Zbulimi i Amerikës u bë nga arabët
Faqja 1 e 1
Zbulimi i Amerikës u bë nga arabët
Zbulimi i Amerikës u bë nga arabët
Arabët,
nëpërmjet ngushticës së Gjibraltarit (shtyllave
të Herkulit), shënohet se lundruan për qëllime
tregtare deri në Islandë, në Rhin dhe Balltik.
Gjithashtu nga Perëndimi ishte ujdhesa e Kanaries si gur për
t’u hedhur përtej në Atlantik për të zbuluar
vendet e Amerikës.
Të njihen faktet
Të parët që shkelën në tokën e Amerikës janë arabët.
Tregtia e arabëve me vendasit.
Hartat u përgatitën 477 vjet para Kolombit.
Hartat arabe në dorë të zbuluesve të Amerikës.
Hartat e Kolombit ishin të gatshme për të gjetur Amerikën.
Bregu lindor i Amerikës Qendrore mbante lidhje e bënte tregti më arabët.
Gjurmë emrash në perëndim të Britanisë së Madhe.
Gjurmë fjalësh arabe te vendasit indianë të Amerikës së Mesme.
Për herë të parë këtë njoftim na e
bën të njohur studiuesi Khalid Sheldrake. Dr. Sheldrake
në fillim na jep legjendën e flokëverdhëve –
vikingë, të cilët në shek.
VII – X, kalojnë nga Islanda në Groenlandë, prej
aty kalojnë në Kanada e zbresin nëpër bregun lindor
të Amerikës deri në Meksikë, gjithmonë si
kusarë deti e grabitqarë banorësh edhe në
tokë. Po e shënojmë shkurtimisht atë që
Sheldrake thotë dhe e argumenton që në fillim të
viteve ’30 të shek. XX. Vikingët nuk vazhduan më
rrugën e perëndimit, po zbritën në jug. Ata
arritën deri në Gadishullin Apenin, kaluan në jugun e
Ballkanit e kaluan edhe në Kostandinopojë. Pas shekullit
të X-të, prapë Amerika mbeti e panjohur nga
evropianët, qofshin edhe vikingët.
Arabët, nëpërmjet ngushticës së Gjibraltarit
(shtyllave të Herkulit), shënohet se lundruan për
qëllime tregtare deri në Islandë, në Rhin dhe
Balltik. Gjithashtu nga Perëndimi ishte ujdhesa e Kanaries si gur
për t’u hedhur përtej në Atlantik për të
zbuluar vendet e Amerikës. Së pari, zbuluan Azoret e
dolën në brigjet e Amerikës.
Arabët e vizatuan me kujdes nëpër harta e u kthyen
në Evropë. Kjo ka ndodhur 447 vjet para zbulimit të
Amerikës (Indisë) nga Kolombi. Arabët dhe morenët
bënë tregti në kontinentin amerikan e më e
rëndësishmja është se lanë shenja të
një kulture zhvillimi e jetese tek vendasit. Hartat e
përgatitura prej tyre në këtë kontinent qenë
në përdorim në Spanjën arabe. Shenja të
arabëve mbetën edhe në perëndim të
Anglisë, ku edhe në ditët e sotme një qytet quhet
Bur Abbas. Gjithashtu, në gjuhën e përditshme të
banorëve të Amerikës Lindore sot përdoren disa
fjalë të gjuhës arabe.
Besimi te kultura arabe në Spanjën e pushtuar pas rënies
së arabëve, ishte i dukshëm te njerëzit e
hierarkisë së vendit, te perandorë e sundues të
vendit. Kështu, kur sundimi e qytetërimi arab ra, perandori i
madh, Karlamani, dërgoi të birin për ta edukuar tek
muslimanët e Spanjës, mbasi asnjë vend i Evropës
s’ishte i besueshëm për të. Kjo edhe për
faktin se mungonte eksperienca e dhënies së diturisë e
qytetërimit në Evropë. Besimi te kultura e
qytetërimi arab duket edhe te një tjetër personalitet i
Mesdheut, te Frederiku i Siçilisë. Ky, sipas
biografëve, kishte marrë njohuri nga myslimanët
arabë, mundi t’u përballojë edhe propogandës
së kishës, derisa u bë musliman.
Evropa njeh Kolombin si zbulues të Amerikës e Amerigo
Vespuçin për emrin e saj. Dr. Khalid Sheldrake e jep
thjeshtë tregimin se si Kolombi merr guximin për të
kaluar Atlantikun. Krejt rastësisht, Kolombi pa një të
panjohur me disa harta në dorë. Vizatohej një tokë
e huaj, që s’njihej nga detarët evroianë. Si detar
i përgatitur që ishte, mendoi që të shkonte nga
Perëndimi për në Indi me anë të këtyre
hartave. E dinte se mbretëria e vendit të tij kishte
nevojë për të ardhura, pasi arka ishte boshatisur nga
luftërat. Shkoi te mbretëresha Izabela, mori furnizimet e
bëri përgatitjet e nevojshme dhe u nis për udhëtim.
Zbuloi Amerikën, po i tha Indi. Nga ky tregim shohim se
qëllimi nuk ishte zbulimi, po ari.
Amerigo Vespuçi, i pari guvernator i emëruar prej mbretit
të Spanjës, thuhet t’i ketë dhënë emrin
e tij kontinentit të zbuluar fillimisht prej Kolombit, me emrin
Indi. Por e vërteta, sipas studimeve të dr.Sheldrake, nuk
është kjo. Kur Amerigo Vespuçi shkeli në
tokën e kontinentit të ri, pra në Amerikë, u
përshëndet nga banorë vendas, të cilët menduan
se ishin ata që më parë kishin bërë tregti
në këto vise. Kuptohet, se duke shkuar vazhdimisht në
brigjet amerikane, kishin lënë reciprokisht te
njëri-tjetri emërtime malli apo emra njerëzish.
Kështu, thuhet nga studiuesi Sheldrake, se ata sa panë
spanjollët që zbritën në tokë ata
përshëndetën dhe bërtitën: Amer Igar (emri i
një tregtari të njohur të mëparshëm).
Spanjollët kujtuan se thanë Amerig. Pra, krejt ndryshe
është origjina e emrit të Amerikës. Sigurisht,
që është emri i një tregtari arab morenas i quajtur
Amer, i cili ishte bërë i njohur në brigjet e
Amerikës me tregtinë që zhvillonte në këto
vise.
Marrëdhëniet tregtare bënë të mundur që
vendasit të mësonin disa fjalë arabisht dhe e
kundërta, tregtarët mësuan fjalë të vendasve.
Në fund të viteve ’30 të shekullit X, studiues
amerikanë konstatuan se tek indianët e bregdetit të
Amerikës së mesme gjuha e tyre përmbante tek-tuk
fjalë të qarta arabe.
Nga këto të dhëna të studiuesit Sheldrake, mund
të mendojmë deri në dyshim për ato që thuhen
për zbulimin e Amerikës. Mendimin mund ta argumentojmë
me zhvillimin e shkencës e kulturës, ndër këto edhe
të zbulimeve gjeografike të një vendi të zhvilluar,
siç ishte Arabia, përfshi edhe Spanjën me Gadishullin
Iberik, në atë kohë e Arabisë.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi