Fjalimet që ndryshuan Botën!
Faqja 1 e 1
Fjalimet që ndryshuan Botën!
S’mund t'i urresh rrënjët e pemës e të mos urresh pemën
Mbajtur më 14 shkurt, 1965, Detroit
Malcolm X
Unë nuk jam racist në asnjë lloje mënyre. Nuk besoj
asnjë lloj forme racizmi. Nuk besoj në asnjë lloje forme
diskriminimi apo izolimi. Unë besoj në islamin.
Elijah Muhammad na ka mësuar se njeriu i bardhë nuk mund
të hyjë në Mekën e Arabisë dhe të
gjithë ne që ndjekim atë, ne e besojmë
këtë ... Kur unë shkova atje dhe në Mekë,
pashë njerëz biondë dhe me sy të kaltër, me
lëkurë të zbehtë dhe gjëra të tilla, dhe
thashë, "Mirë", por i pashë ata me vëmendje. Vura
re se edhe pse ishin të bardhë dhe e quanin veten të
bardhë, kishin një ndryshim mes tyre dhe të
bardhëve këtu. Ndryshimi thelbësor ishte ky: "Në
botën aziatike apo arabe, apo në Afrikë, kudo ku
janë myslimanët, nëse gjeni një që thotë
se është i bardhë, gjithçka që po
përdor është një mbiemër për të
përshkruar diçka që është e rastësishme
tek ai, një nga karakteristikat e rastësishme; nuk ka
asgjë tjetër, ai është thjesht i bardhë.
Po kur e sjell të bardhin këtu në Amerikë dhe ai
thotë se është i bardhë, ai do të thotë
diçka tjetër. Mund të dëgjosh tingullin e
zërit të tij, kur thotë se është i
bardhë, fjalia do të thotë se ai është bosi.
Kjo është e saktë. Këtë do të thotë
"i bardhë" në këtë gjuhë. E dini shprehjen "i
lirë, i bardhë dhe njëzet e një". Ai e krijoi. Do
që ju të kuptoni se "i bardhë" do të thotë "i
lirë, bosi". Ai është atje, prandaj kur thotë se
është i bardhë, zëri i tij ka një tingull
të ndryshëm. Unë e di se ju po më kuptoni se
çfarë po flas.
Përveç faktit se pashë një islami është
një fe vëllazërie, gjithashtu duhet të
përballem me realitetin. Dhe kur u ktheva në
shoqërinë amerikane, pashë që nuk ishte një
shoqëri që praktikon vëllazërinë. Jam në
një shoqëri që mund ta predikojë të
dielën, por nuk e praktikojnë një asnjë ditë
tjetër. Amerika është një shoqëri ku nuk ka
vëllazëri. Kjo shoqëri kontrollohet fillimisht nga
racistët dhe të izoluarit, të cilët janë
në Uashingon D.C., në një pozitë pushteti.
Çfarë efekti ka lufta për Afrikën mbi ne? Pse
duhet që njerëzit me ngjyrë në Amerikë ta
shqetësojë veten kur ka treqind apo katërqind vite
që është larg Afrikës? Pse nuk duhet ta
shqetësojmë veten? Çfarë ndikimi ka tek ne ajo
që i ndodh atyre? Numër një, duhet të kuptoni se
deri në vitin 1959, Afrika ishte e dominuar nga forcat koloniale.
Duke patur kontroll të plotë mbi Afrikën, forcat
koloniale të Evropës e projektuan imazhin e Afrikës
në mënyrë negative. Ata gjithmonë e
projektojnë Afrikën në një imazh negativ: xhungla,
kanibalë, asgjë të civilizuar. Atëherë pse
ishte kaq negative dhe ju dhe unë filluam ta urrenim? Nuk donim
që askush të na tregonte asgjë për Afrikën,
dhe aq më pak të na thërrisnin afrikanë. Duke
urryer Afrikën dhe duke urryer afrikanët, përfunduam
duke urryer vetveten, pa e kuptuar. Nuk mund të urresh
rrënjët e një peme dhe të mos e urresh pemën.
Nuk mund të urresh origjinën tënde dhe si përfundim
të mos urresh veten tënde. Nuk mund të urresh
Afrikën dhe të mos urresh veten.
Më tregoni një nga këta persona këtu të cilit
nuk janë ndërruar pikëpamjet dhe nuk ka një
qëndrim negativ për veten e tij. Nuk mund të kesh
një qëndrim pozitiv për vetveten dhe një
qëndrim negativ për Afrikën në të
njëjtën kohë. Ashtu si kuptimi juaj dhe qëndrimi
për Afrikën do të bëhet pozitiv, në të
njëjtën mënyrë dhe kuptimi juaj dhe qëndrimi i
vetes do të bëhet pozitiv. Këtë di njeriu i
bardhë. Kështu që ata me shumë mjeshtëri
bëjnë që ju dhe unë të urrejmë
identitetin tonë afrikan, karakteristikat tona afrikane.
Një nga gjërat që bëri që lëvizja e
myslimanëve me ngjyrë të rrite ishte theksi i tij mbi
gjërat afrikane. Ky ishte sekreti i rritjes të lëvizjes
së myslimanëve të zinj. Gjaku afrikan, origjina
afrikane, kultura afrikane, lidhjet afrikane. Do të habiteshit, ne
zbuluam se thellë brenda nënndërgjegjes të njeriut
me ngjyrë në këtë vend, ai beson se është
më shumë afrikan se amerikan. Ai kujton se është
më shumë amerikan se afrikan, për shkak se njeriu po ia
shpëlan trurin çdo ditë.
Vetëm për shkak se jeton në një vend kjo nuk
të bën amerikan. Jo, duhet të shkosh më thellë
para se të bëhesh amerikan. Duhet të shijosh frytet e
amerikanizmit. Ju nuk i keni shijuar këto fryte. Ju keni shijuar
gjembat. Ju keni shijuar gjembat.
Po e them përsëri se nuk jam racist. Nuk besoj në
asnjë formë ndarjeje apo asgjë të tillë. Jam
për vëllazërinë e të gjithëe, por nuk
besoj se forcimi i vëllazërisë tek njerëzit që
s'e duan do të kishte vlerë. Le të praktikojmë
vëllazërinë mes nesh, dhe nëse më vonë
të tjerët duan ta praktikojnë vëllazërinë
me ne, ne do të pranojmë ta praktikojmë me ta. Por nuk
mendoj se duhet të vazhdojmë të përpiqemi të
duam dikë që nuk na do.

Re: Fjalimet që ndryshuan Botën!
Unë kam një ëndërr
Mbajtur më 28 gusht, 1963
Martin Luther King Jr.
Njëqind vjet më parë, një amerikan i madh, nën
hijen e të cilit qëndrojmë sot, nënshkroi Shpalljen
e Emancipimit. Ky dekret i momentit erdhi si drita e një feneri
të madh për miliona skllevër negro, të cilët
ishin përcëlluar në flakët e padrejtësisë
përvëluese. Erdhi si një agim në fund të
një nate të gjatë të robërimit.
Por një qind vite më vonë, negrot ende nuk janë
të lirë. Një qind vite më vonë, jeta e
një zezaku është ende e sakatuar nga prangat e izolimit
dhe zinxhirët e diskriminimit. Një qind vite më
vonë, negrot jetojnë në një ishull varfërie
në mes të një oqeani të gjerë me prosperitet
material. Një qind vite më vonë, negrot ende brengosen
në qoshe të shoqërisë amerikane dhe e ndjejnë
veten në ekzil në tokën e tyre. Prandaj ne kemi ardhur
këtu të dramatizojmë një kusht të
turpshëm.
Në një farë kuptimi, ne kemi ardhur në kryeqytetin
e kombit tonë për të marrë një çek. Kur
arkitektët e republikës sonë shkruan fjalët e
mrekullueshme të Kushtetutës dhe Shpalljes së
Pavarësisë, ata po nënshkruanin një shënim
premtues, sipas së cilit, çdo amerikan duhet të ishte
trashëgimtar. Ky shënim ishte një premtim se të
gjithë njerëzit, po, njerëz të zinj dhe të
bardhë, do t’i garantoheshin të drejtat e
patjetërsueshme të jetës, liria dhe kërkimi i
lumturisë. Është fare e qartë sot se Amerika nuk i
ka plotësuar zotimet e premtuara, për sa i përket
qytetarëve me ngjyrë. Në vend që të
nderojnë këtë detyrim të shenjtë, Amerika u ka
dhënë popullit zezak një çek të keq,
një çek në të cilin shënohen “fonde
të pamjaftueshme”.
Por ne refuzojmë të besojmë se banka e
drejtësisë ka falimentuar. Ne refuzojmë të
besojmë se nuk ka fonde të mjaftueshme në kupën e
madhe të mundësive të këtij kombi. Prandaj ne kemi
ardhur ta marrim këtë çek, një çek që
do të na japë mbi kërkesën e pasurisë,
lirinë dhe drejtësinë.
Tani është koha t’i bëjmë të
vërteta premtimet e demokracisë. Tani është koha ta
bëjmë drejtësinë një realitet për të
gjithë fëmijët e Perëndisë. Do të ishte
fatale sikur ky komb të tejkalonte urgjencën e momentit.
Njëmijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e
treshi nuk është fundi, por fillimi. Vorbulla e revoltës
do të vazhdojë të tundë themelin e kombit tonë
deri në ditën e shndritshme që drejtësia do të
lindë.
Duhet t’i them diçka atyre që qëndrojnë
në pragun e ngrohtë, që i drejton në pallatin e
drejtësisë. Në procesin për të fituar vendin
tonë të drejtë, ne nuk duhet të ndihemi
fajtorë për veprimet tona të gabuara. Le të mos
kërkojmë të kënaqim etjen tonë për liri
duke pirë nga kupa e zemërimit dhe urrejtjes. Nuk duhet ta
ngrijmë përpjekjen tonë në sferën e lartë
të dinjitetit dhe disiplinës. Nuk duhet të lejojmë
që protestat tona krijuese të degjenerojnë në
dhunë fizike. Duhet të ngrihemi përsëri dhe
përsëri në lartësinë madhore për të
bashkuar forcën fizike me forcën shpirtërore.
Jam i vetëdijshëm se disa prej jush kanë kaluar prova
dhe vuajtje të mëdha. Disa prej jush vijnë direkt nga
qelitë e burgjeve. Disa prej jush vijnë nga zona ku
kërkimi për liri ju ka lënë të dërrmuar
nga stuhia e persekutimeve dhe është tronditur nga era e
brutalitetit të policisë. Ne jemi veteranët e vuajtjes
krijuese. Vazhdoni të punoni me besimin se vuajtjet e pamerituara
janë shpenguese. Shkoni në Misisipi, shkoni në Alabama,
kthehuni në Karolinën e Jugut, shkoni në Xheorxhia,
kthehuni në Luiziana, shkoni në lagjet e varfra dhe getot e
qyteteve veriore, duke ditur se në një farë mënyre
situata mund dhe do të ndryshojë. Le të mos zhytemi
në lëndinën e dëshpërimit, ju them, miqtë
e mi. Edhe pse po përballemi me vështirësitë e
të sotmes dhe të nesërmes, unë ende kam një
ëndërr. Është një ëndërr e
rrënjosur thellë në ëndrrën amerikane.
Unë kam një ëndërr se një ditë ky komb do
të ngrihet dhe do të jetojë kuptimin e vërtetë
të besimit të tij: Ne mendojmë se këto të
vërteta janë të vetëkuptueshme, se të
gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.
Kam një ëndërr se një ditë në kodrat e
kuqe të Xheorxhias yjet e ish-skllevërve dhe bijve të
të zotëve të ish-skllevërve do të ulen krah
për krah në tavolinën e vëllazërisë.
Kam një ëndërr se një ditë, madje dhe në
shtetin e Misisipit, një shtet i djersitur me nxehtësinë
e padrejtësisë, do të djersisë nxehtësinë
e shtypjes, do të transformohet në një oas lirie dhe
drejtësie.
Kam një ëndërr se katër fëmijët e mi
një ditë do të jetojnë në një komb ku nuk
do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës, por nga
përmbajtja e karakterit. Sot kam një ëndërr!
Kam një ëndërr se poshtë në Alabama, ku sundon
racizmi i ligë, ku nga buzët e guvernatorit dalin fjalë
pa kuptim, djem dhe vajza të vogla me ngjyrë, do të mund
të bashkojnë duart me djem dhe vajza të vogla të
bardha, si motra dhe vëllezër. Sot kam një
ëndërr!
Kam një ëndërr se një ditë çdo
luginë do të lartësohet dhe çdo kodër dhe
mal do të ulet, vendet e ashpra do të sheshohen dhe vendet e
lakuara do të bëhen të drejta, dhe lavdia e
Perëndisë do të zbulohet dhe të gjithë do ta
shohin së bashku.
Kjo është shpresa jonë. Ky është besimi me
të cilin kthehemi në Jug. Me këtë besim do të
jemi në gjendje ta kthejmë malin e dëshpërimit
në një gur shprese. Me këtë besim do të jemi
në gjendje ta transformojmë disharmoninë e kombit
tonë në një simfoni të bukur të
vëllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi
në gjendje të punojmë së bashku, për të
luftuar së bashku, për të mbrojtur lirinë së
bashku, me dijen se një ditë do të jemi të
lirë. Dhe kjo do të jetë dita kur fëmijët e
Perëndisë të jenë në gjendje të
këndojnë së bashku me një kuptim të ri
“Vendi im është toka e ëmbël e lirisë.
Toka ku stërgjyshërit kanë vdekur, toka e krenarisë
së pilgrimëve, nga çdo majë mali le të
këndojë liria”. Dhe nëse Amerika do të
bëhet një komb i madh, kjo duhet të bëhet e
vërtetë.
Kështu lëreni lirinë të kumbojë nga majat e kodrave të Nju Hemshajërit.
Lëreni lirinë të kumbojë nga malet e gjera të Nju Jorkut.
Lëreni lirinë të kumbojë nga lartësitë e Pensilvanisë.
Lëreni lirinë të kumbojë nga shkëmbinjtë me dëborë të Kolorados.
Lëreni lirinë të kumbojë nga pjerrësirat e Kalifornisë.
Por jo vetëm kaq. Lëreni lirinë të kumbojë nga mali i gurit të Xheorxhisë.
Lëreni lirinë të kumbojë nga mali i Tenesit.
Lëreni lirinë të kumbojë nga çdo kodër
dhe pirg dheu i Misisipit, nga çdo krah mali, lëreni
lirinë të kumbasë!
Dhe kur kjo të ndodhë, kur ta lejojmë lirinë
të kumbojë, kur ta lëmë të kumbojë nga
çdo fshat dhe çdo katundth, nga çdo shtet dhe
çdo qytet, do të jemi në gjendje të
përshpejtojmë ditën kur fëmijët e
Perëndisë, të bardhët dhe të zinjtë,
hebrenj dhe paganë, protestantë dhe katolikë, do të
bashkojnë duart dhe të këndojnë fjalët e
ritmit shpirtëror të negrove “Më në fund
të lirë, më në fund të lirë. Lavdi Zotit
të Plotfuqishëm, jemi më në fund të
lirë”.

Urrejtje, injorancë dhe djallëzi
Mbajtur më 10 dhjetor 1975 - Chaim Herzog
Zoti President! Është simbolike se ky debat, i cili mund
të jetë një pikë kthesë në fatin e
Kombeve të Bashkuara dhe një faktor vendimtar në
ekzistencën e mëtejshme të kësaj organizate, do
të organizohet më 10 nëntor. Sonte, tridhjetë e
shtatë vite më parë, njihet në histori si
Kristallnacht, nata e kristaleve. Kjo ishte nata e vitit 1938, kur
trupat naziste të Hitlerit nisën një sulm të
koordinuar mbi komunitetin hebre në Gjermani, dogjën
sinagogat në të gjitha qytetet e saj dhe ndezën zjarre
në rrugë me librat e shenjtë dhe skrollet e Ligjit
të Shenjtë dhe Biblës. Ishte nata kur shtëpitë
e hebrenjve u sulmuan dhe krerët e familjeve u rrëmbyen,
shumë prej të cilëve kurrë nuk u kthyen. Ishte nata
kur dritaret e të gjitha bizneseve dhe dyqaneve të hebrenjve
u thyen, mbuluan rrugët e qyteteve të Gjermanisë me
xhama të thyera, të cilat u thërrmuan në miliona
kristale që i dhanë asaj nate këtë emër. Ishte
nata që çoi në kremator dhe në dhomat e gazit,
Aushvic, Birkenau, Dachau, Buchenwald, Theresienstadt dhe të
tjera. Ishte nata që çoi në holokaustin më
të tmerrshëm të historisë së njerëzimit.
Nuk ngrihem mbi këtë podium të mbroj vlerat morale dhe
historike të popullit hebre. Ata nuk kanë nevojë të
mbrohen. Ata flasin vetë. Ata i kanë dhënë
njerëzimit diçka të madhe dhe të përjetshme.
Ata kanë bërë për njerëzimin më
shumë nga sa mund të vlerësohet nga një forum i
tillë.
Unë vij këtu të dënoj dy djaj të mëdhenj
që kërcënojnë shoqërinë në
përgjithësi dhe një shoqëri kombesh në
veçanti. Këto dy djaj janë urrejtja dhe injoranca.
Këto dy djaj janë forca motivuese prapa ithtarëve
të kësaj rezolute dhe mbështetësve të tyre.
Këta dy djaj karakterizojnë ata që duan ta zvarrisin
këtë organizatë botërore, idealet e së
cilës janë ngjizur fillimisht nga profetët e Izraelit,
në thellësinë në të cilën është
thithur sot.
Sot nuk po shohim gjë tjetër veç një manifestim
të urrejtjes së hidhur anti-semitike dhe anti-hebraike, e
cila gjallëron shoqërinë arabe. Kush do ta besonte se
në këtë vit, në 1975, falsiteti ligdashës i
"të vjetërve të Zionit" do të shpërndahej
zyrtarisht nga qeveritë arabe? Kush do ta besonte se ne sot do
të meditonim një shoqëri arabe që na mëson
urrejtjen më të turpshme anti-hebraike që në
kopësht? Po sulmohemi nga një shoqëri që motivohet
nga forma më ekstreme e racizmit e njohur në botë sot.
Ky është racizmi që u shpreh kaq ngjeshur me fjalët
e liderit të PLO-së, Yassir Arafat, në fjalimin e hapjes
në një simpozium në Tripoli, Libia: "Nuk do të
ketë prezencë tjetër në këtë krahinë
përveç prezencës arabe". Me fjalë të tjera,
në Lindjen e Mesme nga Oqeani Atlantik në Gjirin Persik,
vetëm një prezencë lejohet, dhe ajo është
prezenca arabe. Asnjë person tjetër, pavarësisht se sa
të thella janë rrënjët e tij në këtë
krahinë, nuk do të lejohet të shijojë të
drejtën për vetëvendosje.
Ndërsa qëndroj mbi këtë podium, historia e
gjatë dhe krenare e njerëzve të mi shpaloset para
shpirtit tim. Po shoh shtypësit e njerëzve tanë
nëpër epoka ndërsa ata kalojnë njëri tjetrin
në varganin e ligë, në harresë. Qëndroj para
jush këtu si përfaqësuesi i një populli të
fortë që lulëzon, i cili ka mbijetuar dhe do të
mbijetojë ndaj kësaj shfaqjeje të turpshme dhe
ithtarëve të kësaj rezolute.
Momentet e mëdha të historisë hebraike më vinë
ndër mend ndërsa qëndroj para jush, edhe këtë
herë përsëri viktimat e urrejtjes, injorancës dhe
së ligës. Kthej sytë prapa këtyre momenteve. Kujtoj
madhështinë e një kombi, të cilin kam nderin ta
përfaqësojë në këtë forum. Jam i
ndërgjegjshëm në këtë moment për të
gjithë popullin hebre kudo në botë, qoftë në
liri apo në skllavëri, lutjet dhe mendimet e të
cilëve janë me mua në këtë moment.
Qëndroj këtu jo si një lutës. Votoni ashtu
siç ju thotë ndërgjegjja morale. Pasi
çështja nuk është as Izraeli dhe as Zionizmi.
Çështja është ekzistenca e vazhdueshme e
kësaj organizate, e cila është tërhequr në
pikën më të ulët të diskreditimit nga një
koalicion despotësh dhe racistësh.

Fjalimet qe ndryshuan boten
Arsimimi i grave, më i rëndësishëm se i meshkujve
Nju Delhi, 23 nëntor 1974 - Indira Gandhi*
Një thënie e vjetër në sanskrisht thotë se
gruajaështë shtëpia dhe shtëpia është
baza e shoqërisë. Është njësoj sikur
ndërtojmë shtëpinë tona duke ndërtuar dhe
vendin tonë. Nëse shtëpia jonë është e
papërshtatshme, qoftë e papërshtatshme në të
mira materiale dhe gjëra të nevojshme, atëherë ai
vend nuk mund të ketë harmoni dhe asnjë vend që nuk
ka harmoni nuk mund të rritet në asnjë drejtim.
Ja përse arsimimi i gruas është më i
rëndësishëm se arsimimi i burrave dhe djemve. Ne, dhe me
fjalën "ne" nuk dua të them vetëm ne në Indi, por
të gjithë botën, kemi neglizhuar arsimimin e gruas. Kur
isha fëmijë, gratë sapo fillonin të arsimoheshin
në Angli. Të gjithëve u kujtohej se çfarë
kishte ndodhur gjatë ditëve të hershme.
Tani, ne kemi arsimim dhe në të gjithë vendin po
debatohet nëse ky arsimim është i përshtatshëm
për nevojat e shoqërisë apo për nevojat e të
rinjve tanë. Unë jam njëra prej tyre që
gjithmonë beson se arsimimi duhet rishqyrtuar. Por në të
njëjtën kohë, mendoj se jo gjithçka në
arsimimin tonë është e gabuar, madje dhe arsimimi i
tanishëm ka nxjerrë burra dhe gra të mira,
veçanërisht shkencëtarë dhe ekspertë në
fusha të ndryshme, të cilët kërkohen në
të gjithë botën dhe madje dhe në vendet më
të begata. Shumë prej të rinjve tanë na
lënë dhe shkojnë jashtë për shkak të
pagave më të mëdha, të kushteve më të
mira në punë.
Një nga përgjegjësitë më të mëdha
të grave të arsimuara sot është mënyra si
sintetizohet ajo që ka pasur vlerë dhe është e
çmuar në traditat tona të lashta, me atë që
është e mirë dhe e vlefshme në shoqërinë
moderne. Jo gjithçka që është moderne
është po kaq e mirë, dhe jo gjithçka që
është e vjetër është ose e mirë ose e
keqe. Duhet të vendosim, jo njëherë e mirë, por
gati çdo javë, çdo muaj për të mirat dhe
vlerat e vendit tonë, dhe se cilat janë disa nga gjërat
e vjetra që mund të ruajmë për të pasuruar
shoqërinë tonë. Për të qenë modernë,
disa njerëz mendojnë se është një
mënyrë e të veshuri apo një mënyrë e
të foluri apo disa zakone apo tradita, por kjo nuk është
ajo që fjala "modern" do të thotë. Ajo është
një pjesë sipërfaqësore e modernizmit.
Tani, që India të bëhet ajo që ne duam të
bëhet, me një shoqëri moderne, të arsyeshme dhe
një bazë të fortë në traditat tona të
lashta dhe në tokën tonë, duhet të kemi një
forum publik, me gra të reja të cilat nuk janë të
kënaqura duke pranuar gjithçka që vjen nga çdo
pjesë e botës, por janë të gatshme ta
dëgjojnë atë, ta analizojnë dhe të vendosin
nëse duhet pranuar apo duhet hedhur dhe ky është ai tip
arsimimi që duam, i cili i aftëson të rinjtë
të përshtaten me këtë botë gjithnjë e
në rritje dhe të jenë në gjendje të
kontribuojnë për të.
Disa njerëz mendojnë se vetëm duke pasur punë
të mira po bëjnë diçka të
rëndësishme. Por ne të gjithë e dimë mirë
se edhe makineria më komplekse do të ishte infektive
nëse një kaçavidë e vogël nuk punon ashtu
siç duhet të punojë dhe se ajo kaçavidë e
vogël është po aq e rëndësishme sa dhe pjesa
më e madhe. Po kështu ndodh edhe në jetën
kombëtare. Nuk ka asnjë punë të vogël; nuk ka
asnjë person të vogël. Gjithkush ka diçka
për të bërë. Dhe nëse ai apo ajo e bën
mirë, atëherë vendi do të shkojë në
drejtimin e duhur.
Kjo tregon se sa bukur është balancuar bota kur gjithkush ka
diçka për të bërë. Gjithçka,
qoftë e pisët apo e vogël ka një qëllim.

Askush nuk shfajësohet në Shtëpinë e Bardhë
Mbajtur më 30 prill 1973 -Richard M. Nixon*
Mirëmbrëma! Dua të flas me ju sonte nga zemra për
një temë shqetësuese për çdo amerikan.
Në muajt e fundit, anëtarë të administratës
sime dhe zyrtarë të Komitetit për rizgjedhjet e
Presidentit, përfshirë dhe disa nga miqtë e mi më
të ngushtë dhe ndihmësit më të besuar,
janë akuzuar me përfshirjen në atë që quhet
çështja Uatergeit. Këto përfshijnë akuza
për aktivitet ilegal gjatë dhe para zgjedhjeve presidenciale
të vitit 1972 dhe akuza se zyrtarë përgjegjës
morën pjesë në përpjekjen për të mbuluar
këtë aktivitet ilegal.
Rezultati i pashmangshëm i këtyre akuzave ka ngritur pyetje
serioze për integritetin e vetë Shtëpisë së
Bardhë. Sonte dua të merrem me këto pyetje.
Qershorin e kaluar, ndërsa isha në Florida për disa
ditë pushime pas vizitës sime në Moskë, mësova
nga lajmet për grabitjen në Uotergeit. U trondita nga ky
veprim pa kuptim dhe ilegal dhe u tmerrova kur mësova se
punonjësit e Komitetit të rizgjedhjeve ishin mes
fajtorëve. Menjëherë urdhërova një hetim nga
autoritetet e qeverisë. Më 15 shtator, ashtu siç ju
kujtohet, u dënuan shtatë të akuzuar në
çështjen.
Ndërsa hetimet vazhduan, unë i kërkova vazhdimisht atyre
që kryenin hetimet nëse kishte arsye të besohej se
anëtarë të administratës sime ishin
përfshirë. Më siguruan shpesh se nuk kishte. Për
shkak të kësaj sigurie, për shkak se i besoja
raportimeve që merrja, për shkak se kisha besim tek personat
prej të cilëve po i merrja, nuk i mora seriozisht
historitë e shtypit, të cilat thonin se përfshiheshin
dhe anëtarë të administratës sime apo zyrtarë
të tjerë të komitetit të zgjedhjeve.
Deri në mars të këtij viti kisha po të
njëjtën bindje se mohimet ishin të vërteta dhe se
akuzat e përfshirjes nga anëtarët e stafit të
Shtëpisë së Bardhë ishin të rreme. Komentet
që bëra gjatë kësaj periudhe dhe komentet e
bëra nga zëdhënësja e shtypit në emrin tim,
ishin të bazuara në informacionin e siguruar nga ne në
kohën që bëmë këto komente. Megjithatë,
atëherë më erdhi informacion i ri se kishte një
mundësi që disa prej këtyre akuzave ishin të
vërteta, dhe më sugjeronin se ishte bërë një
përpjekje për të fshehur faktet, nga publiku, nga ju dhe
unë.
Si rezultat, më 21 mars, personalisht mora
përgjegjësinë për koordinimin e hetimeve të
reja intensive për këtë çështje dhe
urdhërova personalisht kryerjen e hetimeve për të
mbledhur të gjitha faktet dhe për të m’i raportuar
mua ato menjëherë, pikërisht në këtë
zyrë.
Urdhërova përsëri që të gjithë personat e
qeverisë dhe të Komitetit të rizgjedhjeve të
bashkëvepronin plotësisht me FBI-në, me prokurorët
dhe me jurinë e madhe. Gjithashtu urdhërova që kushdo
që refuzonte të bashkëpunonte për të treguar
të vërtetën do t’i kërkohej të jepte
dorëheqjen nga shërbimi në qeveri. Dhe me rregulla
të përshtatur që do të ruanin ndarjen kushtetuese
të pushteteve mes Kongresit dhe Presidencës, i drejtova
anëtarët e stafit të Shtëpisë së
Bardhë të dëshmonin në mënyrë vullnetare
duke u betuar para komitetit të Senatit që po hetonte
Uotergeitin.
Isha i vendosur se duhet t’i shkonim deri në fund kësaj
çështjeje dhe se e vërteta duhet të dalë
plotësisht, pavarësisht kush është i
përfshirë.
Në të njëjtën kohë, isha i vendosur të
mos nxitohesha në veprime dhe të shmangia plotësisht
nëse ishte e mundur, çdo veprim që kishte ndikim tek
njerëzit e pafajshëm. Doja të isha i drejtë. Por e
dija se në analizën përfundimtare, integriteti i
kësaj zyre, besimi publik në integritetin e kësaj zyre,
do të merrte prioritet mbi të gjitha konsideratat.
Sot, në një nga vendimet më të
rëndësishme të presidencës sime, pranova
dorëheqjen e dy prej kolegëve të mi më të
ngushtë në Shtëpinë e Bardhë, Bob Haldeman,
John Ehrlichman, dy nga punonjësit më të mirë
të shërbimit civil për të cilët jam krenar
që i kam njohur.
Dua të theksoj se në pranimin e kësaj dorëheqjeje,
nuk dua të nënkuptoj se ata të dy janë të
përfshirë dhe nuk dua të supozoj se edhe të
tjerët janë përfshirë. Por në
çështje të ndjeshme për ruajtjen e integritetit
të procesit tonë demokratik, është thelbësore
jo vetëm që standardet etike dhe ligjore të
vëzhgohen, por gjithashtu dhe që publiku, ju, të keni
besim të plotë se ato po vëzhgohen dhe po zbatohen nga
persona në autoritet dhe veçanërisht nga Presidenti i
Shteteve të Bashkuara. Ata ranë dakord me mua se kjo
lëvizje ishte e nevojshme për të rifituar atë
besim.
Kur mendoj për këtë post, për atë që do
të thotë, mendoj për të gjitha gjërat që
dua të përmbush për këtë komb, për
të gjitha gjërat që dua të përmbush për
ju. Në prag të Krishtlindjes, gjatë torturës
personale për bombardimet e reja të Vietnamit Verior, i cili
pas 12 vitesh luftë më në fund ndihmoi t’i sillte
Amerikës paqe me nder, u ula par mesnatës. Shkrova disa prej
synimeve të mia për mandatin tim të dytë si
President. Më lejoni t’ju lexoj disa:
Të bëj të mundur që fëmijët tanë dhe
fëmijët e fëmijëve tanë, të jetojnë
në një botë të paqme.
Ta bëj këtë vend më shumë se kurrë
një vend mundësish, mundësish të barabarta,
mundësish të plota për çdo amerikan.
Të siguroj punë për të gjithë ata që
janë në gjendje të punojnë dhe t’i ndihmoj me
bujari ata që s’mund të punojnë.
Të bëj në vend në të cilin të gjithë
do të guxonin të ëndërronin, të jetojnë
ëndrrat, jo me frikë, por me shpresë, krenarë
për këtë komunitet, krenarë për atë
që Amerika përfaqëson në vetvete dhe për
botën.
Këto janë synime të mëdha. Unë besoj se mundemi dhe duhet të punojmë për to.

Kush janë viktimat e rrëmbimit?
Mbajtur më 16 tetor, 1970 - Pierre Trudeau*
Po ju flas në një moment krize, kur burra të
dhunshëm dhe fanatikë po përpiqen të
shkatërrojnë unitetin dhe lirinë e Kanadasë.
Një aspekt i kësaj krize është rreziku mbi
jetët e dy burrave të pafajshëm. Këto janë
çështje të rëndësishme dhe unë dua
t’ju tregoj se çfarë po bën qeveria me
këtë çështje.
Ajo që ka ndodhur në Montreal gjatë dy javëve
të kaluara nuk është pa precedent. Ka ndodhur kudo
në botë në disa raste; mund të ndodhë kudo
brenda Kanadasë. Por kanadezët gjithmonë kanë
supozuar se s’do të ndodhë këtu, dhe si rezultat,
jemi mjaft të tronditur që ndodhi.
Supozimi ynë mund të ketë qenë naiv, por ishte i
kuptueshëm; i kuptueshëm për shkak se demokracia
lulëzon në Kanada; i kuptueshëm për shkak se
individi gëzon liri në Kanada.
Pa i kuptuar këto kushte, pjesërisht për shkak të
tyre, tani është treguar nga disa persona të keqdrejtuar
se sa e brishtë mund të jetë një shoqëri
demokratike, nëse demokracia nuk është e përgatitur
ta mbrojë veten, dhe se sa të cënueshëm ndaj
shantazheve janë njerëzit tolerantë dhe të
dhembshur.
Qeveritë e Kanadasë dhe Kebekut kanë dëgjuar grupe
revolucionare se kanë ndër mend të vrasin me
gjakftohtësi dy burra të pafajshëm nëse nuk
përmbushen kërkesat e tyre. Rrëmbyesit supozojnë se
bëjnë atë që duan në mënyrë që
të tërheqin vëmendjen e instancave të
padrejtësisë shoqërore. Por unë i kërkoj atyre
se vëmendjen e kujt po përpiqen të tërheqin?
Të qeverisë së Kanadasë? Të qeverisë
së Kebekut? Çdo qeveri në këtë vend
është e vetëdijshme për ekzistencën e
problemeve të thella dhe të rëndësishme. Dhe
çdo qeveri me limitin e burimeve dhe aftësisë së
saj është e angazhuar thellësisht në zgjidhjen e
tyre. Por jo me rrëmbime dhe bombardime. Me shumë punë.
Dhe nëse ekziston ndonjë dyshim për besimin e mirë
apo aftësinë e qeverisë, ka parti opozitare gati dhe
të vullnetshme të qeverisin. Me pak fjalë, në
Kanada ekziston një mekanizëm efektiv për të
ndryshuar qeveritë me mjete paqësore. Ai është
vënë në punë nga votuesit gjithmonë.
Kush janë viktimat e rrëmbimit? Për familjet e viktimave
ata janë bashkëshortë dhe baballarë. Për
rrëmbyesit identiteti i tyre është i
parëndësishëm. Qëllimet e rrëmbyesve janë
të na zënë për fyti ju dhe mua, apo ndoshta
ndonjë fëmijë? Qëllimi i tyre është
të shfrytëzojnë ndjenjat normale dhe njerëzore
të kanadezëve dhe për t’i përkulur këto
ndjenja simpatie në instrumente për qëllimet e tyre
të dhunshme revolucionare.
Çfarë kërkojnë rrëmbyesit në
shkëmbim të jetëve të këtyre burrave? Disa
gjëra. E para, ata duan ta shprehin fyerjen e tyre në publik
me supozimin se të gjithë personat që mendojnë
ashtu siç duhet do të tregohen nga bota për të
zgjidhur problemet e tyre me slogane dhe ofendime.
Ata duan më shumë, ata duan që policia të
ofrojë një qengj sakrifice, një person për të
cilin ata supozojnë se ndihmoi në arrestimin e ligjshëm
dhe dënimin e duhur të disa miqve të tjerë
kriminelë.
Ata gjithashtu duan para. Paratë e shpërblesës.
Ata duan edhe më shumë. Ata kërkuan lirimin e 17
kriminelëve dhe hedhjen e akuzave për gjashtë burra
të tjerë, të gjithë referohen si “të
burgosur politikë”. Kush janë këta burra të
cilët konsiderohen si patriotë dhe martirë? Më
lejoni t’jua përshkruaj.
Tre janë vrasës të dënuar; pesë të
tjerë janë burgosur për vrasje me paramendim; një
është i dënuar me burg të përjetshëm pasi
u shpall fajtor për disa akuza bombardimesh; një tjetër
është dënuar, pasi ka kryer 17 grabitje me armë; dy
janë liruar me kush një herë, por tani janë
përsëri në burg dhe presin gjykimin për grabitje.
Megjithatë, ne na kërkohet të besojmë se këto
persona janë dënuar me të padrejtë, se janë
burgosur si rezultat i opinioneve politike, dhe se e meritojnë
të lirohen menjëherë, pa asnjë gjyq që ligji
ta lejojë.
Përgjegjësia për të vendosur nëse duhet
të lirohet një apo dy nga këta kriminelë
është e qeverisë federale. Është
përgjegjësi e qeverisë të bëjë
shfajësime sipas ligjit. Nëse do t’ju ulnim presioneve
të rrëmbyesve, që kërkojnë lirimin e të
burgosurve, jo vetëm që do të ishte abdikim i
përgjegjësisë, por do të çonte në
një rritje të aktiviteteve terroriste në Kubek. Do
të ishte një ftesë e hapur për terrorizimin dhe
rrëmbimet në të gjithë vendin. Mund ta gjejmë
veten përballë një serie kërkesash për
çlirimin e kriminelëve nga burgu, nga bregdeti në
bregdet, dhe pengjet mund të jenë anëtarë të
pafajshëm të familjes suaj apo simes.

Këta ishin të gjithë burra të mirë
Mbajtur më 10 prill, 1966 -Eamon de Valera
Pashkët që po sjellim nëpër mend janë
Pashkët e 50 viteve më parë. Po kërkojmë
të nderojmë ata burra të cilët në atë
kohë dhanë apo rrezikuan jetën në mënyrë
që Irlanda të jetë e lirë. Do të donim të
nderonim, në veçanti, shtatë burra trima, me
gjithë pengesat, morën vendimin të mbrojnë, edhe
një herë, me armë të drejtën e kombit
tonë për pavarësi. Ishte një vendim fatal, për
të cilin tani mendojmë se ishte një nga më të
guximshmit dhe largpamësit në historinë tonë.
Këta ishin të gjithë burra të mirë, të
ndërgjegjshëm për përgjegjësitë, dhe
ishte vetëm bindja më e patundur, besimi më i plotë
dhe dashuria për vendin, që i nxiti për veprimin e tyre.
Sinqeriteti dhe bujaria, sakrifica e tyre dhe e të tjerëve,
të cilët dhanë jetën në kryengritje të
frymëzuar nga ringjallja kombëtare që pasoi.
Perëndia i mirë t’i mbajë në prezencën e
Tij.
Koha ka treguar se këta burra kanë qenë profetë.
Ata parashikuan atë që pak mund të kishin parashikuar,
dhe në largpamësinë e tyre dhe mprehtësinë e
zemrave të popullit tonë, nën hirin e
Perëndisë, ne i detyrohemi privilegjet që
gëzojmë sot këtu.
Vetëm liria politike nuk ishte qëllimi përfundimtar. Por
ishte krijimi i kushteve për të ndërtuar gradualisht
një komunitet në të cilën numri gjithnjë e
në rritje i anëtarëve së tij, të
çliruar nga presionet e kërkimit të nevojave
ekonomike, do të ishin të lirë t’ia
përkushtonin veten gjithnjë e më shumë për
kultivimin e gjërave të mendjes dhe shpirtit, dhe
kështu, të kemi lumturinë e një jete të
plotë. Kështu që kombi ynë të bëhet
përsëri, ashtu siç ishte në shekujt e kaluar,
një qendër e madhe intelektuale dhe misionare, për
të përparuar dhe për të ruajtur të
vërtetat e Zbulesës së Shenjtë, si dhe frytet e
njohuri më të pjekur laike.
Nuk mund të nderojmë ashtu siç duhet burrat e
1916-tës, nëse nuk punojmë dhe përpiqemi për
të krijuar Irlandën e dëshirës së tyre. Secili
prej nesh duhet të bëjë pjesën e tij dhe edhe pse
detyrat që kemi përpara janë të ndryshme nga ato
pesëdhjetë vite më parë, sot mund të kemi,
nëse jemi mjaft të përkushtuar dhe do të tregohemi
të qëndrueshëm, një rizgjim kombëtar, i
ngjashëm me atë që pasoi vitin 1916: mund t’i
bashkojmë njerëzit tanë së bashku si një
familje, një komb vëllezërish, secili të
punojë në harmoninë industriale, jo vetëm për
veten e tij, por për të mirën e të gjithëve.
Atëherë mund të marshojmë përpara me besimi
për lartësimin e kombit tonë mes kombeve ndaj të
cilëve burrat e 1916-ës u zotuan.
Për realizimin e kësaj, gjuha jonë kombëtare ka
luajtur një rol të rëndësishëm. Gjuha
është karakteristika kryesore e një kombi,
mishërimi i personalitetit të kombit dhe lidhja më e
ngushtë mes njerëzve. Asnjë komb me një gjuhë
të vetën nuk do ta braktiste atë. Populli i
Danimarkës, Holandës, Norvegjisë, për shembull,
mëson dhe di edhe një tjetër gjuhë, ashtu si dhe
ne, natyrisht për hir të komunikimit me botën,
tregtisë dhe për qëllime kulturore; por ata
asnjëherë nuk do ta braktisnin gjuhën kombëtare,
gjuhën e paraardhësve të tyre, gjuhën që mban
të gjitha kujtimet e të kaluarës së tyre. Ata e
dinë se pa të, ata do të zhyteshin në
kozmopolitanizëm amorf, pa një të kaluar apo një
të ardhme të dallueshme. Për të shmangur një
fat të tillë, ne të kësaj gjenerate duhet të
kujdesemi që gjuha jonë të jetojë. Ky do të
ishte vendimi i burrave dhe grave të 1916-ës. A do të
jetë vendimi i të rinjve të 1966-ës?

Ushtari i vjetër i një balade
Fjalimi i lamtumirës në Kongres, Uashington, 19 prill, 1951 -Douglas MacArthur
Ju drejtohem pa zemërime dhe pa hidhërime në muzgun e
jetës, por me një qëllim në mendje: t'i
shërbej vendit tim.
Edhe pse nuk isha konsultuar më parë me vendimin e
Presidentit për të ndërhyrë në mbështetje
të Republikës të Koresë, ai vendim nga një
këndvështrim ushtarak ishte i arsyeshëm, pasi ne e
sprapsëm pushtuesin dhe i ekzekutuam forcat e tij. Fitorja
jonë ishte e kompletuar, dhe objektivat tona të arritshme,
kur Kina e Kuqe ndërhyri me forca shumë më të
mëdha në numër.
Kjo krijoi një luftë tëre dhe një situatë
krejt të re, një situatë jo të parashikuar kur
forcat tona u sulën kundër forcave të pushtuesve të
Koresë së Veriut; një situatë në të
cilën duheshin marrë vendime të reja në sferën
diplomatike, për të bërë ndryshime realiste të
strategjisë ushtarake.
Vendime të tilla nuk kanë qenë të disponueshme.
Askush me mendje të kthjellët nuk do të këshillonte
t'i dërgonim forcat tokësore në Kinën kontinentale,
dhe diçka e tillë nuk ka qenë kurrë as ide,
situata e re kërkonte urgjentisht një rishikim drastik
të një plani strategjik nëse qëllimi ynë
politik isht të mundnim këtë armik të ri, ashtu
siç kemi mundur të vjetrin.
Përveç nevojës ushtarake, për të
neutralizuar mbrojtjen e shenjtë që armiku kishte në
veri të Yalu, ndjeva se nevoja ushtarake në drejtimin e
luftës ishte i nevojshëm: në fillim, intensifikimi i
bllokadës ekonomike kundër Kinës; së dyti, imponimi
i një bllokade detare kundër bregdetit kinez; së treti,
heqja e kufizimeve të gjurmimeve detare për bregdetin e
Kinës dhe Mançurisë; së katërti, heqja e
kufizimeve të forcave të Republikës së Kinës
për Formosën, me mbështetje logjike për të
kontribuar në operacionet efektive kundër armikut të
përbashkët.
Meqë i kam mbështetur këto pikëpamje, të
gjitha të hartuara me profesionalizëm për të
mbështetur forcat tona në Kore dhe për t'i
dhënë fund armiqësive pa vonesën më të
vogël, gjithashtu dhe për të shpëtuar jetën e
amerikanëve dhe të aleatëve, jam kritikuar ashpër,
më shumë jashtë, me gjithë arsyetimin tim se nga
një këndvështrim ushtarak pikëpamjet e
mësipërme janë ndarë me çdo lider ushtarak
në fushatën koreane, përfshirë dhe shefat e
përbashkët të stafit.
Kam kërkuar për përforcime, por më informuan se
përforcimet nuk ishin të disponueshme. E bëra të
qartë se nëse nuk më lejohej të shkatërroja
bazat e armikut në veri të Yalu, nëse nuk më
lejohej të përdorja forcat kineze me 600 mijë burra
në Formosa, nëse nuk më lejohej të bllokoja bregun
kinez për të parandaluar të kuqtë kinezë
të përforcoheshin, pozicioni i komandës nga një
pikëpamje ushtarake e pengonte fitoren.
Janë bërë mjaft përpjekje për të
shtrembëruar pozicioni tim. Është thënë se
unë isha një shitës i luftës. Asgjë nuk
është më larg së vërtetës. Unë e
njoh luftën ashtu si shumë pak burra tani e njohin, dhe nuk
ka gjë më të padurueshme. Unë kam përkrahur
prej kohësh zhdukjen e saj, pasi shkatërrimi i saj për
miqtë dhe armiqtë e ka bërë të panevojshme si
mjet për të zgjidhur mosmarrëveshjet.
Ka disa që, për arsye të ndryshme, do ta kënaqnin
Kinën e Kuqe. Ata janë të verbër ndaj mësimeve
të qarta të historisë, pasi historia na mëson duke
vënë theks, se paqësimi lind një luftë të
re dhe më gjakatare.
I kam lënë bijtë tuaj duke luftuar në Kore. Ata
janë përballur me të gjitha provat atje, dhe unë
mund t'ju raportoj pa rezerva se ata janë të
mrekullueshëm në çdo aspekt.
Unë po i jap fund 52 viteve në shërbimin ushtarak. Kur
hyja në ushtri, para fillimit të këtij shekulli, ndjeva
plotësim të të gjitha shpresave dhe ëndrrave
djaloshare. Bota është kthyer përmbys shumë
herë që kur bëra premtimin në fushën e Uest
Point, dhe shpresat dhe ëndrrat kanë avulluar që
atëherë, por ende më kujtohet refreni i një prej
baladave më popullore të asaj dite, e cila shpallte me
krenari se ushtarët e vjetër kurrë nuk vdesin; ata
thjesht meken.
Dhe ashtu si ushtari i vjetër i asaj balade, tani jam pranë
fundit të karrierës ushtarake dhe jam mekur, një ushtar
i vjetër i cili u përpoq të bëjë detyrën
e tij, ashtu siç Perëndia e ndriçoi ta shihte
atë detyrë.
Mirupafshim.

Do ta godas tapicierin Hitler
Fjalim për Ushtrinë e Tretë, 5 qershor, 1944 - George S. Patton*
Jemi mbledhur këtu për tre arsye. Së pari, sepse jeni
këtu për të mbrojtur shtëpitë tuaja dhe
të dashurit tuaj. Së dyti, jeni këtu për respektin
tuaj, sepse nuk doni të jetë dikush tjetër. Së
treti, jeni këtu sepse jeni burra të vërtetë dhe
burrave të vërtetë u pëlqen të luftojnë.
Kur ju këtu, çdokush prej jush, ishit fëmijë,
të gjithë admironit kampionin e mermerit, garuesin më
të shpejtë, boksierin më të fortë,
lojtarët e skuadrave më të mëdha, dhe të
gjithë lojtarët e futbollit amerikan. Amerikanët e duan
një fitimtar. Amerikanët nuk do ta tolerojnë një
humbës. Amerikanët i përçmojnë
frikacakët.
Amerikanët luajnë për të fituar gjatë
gjithë kohës. Nuk do ta vrisja mendjen fare për një
njeri që humbi dhe qesh. Ja se pse amerikanët nuk kanë
humbur asnjëherë dhe asnjëherë nuk do ta humbasin
një luftë; sepse ideja e humbjes është e urryer
për një amerikan.
Nuk do të vdisni të gjithë. Vetëm dy për qind
e juve që jeni këtu sot do të vdesin në një
betejë të madhe. Nuk duhet të kini frikë nga
vdekja. Vdekja, në kohë, i vjen të gjithë
njerëzimit. Po, çdo burrë ka frikë në
betejën e tij të parë. Nëse thotë se nuk ka,
është gënjeshtar. Disa burra janë frikacakë,
por luftojnë njësoj si trimat ose frikësohen edhe
më shumë kur shohin se si luftojnë burrat që
janë po aq frikacakë sa ata.
Heroi i vërtetë është një burrë që
lufton edhe pse është i frikësuar. Disa burra e
kalojnë frikën e tyre në minutën e parë pasi
hapin zjarr. Disa, e kalojnë orën e parë. Disave u duhen
ditë. Por një burrë i vërtetë nuk do të
lejojë që frika nga vdekja ta kalojë nderin e tij,
ndjenjën e detyrës ndaj vendit të tij dhe forcën
burrërore të lindur prej natyre.
Beteja është gara më e rëndësishme në
të cilin mund të përfshihet një njeri. Ajo nxjerr
gjërat më të mira dhe heq ato të ulëtat. Mos
harro se armiku është po kaq i frikësuar sa edhe ju, dhe
ndoshta edhe më shumë. Ata nuk janë supermenë.
Të gjithë heronjtë e vërtetë nuk janë
luftëtarë të librave me histori. Çdo burrë
në këtë ushtri luan një rol thelbësor. Mos u
dorëzoni. Mos mendoni se puna juaj është e
parëndësishme. Çdo burrë ka një punë
për të bërë dhe duhet ta bëjë. Çdo
burrë është një hallkë jetësore e
zinxhirit të madh. Po sikur çdo shofer të vendosë
se nuk i pëlqen rënkimi i plumbave mbi kokë, dhe të
hidhet në kanal? Ai frikacaku mund të thotë: "Nuk do t'i
marrë malli për mua, jam vetëm një person në
një mijë". Po sikur të gjithë burrat të
mendonin kështu? Ku do të ishim ne tani? Ku do të ishte
vendi ynë, të dashurit tanë, shtëpinë tona,
madje dhe bota? Jo, amerikanët nuk mendojnë kështu.
Çdo burrë bën punën e tij. Çdo burrë
i shërben tërësisë. Çdo departament,
çdo njësi, është e rëndësishme në
skemën e gjerë të kësaj lufte.
Patjetër që duam të shkojmë në shtëpi.
Duam ta përfundojmë këtë luftë. Mënyra
më e shpejtë për t'i dhënë fund
është t'i kapim ata bastardë që e nisën. Sa
më shpejt të fshihen, aq më shpejt do të
shkojmë në shtëpi. Rruga më e shkurtër
është përmes Berlinit dhe Tokios. Dhe kur të
shkojmë në Berlin, unë do ta godas personalisht atë
tapicierin, Hitlerin. Njësoj sikur do të godisja një
gjarpër.
Vetëm diçka të madhe do të mund të thoni kur
kjo luftë të ketë përfunduar dhe të jeni
në shtëpi. Do të jini mirënjohës se
njëzet vite më pas, kur të jeni ulur pranë oxhakut
dhe nipërit në gjunjë dhe ata do t'ju pyesin se
çfarë bëtë në Luftën e Dytë
Botërore, nuk duhet të kolliteni, të ndërroni
pozicion dhe të thoni: "Gjyshi juaj nuk bëri asgjë
në Luizianë". Jo, zotëri, do ta shihni drejt e në
sy dhe do t'i thoni: "Bir, gjyshi juaj u bashkua me Ushtrinë e
Tretë dhe me një maskara me emrin Georgie Patton!

Armiku dhe bomba mizore
Mbajtur më gusht, 1945 - Perandori Hirohito
I drejtohem nënshtetasve tanë të mirë dhe
besnikë. Pasi kemi menduar mirë e mirë drejtimet e
përgjithshme të botës dhe kushtet aktuale të
perandorisë sonë sot, kemi vendosur të bëjmë
një marrëveshje të situatës së tanishme duke
marrë një masë të jashtëzakonshme.
I kemi urdhëruar qeverisë sonë t’i
komunikojmë qeverive të Shteteve të Bashkuara,
Britanisë së Madhe, Kinës dhe Bashkimit Sovjetik se
perandoria jonë i pranon kushtet e deklaratës së tyre
të përbashkët.
Në përpjekjen për prosperitet të
përbashkët dhe lumturi për të gjitha kombet si dhe
siguri për mirëqenien e subjekteve tona, kemi detyrën
solemne që na është dorëzuar nga paraardhësit
tanë perandorë, të cilët i mbajmë pranë
në zemër.
Me të vërtetë, i deklaruam luftë Amerikës dhe
Britanisë nga dëshira jonë e sinqertë për
të siguruar ruajtjen e Japonisë dhe themelimin e Azisë
Lindore. Nuk e bëmë nga mendimi për t’i prekur
sovranitetin kombeve të tjera apo për të nisur zgjerimin
territorial.
Por tani lufta ka zgjatur gati katër vjet. Përveç
më të mirës që kanë bërë të
gjithë, lufta fisnike e ushtrisë sonë dhe forcave
detare, kujdesi dhe këmbëngulja e shërbëtorëve
tanë të Shtetit dhe shërbimi i përkushtuar i 100
milionë njerëzve tanë, situata e luftës
është në avantazhin e Japonisë, ndërsa
drejtimet e përgjithshme të botës kanë kthyer
kundër interesave të saj.
Për më shumë, armiku ka filluar të
përdorë një bombë të re dhe më gjakatare,
fuqia e së cilës për të dëmtuar
është e pallogaritshme, dhe mund t’i marrë
jetën jetëve të pafajshme. Nëse do ta
vazhdojmë luftën, do të shkaktojmë shembjen dhe
shuarjen e kombit japonez, por gjithashtu dhe në zhdukjen
tërësore të qytetërimit njerëzor.
Në një rast të tillë, si mund t’i
shpëtojmë me miliona nënshtetas, nëse nuk
shlyejmë fajin para shpirtrave të shenjtë të
paraardhësve perandorakë? Kjo është arsyeja pse
kemi urdhëruar pranimin e kushteve të deklaratës së
përbashkët të fuqive të mëdha.
Nuk kemi si të mos ndiejmë ndjenjën më të
thellë të keqardhjes për kombet aleate të
Azisë Lindore, të cilët kanë bashkëpunuar
vazhdimisht me perandorinë drejt emancipimit të Azisë
Lindore.
Mendimi i atyre oficerëve dhe burrave, si dhe atyre të
tjerëve që kanë rënë në fushat e
betejës, atyre që kanë vdekur në detyrë, apo i
atyre që janë përballur me vdekjen e pashmangshme dhe i
gjithë familjeve të tyre në fatkeqësi, më
pikon në zemër ditë dhe natë.
Mirëqenia e të plagosurve dhe të dëmtuarve të
luftës dhe e atyre që kanë humbur shtëpitë dhe
mjetet e jetesës, janë synimi i shqetësimit tonë.
Mundimet dhe vuajtjet të cilave do t’u nënshtrohet
kombi ynë janë të mëdha.
Jemi sinqerisht të vetëdijshëm për ndjenjat më
të thella tuajat, nënshtetasve tanë. Megjithatë,
në përputhje me urdhrat e kohës dhe fatit, kemi vendosur
të shtrojmë rrugën e një paqeje të gjatë
për të gjitha gjeneratat që do të vijnë duke
duruar të padurueshmen dhe duke vuajtur barrën më
të rëndë. Duke qenë në gjendje të
ruajmë dhe të mbajmë strukturën e Shtetit
Perandorak, ne jemi gjithmonë me ju, dhe mbështesin
sinqeritetin dhe integritetin tuaj.
Ruajuni nga shpërthimet e emocioneve që mund të na
sjellin ndërlikime të panevojshme, apo nga çdo
zënkë vëllazërore që mund të krijojë
konfuzion, t’ju ngatërrojë drejtimin apo të
bëjë që të humbni besimin në botë.
Lëreni gjithë kombin të vazhdojë nga një
gjeneratë në tjetrën si një familje, i
qëndrueshëm në besimin për pavdekshmërinë
e tokës së tij të shenjtë, dhe i
ndërgjegjshëm për barrën e rëndë të
përgjegjësive, dhe rrugën e gjatë përpara tij.
Bashkojeni forcën që keni për t’ia
përkushtuar ndërtimit të së ardhmes. Kultivoni
rrugën e drejtësisë, fisnikërisë së
shpirtit, dhe punës me një vendosmëri që të
nxisni lavdinë prej natyre të Shtetit Perandorak dhe të
ruani hapin e progresit me botën.

India do të zgjojë jetën dhe lirinë
Mbajtur më 14 gusht, 1947 - Jawaharlal Nehru
Shumë vite më parë kemi lënë një takim me
fatin, dhe tani ka ardhur koha që ne të mbajmë premtimet
tona, jo plotësisht apo në masën e tyre të
plotë, por në substancë. Në mes të natës,
kur bota të flejë, India do të zgjojë jetën
dhe lirinë. Do të vijë momenti, i cili vjen rrallë
në histori, kur ne të dalim nga e vjetra dhe të shkelim
në rrugën e re, kur një epoke i vjen fundi, dhe kur
shpirti i kombit, i shtypur prej kohësh, gjen mënyrën
për t’u shprehur. Është e duhur që në
këtë moment solemn ne të mbajmë premtimin e
përkushtimit në shërbim të Indisë dhe popullit
të saj dhe edhe më shumë për kauzën e madhe
të njerëzimit.
Në agim të historisë India filloi kërkimin e
pafund, dhe shekuj pa lënë gjurmë janë mbushur me
përpjekjen dhe madhësinë e suksesit dhe dështimeve
të saj. Përmes fatit të mirë dhe të keq
në të njëjtën kohë, ajo kurrë nuk i ka
larguar sytë nga ai qëllim dhe as nuk i ka harruar idealet
të cilat i dhanë asaj forcë. Sot do t’i japim fund
një periudhe të pafat dhe India do ta zbulojë veten e
saj sërish. Arritjet që do të festojmë sot
janë një hap, hapja e një mundësie për
triumfet dhe arritjet e mëdha që na presin. A jemi aq
guximtarë dhe të zgjuar për të kapur
mundësinë dhe për të pranuar sfidat e së
ardhmes?
Liria dhe pushteti sjellin përgjegjësi.
Përgjegjësia do të bjerë mbi këtë
Asamble, një trup sovran që përfaqëson sovranitetin
e popullit të Indisë. Para lindjes së lirisë kemi
duruar të gjitha dhimbjet e lindjes dhe zemrat tona janë
rënduar me kujtimin e këtyre vuajtjeve. Disa prej këtyre
dhimbjeve vazhdojnë edhe tani. Megjithatë, e kaluara ka
marrë fund dhe është e ardhmja ajo që na
thërret tani.
E ardhmja nuk është e qetë dhe çlodhëse, por
e mundimshme, në mënyrë që të përmbushim
premtimet që kemi bërë kaq shpesh dhe të asaj
që do të bëjmë sot. Shërbimi ndaj Indisë
do të thotë shërbim ndaj milionave që vuajnë.
Do të thotë fundi i varfërisë dhe injorancës
dhe sëmundjeve dhe pabarazisë në mundësi. Ambicia e
një burri të madh të gjeneratës sonë ka
qenë të fshijë çdo lot nga sytë tanë.
Kjo mund të jetë e pamundur për ne, por për sa
kohë që ka lot dhe vuajtje, nuk do të mund ta
përfundojmë punën tonë.
Kështu na duhet të punojmë dhe të lodhemi, dhe
të punojmë shumë, të bëjmë realitet
ëndrrat tona. Këto ëndrra janë për
Indinë, por ato janë njëkohësisht edhe për
botën, sepse të gjitha kombet dhe njerëzit janë
lidhur së bashku sot dhe nuk mund ta imagjinojnë jetën
të ndarë. Thuhet se paqja është e padukshme; po
kështu edhe liria, po kështu edhe prosperiteti sot;
gjithashtu edhe shkatërrimi në këtë botë
të vetme, e cila nuk pranon të ndahet në fragmente
të izoluara.
Për popullin e Indisë, përfaqësuesit e së
cilës jemi ne, do të bëjmë një apel për
t’u bashkuar me ne me besim dhe siguri në këtë
aventurë të madhe. Nuk ka vend për kritika të
parëndësishme dhe shkatërruese, për mosdashje apo
për t’ia hedhur fajin të tjerëve. Duhet të
ndërtojmë një shtëpi fisnike, një Indi të
lirë ku të rriten gjithë fëmijët e saj.

Një nevojë organike
Mbajtur më 2 nëntor, 1945 - Robert Oppenheimer*
Do të më pëlqente të flisja sonte si një
shkencëtar, dhe të paktën si një luftëtar mik
për gjendjen e vështirë në të cilën
ndodhemi. Duke marrë në konsideratë se si
është situata e shkencës, mund të na hyjë
në punë të mendojmë pak për atë që
të tjerët kanë thënë dhe për motivet e
tyre. Në radhë të parë ishte shqetësimi se
armiku ynë mund t’i ndërtojë këto armë
para nesh, dhe ndjenja, të paktën në ditët e para,
ndjenja e fortë se pa armët bërthamore mund të
jetë e vështirë, mund të jetë e pamundur, mund
të kemi një rrugë të gjatë përpara para
se të fillojmë rrugën. Këto gjëra na
lodhën paksa, pasi u bë e qartë se lufta do të
fitohej në çdo rast. Disa njerëz, besoj unë,
janë motivuar nga kurioziteti dhe me të drejtë; dhe disa
nga një ndjenjë aventure, dhe me të drejtë. Të
tjerë kishin argumente më politike dhe thonë: “Ne
e dimë se armët bërthamore janë të mundura
në parim, dhe nuk është e drejtë se
kërcënimi i mundësisë së tyre të
parealizuar duhet të bjerë mbi botën.
Është e drejtë që bota të dijë se
çfarë mund të bëhet në fushën e tyre
dhe të merret me të. Ekzistonte gjithashtu ndjenja se me
siguri nuk kishte vend në botë ku ndërtimi i bombave
bërthamore të shërbente për mirë, dhe një
shans sa më të vogël për të sjellë
shkatërrime, se sa brenda Shteteve të Bashkuara. Unë
besoj se këto gjëra që njerëzit kanë
thënë janë të vërteta, dhe besoj se i kam
ditur gjithmonë. Por arsyeja pse e kemi vazhduar këtë
unë është se është një nevojë
organike. Nëse je një shkencëtar beson se
është mirë të kuptosh se si funksionojnë
këto gjëra; se është mirë të kuptosh se
cili është realiteti; se është mirë t’i
japësh njerëzimit pushtetin më të madh, të
kontrollojë botën dhe të merret me informacionin dhe
vlerat e saj. Është e pamundur të jesh një
shkencëtar nëse nuk beson se është mirë
të mësosh. Nuk ka vlerë të jesh një
shkencëtar, dhe nuk është e mundur, nëse nuk mendon
se është ndarja e njohurisë është vlera
më e lartë, ta ndash me këdo që është i
interesuar.
Nuk është e mundur të jesh një shkencëtar
nëse nuk beson se njohuria e botës, dhe pushteti që
të jep, është diçka që ka vlerë
për njerëzimin, dhe se ne po e përdorim atë
për të ndihmuar në përhapjen e njohurisë, dhe
se jemi të gatshëm të pranojmë pasojat.
Është e vërtetë të themi se armët
bërthamore janë një rrezik për këdo në
botë, dhe në këtë kuptim, një problem i
përbashkët, ashtu siç ishte për Aleatët
ndërsa mundën nazistët. Mendoj se në
mënyrë për t’u marrë me këtë
problem duhet të kemi një sens të
përgjegjësisë së komunitetit. Nuk mendoj se dikush
mendon se njerëzit do të kontribuojnë në zgjidhjen
e problemit nëse nuk janë të vetëdijshëm
për aftësinë për të marrë pjesë
në zgjidhjen e problemit. Besoj se është një
fushë në të cilën zbatimi i një
përgjegjësie të tillë të përbashkët
ka disa avantazhe. Është një fushë e re, në
të cilin risija dhe karakteristikat speciale të operacioneve
teknike duhet të na aftësojnë të themelojmë
një komunitet interesi, i cili mund të konsiderohet si
një fabrikë pilot për një tip të ri të
bashkëpunimit ndërkombëtar. Ne nuk jemi vetëm
shkencëtarë, por jemi dhe burra. Nuk mund ta harrojmë se
varemi nga shokët tanë luftëtarë. Këto
janë lidhjet më të forta në botë, më
të forta se ato që na lidhin me njëri-tjetrin, këto
janë lidhjet më të thella, që na lidhin me
shokët tanë.

Zoti Gorbaçov, shembeni këtë mur!
Mbajtur më 12 qershor 1987 - Ronald Reagan*
Njëzet e katër vite më parë, Presidenti John F.
Kennedy vizitoi Berlinin, u foli njerëzve të këtij
qyteti dhe botës në Bashki. Që nga ajo ditë edhe dy
presidentë të tjerë kanë ardhur në Berlin. Dhe
sot, personalisht, po bëj vizitën e dytë në qytetin
tuaj.
Ne vijmë në Berlin, ne presidentët amerikanë,
për shkak se është detyra jonë të flasim,
në këtë vend lirie. Por duhet të rrëfej,
tërhiqemi këtu nga gjëra të tjera gjithashtu: Nga
ndjenja e historisë në këtë qytet, më
shumë se 500 vjet i vjetër se kombi ynë; nga bukuria e
Grunewald dhe Tiergarten; po më shumë, nga kuraja dhe
vendosmëria juaj. Ndoshta kompozitori Paul Lincke kuptoi
diçka për presidentët amerikanë. Ashtu si
shumë presidentë para meje, unë vij këtu sot
për shkak se kudo që shkoj, çfarëdo që
të bëj, Ich hab noch einen Koffer in Berlin, kam ende
një valixhe në Berlin.
Mbledhja jonë këtu po transmetohet në të
gjithë Evropën Perëndimore dhe Amerikën Veriore. E
kuptoj se kjo po shihet dhe po dëgjohet edhe në Lindje.
Për të gjithë ata që po na dëgjojnë
në të gjithë Evropën Lindore, kam një
fjalë të veçantë: Edhe pse nuk mund të jem
me ju, ju drejtohem me fjalët e mia juve ashtu si dhe këtyre
që janë këtu. Sepse bashkohem me ju, ashtu siç
bashkohem me bashkëkombësit në Perëndim me
këtë besim të patundur: Es gibt nur ein Berlin, ka
vetëm një Berlin.
Prapa meje qëndron një mur që rrethon sektorët e
lirë të këtij qyteti, pjesë e një sistemi
të gjerë pengesash që ndajnë të gjithë
kontinentin e Evropës. Nga Baltiku, jugu, ato pengesa presin
Gjermaninë me një rrjetë telash me gjemba, beton, tufa
qensh dhe kulla rojesh. Më në jug, ato mund të mos
jenë të dukshme, as muri nuk duket. Por atje ka roje të
armatosur dhe pika kontrolli po njësoj, ka kufizime për
të drejtën për të udhëtuar, një
instrument që i imponohet burrave dhe grave të zakonshme,
vullnet i një shteti totalitar. Megjithatë, këtu në
Berlin duket më mirë muri; këtu ku pret në mes
qytetin, ku fotot dhe ekrani i televizionit ka fiksuar këtë
ndarje brutale të një kontinenti në mendjen e
botës. Qëndroj para portës Brandenburg. Çdo njeri
është një gjerman, i ndarë nga
bashkëkombësi i tij. Çdo njeri është
një berlinez, i detyruar të shohë një njollë.
Presidenti Von Weizsacker ka thënë:
“Çështja gjermane është e hapur për sa
kohë që porta Brandenburg është e mbyllur”.
Sot unë them: Për sa kohë që porta është
e mbyllur, për sa kohë që kjo njollë prej muri
lejohet të qëndrojë, nuk është vetëm
çështja gjermane ajo që qëndron hapur, por
çështja e lirisë e të gjithë
njerëzimit. Por nuk vij këtu të ankohem. Pasi gjej
në Berlin një mesazh shprese, madje dhe në hijen e
këtij muri, një mesazh triumfi.
Aty ku katër dekada më parë kishte mbeturina, sot
në Berlinin Perëndimor janë industritë më
të mëdha të çdo qyteti në Gjermani, blloqe
të zëna me zyra, shtëpi dhe apartamente të
bukura,rrugë krenare dhe parqe të gjera. Aty ku dukej se
kultura e një qyteti ishte shkatërruar, sot kemi dy
universitete të mëdha, orkestra dhe opera, teatro të
panumërta dhe muze. Aty ku kishte nevojë, sot ka bollëk,
ushqim, veshje, automobila, të mirat e mrekullueshme të
Ku’damm. Nga shkatërrimi, nga rrënojat, ju
berlinezët keni ndërtuar në liri një qytet që
edhe një herë renditet si një nga më të
mëdhenjtë mbi tokë. Sovjetikët mund të
kenë pasur plane të tjera. Por miqtë e mi, ishin disa
gjëra që sovjetikët nuk i kishin marrë parasysh,
Berliner Herz, Berliner Humor, ja, und Berliner Schnauze, zemrën e
berlinezit, humorin e berlinezit, po, dhe schnauze-n e berlinezit.
Në vitin 1950, Krushovi paralajmëroi: “Ne do t’ju
varrosim”. Por sot në Perëndim, ne shohim një
botë të lirë që ka arritur një nivel
prosperiteti dhe mirëqenieje të paparë në të
gjithë historinë njerëzore. Në botën
komuniste, ne shohim dështim, pengesa teknologjike, standarde
në rënie të shëndeti, madje duan dhe gjërat
më themelore, kanë pak ushqim. Madje sot, Bashkimi Sovjetik
nuk mund të ushqejë veten. Pas këtyre katër
dekadave, qëndron e gjithë bota para një konkluzioni
të dukshëm: Liria çon në prosperitet. Liria
zëvendëson urrejtjet e lashta mes kombeve me paqe. Liria
është fitorja.
Dhe tani vetë sovjetikët mund ta kuptojnë, në
një mënyrë të kufizuar, rëndësinë e
lirisë. Dëgjojmë shumë nga Moska për një
politikë të re reformash dhe hapjeje. Disa të burgosur
politikë mund të jenë liruar. Lajmet e huaja nuk
janë më të ndaluara. Disa sipërmarrje ekonomike
janë lejuar të veprojnë me më shumë liri nga
kontrolli i shtetit.
Mos janë të gjitha këto fillimi i ndryshimeve të
thella në shtetin sovjetik? Apo janë gjeste qëllimi i
së cilave është të rrisë shpresat e rreme
të Perëndimit, apo të forcojë sistemin sovjetik pa
e ndryshuar atë? Ne i mirëpresim ndryshimet dhe hapjen, pasi
besojmë se liria dhe siguria shkojnë së bashku, se
përparimi i lirisë njerëzore vetëm mund të
forcojë kauzën e paqes botërore. Kjo është
një shenjë që për sovjetikët do të ishte
e pagabueshme, që do të përparojë gramatikisht
kauzën e lirisë dhe paqes.
Sekretari i Përgjithshëm Gorbaçov, nëse
kërkoni paqe, nëse kërkoni prosperitet për
Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore, nëse kërkoni
liberalizim: Ejani në këtë portë! Zoti
Gorbaçov, hapeni këtë portë! Zoti
Gorbaçov, shembeni këtë mur!
Gjatë këtyre katër dekadave, ashtu siç
thashë, ju berlinezët keni ndërtuar një qytet
të madh. E keni bërë këtë me gjithë
kërcënimet, përpjekjet e sovjetikëve për
t’ju imponuar shenjën e Lindjes, bllokadën. Sot qyteti
lulëzon me gjithë sfidat që prezenca e këtij muri
paraqet. Çfarë ju mban ju këtu? Ka shumë për
të dhënë për qëndresën tuaj, për
kurajën e patundur. Por unë besoj se ka diçka më
të thellë, diçka që përfshin të
gjithë pamjen dhe ndjenjat e Berlinit në tërësi, jo
një ndjenjë të thjeshtë. Askush nuk do të
jetonte një kohë të gjatë në Berlin pa u
liruar nga iluzionet. Ekziston diçka që ka parë
vështirësitë në Berlin dhe ka zgjedhur t’i
pranojë, që vazhdon të ndërtojë këtë
qytet të mirë dhe krenar në kontrast me prezencën
totalitare që na rrethon, që refuzon të
çlirojë energjitë njerëzore apo aspiratat.
Diçka që ju flet me një zë të fortë
pohimi, që i thotë “po” këtij qyteti,
“po” së ardhmes, “po” lirisë. Me
një fjalë, do të thoja se ajo që ju mban këtu
në Berlin është dashuria, dashuria e thellë dhe e
gjallë.

Liria e zgjedhjes është parim universal
Për Kombet e Bashkuara, Nju Jork, 7 dhjetor 1988 - Mikhail Gorbachev*
Liria e zgjedhjes është një parim universal ndaj të
cilit nuk ka përjashtime. Nuk kemi arritur në konkluzionin e
pandryshueshmërisë së këtij parimi thjesht
përmes motiveve të mira. E kemi kuptuar përmes një
analize të pjesshme të procesit objektiv të kohës
sonë.
Vendi ynë po pëson një rritje të shpejtë
revolucionarësh. Procesi i rikonstruksionit po e shton hapin.
Nën distinktivin e demokratizimit, ristrukturimi tani ka pushtuar
politikën, jetën ekonomike e shpirtërore dhe
ideologjinë. Kemi shpalosur një reformë ekonomike
radikale, kemi mbledhur eksperiencë, dhe që nga viti i ri do
ta transferojmë të gjithë ekonominë kombëtare
drejt formave të reja dhe metodave novatore të punës.
Për më shumë, kjo do të thotë një
riorganizim të marrëdhënieve të prodhimit dhe
perceptimi i potencialit të pafund të pronës socialiste.
Jemi më shumë se besimplotë. Kemi një teori,
politikë dhe forcën avangardë të ristrukturimit
të një partie e cila po ristrukturon veten në
përputhje me detyrat e reja dhe ndryshimet radikale të
shoqërisë. Dhe gjëja më e rëndësishme:
të gjithë njerëzit dhe të gjitha gjeneratat e
qytetarëve në vendin tonë të madh janë në
favor të ristrukturimit.
Sot mund t'ju informoj për gjërat e mëposhtme. Bashkimi
sovjetik ka marrë vendimin të zvogëlojë forcat e
armatosura. Gjatë dy viteve të ardhshme, forca e tyre
numerike do të zvogëlohet me 500 mijë persona, dhe
volumi i ushtrisë konvencionale do të ulet në
mënyrë të ndjeshme. Këto zvogëlime do të
bëhen në një bazë të njëanshme, pa pasur
lidhje me negociatat e mandatit të takimit të Vjenës.
Në përputhje me aleatët tanë të Paktit të
Varshavës, kemi marrë vendimin të tërheqim
gjashtë divizione nga GDR-ja, Çekosllovakia dhe Hungaria,
dhe t'i shpërndajmë ato në vitin 1991.
Formacionet dhe njësitë e sulmit dhe një numër
të tjerash, përfshirë dhe forcat e kalimit të
lumit, së bashku me armatimet dhe pajisjet e luftës, do
të tërhiqen gjithashtu nga grupet e forcave sovjetike të
vendosura në këto vende. Forcat sovjetike të vendosura
në këto vende, do të shkurtohen me 50 mijë persona
dhe ushtritë e tyre me 5 mijë tanke. Të gjitha
divizionet e mbetura sovjetike në territorin e aleatëve
tanë do të riorganizohen. Ata do të kenë një
strukturë të ndryshme nga ajo e sotmja, e cila do të
jetë mbrojtëse, pas heqjes së në një numri
të madh tankesh.
Së fundmi, duke qenë se jam në tokën amerikane, por
gjithashtu dhe për arsye të tjera të kuptueshme, nuk kam
si të mos përmend temën e marrëdhënieve tona
me këtë vend të madh. Marrëdhëniet mes
Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës
vërtiten prej më shumë se 5 dekadash e gjysmë. Bota
ka ndryshuar, po kështu dhe natyra, roli dhe vendi i këtyre
marrëdhënieve në politikën botërore. Për
shumë kohë ato ishin ndërtuar nën pengesën e
përballjes, dhe ndonjëherë armiqësish, ose të
hapura ose të fshehura. Por gjatë viteve të kaluara,
në të gjithë botën, njerëzit kanë
psherëtirë me lehtësim, falë ndryshimeve për
më mirë në substancën dhe atmosferën e
marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit.
Askush s'ka ndër mend ta nënvleftësojë natyrën
serioze të mosmarrëveshjeve dhe vështirësitë e
problemeve që nuk janë zgjidhur ende. Megjithatë, jemi
diplomuar nga shkolla fillore e udhëzimit për të
arsyetuar dhe jemi në kërkim të zgjidhjeve në
interesin tonë për përbashkët. Bashkimi Sovjetik
dhe Shtetet e Bashkuara kanë krijuar arsenalët më
të mëdhenj bërthamorë, por pasi kemi pranuar me
objektivitet përgjegjësinë e tyre, ato ishin në
gjendje të përfundonin marrëveshjen e zvogëlimit
dhe shkatërrimit fizik të një sasie të këtyre
armëve, të cilat kërcënojnë shtetet e tyre dhe
këdo tjetër.
Të dyja palët posedojnë sekretet më të
mëdha dhe më të rafinuara ushtarake. Por ishin ato
që kanë hedhur bazat e zhvillimit të një sistemi
të ndërsjellë verifikimi në lidhje me
shkatërrimin, kufizimin dhe ndalimin e prodhimit të
armaturave. Ne e vlerësojmë këtë.
Po e përfundoj fjalimin tim tek Kombet e Bashkuara me të
njëjtën ndjenjë me të cilën e fillova:
një ndjenjë përgjegjësie ndaj popullit tim dhe
komunitetit botëror. Po takohemi në këtë fundvit, i
cili ka qenë kaq i rëndësishëm për Kombet e
Bashkuara, dhe jemi në prag të një viti nga i cili ne
presim kaq shumë. Dikush do të donte të besonte se
përpjekjet tona të bashkuara për t'i dhënë
fund një epoke luftërash, përballjesh dhe konfliktesh
krahinore, sulmet kundër natyrës, urie dhe varfërie
terrori, si dhe terrorizëm politik, do të krahasohen me
shpresat tona. Ky është qëllimi ynë i
përbashkët, dhe vetëm duke vepruar së bashku ne
mund ta arrijmë atë. Faleminderit.

Mjedis i ndotur moralisht
Mbajtur më 1 janar 1990 - Vaclav Havel*
Jetojmë në një mjedis të ndotur moralisht. E
ndotëm moralin duke thënë diçka të ndryshme
nga ajo që mendonim. Mësuam të mos i besonim
asgjëje, të shpërfillnim njëri-tjetrin, të
kujdeseshim vetëm për veten tonë. Koncepte të tilla
si dashuria, miqësia, dhembshuria, përulësia apo falja e
humbën thellësinë dhe dimensionin e tyre, dhe për
shumë prej nesh ato përfaqësonin vetëm
veçanti psikologjike, apo i ngjanin përshëndetjeve
që e kishin humbur rrugën që nga kohët e lashta,
paksa qesharake në epokën e kompjuterëve dhe anijeve
hapësinore. Vetëm pak prej nesh ishin në gjendje të
bërtisnin me të madhe pushtetet nuk duhet të kishin kaq
pushtet, dhe se ajo fermë e veçantë, që prodhon
ushqim ekologjikisht të pastër dhe cilësor vetëm
për ata, duhet ta dërgojë ushqimin në shkolla,
jetimore dhe spitale, nëse nuk mund të prodhohej për
të gjithë. Regjimi i mëparshëm, i armatosur me
ideologjinë arrogante dhe të patolerueshme, e zvogëloi
njeriun duke e bërë një forcë dhe mjet prodhimi.
Duke bërë këtë, sulmoi substancën dhe
marrëdhënien e ndërsjellë. Uli njerëzit me
dhunti dhe autonomi, të cilët punonin me mjeshtri në
vendin e tyre, dhe i thërrmoi në makinën e zhurmshme e
gjigande, kuptimi i së cilës nuk ishte i qartë për
askënd. Nuk mund të bëjë më shumë se sa
ta lodhë dalëngadalë veten.
Kur flas për ndotjen e atmosferës morale, nuk flas vetëm
për zotërinjtë që hanë perime organike dhe nuk
hedhin sytë poshtë nga dritaret e aeroplanëve. Po flas
për të gjithë ne. Jemi mësuar të gjithë
me sistemin totalitar dhe e kemi pranuar atë si një fakt i
pandryshueshëm dhe kemi ndihmuar në përjetimin e tij. Me
fjalë të tjera, të gjithë jemi, edhe pse në
masa të ndryshme, përgjegjës për operacionin e
makinerisë totalitare; askush prej nesh nuk është
një viktimë e thjeshtë: jemi njëkohësisht edhe
krijuesit e tij.
Përse e them këtë? Do të ishte e paarsyeshme
të kuptoje ligjshmërinë e trishtë të dyzet
viteve të fundit si diçka të huaj, të cilën
na e la trashëgim një kushëri i largët.
Përkundrazi, duhet ta pranojmë këtë trashëgimi
si një mëkat kundër vetes sonë. Nëse e
pranojmë si të tillë, do të kuptojmë se
është në dorën tonë, dhe vetëm në
dorën tonë, të bëjmë diçka për
të. Nuk mund t’ua vëmë fajin sunduesve të
mëparshëm për gjithçka, jo vetëm sepse do
të ishte e pavërtetë, por gjithashtu do të zbehte
detyrën me të cilën përballemi sot, pra, detyrimin
për të vepruar me pavarësi, në liri, në
logjikë dhe me shpejtësi. Le të mos gabojmë:
qeveria më e mirë në botë, Parlamenti më i
mirë dhe Presidenti më i mirë, nuk mund të
bëjnë shumë vetëm me veten e tyre. Do të ishte
gjithashtu gabim të prisje një ilaç të
menjëhershëm vetëm prej tyre. Liria dhe demokracia
përfshijnë pjesëmarrjen dhe përgjegjësi nga
të gjithë.
Nëse e kuptojmë këtë, atëherë e
gjithë frika se demokracia e Çekosllovakisë së re
do të zhduket. Nëse e kuptojmë këtë, shpresa
do të kthehet në zemrat tona.
Në konkluzion, do të doja të thoja se dua të jem
një President që flet pak dhe bën shumë. Dua
të jem një President i cili jo vetëm që do të
shohë jashtë dritareve të avionit, por i cili, do
të jetë i pranishëm mes popullit të tij dhe do
t’i dëgjojë ata.
Ju mund të pyesni se çfarë republike
ëndërroj unë. Më lejoni të përgjigjem:
Unë ëndërroj një republikë të pavarur,
të lirë dhe demokratike, një ekonomi të begatë
dhe shoqëri të drejtë, me pak fjalë, një
republikë humane e cila i shërben individit dhe shpreson se
edhe individi do t’i shërbejë. Për një
republikë me njerëz të harmonishëm, pasi
përndryshe do të ishte e pamundur të zgjidhnim problemet
tona, njerëzore, ekonomike, ekologjike, sociale dhe politike.
Më i njohuri nga pararendësit e mi e hapi fjalimin e
parë me një citim nga Comenius-i çek. Më lejoni
ta përmbledh fjalimin tim të parë me parafrazimin tim
të të njëjtit pohim:
Popull, qeveria juaj është kthyer nga ju!

Është koha për negociata
Mbajtur më 2 shkurt 1990 - Frederik W. de Klerk
Zoti folës, anëtarë të Parlamentit! Zgjedhjet e
përgjithshme të 6 shtatorit 1989, e vunë vendin
tonë në rrugën e ndryshimeve drastike. Si rrugë e
nëndheshme është ndërgjegjësimi i një
numri të madh afrikanësh, se vetëm një arsyetim mes
liderëve përfaqësues të të gjithë
popullsisë do të mund të na sigurojë paqen
afatgjatë.
Alternativa është dhunë gjithnjë e më e madhe,
tension dhe konflikt. Kjo është e papranueshme dhe në
interesin e askujt. Mirëqenia e këtij vendi është e
lidhur pa dyshim me aftësinë e udhëheqësve për
të pranuar njëri-tjetrin. Askush s’mund t’i
shpëtojë të vërtetës së thjeshtë.
Vendi ynë dhe të gjithë njerëzit e tij janë
ngatërruar në konflikt, tension dhe luftë të
dhunshme për dekada. Është koha që ne të
shkëputemi nga cikli i dhunës dhe të çajmë
drejt paqes dhe ribashkimit. Shumica e heshtur ka një
dëshirë të zjarrtë për këtë. Të
rinjtë e meritojnë këtë.
Me hapat që qeveria ka marrë, ka treguar besim të
mirë dhe tavolina është shtruar që
udhëheqësit praktikë të fillojnë të
flasin për një qeverisje të re, për të arritur
në një arsyetim me anë të një diskutimi.
Agjenda është e hapur dhe qëllimi i
përgjithshëm për të cilin ne po aspirojmë
duhet të jetë i pranueshëm për të gjithë
afrikano-jugorët.
Mes të tjerave, këto qëllime përfshijnë
një kushtetutë të re demokratike, privilegje universale,
jodominim, barazi para një gjykate të pavarur, mbrojtje e
minoriteteve, si dhe të drejta e individit: liri besimi, një
ekonomi të arsyeshme të bazuar në parime të
provuara ekonomike dhe sipërmarrje private, programe dinamike me
qëllim arsim sa më të mirë, shërbime
shëndetësore, strehim dhe kushte sociale për të
gjithë.
Në lidhje me këtë, zoti Nelson Mandela do të
luajë një rol të rëndësishëm. Qeveria ka
theksuar se ai ka deklaruar se është i vullnetshëm
të bëj një kontribut konstruktiv të procesit
politik në Afrikën e Jugut.
Doja ta shprehja hapur se qeveria ka vendosur ta lirojë zotin
Mandela pa kushte. Kam marrë vendimin ta çoj këtë
çështje deri në fund pa u vonuar. Qeveria do të
marrë vendimin sa më shpejt për datën e lirimit
të tij.
Për fat të keq, do të duhet pak kohë.
Do të kalojë pak kohë, normalisht, para se të
merret vendimi për lirim, për shkak të kërkesave
administrative dhe logjike. Në rastin e zotit Mandela, ka
faktorë të tjerë që pengojnë të dalë
menjëherë. Ai nuk ka qenë një i burgosur i
zakonshëm. Për shkak të këtij fakti, rasti i tij
kërkon një maturi.
Njoftimet e ditës së sotme në veçanti, prekin
thelbin e udhëheqësve me ngjyrë, gjithashtu zotin
Mandela, ata kanë mbrojtur gjatë viteve parimet e tyre duke
iu nënshtruar dhunës. Ka pasur supozime se qeveria nuk ka
dashur të flasë për të dhe ata janë privuar
nga e drejta e aktivitetit normal politik të organizatave të
tyre.
Për këtë arsye, e përsëris ftesën time
më fort se kurrë. Ecni përmes derës së hapur,
zini vend në tavolinën e negociatave së bashku me
qeverinë dhe liderë të tjerë, të cilët
kanë pushtet brenda dhe jashtë Parlamentit. Pikëpamjet
politike të kujtdo do të testohen kundrejt realizimit të
tyre, punës dhe drejtësisë së tyre. Koha e
negociatave ka mbërritur.

Njerëz të mëdhenj, komb i madh
Drejtuar kombit, 11 shtator 2001 - George W. Bush
Mirëmbrëma. Sot, qytetarë të dashur, mënyra e
jetesës, liria jonë u sulmua në një seri aktesh
të qëllimshme terroriste. Viktimat ishin në avionë
ose në zyra: sekretare, burra dhe gra biznesmenë,
punëtorë ushtarakë dhe federalë, nëna dhe
baballarë, miq dhe fqinjë. Me mijëra jetë papritur
morën fund nga akte djallëzore dhe të neveritshme. Pamja
e aeroplanëve që përplaseshin me ndërtesat, zjarri
që përhapej, ndërtesat gjigande që
rrëzoheshin, na kanë mbushur me mosbesim, trishtim dhe
një zemërim të panënshtruar. Këto akte
vrasjesh masive kishin qëllim të frikësonin kombin
tonë dhe ta çonin drejt kaosit dhe tërheqjes. Por ato
dështuan. Vendi ynë është i fortë.
Njerëz të mëdhenj janë zhvendosur të
mbrojnë një komb të madh. Sulmet terroriste mund të
lëkundin bazat e ndërtesave tona të mëdha, por nuk
mund ta prekin themelin e Amerikës. Amerika ishte shënjestra
e sulmit për shkak se ne jemi feneri më i shndritshëm
për liri dhe mundësi në botë. Askush s'mund ta
pengojë dritën të shndrisë. Sot, kombi ynë pa
djallin, më të keqin e natyrës njerëzore, por ne iu
përgjigjëm me më të mirën e Amerikës. Me
guximin e punëtorëve të shpëtimit, me kujdesen e
të huajve dhe fqinjëve, të cilët erdhën
për të dhënë gjak dhe ndihmuan si të mundnin.
Menjëherë pas sulmit, urdhërova planet e urgjencës
së qeverisë sonë. Ushtria jonë është e
fuqishme dhe e përgatitur. Skuadrat e emergjencës po
punojnë në Nju Jork dhe Uashington D.C. për t'i ardhur
në ndihmë skuadrave vendore të shpëtimit.
Prioriteti ynë është të ndihmojmë ata që
janë lënduar, dhe të marrim çdo masë
paraprake për të mbrojtur qytetarët tanë në
shtëpi dhe në të gjithë botën nga sulme
të tjera. Funksioni i qeverisë sonë do të
vazhdojë pa ndërprerje. Agjencitë federale në
Uashington që u boshatisën sot po rihapen për personelin
kryesor sot dhe do të hapen për bizneset nesër.
Institucionet tona financiare do të qëndrojnë të
forta dhe ekonomia amerikane do të hapet edhe për bizneset.
Po bëhen kërkime për ata që fshihen prapa
këtyre akteve djallëzore. Kam drejtuar burimet e plota
të inteligjencës sonë dhe personelin e zbatimit të
ligjit për të gjetur përgjegjësit dhe për t'i
sjellë para drejtësisë. Nuk do të bëjmë
dallime mes terroristëve që i kryen këto akte dhe atyre
që i strehojnë ata.
I vlerësoj kaq shumë anëtarët e Kongresit të
cilët janë bashkuar me mua duke i dënuar fuqishëm
këto sulme. Në emër të popullit amerikan, i
falënderoj udhëheqësit e botës të cilët
kanë telefonuar për të na ngushëlluar dhe për
të na ndihmuar. Amerika dhe miqtë tanë dhe aleatët
janë bashkuar me gjithë ata që duan paqe dhe siguri
në botë, dhe ne do të qëndrojmë së bashku
për ta fituar luftën kundër terrorizmit.
Sonte, kërkoj lutjet tuaja për të gjithë ata
të hidhëruarit, për fëmijët, bota e të
cilëve është tronditur, për të gjithë ata
të cilëve u është tronditur siguria dhe paqja. Dhe
lutem që ata të ngushëllohen nga një Fuqi më e
madhe se të gjithë ne, i cili ka folur përmes epokave me
Psalmin 23: "Edhe sikur të eci në luginën e hijes
së vdekjes, nuk do të kem frikë, sepse Ti je me mua".
Kjo është një ditë ku të gjithë
amerikanët nga çdo fushë e jetës do të
bashkohen me vendosmërinë tonë për drejtësi
dhe paqe. Amerika i ka mposhtur edhe më parë armiqtë,
edhe këtë radhë kështu do të bëjmë.
Askush prej nesh nuk do ta harrojë këtë ditë, por
do të ecim përpara për të mbrojtur lirinë dhe
gjithçka të mirë dhe të drejtë në
botën tonë.
Faleminderit. Natën e mirë. Dhe Perëndia e bekoftë Amerikën.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi