Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

David Smiley, 007-a britanik, që luftoi kundër Hoxhës

Shko poshtë

David Smiley, 007-a britanik, që luftoi kundër Hoxhës Empty David Smiley, 007-a britanik, që luftoi kundër Hoxhës

Mesazh nga Geri Sat 30 May 2009 - 9:29

David Smiley, 007-a britanik, që luftoi kundër Hoxhës Fotografia_285




8 janar 2009, në moshën 92-vjeçare, vdiq Kolonel David Smiley, njëri
nga agjentët më të njohur të Luftës së Dytë Botërore, krahu i djathtë i
rezistencës antinaziste dhe organizatori i grupit të rreth 100
agjentëve që u hodhën në Shqipëri me parashuta, për të rrëzuar regjimin
komunist të Hoxhës.

Në një artikull të shkruar nga gazetën
britanike "Telegraf", 007-a britanike përshkruhet si një aventurier dhe
njeri i guxhimshëm që, një pjesë të madhe të jetës dhe aktivitetit të
tij ia kushtoi rrëzimit të pushtetit komunist në Shqipëri.

Kolonel
David Smiley, që vdiq të enjten në moshën 92-vjeçare, ishte ndër
agjentët sekretë më të shquar të Luftës së Dytë Botërore, që shërbeu
brenda linjave të armikut në Shqipëri, Greqi, Abisini dhe Tailandës
Lindore që kontrollohej nga japonezët. Pas luftës së Dytë Botërore ai
organizoi operacione sekrete kundër rusëve dhe aleatëve të tyre në
Shqipëri dhe Poloni, dhe në vende të tjera.

Gjatë luftës ai u
parashutua katër herë brenda linjave të armikut. Në një rast ai u
detyrua të largohej me një varkë me rrema nga Shqipëria. Në një mision
tjetër, në pjesën e Tajlandës së kontrolluar nga japonezët, ai u
zvarrit për tre ditë në xhungël me djegie të rënda, pas shpërthimit të
një bombe-kurth të vënë nga një ushtar japonez.

Pas shërbimit të
tij si ushtar, Smiley u vu në shërbim të shërbimit sekret britanik,
MI6. Si asistent i atashehut ushtarak në Poloni pas luftës, kur u
zbulua nga shërbimet e kontrolluara nga sovjektikët, ai u rrah dhe u
dëbua si spiun, pas një operacioni që inkriminonte një anëtar të Byrosë
Politike Polake.

Më pas ai u ngarkua nga shërbimi sekret
anglo-amerikan për të punuar kundër regjimit të sapovendosur komunist
në Shqipëri, të udhëhequr nga Enver Hoxha. Por, Kim Philby, i cili
punonte fshehtas për rusët, kishte sabotuar misionet e britanikëve dhe
amerikanëve dhe mëse 100 diversantët e parashutuar ose të futur në
Shqipëri me varka, ishin qëlluar dhe torturuar.

Ky dështim do ta
ndiqte Smiley-n për gjithë jetën. Portreti i Smiley-t dhe i disa
kandidatëve të tjerë, shërbeu më vonë për modelimin e figurës së
agjentit sekret të Mbretërisë, atij 007.
I lindur më 11 prill 1916,
David de Crespigny Smiley ishte fëmija më i vogël i Majorit Sir John
Smiley, dhe rinia e tij ishte e mbushur me sporte dhe aventura. Gjatë
Luftës së Dytë Botërore ai u parashutua disa herë prapa linjave armike
dhe Shqipëria e okupuar nga fashistët ishte njëra ndër ato.

Gjatë
kësaj kohe, ai, së bashku me mikun e tij Neil (Billy) McLean u
parashutuan në malet e Shqipërisë që ishte e okupuar nga italianët dhe
më vonë gjermanët. Për tetë muaj ai organizoi fraksione të partizanëve
në një varg të pusive dhe sabotimeve (shkatërrimin e urave, nganjëherë
duke u ngjitur ndër to gjatë natës, derisa trupat gjermane po
patrullonin nën; ky ishte stili i Smiley-t).

Për këtë ai u
shpërblye me MC (Military Cross - Kryq Ushtarak). Në vitin 1944 ai u
parashutua prapë në Shqipëri, me McLean-in dhe Julian Amery-n, që të
bashkëpunojë me zogistët, guerrilen mbretërore të Mbretit Zog.

Për
shumë vite ai i shërbeu shërbimit sekret britanik në Lindjen e Largët
kundër japonezëve, në Indokinën Franceze, nga vitit 1955 si atashe
ushtark në Suedi, me shërbime në Sulltanatin e Omanit, në Jemen, Arabi
Saudite dhe pas mbarimit të karrierës "arabe", Smiley u vendos në
Spanjë, ku për 19 vite rriti ullinj dhe kundërshtarët antikomunistë
shqiptarë.

Pas vitit 1990 ai u mirëprit në Shqipëri, ku kishte
rënë regjimi komunist dhe vendi, për të cilin kishte punuar aq shumë
për ta shpëtuar nga zgjedha komuniste e shërbleu me urdhërin e
Skënderbeut.


"Dështimi i aksionit të agjentëve shqiptaro-britanikë"

"...Nën
mbrojtjen e netëve pa hënë, grupi i parë britanik prej nëntë
shqiptarësh u transportua për në Adriatik nga një anije peshkatarësh me
motor (MFV), me ekuipazh të Marinës Mbretërore. Aty ata kaluan në një
barkë greke, me emrin "Stromie Sea".

Më 3 tetor 1949, të nëntë
"kukudhët", secili i pajisur me një orë ushtarake britanike, pilulë
cianuri vdekjeprurëse të ngjitur në të, kaluan nga "Stormie Sea" në
barka gome dhe u drejtuan për në bregdet.

Vendi i zbarkimit
ishte zgjedhur Riviera në Gadishullin e Karaburunit, në jug të Vlorës,
prej ku Billi Meklein dhe Dejvid Smajli ishin larguar nga Shqipëria në
vitin 1943. Ky territor i ish-Ballit Kombëtar, kohët e fundit ishte
përmbytur dhe Smajli kishte përdorur fotografitë e marra nga ajri, që i
kishte siguruar për të njohur rekrutët në Maltë me terrenin.

Smajli
e njihte atë si zonë shkëmbore me gurë të thepisur dhe aty-këtu me
gjire të vogla, ku një barkë e vogël mund të ankorohet dhe prej andej,
vetëm gjurmët e dhive të udhëheqin për në brendësi.

"Porsa
mbërritën në tokë, ata u ndanë në dy grupe. Shumica e tyre ishin nga
Shqipëria e Jugut, disa prej të cilëve flisnin greqisht, dhe Smajli
kujton që ideja ishte që ata do të lëviznin për në brendësi, ku kishin
miqtë dhe të afërmit e tyre dhe nga ku do të sinjalizonin mbi gjendjen
në vend dhe shanset për operacione të mëtejshme, për të ndihmuar atë që
tashmë po luftonin.

Operacioni "Vajuebël" kishte filluar dhe po
ecte. Më 8 tetor, pesë ditë pasi grupi ishte futur brenda, Kim Filbi
zbriti nga anija "SS Caronia" në Nju Jork. Në fund të gushtit, ndërkohë
që ai ishte shef i qendrës në Stamboll, Filbit iu propozua posti i
oficerit ndërlidhës me Shërbimet e fshehta amerikane në Uashington,
emërim të cilin ai e pranoi menjëherë.

Pasi u kthye në shtator
në Londër, ai u udhëzua nga Morisi Oldfild-i, zëvendësshef i seksionit
të antikomunizmit, R5. Ai u takua gjithashtu me të plotfuqishmin për
marrëdhëniet me FBI-në dhe CIA-n (kjo e fundit porsa qe krijuar), Xhik
Istën, i cili gjithashtu kryesonte Komitetin Ekzekutiv që mbikëqyrte
operacionin.

Megjithëse shumë libra mbi Filbin, i cili kishte
disi dijeni për operacionin ndaj Shqipërisë, nuk flasin që ai të jetë
udhëzuar mbi operacionin "Vejueblël" gjatë kohës së shkurtër në
Broduei, është e pakonceptueshme që Istën-i të mos ta ketë azhurnuar me
të rejat për operacionin, megjithëse pa u njohur me dosjet, detajet të
ngelin të panjohura.

Në Londër, gjatë muajit shtator, thuhet se
Filbi takohej çdo javë me zbuluesin e KGB-së, "Maks", që e mbante në
lidhje, megjithëse në dosjet e Moskës thuhet se ai nuk ka raportuar të
dhëna thelbësore apo të rëndësishme...

Në Korfuz, në një pallat
në Verilindje të ishullit që shikonte nga Kanali i Korfuzit, Dejvid
Smajli, në bazën e radios që operohej nga Elën Hewr, priste lajme nga
personat që i kish ngarkuar e dërguar me detyra.

Asgjë nuk u
dëgjua deri më 12 tetor, kur një nga agjentët e grupit të parë njoftoi
me radio se punët po shkonin keq. Forcat komuniste të sigurimit ishin
në pritje për këto grupe dhe kishin rrethuar gjithë zonën e bregdetit.
Tre guerilët ishin vrarë, një ishte kapur dhe një tjetër ishte zhdukur.

Pesë
guerilë të grupit të dytë kishin arritur në zonën e Kurveleshit, ku ata
u përpoqën të ngrinin celula rezistence në radhët e fshatarëve, të
cilat ngelën të dyshimta, për shkak se nuk mundën të siguronin armë.

Smajli
shkoi nga Korfuzi për në Athinë i kamufluar në Misionin Ushtarak
Britanik për problemet e Zbulimit të Përgjithshëm. Ai qëndroi dhjetë
milje jashtë Athinës në një shtëpi konspirative, në pritje për lajme
prej shqiptarëve që ishin kthyer. Në fund të tetorit, katër nga nëntë
të parët mundën të ktheheshin në Greqi.

Grupi i dytë u tërhoq në
male, ku tashmë dëbora dhe i ftohti ishte i ashpër. Me kthimin në
Greqi, ata, megjithëse me vështirësi, u shkëputën nga kthetrat e
autoriteteve greke, të cilat do të ishin mjaft të kënaqur t'i shikonin
që këta njerëz po vuanin për vdekje. Nga Greqia ata u shoqëruan për në
Maltë, për t'u pyetur nga Rollou Jang.

Operacioni nuk kishte
dalë me sukses. Katër nga njerëzit e hedhur në bregdet kishin humbur,
ndërsa të tjerët dështuan në qëllimin e tyre për të frymëzuar fillimin
e një lëvizjeje antiqeveritare. Gjithashtu, mjaft civilë shqiptarë
ishin arrestuar dhe pushkatuar..."


(marrë me shkurtime nga gazeta "News Chronicle")
Geri
Geri
Fondatore St@ff Forum
Fondatore St@ff Forum

<b>Postime</b> Postime : 19707
 <b>Piket</b> Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
 <b>Vendbanimi</b> Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi