“Fitorja në Bahrein është e pamundur
:: Zona Sportive :: Formula 1
Faqja 1 e 1
“Fitorja në Bahrein është e pamundur
“Fitorja në Bahrein është e pamundur”
Piloti i Ferrarit, Kimi Raikonen, përcakton objektivin për garën e ardhshme: Dua një vend në zonën e pikëve
“Në dy vitet e fundit Ferrari ka fituar në pistën Sakhir, por nuk
besoj se do t’ia dalim mbanë këtë herë”, shprehet Kimi Raikonen. Në
Bahrein, ku të dielën do të zhvillohet gara e katërt e Botërorit 2009,
Ferrari nuk mund të jetë në plan të parë.
Makinat Ferrari kanë bërë prova dimërore në pistën e Sakhirit.
“Temperaturat duhet të jenë shumë më të larta në krahasim me ditët kur
kemi bërë ne teste. Nëse do të arrijmë të kemi një fundjavë pa
probleme, mund të fitojmë ndonjë pikë dhe ndoshta ndonjë vend në
podium”, thotë piloti finlandez. Ferrari nuk ka marrë ende asnjë pikë
në klasifikim.
“Jemi ende pa pikë dhe dhe kjo na e bën më të vështirë situatën.
Skuadra duhet të jetë e përqendruar dhe të japë maksimumin: do të ketë
shumë të reja në Barcelonë dhe pas asaj gare duhet të jemi në gjendje
të kuptojmë pozicionin tonë në krahasim me skudrat e tjera”, shton
Raikonen, duke treguar për faqen zyrtare në internet të skuadrës së tij
të rejat për garën e Spanjës, që mbahet më 10 maj.
NEGATIV Ferrari vjen pas aventurës negative në
Shangai. “Fatkeqësisht ishte një fundjavë e vështirë për ne. Në Kinë
nuk morëm pikë, pasi hasëm sërish probleme me makinën. E premtja ka
qenë shumë e vështirë. Makina nuk ishte keq nga pikëpamja e bilancimit,
por kishim mangësi në aerodinamikë në krahasim me makinat e tjera.
Të shtunën edhe në makinën time u vendosën disa përmirësime
aerodinamike dhe kishim pak përmirësim, madje provat zyrtare ecën më
mirë se ç’e prisnim. Kishim vendosur të mos montonim Kers-in për arsye
sigurie dhe zumë vendin e dhjetë.
Në garë u pa qartë: disa herë e gjeta veten pas makinave më të
ngadalta”, ka thënë Raikonen. Në Shangai fitoi gjermani Sebastian Vetel
në timonin e makinës Red Bull dhe Kimi e ka përgëzuar: “Dua të them se
jam i kënaqur që fitoi ai. Eshtë djalë simpatik dhe bëri një garë të
shkëlqyer. E meritoi suksesin”.
Baton: Më pëlqen kjo pistë
“Eshtë njëra nga pistat që preferoj”, është shprehur Xhenson Baton
para garës në Bahrein. Pas vendit të tretë në Shangai, kryesuesi i
botërorit është i gatshëm të kthehet në pistë për garën e katërt të
kampionatit:
“E dua këtë vend dhe pista ka shumë pjesë me kthesa të shpejta, të
cilat përshtaten plotësisht me stilin tim të të ngarit dhe më lejon të
marr maksimumin nga makina”, ka thënë anglezi, i cili synon të kthehet
te suksesi dhe të rrisë diferencën me rivalët.
“Eshtë një pistë e bukur për parakalime, sidomos kthesa e parë, kur
duhet të frenosh shumë fort nga 300 km në orë me marsh të shtatë, në të
parin. Piloti mund të tentojë të frenojë herët ose vonë për të befasuar
kundërshtarin dhe është esenciale që të kesh kurajë.
Duhet të kesh besim të plotë te kapaciteti i makinës”, ka shtuar
Baton, të cilit deri tani nuk i ka munguar ky besim. Me makinën e tij
Brawn GP ai ka arritur dy fitore dhe një vend të tretë në tre garat e
deritanishme.
Makina është një “miks” mes modelit Lotus “99T” të vitit 1987 dhe Minardit “PS01″ të vitit 2001
Red Bulli “i vjetër” ëndërron botërorin
Nuk ishte në Shangai, por heroi i asaj gare ishte Adrian Njuei,
projektuesi i makinës revolucionare Red Bull, e cila ia doli mbanë të
linte pas në pistën e lagur të Kinës edhe zbulimin e sezonit, makinat e
pandalshme Brawn GP, që zotërojnë edhe difuzorin e dyfishtë të gazit.
Gjeniu Njuei, babai i makinave Williams, kampione të botës në fillim
të viteve ‘90 dhe më pas i makinave McLaren, dukej sikur ishte zhdukur
me kalimin e tij te skuadra Red Bull. Tani ai e tregoi edhe një herë
veten me një makinë që mund të konsiderohet më inovativja dhe radikalja
e kësaj gare, edhe pse nuk ka difuzor të dyfishtë si Brawn, Williams
dhe Toyota.
RIKTHIMI Dy janë të rejat te modeli RB5, por ato
janë përsëritje ose ripeshkim i skemave të para në të kaluarën, por që
janë harruar në F.1: sospensioni i pasmë i modelit Lotus 99T i vitit
1987 dhe forma V e telajos në pjesën e përparme e marrë nga Minardi
PS01 e vitit 2001.
Motivi i kësaj zgjedhjeje lidhet me avantazhet aerodinamike, që i
përshtaten rregullave të reja teknike, duke qenë se ofron rezultate
edhe pa difuzorin. Pjesa e pasme e RB5 është mjaft e ulët, me një grup
kambio-diferencial i përmbledhur në 15 cm lartësi dhe trekëndëshi
superior i sospensionit të pasmë bëhet kështu element aerodinamik, në
sinergji me difuzorin dhe profilin inferior të krahut të pasmë.
DEPERTIMI Për sa i përket pjesës së telajos, ku
rregullorja ka vendosur masa minimale, Njui ka ideuar një reduktim në
qendër dhe ngritje në anë, për të ruajtur të njëjtin seksion në total,
por duke fituar shumë me depërtimin aerodinamik dhe duke përmirësuar
instalimin e sopsensionit.
Makinat Red Bull 2009 e kanë hundën paksa të ngritur (pilotët e Red
Bullit i kanë këmbët rreth 3 cm më lart se pilotët e tjerë) me kënde më
pak të favorshme të trekëndëshave të suspensioneve. Rrugëdalja që ka
gjetur Njuei lejon që qendra e sospensioneve të jetë më lart, por me të
njëjtën kënd si në modelin e vitit 2008. Për më tej, forma V shërben si
kanalizim i fluksit të ajrit që kalon në pjesën e sipërme drejt trupit
të makinës dhe pjesës së pasme të saj.
VERSIONI “B” Në mënyrë kurioze, Red Bull dhe
McLaren kanë të përbashkët një mangësi, pasi me lejimin e difuzorit të
dyfishtë makinat e tyre nuk janë aq kompetitive sa ato me këtë difuzor.
Për këtë arsye, Njuei nuk ishte në Shangai pasi ishte në punë për të
projektuar dhe ndërtuar versionin B, që duhet të jetë i gatshëm në
garën e Monakos, garë që do të mbahet më 24 maj. Por na mbetet të
pyesim: A ia vlen me të vërtet në një kohë kur makinat Red Bull
dominuan garën në Kinë me gjithë shiun e madh?
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Eshte e pamundur..
» I.Emini: Fitorja është e jona
» Si mendoni është mirë të harrosh dikë, është vështirtë, është mëkat apo ...?
» Cana: Fitorja na bashkon
» Të jesh vetvetja, mision i mundur apo i pamundur?
» I.Emini: Fitorja është e jona
» Si mendoni është mirë të harrosh dikë, është vështirtë, është mëkat apo ...?
» Cana: Fitorja na bashkon
» Të jesh vetvetja, mision i mundur apo i pamundur?
:: Zona Sportive :: Formula 1
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi