Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Po sikur Toka të ndalë rrotullimin?

 :: Show Biz :: Lifestyle

Shko poshtë

Po sikur Toka të ndalë rrotullimin?  Empty Po sikur Toka të ndalë rrotullimin?

Mesazh nga Geri Mon 12 Jul 2010 - 8:11

Po sikur Toka të ndalë rrotullimin?  Toka-planetToka do të ndalojë rrotullimin rreth vetes. Nuk bëhet fjalë për një hipotezë të të afërt,
të paktën deri në momentin që një kometë mund të godasë planetin dhe të ngadalësojë shpejtësinë me të cilën rrotullohet globi.

Bëhet fjalë për një hipotezë gati fantastiko-shkencore. Një grup kërkuesish të institutit Esri që punon me
problemet e gjerografisë ndërkombëtare, ka punuar me hipotezën nëse
Toka ndalon rrotullimin rreth vetes, duke dalë në përfundime sa
interesante aq edhe të frikshme. Gjithkush shikon bregun e detit sot por
jo të gjithë e pyesim veten pse deti ndodhet në këtë nivel?

Nëse Toka do ndalte rrotullimin, uji do drejtohej në polet e planetit dhe
rezultati do të ishte një kontinent i vetëm, ndërsa nga të dyja polet do
të vërshonin dy oqeane gjigandë. Një risi tjetër do ishte dhe maja më e
lartë në botë që do të arrinte deri në 12 mijë metra.

Gropa e Marianeve që është edhe më e thella në botë do arrinte në cekëtinën e
2.700 metrave. “Në të vërtetë shpejtësia e rrotullimit të Tokës po
ngadalësohet. Në periudhën e neolitit rreth 400 milionë vjet më parë,
planeti kryente 40 rrotullime më shumë rreth vetes gjatë një rrotullimi
të plotë rreth Diellit”, shprehet studiuesi Witold Fraczek.
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 :: Show Biz :: Lifestyle

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi