Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Melita Toka

Shko poshtë

Melita Toka Empty Melita Toka

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:57

MELITA TOKA - KARAHALIU

U lind në Selanik, ku dhe studjoi filologji franceze në universitetin “Aristoteli.” Më pas vazhdoi studimet pasuniversitare në Sorbonë të Francës për mënyrat e dhënies së mësimit të dëgjimshikimit. Eshtë antare e Shoqërisë Letrare të Selanikut dhe të shoqërisë “Miqtë e poezisë”, Bergerac –Francë. E njohur në të gjithë kontinentin e vjetër për poezinë e saj novatore me botimin e mjaft vëllimeve poetike, jo vetëm në greqisht, por edhe në shumë gjuhë. Melita është mike e herëshme e shqiptarëve. E ndjej për detyre ta njoh në shqip këtë divë të poezisë greke, pasi ajo është protogonistja e antollogjisë dy gjuhëshe shqip- greqisht me dhjetë poetë shqiptarë dhe dhjetë poetë grekë. Eshtë nga vizitoret e para të njerëzve të letrave greke në Shqipëri, ku është nderuar me çmime të para në Pogradec dhe në Korçë. Eshtë e pranishme dhe antare nderi në krijuesit shqiptarë të Selanikut “Dega e blertë.”


Edituar për herë të fundit nga parajsa jon në Sun 28 Jun 2009 - 3:58, edituar 1 herë gjithsej
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Melita Toka Empty Re: Melita Toka

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:57

Të kuqtë e zërit tënd

Dëgjova daullen e hënës.

E dëgjova shumë herë.

Akoma dhe tani.

Tam- tami i saj shtrihet

dhe hapet nëpër erë.

Në pagjumësinë e orës

dëgjoj erën dhe vishem

me të kuqtë e zërit tënd.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Melita Toka Empty Re: Melita Toka

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:58

Fjalë të zgjuara

Nga krifa e jugut

fjalë të zgjuara lartësohen,

kallinj të papjekur akoma,

shënja të dallgëzuara

të kohës së paprovuar.

Tinguj të thjeshtë

me zanore të hapura

lulëzojnë bisqe dëshire

të shndruar në gur.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Melita Toka Empty Re: Melita Toka

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:59

Çasti shënjtor

Fausti thotë në çastin e largimit:

“Rri akoma dhe pak, je aq bukur!”



Nuse të veshësh çastin shënjtor,

prej galerive të ndritëshme

të hysh në lëmin e hënës,

në vjeljen e puthjeve,

lavdinë e trupave të festosh.

Dhe në horizontet e dëndura

le të digjen kujtimet, vitet

kohën e tyre duke shuar.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Melita Toka Empty Re: Melita Toka

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 3:59

Tani

Tani nuk e kërkoj më diellin tim,

tani e vesh sipër meje, shënjë e ndjenjës që djeg,

se toka me blerimin gjaknxehtë

jep lëngun

duke vaditur kohën,

e cila korr aspiratat

me gërma avulli

nëpër gurë të plasaritur.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Melita Toka Empty Re: Melita Toka

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 4:00

Gjurmë kristalore

Fjalë të padukëshme,

të lara në kripësirën e detit.

Dallgë- dallgë vijnë

duke hapur rrugë në furtunën e gëzimit.



Cili, cili qiell e krijoi?

Kur në sytë e zëmëruar të çastit

pasqyrohen,

flokët e tyre të gjata goditen

dhe kaltërohen gjokset e shtërnguara

të tokës.

Gjurmë kristalore

në thellësinë e së përditëshmes.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Melita Toka Empty Re: Melita Toka

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 4:00

Jemi të lidhur

Jemi të lidhur

me gërshetat e detit.

Gërsheta të lira për ty

me tundjen e erës,

të thurrura për mua

me refuzimin e ditës.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Melita Toka Empty Re: Melita Toka

Mesazh nga engjell a djall Sun 28 Jun 2009 - 4:00

Sonte

Sonte

vrapojnë ethet

nëpër ndriçimin e pellgut

dhe të erës.

Nga shpirti i nënujshëm i anijes

del sipër një dëshirë.

Sonte

rrëfimi i heshtur i botës

përballon rrotullimin e boshtit

duke çliruar kalimin e erës.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Melita Toka Empty Re: Melita Toka

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi