Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes.
Faqja 1 e 1
Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes.
Që nga shpikja madhore e rrotës deri te pushtimet e Xhenxhis Khanit dhe rrëzimi i komunizmit në Evropë.
Zgjedhja e 50 datave kyçe në historinë e
njerëzimit nuk është diçka e thjeshtë. Ka
shumë pak gjasa që dy njerëz në këtë
botë t‘i vlerësojnë të njëjtat 50 data.
Çdo listë do të shoqërohej në
mënyrë të pashmangshme nga pyetja: "Përse
është lënë jashtë kjo datë dhe përse
është përfshirë një tjetër"?
Konceptet data të njohura dhe data të rëndësishme
janë të ndryshme. Çdo nxënës shkolle i
kujton mirë vitet 1066, 1588 dhe 1815, por vetëm e kjo e
fundit shfaqet në listën time dhe jo vetëm për hir
të Betejës së Vaterlosë. Çdo listë me
vetëm 50 data duhet të marrë parasysh një seri
kufizimesh. Asnjë datë nuk ngjitet përtej historisë
së njerëzimit, rreth 5500 vjet të shkuara dhe jo pa u
bazuar në ndonjë të dhënë të shkruar apo
të vizatuar. Disa data janë shumë të mjegullta,
pjesërisht për shkak të pamundësisë për
të thënë me siguri se "rrota u shpik në
këtë vit të caktuar", megjithëse të
gjithë e dimë rolin e pallogaritshëm të kësaj
shpikjeje në historinë tonë; pjesërisht edhe
të të dhënave që kemi sot në duar, të
cilat mund të jenë të pasakta edhe për ngjarje
të kohëve relativisht të vona; pjesërisht, pasi
kulturat gojore të mëparshme nuk prodhuan kronologji të
përcaktuara me saktësi, gjë që nuk na e jep
mundësinë të kuptojmë kur bëhet fjalë
për spekulime e kur për të dhëna të sakta.
Gjeografia, nga ana e saj, na detyron të lëmë
jashtë shumë data kyçe nga historia e Evropës,
për t‘u krijuar hapësirë datave historike që
na vijnë nga Kina e lashtë, Lindja e Mesme apo Amerika.
Historia botërore është globale, edhe pse në
pjesën dërrmuese është dominuar nga Evropa.
Atëherë, përse këto 50 data dhe jo të tjera?
Historia e njerëzimit është një rrëfenjë
tejet e shtrirë dhe komplekse, por shoqëria njerëzore ka
funksionuar gjatë 5 mijë viteve të fundit vetëm
falë disa shpikjeve dhe zbulimeve kyçe. Është kjo
arsyeja për të cilën objekte si rrota, vela, apo ora
mekanika kanë zënë vend në listë.
Shoqëritë njerëzore janë bashkuar nga besimi fetar,
arsye për të cilën themeluesit e besimeve më
të rëndësishme në botë kanë
zënë vend në listë. Njëherësh besimi
fetar lidh botën moderne me botën antike të 2-3
mijë viteve më parë. Çdo ditë miliona
njerëz në botë lexojnë Biblën, dokument
që i përket një bote krejtësisht të humbur,
apo Kuranin, libër që arrin të ushtrojë në
ditët tona ndikim të jashtëzakonshëm.
Ngjarjet politike janë të rëndësisë sporadike,
por në çaste të caktuara i kanë dhënë
trajta themelore historisë. Për këtë arsye,
unifikimi i Kinës së lashtë gjendet në listën
e 50 datave më të rëndësishme. Kina mbetet po ai
shtet gjigant i unifikuar, i vendosur pak a shumë në të
njëjtën hapësirë ku gjendej 2 mijë vjet
më parë. Në rast se persët do t‘i kishin
shporrur tej grekët e lashtë, apo kartagjenasit, do të
kishin mundur të shkatërronin Romën e bota klasike do
të kishte qenë krejt tjetër. Ngritja dhe rënia e
komunizmit gjatë shekullit XX ndikoi në jetët e
shumë shteteve e të miliona njerëzve.
Së fundmi, kreativiteti dhe inteligjenca njerëzore kanë
modifikuar mënyrën si e shohim botën. Fizika e Njutonit,
teoria e relativitetit e Ainshtainit, biologjia e Darvinit dhe veprat e
Shekspirit i kanë dhënë botës një tjetër
fytyrë. Nëse lista do të ishte më e gjatë, pa
dyshim në të do të kishte hapësirë për
Kopernikun, Gëten apo Niçen. Këto data kanë
ndikuar në mënyrën se si shoqëria njerëzore
është zhvilluar për mirë apo për të keq
gjatë pesë mijëvjeçarëve të fundit.

Re: Ngjarjet që kanë ndryshuar rrjedhën e luftës dhe paqes.
50 datat e historisë së botës.
- 3500 PK
Shpikja e rrotës dhe e plugut në Mesopotami (në Irakun e
sotëm); shpikja e varkës me vela në Egjipt: tri shpikje
të rëndësisë së jashtëzakonshme, duke
qenë se i dhanë shtysë të paparë
tregtisë, agrikulturës dhe eksplorimeve. - 3200 PK
Shpikja e shkrimit në Mesopotami: për herë të
parë u ofrua mjeti për të regjistruar dhe kuptuar
historinë e njerëzimit. - 3000 PK
Themelimi i qyteteve të para shumere (në Irakun e
sotëm): origjina e strukturave moderne shoqërore dhe
administrative. - 1600 PK
Shpikja e alfabetit modern: një mjet i rëndësisë
së jashtëzakonshme të komunikimit të koncepteve
komplekse dhe të kulturave. - 1600 PK
Fillimet e para të qytetërimit grek: shumë i
rëndësishëm për qytetërimin perëndimor,
duke qenë se ishte pikërisht ai që hodhi
rrënjët e matematikës, filozofisë, mendimit politik
dhe mjekësisë. - 753 PK
Themelimi i Romës: Perandoria Romake është një
ndër shtyllat e epokës moderne, falë prodhimit të
ideve mbi të drejtën njerëzore, ligjin,
inxhinierinë dhe luftën. - 670 PK
Shpikja e përpunimit të hekurit: metalurgjia është
çelësi i zhvillimeve të mëtejshme në fushat
teknike, ekonomike dhe ushtarake. - 551 PK
Lindja e filozofit kinez, Konfuci, themeluesi i një prej sistemeve
filozofike më të rëndësishëm në botë. - 490 PK
Beteja e Maratonës: Grekët ia dolën të largonin
rrezikun e pushtimit persian, duke siguruar mbijetesën e
shkencës dhe të kulturës greke. - 486 PK
Lindja e Budës, themeluesi i një prej besimeve fetare më
të mëdha dhe më të rëndësishme në
botë. - 327 PK
Perandoria e Aleksandrit të Madh shtrihet në Indi: i pari
shembull i marrëdhënieve të gjata (shpesh të
dhunshme) mes Evropës dhe Azisë. - 202 PK
Hanibali u mund nga Roma: fitorja është tepër e
rëndësishme, duke qenë se siguroi mbijetesën dhe
zgjerimin e mëtejshëm të civilizimit romak. - 27 PK
Themelimi i Perandorisë Romake: është fillimi i
periudhës klasike të dominimit romak në Evropë dhe
në Mesdhe. - 5 PK
Lindja e Jezu Krishtit, themelues i shumë degëve të
krishterimit. Data e saktë e lindjes ka qenë objekt diskutimi
për shekuj me radhë. - 105
Përdorimi i parë i letrës moderne: zëvendësoi
pllakat e gurta, pllakat e argjilta, lëkurën, duke u kthyer
në një mjet që gjeti përdorim të gjerë. - 280
Unifikimi i Kinës së dinastinë Çin të Perëndimit, e cila i dha trajtat Kinës së sotme. - 312
Perandori romak, Kontstantini, konvertohet në të
krishterë: kjo i dha mundësinë krishterimit të
përhapej në mbarë Evropën. - 476
Rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit
shënon fundin e 800 viteve hegjemoni romake. Është pika
ku fillon krijimi i Evropës moderne. - 570
Lindja e Muhamedit, themeluesit të myslimanizmit, një
ndër fetë me shtrirje më të gjerë në
botë. - 730
Në Kinë shpiket shtypshkronja: hap shumë i
rëndësishëm në komunikimin masiv, gjë që
rriti ndjeshëm shpejtësinë e përhapjes së
kulturës e të ligjeve. - 800
Karli i Madh kurorëzohet Perandor i Perandorisë së re
të Perëndimit. Kjo shënon çastin kur Evropa nisi
të riintegrohet. Perandoria e Shenjtë Romake zgjati për
njëmijë vjet. - 1054
Skizma e kishave të krishtere greke e latine e ndan krishterimin përfundimisht në dy gjysma gjeografike. - 1088
Në Bolonjë të Italisë themelohet universiteti i
parë: këtu nis edhe koncepti modern i shkallës më
të lartë të mësimit dhe të dijes universale. - 1206
Xhenxhis Khani nis pushtimet në Azi. Dallga mongole ushtron
një impakt shumë të rëndësishëm në
zhvillimin e Azisë dhe në lëvizjet e popujve. - 1215
Mbreti Xhon i Anglisë detyrohet nga baronët të
firmosë dokumentin Magna Carta, me të cilën u jepte
të drejta qytetarëve të mbretërisë:
pikërisht këtu merr jetë koncepti modern i
konstitucionalizmit. - 1453
Rënia e Kostandinopojës në duart e turqve otomanë: nis dominimi thuajse 500-vjeçar turk. - 1455
Shfaqet shtypshkronja e parë: shpikja revolucionare e Gutenbergut
bëri të mundur që librat të mos mbeteshin më
luks i shtresave aristokratike. - 1492
Kristofor Kolombi zbulon Botën e Re, duke e futur kontinentin
amerikan në sistemin global të kulturës e të
tregtisë. - 1509
Shpikja e orës: thelbësore në ekonominë dhe
administrimin modern, falë futjes së konceptit të
rregullimit të kohës me saktësi. - 1517
Martin Luteri i jep jetë reformimit të kishës.
Shënon pikënisjen e protestantizmit dhe nxjerr në
skenë idenë e besimit fetar individual. - 1519
Kortezi nis pushtimet në Amerikën e Jugut, e cila bëhet pjesë e sistemit politik dhe ekonomik botëror. - 1564
Dita e lindjes së Uilliam Shekspirit: veprat e tij shërbejnë për të shpjeguar gjendjen njerëzore. - 1651
Publikohet vepra "Leviatan" e autorit Tomas Obs: bëhet fjalë
për gurin themeltar të idesë moderne mbi barazinë
në shoqërinë civile. - 1687
Isak Njutoni publikon Principia Mathematica, bazën e fizikës moderne. - 1776
Deklarata Amerikane e Pavarësisë i jep jetë një
evolucioni të jashtëzakonshëm politik dhe nxjerr në
skenë Amerikën si fuqi globale. - 1789
Revolucioni francez shënon shkëputjen thelbësore nga
tradita monarkike; u lihet liri të "drejtave të njeriut". - 1815
Beteja e Vaterlosë: vjen fundi i Perandorisë së
Napoleonit dhe bashkë me të edhe ambiciet e Perandorit
për të ristrukturuar dhe dominuar gjithë Evropën. - 1825
Shpiket lokomotiva e parë me avull, duke shënuar daljen
në skenë të transportit të lirë e të
shpejtë tokësor. - 1859
Publikohet nga Darvini vepra "Origjina e Specieve". Teoria e tij e
evolucionit transformon këndvështrimet mbi njeriun dhe
ambientin ku jeton, njëherësh edhe besimin në Zot. - 1885
Benzi ndërton veturën e parë që shfrytëzon
energjinë e prodhuar nga nafta, duke i dhënë kështu
jetë revolucionit më rrënjësor teknik dhe social
në epokën moderne. - 1893
Zelanda e Re për herë të parë u jep grave të
drejtën për të votuar. Në këtë pikë
gratë e panë veten krejt të barabarta politikisht
në raport me burrat. - 1905
Publikohet teoria e relativitetit special të Ainshtainit.
Transformon tërësisht natyrën e dijeve në
fizikë. - 1917
Revolucioni Rus krijon shtetin e parë revolucionar. - 1918
Fundi i Luftës së Parë Botërore. Zhduken nga skena
Perandoritë Otomane dhe ajo e Habsburgëve; modifikohen hartat
evropiane dhe ato të Lindjes së Mesme. - 1939
Shpërthen Lufta e Dytë Botërore: gjatë viteve
1939-‘45 në gjithë botën vdesin më shumë
se 50 milionë njerëz në atë që ka hyrë
në histori si konflikti me numrin më të madh të
viktimave në historinë e njerëzimit. Shënon edhe
fundin e epokës së imperializmit. - 1945
Fundi i Luftës së Dytë Botërore. Në
çastin e shpërthimit të bombës së parë
atomike, njeriu ka mësuar të zhvillojë mjetet që
mund ta zhdukin nga faqja e dheut. - 1949
Themelohet Kina komuniste: Kina krijohet si një njësi e vetme
territoriale me administratë të përbashkët dhe
ekonomi moderne. - 1959
Shpikja e çipit elektronik prej silikoni është shpikja
më e madhe teknike e shekullit të shkuar, gjë që
mundësoi edhe epokën e kompjuterit. - 1960
Prodhohet pilula e parë kontraceptive për femra, duke u
dhënë mundësinë të kenë në dorë
të zgjedhin çastin kur duan të mbeten
shtatzënë. - 1989-‘90
Rënia e sistemit komunist në Evropë: shënon fundin
e eksperimentit të gjatë komunist; edhe komunizmi aziatik u
nënshtrohet ndryshimeve.
Similar topics
» Viktimat e luftës që vazhdon
» Sa ju kan ndryshuar provojat e Jetes?
» Tetova qytet i paqes
» Viktimat e Luftes se Dyte Boteror
» Babai i Lohan: Lindsay ka ndryshuar
» Sa ju kan ndryshuar provojat e Jetes?
» Tetova qytet i paqes
» Viktimat e Luftes se Dyte Boteror
» Babai i Lohan: Lindsay ka ndryshuar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi