Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MENDIM/DASHURI/NDJENJ/ANKTH

4 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

MENDIM/DASHURI/NDJENJ/ANKTH - Faqe 2 Empty MENDIM/DASHURI/NDJENJ/ANKTH

Mesazh nga engjell a djall Wed 17 Jun 2009 - 12:35

First topic message reminder :

Cpo ben o zot me mua
jeta po me shkaterrohet
per ate qe e dua.
Valle ne syte e mi,
dashurine e tij
un vet se desha.
Per nje kohe te gjate
aJO me erdhi pas
un e largova
dhe tani po e humbas.
Zot sa e padrejte u tregova,
me kete njeri te dashuruar,
tani po e kuptoj dhe vete,
cdo te thote te jetosh me zemer te copetuar!
si e cmendur shikoj ne telefon
e di se ai kurre me si dikur sdo te me telefonoj.
Pse o fat i mallkuar sillesh keshtu me mua?
Cfaj ka zemra ime qe vone u dashurua?
Nuk besoj ne meshkuj se jane genjeshtare,
dhe tani qe besim fitova,
tani jetojme te ndare.
Me thuaj o zot cfare provash duhet te kaloj,
pse eshte kaq e veshtire
pak lumturi te shijoj?
As vete nuk e di ,
si nuk e harrova kete fjale,
ne fjalorin tim te varfer,
e shikova shume rralle.
Pse nga buzet e mia,
buzeqeshjen ma vodhe?
Pse lotin nga syte e mi
e lejon te dale???
Pa kuptuar asgje
me rrejdhin lotet pa ndaluar,
me lagen faqet dhe mjekeren,
per pak lumturi te mallkuar.
Nuk mund te dal nga shpija,
se shikoj njerez te dashuruar,
nuk mund te rri ne dhome,
se me dhemb ky shpirt i coptuar.
Ne cdo pasqyr shikoj
fytyren time te trishtuar,
ne nje vend dua te strukem,
nga ti per tu larguar.
Sdua te shikoj me,
syte e tu te bukur
largohu nese kete do,
uroj qe te jesh i lumtur!
Sa per mua mos u bej merak,
do vuaj, do qaj, por do pushoj prap.


Edituar për herë të fundit nga eri dr në Wed 17 Jun 2009 - 19:18, edituar 2 herë gjithsej
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë


MENDIM/DASHURI/NDJENJ/ANKTH - Faqe 2 Empty Re: MENDIM/DASHURI/NDJENJ/ANKTH

Mesazh nga Erisa Thu 18 Jun 2009 - 2:24

o vdeksha ne preherin tend,
u befsha une toke per ty,
mos i gjetsha une kurre vetes vend,
ne vdeksha pa te pare me sy!
O kurre une drite mos pafsha,
u shkrifsha si fluske debore,
ne mbetsha pa dale me ty,
pa t'fole ,pa t'kape per dore,..
O kurre qetesi mos paqa,
mos i gjetsha kurre vetes vend,
pa shiju buzeqeshjen tende,
pa u tretur ne kraharorin tend...
Jo ,jo pa ty mos jetofsha,
u digjsha ne ferr e pa shprese,
ne mbetsha pa shiju shpirtin tend,
pa te dashte,pa te prek s'mund te vdes!
O Zottt, pa ty s'mund te jetoj,
qetesi s'gjej dot ne asnje vend,
u befsha shprese e zemres tende,
u mbytsha ne detin e shpirtit tend..
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MENDIM/DASHURI/NDJENJ/ANKTH - Faqe 2 Empty Re: MENDIM/DASHURI/NDJENJ/ANKTH

Mesazh nga engjell a djall Mon 5 Jul 2010 - 9:43

Dobet..!

Dobet, dobet
si lulezilke,
me kurmin nje fije bari…
Si t’i shpetoj syrit tend
kur me veshtron ashtu
me adhurim?
Dobet, dobet, dobet si jam
e di se s’kam shpetim.
Dobet,
pak vdekje,
pak jete
prej teje marr
e pas si bletez
nisem, kerkoj
tjeter nektar…
…dobet si lulezilke,
si blete
qe te do me pare
e pastaj s’te pret
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MENDIM/DASHURI/NDJENJ/ANKTH - Faqe 2 Empty Re: MENDIM/DASHURI/NDJENJ/ANKTH

Mesazh nga engjell a djall Mon 5 Jul 2010 - 9:44

Me pelqen kur flet.

Me pelqen kur flet…
Zeri yt gurgullon pergjate kraharorit
e kur del
si avuj qe shkeputen nje liqeni te madh
tere ngjyra
e te lashte,
si nape
e bardhe
e pak e tejdukshme
vjen te me mbuloje
gjuhen,
buzet…
..fjalet…
…e mekem
perballe esences tende
qe luan me fluturat e mia,
krejt e paditur
per frymen e eres se leshuar
ashtu kot
tokes,
e qe behet uragan tek une,
ne ulesen perballe:
anen tjeter te botes!
I fshehte rri pasioni im
vec ngjyres qe leshon ne molleza hera-here,
petla te brishta si rrahjet e shpeshta
qe ti, gabimisht, i merr per pranvere…
Keshtu pastaj, shkon me napen e bardhe
qe fjalet m’i ka mbledhur te gjitha dhe njehere,
ngadale…ngadale…
“Me pelqeu dita mike, – me thua e qesh,
- po s’di pse, prape sot, s’fole asnje fjale…”
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MENDIM/DASHURI/NDJENJ/ANKTH - Faqe 2 Empty Re: MENDIM/DASHURI/NDJENJ/ANKTH

Mesazh nga engjell a djall Mon 5 Jul 2010 - 9:52

Zjarri i frikes
Enderrat, kohen, jeten,
mendimet e bukura
i hodha ne leter
me ngjyrat e moshave.

I shkrova ne zemer,
i gdhenda ne balle…
…ne kujtim te tyre
ende shkasin lote te vale.

U dogjen te tera
ne zjarrin e frikes:
enderrat, kujtimet
dashurite e moshes.

U dogjen, u shuan
u bene hi
e asgje s’mbeti
t’me kujtoje enderren tani.

C’lindte ishe e keqe,
c’ish e keqe duhej djegur…
…e digjej jeta ime
ne zjarrin e frikes se patretur
.
engjell a djall
engjell a djall
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 7372
 <b>Piket</b> Piket : 8226
Regjistruar : 25/04/2009

https://hapesira.albanianforum.net/shkrimtare-shqiptare-f48/poezi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MENDIM/DASHURI/NDJENJ/ANKTH - Faqe 2 Empty Re: MENDIM/DASHURI/NDJENJ/ANKTH

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi