Fotografia shqiptare
Faqja 1 e 1
Fotografia shqiptare
Trashegimia lene nga Dinastia
Marubi eshte nder me te njohurat ne fushen e fotografise europiane ne
gjysmen e dyte te shek. XIX dhe gjysmen e pare te shek. XX.
Dinastia
Marubi fillon me Pjeter Marubin i lindur ne Piacencia (Itali 1834 ) dhe
i detyruar te mberrije ne shkoder 1856 pas ndjekjeve te pushtuesve
austro hungareze. Ne Shkoder Marubi nis aktivitetin e tij artistik ne
disa fusha njeherazi si fotograf, arkitekt, piktor e skulptor.
Me
“Kutine magjike” fotografike (1858) ai nisi te fotografoje jeten jashte
studios nder te cilat edhe ngjarjet politike te kohes si “Kryengritja e
Mirdites” (1876-1877), Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) qe
mbeten deshmi edhe ne faqet e revistave te njohura europiane “La guera
d’Oriente”, “The Illustrade London News”, “L’lustration”, etj.
Studio
Marubi shkelqen me permasat europiane, me hapesire ndriçimi dhe
pajisjet me te fundit (1885-1900). Ne ate kohe Pjeter Marubi zgjodhi
per vijmesine e puneve ne studio djemte e Rrok Kodhelit nga Kodheli i
Kodrines, se pari Mati, me jeteshkurter (1862-1881) pastaj Mikelin e
mbiquajtur Kel (Marubi) me mbiemrin e ri ne nder te mjeshterit te madh.
Kel (Mikel Kodheli) Marubi (1870-1940)
nis punen ne studion “Marubi”, 15 vjeçar me 1885. Pas vdekjes se
mjeshtrit P. Marubi (1904) Kel Marubi u be trashegimtar legjitim i
studios duke e transformuar ate ne nje atelie te vertete arti. Ai e
pasuroi fototeken me figura e njohura te kohes, Fishten, Migjenin,
Koliqin, Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu etj si edhe me foto nga
njerëz të zakonshëm me kostume kombëtare, pamje nga nga jeta e qytetit
dhe e fashatit, peisazhe dhe aspekte te tjera nga jeta në Shqipëri në
fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, duke u bërë kështu figure
kryesore evropiane ne fotografine publike e kronikale te kohes pasi
ndoqi gjithshka nga ngjarjet e rendesishme shqiptare per afro 55 vjet.
Keli ishte edhe patriot i flakte dhe u aktivizua ne levizjen per
pavaresine e Shqiperise duke marre pjese ne themelimin e shume
shoqatave si "Gjuha Shqipe" (1908) si edhe ne botimin e gazetes "Zeri i
Shkodres". Kel Marubi njihej edhe jashte kufijve dhe ishte ftuar shpesh
nga oborri i mbretit te Malit te Zi per punime ne fotografi.
Pas
vdekjes se Koles (1940) trashegimtari u be Gega. Ai studioi ne Paris ne
te paren shkolle kinematografike dhe fotografike ne Lymjeret, ne France.
Ne
vitin 1970 e gjithe pasuria prej 150 000 negativa i kaloi shtetit.
“Fototeka Marubi” ka sherbyer si burim per botime te ndryshme, per
albume, botuar ne France dhe Itali.
Por trashegimia kulturore
Shqiptare ne artin e fotografise perben nje plejade artitesh talentuar
qe vazhdon deri ne ditet tona. Me te shquarit mund te permblidhen ne
kete kronike:
Kol Idromeno,
lindi ne Shkoder me 1860 dhe vdiq me 12 Dhjetor 1939. Ai eshte nje
artist i gjithanshem, mesoi tek Marubi plak fotografine gje qe i
kthehet ne pasion si dhe piktura. Shquhej si potretist. Ne 1992 njihet
si njeriu i pare ne Shqiperi kinematografine.
Ymer Bali.
Ne 1930 kryen studimet ne Austri. I lindur ne Tirane pati nje aktivitet
te madh. Dallohet per portrete dhe per fotografi kolektive. Ai nuk u
martua, nuk la pas asnjeri qe te merrej me arshiven e tij te pasur. Pas
vdekjes nje mbese e tij dorezoi (dhuroi) arshiven e tij ne Arkivin
Qendror te Shtetit Tirane.
Mandi Koçi.
Me pseudonimin MAK u lind ne Voskopoje te Korçes me 17 Janar 1912 ne
nje familje zanatcinj. Ne 1936 hap ne Korce te paren studio fotografike
me korent. Fotografoi demostraten e bukes dhe xhandaret e Zogut,
pushtimin fashist ne Korce. Ne 1942 atashohet prane Brigades I si
partizan si dhe fotograf i shtabit. Ne 1947 hap te paren ekspozite
fotografike ne Moske. Ne 1952 Maku mbaron nje kurs per kino-operator
dhe punoi ne Kinostudion “Shqiperia e Re”. Me pas me prishjen e B.S.
burgoset per 20 vjet pasi ishte martuar me grua ruse. Lirohet ne fillim
te viteve ‘80. Pas burgut, ne moshe 70 vjet, i vetmuar perfundon ne
azilin e pleqve ne Tirane, ku mbylli dhe jeten.
Jani Ristani,
lindur ne fshatin Lliar-Zagori-Gjirokaster me 1913, qe ne moshe te
vogel shkoi ne Stamboll ne “robert kolezh”, ne shkollen
tekniko-inxhinierike, ku u njoh me radiogalenen dhe fotoromantizmin.
Merr mesimet e para nga mjeshtri turk i fotografise Niko Huzuri dhe
fillon nje aktivitet te ethshem ne Turqi duke fiksuar me aparatin e tij
Qemal Ataturkun apo Miss Turqine ne vitin 1933 botuar ne gazeten
“Xhumurjet “ me firmen Ristani. Ne 1935 kthehet ne Tirane dhe hap
"Studio Ristani" te paren studio moderne vecanerisht me laboratorin ku
ndjehej edhe si mbret. Si vleresim vjen me 1939 Diploma e nderit e
njevleshme me ate te Marubit nga "Fiera de Levante". Jane te njohura
fotot e Ristanit te qendres se Tiranes viti 1938, fotot nga jeta
partizane; fotot gjate luftes per Clirimin e Tiranes, fotot partizanesh
qe parakalojne ne Tirane; foto pejsazhi nga natyra e bukur shqiptare.
Ne 1947 studio e tij shtetezohet duke i dorezuar shtetit pa
proces-verbal nje sasi prej dhjetera mijera negativesh. Vazhdon si
nepunes fotograf prane Ministrise se Ndertimit derisa del ne pension.
Me pas punon shpesh part-time edhe per rregullimet e fotove te
portretit te diktatorit Hoxha pa asnje shperblim. J. Ristani krijoi
arshiven e ndertimeve te infrastruktures ne Shqiperi. Ne qershor 1965
fiton tre cmime te para ne festivalin nderkombetar te fotografoise ne
Berlin me foto nga ndertimi hidrocentraleve. Qe prej 1954 Jani zhvilloi
ne laboratorin e tij fotografine me ngjyra duke qene pionier i saj edhe
ne arenen europiane dhe me pas 1957 filloi stampimin e fotografise me
ngjyra. Ne vazhden e Janit ishte edhe Vasil Ristani i cili punoi ne
Studion Ristanideri ne 1947 kur u shtetezua. Ne kete tradite emri
Ristani vazhdon edhe sot me Petrit Ristanin me nje studio modeste qe ka
hapur me forcat e tij.
Mihal Popi (1909-1979)
u lind ne Shkoder dhe me 1921 shperngulet ne Tirane. Pas pushtimit te
vendit iu perkushtua fotografise, per nje kohe punoi si fotograf ne
Radio "Tirana". Me vone hapi nje studio fotografike ne “Pazarin e Ri”.
I sherbeu luftes duke i sherbyer asaj me fotografi e dokumente. Me
themelimin e Teatrit Popullor, Mihali ishte nder te paret ku pati
sukses dhe mori titullin “Artist i Popullit”.
Ali Bakiu.
Lindi ne Tirane (1911-1981). Ne kohen e Zogut u mor me aktivitet
tregtar dhe gjate kesaj kohe nuk u ndahej librave dhe pasionit te tij
per fotografine. Kishte korrespondence me shume firma e studio
fotografike te botes duke mundesuar futjen e mjeteve moderne
fotografike ne Shqiperi. Per bindjet e tij politike burgoset 25 vjet.
Vdiq ne 10 Maj 1981 ne moshen 70-vjeçare.
Niko Stefani.
Nga nje familje nga fshati Dardhe ne Korce, fshat i degjuar per
fotografe te zote. I ati dhe xhaxhai vijne nga emigracioni nga Amerika
ku kishin mesuar profesionin e fotografise. Me vone hapen studio ne
Tirane.
Misto Cici
lindi me 10.10.1902 dhe u rrit ne qytetin e Pogradecit. Bashke me te
vellane i kushtohen fotografise. Nje rol te madhe luajten dhe udhetimet
e tij ne Greqi e Itali. Me pas ne 1925 caktohet nga Drejtoria e Shtypit
dhe Propagandes Turistike te beje nje seri fotosh artisitike te
Pogradecit. Ky angazhim do ta evidentoje ate si fotografin e pare te
fotografise artistike.
Petro Dhimitri (1861-1946)
i mbiquajtur fotograf ose shqiptari, ai punoi gjithe jeten e tij ne
Greqi. Kristaq Sotiri. Qe ne 1922 punon si fotograf dhe dallohet per
portretin. Ai punoi gjithe jeten e tij ne Korçe. Agim Verzivolli.
Fotografi i Kinostudios “Shqiperia e Re”, me inisiateven e tij hapi
kursin per fotograf ne Pallatin e Pionierit ne Tirane. Ajo ishte
fidanishtja per te nxjerre fotografe te rinj.
Emra te shquar
te fotografise te kohes sone jane Besim Fusha, Petrit Kumi, Niko Xhufka
dhe shume te tjere qe me hollesisht do te trajtohen ne librein
“Historiku i fotografise shqiptare” qe do te botohet se shpejti nga
autori Piro Naçe.
Ne vitin 1996 Besim Fusha merr inisiateven
duke nxjerre revisten “Fotografia Art”. Per here te pare ne 1998 u hap
konkursi “Foto artistike” me emrin “MARUBI”. Ne 5 Prill “2000 hapet ne
Galerine e Arteve konkursi me emrin “MARUBI 2000. Ne kete konkurs moren
pjese 54 fotografe shqiptare dhe nga bota.
Geri- Fondatore St@ff Forum
- Postime : 19707
Piket : 23805
Regjistruar : 21/04/2009
Mosha : 36
Vendbanimi : Ne qytetin e dashur Tirone
Similar topics
» Çudira shqiptare
» Arkitektura Shqiptare
» Kultura shqiptare
» Monumente Shqiptare
» Polifonia e Kenges Shqiptare
» Arkitektura Shqiptare
» Kultura shqiptare
» Monumente Shqiptare
» Polifonia e Kenges Shqiptare
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi