3 qytete shqiptare të vizitueshme online në 7 gjuhë
Faqja 1 e 1
3 qytete shqiptare të vizitueshme online në 7 gjuhë
botërore e njerëzimit nga UNESCO, janë tashmë pjesë e sit-it http://www.sitiunescoadriatico.org ku gjenden vlerat vizuale, historike e arkeologjike në 7 gjuhë, përfshirë dhe shqipen.
Të
gjitha të dhënat e përfshira në sit, janë përpunuar si pjesë e
projektit INTERREG III A Itali-Shqipëri, i cili ka për qëllim të
vlerësojë trashëgiminë artistiko-kulturore-natyrore të vendeve të
njohura nga UNESCO si trashëgimi e njerëzimit në të dy anët e
Adriatikut, duke nxjerrë në pah karakteristikat e tyre të
jashtëzakonshme.
Përmes kësaj adrese interneti, krijohen
itineraret që vënë në dukje lidhjet historiko-artistike dhe
karakteristikat e bashkëndara të vendeve të ndryshme të mbrojtura nga
UNESCO, pasi sugjerohen udhëtime turistike të panjohura më parë në
formën on-line nëpër mrekullitë e Adriatikut.
Projekti INTERREG
III A Itali-Shqipëri ka realizuar përhapjen e eksperiencave të
restaurimit, rikuperimit, katalogizimeve dhe linjave orientuese për
administrimin e vendeve pranë të gjithë partnerëve, nëpërmjet
organizimit të seminareve dhe workshopeve të studimit mbi restaurimin
dhe teknikat e tij, mbi forma të reja të përshtatshme për administrimin
e vendeve trashëgimi kulturore e mbi promovimin turistik.
I gjithë informacioni mbështetet dhe nga websiti http://www.cchnet.eu
ku listohen në disa gjuhë përmbajtja e Muzeut Historik Kombëtar në
Tiranë, Muzeut Onufri në Berat, Muzeut të Artit Mesjetar në Korçë,
Muzeut Arkeologjik në Tiranë si dhe Muzeut Etnografik në Krujë.
Gjithashtu mbështeten dhe nga http://www.albaniantourism.com,
faqja zyrtare e turizmit shqiptar me të dhëna të plota dhe të larmishme
mbi përmbajtjen e këtyre destinacioneve, pjesë e pandarë e itinerareve
turistike-kulturore.
Gjatë vitit 2008, zonat muzeale në 8 rajone
kryesore të Shqipërisë u plotësuan me vendosjen e sinjalistikës
turistike me kritere perëndimore. Qendrat turistike, parqet
arkeologjike dhe muzetë së bashku me progesin e punimeve përgjatë
rrugëve që i lidhin më shpejt me akset nacionale, janë bërë tashmë më
të vizitueshme dhe më pranë vizitorëve të huaj dhe vendas.
Objektivi
i përgjithshëm i Programit të Iniciativës Komunitare INTERREG IIIA
Transkufitar Adriatik, kohët e fundit i shndërruar në Programin e Ri të
vendeve afër Adriatikut INTERREG/CARDS-PHARE, synon që të promovojë
zhvillimin social-ekonomik dhe bashkëpunimin mes vendeve të zonës
Adriatik, si një mjet që më shumë se asnjë tjetër, mund të kontribuojë
në formimin e një eurorajoni Adriatik.
Zonat e pranuara në
Program në pjesën italiane, janë provincat Rovigo, Ferrara,
Forlì-Cesena, Rimini, Ravenna, Pesaro, Ancona, Macerata, Ascoli Piceno,
Teramo, Pescara, Chieti, Campobasso, Foggia, Trieste, Gorizia, Udine,
Venezia, Bari, Brindisi, Lecce.
Në zonën e pranuar hyn edhe
krejt territori i Vendeve Adriatike Lindore: Kroacia, Bosnja dhe
Hercegovina, Shqipëria, Unioni Serbi-Mali i Zi.
Programi
parashikon forcimin e bindjes së përkatësisë së një komuniteti të vetëm
adriatik, krijimi i të cilit është finalizimi i programit.
Rrjedhimisht, ai synon të realizojë një sistem standard të cilësisë së
jetës që të jetë i njëjtë për popullatat e ndryshme dhe që të bëhet
gjithnjë e më i pajtueshëm me standardët përkatës komunitarë.
Organizata
e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën, (UNESCO) u
themelua në Londër më 16 nëntor 1945 dhe ushtron aktivitetin e saj që
nga 1946, me prirjen për të kontribuar për mbajtjen e paqes, e
respektit për të Drejtat e Njeriut dhe barazinë ndërmjet popujve përmes
Edukimit, Shkencës, Kulturës dhe Komunikimit.
Hyrja e Aktit
Kushtetues të UNESCO-s deklaron se “luftërat lindin në mendjen e
njerëzve dhe është mendja e njerëzve që duhet të edukohet në mbrojtje
të paqes”. Që një të sigurohet paqe një paqe afatgjatë, në Hyrje thuhet
që Shtetet firmosëse të Konventës besojnë në “hyrjen e plotë dhe të
njëjtë te edukimit të të gjithëve, në ndjekje të së vërtetës objektive
dhe në shkëmbimin e lirë të ideve dhe njohurive”.
UNESCO synon
që të të kontribuojë për paqen dhe sigurinë duke promovuar
bashkëpunimin ndërmjet kombeve nëpërmjet edukimit, shkencës dhe
kulturës, të sigurojë respektin universal për drejtësinë, ligjin, të
drejtat e njeriut dhe liritë themelore që Karta e Kombeve të Bashkuara
u njeh të gjithë popujve, pa dallim race, seksi, gjuhe apo besimi fetar.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Sa gjuhe te huaja flisni?
» Monumente Shqiptare
» Kina, ne 2015-en mbi 50% ne qytete
» Fotografia shqiptare
» 10 qytete qe i zhduku natyra!
» Monumente Shqiptare
» Kina, ne 2015-en mbi 50% ne qytete
» Fotografia shqiptare
» 10 qytete qe i zhduku natyra!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi