Këshilla rreth fejesës
:: Kendi i Dashurise :: Dashuria
Faqja 1 e 1
Këshilla rreth fejesës
Martesa është një nevojë fiziologjike për të cilën njeriu normal (të cilin Allahu e ka krijuar pa të meta ) ka nevojë për të, andaj duke e pasur parasysh këtë njeriu patjetër anon kah gjinia e kundërt (mashkulli kah femra, ndërsa femra kah mashkulli). Allahu këtë anim e ka organizuar në mënyrën më të mirë dhe më efikase e ajo është martesa. Allahu ka nxitur për martesë e gjithashtu edhe Resulullahu, alejhi selam, në hadithe. Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “O ju rini ai prej juve që ka mundësi të martohet le të martohet, sepse nëse martoheni kjo do t’iu ndihmojë që më tepër t’i ruani shikimet dhe organet tuaja e ai që nuk ka mundësi ta bëjë një gjë të tillë atëherë le të agjëroj për arsye se agjërimi për të do të jetë një frenim i madh.” (Buhariu, Muslimi, Ahmedi)
Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Nëse ju vjen ( për fejesë ) ai, me moralin dhe fenë e të cilit jeni e kënaqur, martohuni me të. Nëse nuk e bëni këtë, atëherë ndodhë çorodi dhe çrregullim i madh në tokë.”
Meqenëse martesa është një vendim shumë serioz dhe njëri nga më të rëndësishmet në jetën tonë, atëherë për këtë duhet të kemi shumë kujdes edhe në zgjedhjen e bashkëshortit. Duhet të zgjedhim për bashkëshort një burrë besimtar dhe me moral të mirë e nuk duhet të pranojmë atë të cilin nuk i kushton rëndësi fesë dhe sjelljen nuk e ka të mirë. Për këtë arsye ky vendim duhet të merret me një shkallë të lartë të vëmendjes dhe të kujdesit.
Mirëpo, para zgjedhjes së bashkëshortit duhet pasur parasysh këto pika:
1. Duaja. Kërko nga Allahu ndihmën e Tij dhe udhëheqjen e Tij drejt asaj që është më e mirë për ty në kërkimin e bashkëshortit për të ardhmën. Fal namaz istihare (namazi i cili falet për ta lutur Allahun që të bëjë zgjedhjen më të mirë për ty) dhe qëndro e durueshme në të derisa Allahu të të forcojë në vendimin tënd dhe mos merr vendim të parakohshëm.
2. Këshillohu me zemrën tënde. Dëgjo se çfarë thotë shpiri yt, zëri yt i brendshëm të cilin Allahu ta ka dhuruar për partnerin tënd të mundshëm. Pra, dëgjoji tik- taket e zemrës tënde dhe mos dil kundër vullnetit tënd.
3. Para vendimit përfundimtar, në suaza të lejueshmërisë, njihe sa më mirë partnerin tënd potencial. Pa e shkelur ligjin islam të të vetmuarit, mundohu që të kuptosh natyrën e partnerit, çfarë e bën atë të posaçëm, çfarë është temperamenti i tij, kultura dhe inteligjenca e tij...etj.
4. Bisedo me njerëzit të cilët e njohin të zgjedhurin tënd të ardhshëm. Kuptohet, duke zgjedhur vetëm ata të cilëve do t’u besosh. Mos të jenë ata vetëm të afërmit e tij sepse ata mund të fshehin diç, me qëllim që të bëjnë nder. Gjithashtu mos pyet vetëm për besimin e tij, karrierën, prejardhjen, por edhe për gjëra të tjera të rëndëshishme si p.sh: si sillet ndaj gjinisë së kundërt, ndaj njerëzve të tjerë, në çfarë marrëdhënie është me prindërit e tij, pastaj për planet e tij në të ardhmen, etj.
5. Mundohu të kuptosh sa më shumë për familjen e tij, për marrëdhëniet më prindërit, vëllëzërit, motrat dhe me shoqërinë.
6. Mundohu të kuptosh se çka pret partneri yt nga ti dhe martesa juaj në të ardhmen. Edhe kjo pikë duhet të analizohet në mënyrë të qartë me qëllim të përfundimit pozitiv, e kurrsesi të anashkalohet e pastaj të bëhet burim i disharmonisë në martesë. Në qoftë se ke turp të parashtrosh këso pyetje, atëherë këtë le ta bëjë dikush i besueshëm për ty.
7. Mëso si është botëkuptimi i tij ndaj Islamit dhe a i përgjigjet botëkuptimit tënd. A pret nga ti të bësh gjëra të cilat nuk i ke bërë deri atëherë.
8. Mos nxito. Shumë martesa kanë dështuar në saje të asaj se partnerët në nguti, nuk i kanë ndërmarrë të gjitha verifikimet të cilat janë të cekura më lart.

Similar topics
» Fakte rreth dashurisë
» Ja 10 gjërat që nuk i dini rreth vaginës…
» Fakte interesante rreth puthjes !
» Australiania, personi më i ri që lundroi rreth botës
» Tuneli i Kalimashit do të hapet rreth datës 15 maj
» Ja 10 gjërat që nuk i dini rreth vaginës…
» Fakte interesante rreth puthjes !
» Australiania, personi më i ri që lundroi rreth botës
» Tuneli i Kalimashit do të hapet rreth datës 15 maj
:: Kendi i Dashurise :: Dashuria
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi