Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja 8 këshilla për të rikthyer pasionin në një lidhje

Shko poshtë

Ja 8 këshilla për të rikthyer pasionin në një lidhje Empty Ja 8 këshilla për të rikthyer pasionin në një lidhje

Mesazh nga Erisa Fri 5 Jun 2009 - 20:51

Ja 8 këshilla për të rikthyer pasionin në një lidhje


Sipas të dhënave më të fundit tek shumë femra pas kalimit të viteve, vihet re se pasioni i tyre gjatë seksit zbehet, ndaj edhe jeta e tyre seksuale nuk është më ajo e para. Sipas studiueses Laura Berman është e mundur të rikthehet pas ky pasion, edhe pse jo në të njëjtin nivel që ka qenë dikur.
Pse humbet pasioni?
Angazhimet e jetës së përditshme luajnë një rol të rëndësishëm në braktisjen e interesit seksual ndaj partnerit. "Stresi, ankthi, depresioni çfarëdo shqetësimi tjetër që lidh jetën e një femre mund të ndikojë në seksualizmin e saj. Por edhe natyra ka gjithashtu rolin e vet. "E vërteta është se libidoja i një femre nuk do të jetë kurrë siç ishte në fillimet e saj në lidhje me partnerin. Trupi i gruas nuk mund të mbështesë pasionin. Nuk do të mundeshin të bënin asgjë, nëse do të jetonin gjithmonë në atë fazë. Nuk është vetëm kohëzgjatja ajo që e bën cilësor një raport. Gratë kanë dëshirë më rrallë se burrat për të bërë dashuri, sepse gruaja, më shumë se burri shpërqëndrohet nga seksi. Disa e kanë nga arsye kulturore apo fetare, disa të tjera, pjesa më e madhe, sepse janë thjesht selektive. E kështu preferojnë që seksi të jetë një eksperiencë e plotë, sentimentale dhe fizike. Prandaj jo gjithmonë ndjehen të gatshme e madje, e humbasin edhe interesin për shkak të ndonjë grindjeje apo nga lodhja. Ndërsa dëshira mashkullore është më fizike dhe më pak emotive.
Kur shtohen problemet?
"Është gjatë kësaj fazë koha, kur problemet seksuale fillojnë të shtohen", thotë Berman. Kur partnerët arrijnë në këtë fazë mendojnë se seksi duhet të jetë gjithmonë spontan dhe të kenë të njëjtën dëshirë të çmendur për të bërë seks, siç e kishin në fillimet e tyre. "Në fakt kjo fazë duhet të prodhohet dhe në fillim është shumë e çuditshme, por më pas bëhet një zakon dhe mund të ndihmojë shumë për të stabilizuar gjërat mes çiftit", shton studiuesja. Sipas Berman ka disa mënyra për të rikthyer pasionin në një lidhje.
Më poshtë radhiten 8 këshillat që ajo jep për çiftet:
1- Planifikoni një takim javor. Mund të dilni të darkoni jashtë ose thjesht të përfitoni nga një shëtitje për të biseduar. Mos shkoni në kinema apo diku tjetër, ku nuk mund të bisedoni ose të shihni njërin-tjetrin gjatë gjithë natës.
2- Nëse nuk mund t'i lejoni vetes një dado, përfitoni nga koha kur fëmijët janë në gjumë dhe pini një gotë verë me parterin në një nga cepat e shtëpisë.
3- Bëni gjëra interesante dhe eksituese së bashku. Në një studim mes çifteve u vu re se çiftet, të cilët merrnin pjesë në aktivitete të tilla si kërcim, aktrim apo edhe ski, kishin nivelin më të lartë të intimitetit, lidhjes dhe interesit seksual. "Partnerët kanë nevojë të qëndrojnë sa më shumë bashkë, në çdo vend dhe situatë për të forcuar edhe më shumë lidhjen e tyre", thekson Berman.
4- Merrni çdo ditë kohë për veten tuaj. Edhe pse puna, shqetësimet e profesionit, familja mund të jenë shumë stresuese. 10 deri në 15 minuta në ditë kujdes ndaj vetes, mund t'iu ndihmojnë të ulni nivelin e stresit dhe të merrni më shumë energji për partnerin tuaj. Është e rëndësishme të jeni shumë energjike. "Sa më shumë joshëse dhe e lidhur të jeni me veten tuaj, aq më shumë e gatshme do të jeni për partnerin", vazhdon studiuesja.
5- Kërkojini partnerit të mbajë fëmijët për disa mbrëmje në javë, ndërkohë që ju lexoni, bëni një dush, apo bëni ushtrime gjimnastikore.
6- Vishuni seksi dhe jepini partnerit çelësat e dhomës së hotelit që keni prenotuar për të qëndruar bashkë.
7- Kini kontakt fizik me partnerin edhe pse nuk kryeni marrëdhënie seksuale, përqafohuni, mbani duart e njëri-tjetrit, prekuni etj.
8- Eksperimentoni pozicione të ndryshme seksuale.

Jeta ne çift
Kohëzgjatja
Pas dy vjet raportesh seksuale, kohëzgjatja mesatare e një raporti të tillë është më pak se dhjetë minuta. Dhe natyrisht që konfidenca çon në shkurtimin e kohës, por nëse atij i mjaftojnë dy minuta për të arritur orgazmën, për gratë duhen të paktën 11 minuta. Që këtej e ka burimin edhe pakënaqësia e vazhdueshme e grave ndaj dashurisë së "shpejtë". Zgjidhja nuk është gjetja e një partneri "rezistent", siç është këngëtari Sting, tashmë i famshëm për performancat e tij seksuale që zgjasin pesë orë, por është të kesh një partner të kujdesshëm për kënaqësinë e tjetrit. Nuk është vetëm kohëzgjatja ajo që e bën cilësor një raport. Gratë kanë dëshirë më rrallë se burrat për të bërë dashuri, sepse gruaja, më shumë se burri shpërqëndrohet nga seksi. Disa e kanë nga arsye kulturore apo fetare, disa të tjera, pjesa më e madhe, sepse janë thjesht selektive. E kështu preferojnë që seksi të jetë një eksperiencë e plotë, sentimentale dhe fizike.

Mosha
Njerëzit që janë përqëndruar shumë tek imazhi, e jetojnë më me shqetësim plakjen, që padyshim sjell ndryshime hormonale. Për burrin, kur e vë re se ka nevojë për stimulime më të zgjatura për të arritur ereksionin apo pakësimi i lubrifikimit për gruan mund të sjellë shqetësime. Pastaj edhe muskujt janë më pak elastikë duke bërë që disa pozicione të mos jenë më të praktikueshme. Por nëse e gjitha kjo është një ligj i natyrës, sido që të jetë ekziston mundësia për të gjetur një seksualitet të ri. Ose më mirë një stil të ri. Pas arritjes së një farë moshe, seksi nuk është më i lidhur vetëm me gjenitalet, por behët një kënaqësi më e gjerë, më e ëmbël dhe që kërkon kohë më të gjatë. Çifti që arrin të plaket mirë, pa e refuzuar këtë moshë të jetës dhe gjithçka që ajo sjell, zakonisht nuk ka frikë ta praktikojë seksualitetin e vet. Çdo gjë që sjell kalimi i moshës duhet pritur me qetësi.

Koha
Për atë është më e lehtë të bëjë dashuri në mëngjes. Dëgjohet të thuhet shpesh, por është diçka e zakonshme. Nuk ekziston një orar "seksi" ideal për të gjithë burrat. Ka tipa mëngjesi, pasdreke dhe mbrëmjeje. Varet nga bioritmi individual. Por shpesh, kush bën punë shumë të lodhshme apo stresuese, ka më shume fuqi seksuale pas pushimit të natës. Pastaj në mëngjes mund të ketë një tjetër avantazh. Çdo natë një burrë ka katër ereksione në përputhje me ëndrrat (kjo ndodh edhe tek gruaja: në gjumë klitori fryhet katër herë). Nëse i fundit nga këto ereksione të pavullnetshme ndodh rreth orës gjashtë të mëngjesit, mund të shkaktojë një zgjim të shoqëruar me një dëshirë të fortë. Por nëse orari është një faktor subjektiv, për të gjithë ka shumë rëndësi stina. Stina e pranverës dhe verës, shoqërohet edhe me shtim të dëshirës seksuale. Por jo gjithmonë kënaqësia seksuale i përshtatet stinës.
Erisa
Erisa
Hapësira Jonë - Forum
Hapësira Jonë - Forum

<b>Postime</b> Postime : 12061
 <b>Piket</b> Piket : 12694
Regjistruar : 24/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 34
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Fier

http://www.hapesira.forumotion.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi