishte mesoburrë Ajshtajni
Kur teorinë e relativiteti zbuloi...?!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:07

Zemra

Une zemrën s’ia hapa kujt deri në fund,
kurrë!
Veç majën e ajsbergut të tjerët në të panë.
Femrat zgjatin kokat nën ujë,
thjesht për kureshti.
Dhe meshkujt,e di,
të trembur prej dramash të akullta,
sapo t’i nuhasin,
do t’ia mbathin me të katra.
Unë zemrën kurrë, s’ia hapa deri në fund
askujt!
I ngjeva muret e saj në arin e diellit
dhe argjendin e yjeve.
Ia ndjeja gulçimet e papërmbajtura
tek thithnin llavën e dritës,
e natën shlodhej nën qiellin e pikuar
shtrirë në shtratin e pyjeve.
Ujra të pastra e të pista derdhën të tjerët
në zemrën time të brishtë.
E ruajtën dielli dhe yjet,
askush,
asgjë,
të mos prishë...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:07

Dëshirat

Një llampë të vjetër gjeta në qilarin e gjyshes.
Para se t’a flakja,
Kureshtshëm thashë një herë t’a ndizja,
Për të kuptuar si ka jetuar
E ngrata.
Tek e fërkoja
Për t’a pastruar,
Një xhind gjigant më doli andej.
Tmerr!
Përallave nuk u kisha besuar ndonjëherë.
Me duart kryqëzuar mbi gjoks,
Përbindëshi më lejoi t’i parashtroja tri dëshira.
Dhe ai
Si skllavi im i bindur
Do të m’i plotësonte që të tria.
Frikshëm,
Pabesueshëm,
(më dukej se isha unë skllave e tij),
i thashë të parën dëshirë
që do të donte çdo njeri i zakonshëm.
Para!
Në çast,
Xhindi i madh si vapor,
E shtroi dyshemenë e vjetër
Dollarë dhe euro!
Ishte bashkëkohor..!
Në qejfe e deva tërë atë ditë!
U nxitova të them të dytën dëshirë:
“Bëmë të re e të bukur,
të mos njihem aspak”!
Më ktheu shumë vite pas,
Tak-fak!
S’më njohën të afërmit,
S’m’i rrëfyen brengat dhe gëzimet
Shoqet e miqtë.
Probleme s’më nxorën s’i më parë
As të ligjtë!
Dhe im shoq,
Ah, me ç’sy miklues më pa i poshtri...!
Urreva veten,të renë.
Historinë desha t’a ktheja së parthi.
Thirra xhindin,
Lëkurëzinë.
Sa mirë!
Më kishte mbetur akoma një dëshirë...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:07

Kthim

Kërkoja hapësirat
Kur gjatësia me zor më arrinte në gjysmën e murit.
Sa lart tavani...!
E ulur parvazit të dritares
Bashkëpunim i afroja qiellit
Me pëllumbat
Që krahëve, mesazhet e mia mbanin.
Shtëpi e madhe,
Mua të vogën nuk më nxinte,
Paçka se trupi im,
Diku në mesin e murit zor se arrinte.

U ktheva sërish
Në shtëpinë e fëmijërisë.
Vite të tëra mërguar.
Çdo gjë kaq e vogël më duket.
Parvazi i dritares
Me glasa pëllumbash të plakur
Pikuar.
Kurrizit kam
Hapësirat e paana ngarkuar.
Më nxuri me të tëra,
E mira,
E ngrohta,
Tek priste kthim-fluturimin tim,
Të vija e t’a përplotja...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:08

Pështjellim

Ranë të tëra bustet e adoleshencës sime,
Një e nga një.
U rrita.
Veç njëri qëndron akoma në këmbë
Me kujtimet dhe mallin kokëfortë,
Praruar nga drita.
Për t’u çliruar një orë e më parë prej tij
I bërtita harbutshëm
Si sfidues boksi,
Predentet për kampion:
“Dil nga tuneli i gjatë i viteve,
siç zbritën të tjerët,
të bashkëndeshemi në ring.
O unë marr titullin,
O ti përjeton!
Seç më përfshin një pështjellim i çuditshëm
Tek pres gjallërimin e tij.
Më pëlqen kaq shumë të dal fituese,
Por...edhe të mos humbas ai...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:08

Ndarje

Dy copa akulli në gotën bosh.
Dy zemra me rrahje normale
Dhe dy sy
Që s’dinë ç’të thonë.
Dy këmbë tek largohen nga bari i ftohtë.
Dy përshëndetje lamtumire
Të mësuara
Që kur erdhëm në këtë botë.
Mbi tryezën e boshatisur
Një gisht ujë në gotë..!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:08

Refren i vjetër

Fustane të bukura “Pjer Kardin”,
“Valentin”,
i shoh dhe më shohin
përtej kësaj vitrine qelqnaje të lartë.
Me sy e lus tim shoq
Tek gishton xhepat thellë:
“Ma ble”!
Dhimbshëm sheh prangat e çmimeve:
“Po nuk kam me se..”!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:08

Natë vere

I mbolli muzgu yjet në qiellin e qelqtë.
Sa pakëz duken.
I poqi errësira,
Ia nxehu cepat,
Nuk la asnjë të struket.
I korri agimi hipur mbi autokombajnën e ditës.
Në qiellin e ujshëm,
Anonim,
Ia mbyll sytë dritës!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:09

Lutje zotit

Kur vdekjen t’a lejosh
Të më marrë jetën,
Të lutem
Të mos jetë ditë me shi dhe qiell të nxirë
E të më duket se kurrë s’kam jetuar.
Prit edhe ca,
Ditët e mira,
Kur dielli në zenit të jetë çuar.

Kur t’a lejosh vdekjen
Jetën të më marrë,
Të lutem
Të mos jetë ditë e ndritshme
Kur zemra gufon si qenie e sapolindur
Dhe të duket
Se parajsën e ke në nisje.

Dhe,
Në qoftë se asnjërën prej të dyjave
S’mund të m’a plotësosh,
Të lutem
Lermë pak bukuri
Para se në atë botë të më çosh.
Ditë mërzitjet dhe ditëndriturat
Ndopak të m’i qetësosh...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:09

Kuptimet

I nxorrën statujat nga nëntoka.
Dikush me kokë të prerë,
Hundëthyer disa,
Dorë e këmbë gjymtuar një tjetër.
Në sakatosjen
Nga pesha shekullore e dherave,
Kërkoj të gjej
Epilogun e një historie të vjetër.

Vdesin kaq shumë
Në botën e sotme të çmendur.
Dikush me thikë pas shpine,
Një tjetër nga hasmëria.
Vetëvriten të mjerë nga pashpresa.
Në çorbën pështirëse të njerëzimit
Mundohem të gjej
Paralogun e historive të zeza...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:09

Çast mërzie

Ditët,
Javët,
Muajt,
I mbusha me përjetime pritjesh për ty.
Në ditën finale
Të mos ardhjes tënde
Hakmarrshëm të tëra m’u shtrënguan në fyt.

Erdhën të afërm
Shoqe,
Miq,
Me bërryle e shqelma
Mërzinë për t’a shtyrë.
U qesha,
U fola,
Falenderime dhashë plot.
Vetmia u rit,
U rrit..
U rrit...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:09

Dinjiteti

Shshshtttt...
Pusho..!
Më mësojnë.
Trimëria e marrë kokën ta ha!
Fjalët e thikta ngrijnë pa prerë gjë.
Dhe unë kokën e fus nën jorgan.

Befas,
Asfiksia më mbyt,
Erë kufomash nuhas
Tek frymëmarr e frymënxjerr vetë.
Jorganin e flak.
Etshëm ajrin e ftohtë thith.
Në ngrifsha si statujë,
Le të ngrij me dinjitet...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:09

Gënjehesh

I njohuri im i vjetër,
Që ngazëllehesh me fjalë-fshehtat e mia,
Tek zemrën paksa t’a hap
Në ndonjë çast trishtimi të rrallë.
Vetja të duket më i gjatë
Nga rrëzimi im
Tek qëndron gjithnjë në të njëjtën shkallë.
Por,
Unë di të ngrihem sërish vrullshëm
E të ngjitem deri lart në majë,
Paçka se sërish mund të tatëpjetem,
E me ty
Diçka të ndaj..!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:09

Kontradiktë brezash

Grindem ndonjëherë me tim bir
Për shijet
Të dala jashtë kohe
I gjen ai të miat.
Shpesh,
Të pavlera unë të tiat.
Kontradikta brezash
them,
tek veten mundohem ta qetësoj.
Këtë verë janë në modë minifundet,
Ne të ardhshmen,
“makset” mund të jenë, a tjetër lloji.
Por,
S’më lë meraku rebel
Tel vlerat e mëdha mundohem t’ia përçoj.
Ndoshta
Një ditë kthehet tek to si djali “plangprishës”.
Ndoshta,
Si ligji filozofik i mohimit të mohimit
Ato që thashë një ditë
Do t’i pohoj..!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:10

Tradhëti
(P, Dhimës)

Me vështrim
Pikëllim-përdëllues,
Falje u kërkon
O bir i adoptuar grek
Bashkënënshtetasve të tu
Për shkeljen e premtimit
Për t’u rishpallur mbret.

Si Krishti i kryqëzuar
Që gjak pikonte gjymtyrëve,
Shpirt-muskuli yt
Mërzi e helm pikon
Për medaljen e artë të paarritur,
Tek krenar kurorën e dafinës mban mbi kokë.

Veç,
Një ndryshim të madh
Ka midis teje dhe Jezusit shpëtimtar.
Paçka se kurorën e kishte me gjemba
Farën e paqtë
Mbolli njerëzimit mbarë...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:10

Ja kështu...

Më thua se s’të pëlqejnë natyrat e bardha
Të dala jashtë mode,
Si unë,
Pasi në to s’ke ç’të lexosh.
Më ngjan vetja
Me një burrë prej bore,
Që i vënë dy sy- thëngjinj
Dhe një hundë karrotë.
Por,
Kur dielli ngroh
Dhe çdo gjë të bardhë si unë e shkrin,
E di që mbi tokë do të mbeten
Një karrotë,
Dhe dy thëngjij të zinj...!
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga engjell a djall Sat 4 Jul 2009 - 2:10

Parja e botës

Më këshillon t’u largohem vogëlsirave
E në kupën qiellore të ngjitem lart
Si artistët e mëdhenj,
Që atje,
Gjërat t’i gjykoj më mirë si zot,
Tek botën në pëllëmbë do t’a kem.
Por,
Nuk e di,
Pse më vjen të lëshohem poshtë
E me vese njerëzore të lyhem shpesh herë.
A nuk zbrisnin kështu perënditë në antikitet,
A nuk e tradhëtonte Zeusi bashkëshorten Herë..?”
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Valbona Bozgo - Hamëndje Empty Re: Valbona Bozgo - Hamëndje

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 3 1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi