Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I.Emini: Fitorja është e jona

2 posters

Shko poshtë

I.Emini: Fitorja është e jona Empty I.Emini: Fitorja është e jona

Mesazh nga Dewil Thu 2 Dec 2010 - 6:27

I.Emini: Fitorja është e jona 4f68875d61

Për ata që kanë harruar se në duelin e parë na kishte fituar Renova, ajo ndodhi vetëm për shkak fatit të madh që patën. Ne kishin lojën dhe gjithçka në dorë, por nuk arritëm të fitojmë. Kësaj radhe e them me plot besim se as fati nuk do t�u ndihmojë futbollistëve të Renovës�, pohoi Emini

Nga dita në ditë, flitet shumë e më shumë për ndeshjen derbi të së dielës, Shkëndija – Renova, e cila po zgjon interesin e futbolldashësve edhe jashtë kufijve të Maqedonisë. Për duelin më të madh të sezonit vjeshtor të Maqedonisë, pritet që stadiumi i Tetovës të mos ketë asnjë vend të zbrazët. Edhe vet futbollistët janë të mendimit se ky duel përbën dhe gjithë kampionatin vjeshtor.
Në prag të super derbit, kemi biseduar me një nga futbollistët më me perspektivë të “kuqezinjve”, Izair Emini. Emini shprehet i sigurt se ekipi i tyre do të jetë fitues në duelin e radhës. “Për ata që kanë harruar se në duelin e parë na kishte fituar Renova, ajo ndodhi vetëm për shkak fatit të madh që patën. Ne kishin lojën dhe gjithçka në dorë, por nuk arritëm të fitojmë. Kësaj radhe e them me plot besim se as fati nuk do t’u ndihmojë futbollistëve të Renovës. Jemi duke punuar maksimalisht që të dielën të dalim të përgatitur më shumë se 100 për qind, duke e dëshmuar formën e mirë dhe lojën kolektive”, tha Emini.
Shkëndija sipas njohësve të futbollit ka krijuar një ekip, i cili është formuar shumë shpejtë dhe kjo ka bërë që dhe të jetë befasia më e madhe e sezonit, ku nga liga e dytë, është ngjitur në kreun e tabelës, duke u treguar konkurrenti kryesor për vendin e parë. “Ekipi ynë nuk luan futboll individual. Ne po “vdesim” në fushë një për të gjithë, të gjithë për një dhe pikërisht ky është dhe çelësi i suksesit. Kemi dëshmuar në disa raste që jemi më të mirët edhe pse në disa raste kemi patur tentime që ekipi të ndalet në mënyra të ndryshme. Këtë besoj se do ta dëshmojmë edhe në ndeshjen e kësaj fundjave kur do të takohemi me Renovën, duke i fituar ata dhe duke e marrë kreun e tabelës”, deklaroi Emini për gazetën “Koha e Re”.
Ndeshja Shkëndija – Renova pritet të jetë ndeshje shumë atraktive dhe e “nxehtë”, ndërsa që tani nëpër tubime të ndryshme kanë filluar komentimet se kush dhe si do të luajë në ndeshjen e madhe të së dielës.
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I.Emini: Fitorja është e jona Empty Re: I.Emini: Fitorja është e jona

Mesazh nga Bani Thu 2 Dec 2010 - 6:35

ec kosova e ka myt fare apapap Very Happy
Bani
Bani
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1294
 <b>Piket</b> Piket : 1311
Regjistruar : 23/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 38

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I.Emini: Fitorja është e jona Empty Re: I.Emini: Fitorja është e jona

Mesazh nga Dewil Thu 2 Dec 2010 - 6:38

Bani shkruajti:ec kosova e ka myt fare apapap Very Happy
ken e ka myt Kosova Shocked
Dewil
Dewil
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 10415
 <b>Piket</b> Piket : 11192
Regjistruar : 19/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 37
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Bantanama :)

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I.Emini: Fitorja është e jona Empty Re: I.Emini: Fitorja është e jona

Mesazh nga Bani Thu 2 Dec 2010 - 6:41

dmth futbolli atje pra apo jo
Bani
Bani
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 1294
 <b>Piket</b> Piket : 1311
Regjistruar : 23/03/2010
 <b>Mosha</b> Mosha : 38

Mbrapsht në krye Shko poshtë

I.Emini: Fitorja është e jona Empty Re: I.Emini: Fitorja është e jona

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi